Njoftime

Ambasada Amerikane del me njoftimin e rëndësishëm, ja për çfarë bëhet fjalë…

Ambasada Amerikanë në Tiranë, ka shpallur dy vende të lira punë. Personat e kualifikuar dhe të interesuar për t’ju bashkuar ekipit të Ambasadës Amerikane duhet të aplikojnë për të garuar për vendet e lira të punës.

Konkretisht vendet vakante janë me programin USAID:

Asistent Administrativ, Monitorimi dhe Vlerësimi.

Agjent Prokurimi.

Njoftimi:

Jeni të interesuar të bashkoheni me ekipin e Ambasadës Amerikane duke punuar me USAID në Shqipëri? USAID në Shqipëri ka shpallur dy vende të lira pune:

Asistent Administrativ, Monitorimi dhe Vlerësimi

Agjent Prokurimi

Për më shumë informacion mbi këto vende të lira pune dhe mënyrën si mund të aplikoni, ju lutemi klikoni këtu

Ambasada Amerikane del me njoftimin e rëndësishëm, ja për çfarë bëhet fjalë… Read More »

Lajm fantastik nga SHBA

SHBA do të dyfishojë numrin e vizave të përkohshme për punëtorët nga Amerika Qendrore dhe Meksika, tha Shtëpia e Bardhë të martën pasi Presidenti Joe Biden zhvilloi takimin e tij të dytë kokë më kokë me Presidentin e Meksikës, në më pak se një vit. Të dy udhëheqësit u takuan për të diskutuar mbi emigracionin, sigurinë, inflacionin dhe sfidat që shtrihen përtej Amerikës së Veriut. Anita Powell e Zërit të Amerikës raporton nga Uashingtoni.

Presidenti meksikan është kthyer në kryeqytetin amerikan, për të dytën herë brenda një viti. Zoti Lopez Obrador, në fund të vitit të kaluar u takua me Presidentin Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë, për një samiti trepalësh që përfshinte edhe Kanadanë.

Të martën, udhëheqësi i majtë meksikan u takua kokë më kokë me zotin Biden në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë. Presidenti Obrador e pranoi se shtetet fqinje nuk kanë rënë gjithmonë dakord.

“Pavarësisht nga dallimet dhe ankesat tona që nuk harrohen lehtë, megjithatë ne kemi qenë në gjendje të takohemi dhe të punojmë së bashku si miq të mirë dhe aleatë të vërtetë”, tha Presidenti meksikan Obrador.

Zoti Biden u përpoq gjithashtu të qetësonte atë që shumë vëzhgues e panë si një ftohje mes të dyve, pasi udhëheqësi meksikan nuk mori pjesë në një samit rajonal të organizuar së fundmi nga Shtetet e Bashkuara. Uashingtoni vendosi të mos ftojë udhëheqësit e Kubës, Nikaraguas dhe Venezuelës, duke thënë se vetëm demokracitë e meritonin të përfshiheshin.

“Kjo është një marrëdhënie që ndikon drejtpërdrejt në jetën e përditshme të njerëzve tanë. Dhe pavarësisht titujve të fryrë të lajmeve që ne shohim ndonjëherë, ju dhe unë kemi një marrëdhënie të fortë dhe produktive”, tha Presidenti amerikan Joe Biden.

Shtëpia e Bardhë i tha Zërit të Amerikës se ata po e forcojnë këtë marrëdhënie duke dyfishuar numrin e vizave të përkohshme për emigrantët e Amerikës Qendrore.

“Ne e dimë se nëse duam të zvogëlojmë numrin e njerëzve që emigrojnë në mënyrë të parregullt duke u mbështetur në rrjete kriminale të kontrabandës, ne duhet të zgjerojmë numrin e rrugëve ligjore”, tha këshilltarja për emigracionin në Shtëpinë e Bardhë, Katie Tobin.

Por ish-ambasadori i Meksikës në SHBA vlerëson se kur zoti Obrador kandidoi në vitin 2018 për president, fokusi i tij ishin çështjet vendore. Ish ambasadori Arturo Sarukhan foli për Zërin e Amerikës nga Londra duke theksuar se zoti Obrador në katër vitet e presidencës së tij ka bërë vetëm 4 udhëtime jashtë vendit, 3 prej të cilave ishin në Uashington dhe njëri në OKB, në qytetin e Nju Jorkut.

“Mendoj se ajo që është me të vërtetë e rëndësishme në lidhje me këtë takim në Uashington, është angazhimi i Presidentit Biden për t’u siguruar që marrëdhëniet SHBA-Meksikë të qëndrojnë në një nivel normaliteti”, u shpreh zoti Sarukhan.

Shtetet e Bashkuara dhe Meksika kanë zgjedhje presidenciale që çdo 12 vjet rastisin në të njëjtin vit. “Eklipsi” i radhës për zgjedhjet presidenciale SHBA-Meksikë do të jetë në vitin 2024, pas të cilave pritet të kuptohet më qartë edhe trajektorja e marrëdhënieve mes të dy vendeve.

