Lajmi i fundit

Vlore : Eshte zhvilluar Asambleja Socialiste e Vlores , Himares dhe Selenices ku kane qene te pranishem …

Eshte zhvilluar Asambleja Socialiste e Vlores , Himares dhe Selenices ku kane qene te pranishem edhe Kordinatorja Elisa Spiropali, Taulant Balla, deputeti i Vlores Damian Gjiknuri por edhe autoritet lokale te PS Vlore, si dhe gjithe deputetet e PS te Vlores, kreu i bashkise Leli dhe prefekti Mamaj. Ne mbledhjen e djeshme eshte prezantuar Platforma e Bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam” Partia Socialiste e Shqipërisë do konsolidojë më tej koalicionin me qytetarët për t’i dhënë fund praktikave parazitare dhe grabitqare në administratën publike, ka qene theksi i takimit te autoriteteve socialiste…

Fotografia e ONETV VLORAFotografia e ONETV VLORAFotografia e ONETV VLORAFotografia e ONETV VLORAFotografia e ONETV VLORAFotografia e ONETV VLORA

Vlore : Eshte zhvilluar Asambleja Socialiste e Vlores , Himares dhe Selenices ku kane qene te pranishem … Read More »

Drogën në banane nuk e zbuloi policia, por një punonjës i thjeshtë i…

Vijojnë deklaratat lidhur me ngarkesën e madhe me drogë të kapur pak ditë më parë në Maminas.

Ish-kryeministri Sali Berisha ngre akuza të rënda në lidhje me 613 kg kokainë të kapur në 28 shkurt në një kontejner bananesh.

Berisha madje akuzon kryeministrin Edi Rama, ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, policinë dhe doganën se tentuan të fshihnin ngarkesën e drogës dhe se ajo u zbulua vetëm falë një punonjësi të skanerit.

Berisha thotë se punonjës dixhitalë të doganave dhe antidrogës informuan që në datën 27 shkurt se ngarkesën prej 613 kg kokainë në kontejnerin e bananeve e zbuloi mëngjesin e asaj date, vetëm dhe vetëm ky njeri, i cili sipas tij meriton falënderim.

“Të dashur miq, zbulohet skandali që dëshmon përfundimisht përpjekjen e Ramës, Xhafës, policisë dhe doganës për fshehjen e ngarkesës së 613 kg kokainë. Punonjës dixhitalë të doganave dhe antidrogës informuan që në datën 27 shkurt se ngarkesën prej 613 kg kokainë në kontejnerin e bananeve e zbuloi mëngjesin e kësaj date, vetëm dhe vetëm një njeri, punonjësi i turnit të skanerit tek kryente procedurën e skanimit. Ky punonjës, pa pasur asnjë njoftim paraprak nga hetimi doganor, antidroga apo policia e shtetit zbuloi gjatë skanimit se në dyshemenë e kontejnerit kishte blloqe droge të ndara. Po këto burime informuan se në kohën e skanimit të kontejnerit me 613 kg kokainë, nuk kishte në doganë apo terren aty pari, asnjë polic apo hetues doganor. Punonjësi i skanerit pasi zbuloi drogën menjëherë dërgoi ndihmësin e tij për të zgjuar nga gjumi drejtorin e doganës së Durrësit. Pra drogën në kontejner nuk e zbuloi asnjë polici rendi apo i antidrogës as dhe doganier apo hetues dogane. Pas fshehjes së informacioneve nga partnerët, ky është skandal i dytë më i madh, mashtrimi më i pafytyrë i Ramës dhe Xhafës ndaj shqiptarëve, duke mohuar totalisht rolin kryesor dhe të vetëm të skanerit në zbulimin e drogës për dy javë me radhë. Ky mohim i tyre detyroi së fundi kompaninë Rapiskan t’u thotë shqiptarëve të vërtetën me një komunikatë të publikuar dje mbi rolin e degës së saj në Shqipëri në zbulimin e 613 kg drogë në portin e Durrësit.” – shkruan Berisha.

Drogën në banane nuk e zbuloi policia, por një punonjës i thjeshtë i… Read More »

Del lista e dytë/ Ish-të përndjekurit, ja dokumentet që duhet të plotësojnë 2 mijë…

Del lista e dytë! Trashëgimtarët e ish-të dënuarve politikë, fëmijët dhe nipërit duhet të plotësojnë dokumentet brenda muajit për të marrë dëmshpërblimin në momentin që Ministra e Financave do të çelë fondin për pagesa.

“GSH” shkruan se afro 2 mijë trashëgimtarë ligjorë të ish-të dënuarve politikë duhet të plotësojnë dokumentacionin në bazë të kategorisë ku përfshihen sipas përcaktimeve ligjore.

Sakaq Ministria e Financave bën të ditur se çdo trashëgimtar ligjor, që është listuar në një prej kategorive për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë, duhet të postojë dokumentacionin e kërkuar.

