Njoftime

ISSH jep njoftimin e rëndësishëm: Ja afatet për tërheqjen e shpërblimeve

Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka nisur shpërndarjen e bonusit me rastin e festave të fundvitit për pensionistët.

Pavarësisht krizës si pasojë e rritjes së çmimeve, të moshuarit këtë vit do të duhet të mjaftohen me 5 mijë lekë shpërblim, ndërsa edhe më e ulët është vlera e bonusit, që do të ndahet për personat me aftësi të kufizuara dhe familjet që trajtohen me ndihmë ekonomie.
Në vendimin e miratuar pak ditë më parë përcaktohet se për këto kategori vlera e shpërblimit do të jetë vetëm 3 mijë lekë.

ISSH

Sipas ISSH, shpërblimet do të kalojnë në llogaritë e pensionistëve përgjatë këtij muaji ndërsa ata, të cilët për një arsye apo për një tjetër nuk do të kenë mundësi të tërheqin bonusin në ditët në vijim nuk duhet të shqetësohen, pasi është përcaktuar afat 36 mujor. Çka do të thotë se për tërheqjen e bonusit të sivjetshëm pensionistët do të kenë afat deri në 2025- n.

“Me anë të vendimit parashikohet dhënia e një shpërblimi financiar në masën 5,000 lekë për personat që përfitojnë pension dhe/ose trajtime të tjera financiare. Shpërblimet do të kalojnë në llogaritë e pensionistëve në muajin dhjetor 2022 dhe do të paguhen gjatë këtij muaji. Në VKM përcaktohet se e drejta e tërheqjes së këtij shpërblimi ruhet deri në 36 muaj nga data e miratimit të këtij Vendimi, periudhë e njëjtë me parashkrimin e të gjithë përfitimeve që jepen nga legjislacioni i Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

Të drejtën për këtë shpërblim e kanë edhe personat që aktualisht nuk kanë dalë në pension, por që e drejta për pension ju lind deri në datën 31.12.2022 përfshirë edhe këtë datë. Gjithashtu të gjithë ata pensionistë që e kanë tërhequr pensionin në datën 1 Dhjetor, mund të tërheqin në vazhdim bonusin, aty ku ata marrin rregullisht pensionin e tyre”, thuhet në njoftimin e ISSH.

Për personat që trajtohen me pension invaliditeti përfitimi është më i lartë pasi përveç bonusit në vlerën e 5 mijë lekëve, ata do të përfitojnë edhe 6 mijë lekë të tjera kompensim financiar. Pra, në total do të marrin 11 mijë lekë.

FONDI

Është rreth 3.5 miliardë lekë ose rreth 35 milionë dollarë fondi që do të ndahet për shportën e fundvitit.

“Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, llogariten në shumën 3 503 309 000, e ndarë në 3 475 505 000 për shpërblimin dhe 27 804 000 lekë komisione dhe shpenzime të tjera. Efektet financiare do të përballohen nga buxheti i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, i miratuar për vitin 2022”, thuhet në vendimin e miratuar në qeveri.

ISSH jep njoftimin e rëndësishëm: Ja afatet për tërheqjen e shpërblimeve Read More »

Aeroporti i Rinasit bën njoftimin emergjent

Nesër Tirana do presë për herë të parë liderët e vendeve të BE dhe Ballkanit Perëndimor së bashku me drejtuesit më të lartë të institucioneve të Brukselit.

Për shkak të masave të marra dhe sigurisë të shtuar, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës njofton të gjithë pasagjerët të cilët kanë për të udhëtuar nga Rinasi në datë 6 dhjetor, të jenë në aeroport 4 orë para fluturimit të tyre.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës sqaron pasagjerët në rrjetet sociale se prezenca e tyre nesër kërkohet në mënyrë që ata mos të rrezikojnë humbjen e fluturimit të tyre.

Postimi:

TIA njofton që të gjithë pasagjerët të cilët kanë për të udhëtuar nga TIA në datë 6 dhjetor, janë të lutur që të jenë në aeroport 4 orë para fluturimit të tyre për shkak të masave të marra per samitin BE-Ballkani Perëndimor. Kjo prezencë kërkohet në mënyrë që pasagjerët mos të rrezikojnë humbjen e fluturimit të tyre.