Lajm fantastik nga SHBA Read More »

Provimet e Maturës, dalin rezultatet e gjuhës së huaj

Janë publikuar pasditen e sotme rezultatet e provimit të gjuhës së huaj, për maturën shtetërore 2022.

Provimi i gjuhës së huaj ka qenë provimi i parë i maturës shtetërore dhe maturantët nuk kanë pasur kontestime për të.

Në lidhje me këtë ka reagur edhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi, e cila shkruan se një pjesë e maturantëve kanë shkëlqyer.

“I prita me padurim rezultatet e para të maturantëve tanë në provimin e gjuhës së huaj të Maturës Shtetërore dhe gëzohem që një pjesë e mirë e tyre kanë shkëlqyer me nota maksimale.

Jam optimiste edhe për provimet e tjera dhe ju uroj shumë suksese të gjithëve” shkruan Kushi.

Gjitashtu, maturantët iu nënshtruan dhe provimit të Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, Matematikës.

Shiko këtu notat: http://qsha.gov.al/infos/matura_2022/d3/d3_rezultate.pdf?fbclid=IwAR0ic8lllhYWnQ8t3dRIfKsGZ-Bsu4k347zh8-z2ehYVsvpi3mOg2WVxQQg

Provimet e Maturës, dalin rezultatet e gjuhës së huaj Read More »

Noftim i rëndësishëm, Turqia jep lajmin e mirë për gjithë shqiptarët

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Turqia ka hequr të gjitha masat lidhur me Covid-19, për udhëtimet drejt këtij vendi. Duke filluar nga data 1 qershor 2022, nuk do të aplikohet më kriteri i paraqitjes së testit PCR/Antigjen. Udhëtimet lejohen për çfarëdolloj arsyeje.

Njoftimi:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, nisur nga situata e krijuar prej kufizimeve të lëvizjes të udhëtarëve jashtë vendit për shkak të Covid-19, me qëllim parandalimin e situatave problematike, informon në kohë reale për çdo ndryshim të këtij regjimi që lidhet me lëvizjen e qytetarëve shqiptarë.

Komisioni Evropian ka aprovuar certifikatën digjitale të vaksinimit të Covid-19 për Shqipërinë

Kjo certifikatë është ekuivalente me certifikatën digjitale të Bashkimit Evropian, e lidhur me sistemin e BE dhe e njohur me të njëjtat kushte dhe vlefshmëri.

Në të njëjtën kohë, Shqipëria ka dakordësuar njohjen e certifikatave digjitale të BE, për udhëtimet nga çdo vend i BE drejt Shqipërisë. Pas vaksinimit të plotë, shtetasit shqiptarë mund të lëvizin lirisht në vendet e BE.

Këshilli i Bashkimit Evropian ka rekomanduar kritere dhe rregulla të caktuara për vendet e treta, referuar lëvizjes në vendet e BE. Konkretisht Këshilli rekomandon që shtetet anëtare të BE-së duhet të lejojnë udhëtimet jo-thelbësore edhe për vendet e treta, ku përfshihet edhe Shqipëria. Duke filluar nga data 1 mars 2022, do të lejohen të udhëtojnë drejt vendeve të BE-së:

– Personat e vaksinuar me një vaksinë të miratuar nga BE ose OBSH, me kushtin që të kenë kaluar të paktën 14 ditë nga marrja e dozës së fundit dhe jo më shumë se 270 ditë para mbërritjes në një shtet të BE-së;

-Personat e rikuperuar nga COVID-19;

-Për disa nga këta udhëtarë, mund të zbatohen masa shtesë si testimi PCR përpara udhëtimit.

-Për fëmijët e moshës nën 6 vjeç, Këshilli rekomandon të mos kërkohet apo zbatohet asnjë masë shtesë.

Noftim i rëndësishëm, Turqia jep lajmin e mirë për gjithë shqiptarët Read More »

Çfarë pritet të ndodhë në orët në vijim? Ambasada amerikane në Tiranë del me thirrjen urgjente

Ambasada amerikane në Tiranë, pak orë para ndeshjes mes Shqipërisë dhe Izraelit që do të luhet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, më 10 qershor, ka këshilluar qytetarët amerikanë që të shmangin zonën përreth stadiumin pasi “do të ketë turma të mëdha”.
Ambasada kërkon nga qytetarët amerikanë të kenë kujdes dhe i njofton se disa rrugë do të jenë të bllokuara.

“Të premten, më 10 qershor 2022 – do të zhvillohet ndeshja e UEFA Europa Nations League ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit në Arenën Kombëtare të Tiranës, “Air Albania Stadium”. Autoritetet njoftuan se rrugët përreth stadiumit “Air Albania” do të bllokohen dhe do të vendosen postblloqe p olicie duke filluar nga ora 16:00 deri në fund të ndeshjes (ndeshja është planifikuar të fillojë në 20:45).

Rrugët e bllokuara do të jenë: “Dervish Hima”, “Lek Dukagjini”, “Gjergj Filipi”, “Papa Gjon Pali II” si dhe “Kolonat” në sheshin “Italia”. Ju lutemi vini re se këto mund të ndryshojnë. Ambasada e SHBA këshillon fuqimisht qytetarët amerikanë dhe personelin e ambasadës amerikane që të shmangin zonën e stadiumit të premten më 10 qershor. Për shkak të turmave të mëdha që priten në Tiranë, ju lutemi të tregoni kujdes në të gjithë qytetin dhe të jeni të vetëdijshëm për vendondodhjen tuaj.

Ndërsa shumë ngjarje të mëdha zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të lig jit për informacionin më të fundit”, thekson ambasada amerikane.

Çfarë pritet të ndodhë në orët në vijim? Ambasada amerikane në Tiranë del me thirrjen urgjente Read More »

Lajmi i mirë, ja çfarë ndryshon pas kësaj date për udhëtimet drejt BE

Nga 16 maji nuk do të jetë më e detyrueshme mbajtja e maskës në fluturimet brenda Bashkimit Evropian.

Kështu parashikojnë udhëzimet e reja për sigurinë e udhëtimit, të hartuara nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (Ecdc) dhe Agjencia Evropiane e Sigurisë së Aviacionit (Aesa).

Megjithatë, pajisja mbrojtëse rekomandohet ende fuqimisht për ata që kolliten ose teshtijnë dhe, sipas udhëzimeve, “ajo mbetet një nga masat mbrojtëse më të mira kundër transmetimit të Covid-19”.

“Duke nisur nga java e ardhshme, maskat nuk do të jenë më të detyrueshme në udhëtimet ajrore në të gjitha rastet, në përputhje me kërkesat në ndryshim të autoriteteve kombëtare në të gjithë Evropën për transportin publik,” tha drejtori ekzekutiv i EASA Patrick Ky.

Ndër të tjera drejtori i ECDC Andrea Ammon tha: “Edhe pse rreziqet e infektimit mbeten, ne kemi parë që ndërhyrjet dhe vaksinat kanë lejuar që jeta jonë të kthehet në normalitet. Edhe pse përdorimi i detyrueshëm i maskës në të gjitha situatat nuk rekomandohet më. , është e rëndësishme të kihet parasysh se, së bashku me distancën fizike dhe higjienën e mirë të duarve, do të jetë e mundur reduktimi i transmetimin.”

Lajmi i mirë, ja çfarë ndryshon pas kësaj date për udhëtimet drejt BE Read More »

Njoftimi i rëndësishëm për qytetarët që kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane

Shumë shqiptarë të cilët kanë zgjedhur të hedhin Lotarinë Amerikane dhe tani po presin përgjigjen, faqja zyrtare e DV-Programm ka shkruar se fituesit e kësaj lotarie do të dalin këtë të shtunë, më 7 maj 2022.
“Regjistruesit e DV-2023 mund të fusin numrin e tyre të konfirmimit duke filluar nga mesdita (EDT) 7 maj 2022.

Aplikuesit e DV-2023 duhet të ruajnë numrin e tyre të konfirmimit të paktën deri më 30 shtator 2023”, thuhet në faqen zyrtare zyrtare të Lotarise Amerikane.

Kujtojmë që periudha e aplikimeve për Programin e Vizave të Shumëllojshmërisë DV-2023 ishte midis 6 tetorit 2021 dhe 9 nëntorit 2021.

Njoftimi i rëndësishëm për qytetarët që kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane Read More »

Shqipëria ‘hap’ kufijtë, ja çfarë duhet të kini parasysh

Duke filluar nga data 1 Maj 2022, për të gjitha udhëtimet drejt Shqipërisë, si në rrugë detare, tokësore apo ajrore, nuk kërkohet asnjë dokument spcifik në kushtet e Covid-19.

Të gjithë udhëtarët të cilët lejohen të hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë, përveç respektimit të protokolleve të standardeve ndërkombëtare që kompanitë ajrore aplikojnë kudo në botë, duhet të zbatojnë edhe këto rregulla:

Në ndërtesën e aeroporteve, do të hyjnë vetëm pasagjerët që udhëtojnë, duke shmangur shoqërimin nga familjarët e tyre;

Pasagjerët duhet të respektojnë distancën sociale 1.5 metra gjatë gjithë kohës së qëndrimit në aeroport;

Prioritet kanë personat e moshuar, personat në nevojë dhe familjet me fëmijë të mitur

Shqipëria ‘hap’ kufijtë, ja çfarë duhet të kini parasysh Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com