Duke nisur që sot, më 5 dhjetor do të bllokohen në mënyrë të pjesshme disa akse rrugore. Bllokimi i akseve është pjesë e protokollit të sigurisë dhe masave të marra nga Policia e Shtetit, një ditë para Samitit BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet në Tiranë. Nëser Tirana do të ‘blindohet’ e gjitha, madje kalimi pranë perimetrit të sigurisë tek “Air Albania” do të bëhet vetëm me kartë identiteti.

Aeroporti i Rinasit bën njoftimin emergjent Read More »

Ngrihet alarmi në Vlorë, jepet njoftimi për qytetarët

Mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit ndalohet të lundrojnë në gjirin e Vlorës, për shkak të motit të keq, me dallgë që arrijnë nga 1.80 deri 3.50 metra.

Kapiteneria e Vlorës njofton të gjithë drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe të merren masat për sigurimin e mjeteve dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 22-23 nëntor 2022.

Anijet e transportit ndërkombëtar detar vazhdojnë të operojnë normalisht, ndërkohë që përmirësimi i situatës meteorologjike në gjirin e Vlorës pritet këtë mbrëmje, pas orës 19:00.

Ngrihet alarmi në Vlorë, jepet njoftimi për qytetarët Read More »

Vlorë/ Bashkia këshillon qytetarët: Mos parkoni makinat në zonat me risk të lartë, parashikohet…

Këtë të diel pritet të ketë reshje të dendua shiu në Qarkun e Vlorës. Për të shmangur ndonjë inicdent, Bashkia Vlorë njofton banorët që të marrin masa dhe të mos parkojnë automjetet në zonat risk dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme.

NJOFTIM I RËNDËSISHËM

Të dashur qytetarë!
Instituti i Gjeoshkencave dhe Qendra Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore, informojnë se Qarku i Vlorës ka hyrë në zonën me risk, ku parashikohen reshje shiu 🌧️⛈️ me intensitet të lartë gjatë dites .

Ju bëjmë thirrje të mos parkoni automjetet 🚗🚙 në zonat me risk të lartë, në veçanti te “Albano&Romina”, Biblioteka Publike, në “Skelë” te dykalimshi, etj.

Grupet tona do të jenë në terren në monitorimin e situatës dhe në ndërhyrje sipas rastit nëse do të jetë e nevojshme.

Vlorë/ Bashkia këshillon qytetarët: Mos parkoni makinat në zonat me risk të lartë, parashikohet… Read More »

Policia Rrugore del me njoftimin urgjent

Policia ka nisur ka nisur monitorimin në rrugë, nisur nga moti i keq dhe reshjet e shiut.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve që të respektojnë me rigorozitet sinjalistikën rrugore dhe të moderojnë shpejtësinë, pasi në disa akse rrugore ka prezencë të ujit në rrugë, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin aparatin celular gjatë drejtimit të mjetit dhe të vendosin rripin e sigurimit, ndërsa drejtuesit e motomjeteve të vendosin kaskën mbrojtëse.
Të gjitha akset rrugore janë në monitorim të pandërprerë nga shërbimet e Policisë Rrugore, nëpëmjet përdorimit të mjeteve logjistike bashkëkohore, makinave inteligjente dhe radarëve automatikë.

Njoftimi i po licisë:
Nisur nga moti i keq me reshje shiu, si dhe nga konstatimi i shkeljeve të kryera nga drejtuesit e automjeteve, në akset rrugore nacionale, kryesisht tejkalimi i shpejtësisë dhe parakalimet e gabuara, shkelje të cilat, në kushtet e lagështirës, përbëjnë rre zik të shtuar për përfshirje në ngjarje rrugore, Policia Rrugore ka rritur prezencën në rrugë dhe monitorimet me mjetet inteligjente, në të gjithë vendin.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve që të respektojnë me rigorozitet sinjalistikën rrugore dhe të moderojnë shpejtësinë, pasi në disa akse rrugore ka prezencë të ujit në rrugë, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin aparatin celular gjatë drejtimit të mjetit dhe të vendosin rripin e sigurimit, ndërsa drejtuesit e motomjeteve të vendosin kaskën mbrojtëse. Gjithashtu drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve duhet t’u japin përparësi këmbësorëve, në vijat e bardha.

Të gjitha akset rrugore janë në monitorim të pandërprerë nga shërbimet e Policisë Rrugore, nëpëmjet përdorimit të mjeteve logjistike bashkëkohore, makinave inteligjente dhe radarëve automatikë.

Policia Rrugore nuk ka asnjë qëllim për të shtuar sasinë e masave administrative, por ka vetëm një prioritet, parandalimin e aksidenteve rrugore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.

Kontributi i të gjithë përdoruesve të rrugës rrit sigurinë e jetës dhe garancinë për një destinacion të sigurtë.

Policia Rrugore del me njoftimin urgjent Read More »

Ambasada e SHBA-ve del me njoftimin e rëndësishëm për Lotarinë Amerikane

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për aplikuesit e Lotarisë Amerikane. Në njoftim këshillohen aplikuesit që të ruajnë kodin që u shfaqet pas aplikimit të plotë për Vizën Shumëllojshmërisë.

Përmes një njoftimi në facebook, ambasada bën me dije se ky kod i ruajtur do t’u duhet aplikuesve pas datës 6 maj, për të parë rezultatin e aplikimit nëse është fitues apo jo.

“Këshillë për Lotarinë Amerikane: Pasi e keni dërguar aplikimin tuaj të plotë për Vizën e Shumëllojshmërisë për vitin 2024, do të shihni në ekran një lajmërim konfirmimi i cili përban një numër konfirmimi unik. Mbajeni këtë numër në arkivat tuaja. Pas datës 6 maj 2023, do ju duhet të përdorni këtë numër për të parë rezultatin e aplikimit tuaj këtu https://bit.ly/3EXIesr”, thuhet në njoftim.

Ambasada e SHBA-ve del me njoftimin e rëndësishëm për Lotarinë Amerikane Read More »

Aplikimet për Lotarinë Amerikane/ Ambasada e SHBA del me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

Tre ditë më parë, më datë 5 tetor u hapën aplikimet për Lotarinë Amerikane.

Ambasada e SHBA në Tiranë ka dalë sot me një mesazh për qytetarët që janë të interesuar të aplikojnë për Lotarinë Amerikane.

Ambasada i kërkon qytetarëve ta ndjekin në rrjetet sociale, ku do të japë më shumë informacion dhe udhëzime në lidhje me aplikimet, të cilat do të mbyllen në datën 8 nëntor.

“Regjistrimet për Programin e Lotarisë Amerikane 2024 u hapën këtë javë (5 tetor) dhe do të mbyllen të martën, 8 nëntor 2022. Për më shumë informacion, klikoni këtu: https://bit.ly/2l7myjg

Vazhdoni të na ndiqni në Facebook, Twitter dhe Instagram gjatë kësaj kohe, për të marrë udhëzime mbi plotësimin e aplikimit tuaj”, njofton ambasada e SHBA.

Aplikimet për Lotarinë Amerikane/ Ambasada e SHBA del me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët Read More »

Thirrjen urgjente e SHBA: ‘Të largohen menjëherë qytetarët amerikanë’

Ambasada amerikane në Moskë ka lëshuar një paralajmërim, duke u kërkuar qytetarëve të saj që të largohen menjëherë nga Rusia, shkruan The Guardian.

Në një deklaratë, ambasada amerikane tha se qytetarët me dy nënshtetësi mund të thirren për t’u bërë pjesë e mobilizimit të qeverisë ruse në mbështetje të pu shtimit të saj në Ukrainë.

“Rusia mund të refuzojë të njohë shtetësinë amerikane, të mohojë aksesin e tyre në konsullatën e SHBA-së, të parandalojë largimin e tyre nga Rusia dhe të rekrutojë këta shtetas për shërbimin usht arak,” thuhet në deklaratën e tyre.

Ambasada paralajmëroi se qytetarët e saj nuk duhet të udhëtojnë në Rusi dhe se ata që banojnë në vend duhet të largohen menjëherë.

Thirrjen urgjente e SHBA: ‘Të largohen menjëherë qytetarët amerikanë’ Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com