Përfituesit që jetojnë

Për trashëgimtarët e ish-të përndjekurve që nuk jetojnë duhet një akt trashëgimie, certifikatë vdekje të të dënuarit, certifikatë trungu të të dënuarit, numër llogarie bankare aktive për çdo përfitues ose prokure dhe dokument identifikimi për përfituesit. Në qoftë se njëri ose disa trashëgimtarë të radhës së dytë nuk jetojnë më, e drejta e tyre për dëmshpërblim në bazë të ligjit Nr.9831, datë 12.11.2007 (ndryshuar me ligjin nr. 10 111, datë 2.4.2009) nuk vazhdon më tej. Në këtë rast, llogaritja e pjesës takuese të këstit bëhet mbi bazën e trashëgimtarëve që janë gjallë.

Nga ana e trashëgimtarëve që jetojnë, në marrëveshje, paraqesin certifikatën e vdekjes së trashëgimtarit që nuk jeton, të cilën e postojnë së bashku me numrin e dosjes. Ministria e Financave bën të ditur se në rastet kur ish-i përndjekuri nuk jeton më, një dosje quhet e rregullt dhe e gatshme për t’u paguar, vetëm atëherë kur të gjithë trashëgimtarët, pa përjashtim, do të kenë dorëzuar (postuar) dokumentacionin e përmendur më lart për të gjitha rastet e trashëgimisë. Në të kundërt, askush nuk mund të paguhet i veçantë, derisa i gjithë dokumentacioni i dosjes të jetë i plotë për të gjithë.

Trashëgimtarët

  1. Për persona ish-të dënuar që janë gjallë, të cilët pavarësisht moshës, në momentin e pagesës kanë fëmijë të mitur nën moshën 18 vjeç:
    a. Certifikatë personale jo më e vjetër se një javë nga data e dorëzimit.
    b. Certifikatë familjare ku të përfshihet fëmija i mitur.
    c. Certifikatë personale të fëmijës/fëmijëve të mitur.
    d. Nr. llogarie bankare në Lek në njërën nga bankat e nivelit të dytë, që vepron brenda territorit të Republikës së Shqipërisë (të siguroheni që llogaria është ende aktive ose të hapet një llogari e re).
  2. Për persona ish-të dënuar që nuk jetojnë, por në momentin e pagesës kanë trashëgimtarë të radhës së parë në moshë të mitur nën 18 vjeç.
    a. Certifikatë vdekjeje të personit ish-të dënuar.
    b. Certifikatë personale e të miturit/miturve, trashëgimtarë të radhës së parë të personit ish-të dënuar që nuk jeton më.
    c. Certifikatë familjare të ish-të dënuarit ku të përfshihen fëmija/fëmijët e mitur.
    d. Dëshmi trashëgimie që të vërtetojë se fëmija i mitur është trashëgimtar ligjor.
    e. Vendim gjykate të kujdestarisë mbi të miturin në rastin kur edhe nëna e të miturit nuk jeton më.
    f. Nr. llogarie bankare në Lek në njërën nga bankat e nivelit të dytë që vepron brenda territorit të Republikës së Shqipërisë (të siguroheni që llogaria është ende aktive ose të hapet një llogari e re) në emër të kujdestarit ligjor të të miturit.

Listën e plotë me emra do ta gjeni në numrin e sotëm të ”Gazeta Shqiptare” print, në çdo pikë shitje te gazetave

Del lista e dytë/ Ish-të përndjekurit, ja dokumentet që duhet të plotësojnë 2 mijë… Read More »

Kush është ministri që blen apartamente luksoze dhe shkon në udhëtime ekzotike?

Deklarimi i të ardhurave bën me dhimbje kokë shumë prej politikanëve shqiptarë, pasi askush prej tyre nuk dëshiron të zbulojë shumat marramendëse që thuhet se kanë fituar në sajë të korrupsionit.

Vetëm pak kohë më parë, portali “Tpz”  raportoi një skandal me deklarimin e të ardhurave të familjes së Damian Gjiknurit.

Gjithçka erdhi pasi Ministri i Energjisë, Industrisë dhe Transporteve, Damian Gjiknuri, ka rritur ndjeshëm të ardhurat dhe shpenzimet gjatë dy viteve të fundit, 2016-2017.

Ministri e ka nisur karrierën e tij politike, me të ardhura modeste, ku përfitonte pagën si deputet dhe rrogën që merrte bashkëshortja e tij në një televizion.

Madje përpara se sa të rekrutohej nga Rama, thuhet se Gjiknuri, si ish punonjës i Shik, ka pasur aty, një karrierë të “shkëlqyer”.

Por sipas këtij portali, ministri dhe familja e tij njihen për pasionin familjar të udhëtimeve të shtrenjta, në vende egzotike, duke filluar nga Santa Quaranta  e deri në Ishujt Mauritius, ku më e pakta shpenzohet 1.000 euro nata, pa llogaritur udhëtimin dhe harxhimet extra.

Nga deklaratat e pasurisë, familja Gjiknuri, nuk i kalonin 40 milionë lekë (të vjetra) të ardhura në një vit.

Megjithatë, në vitin 2016-2017, familja e ministrit ka blerë me kredi një makinë 44 000 euro, një apartament me vlerë tepër të lartë, 271 450 euro.

Por pavarësisht rritjes të së ardhurave, kurrsesi nuk mund të justifikohen blerja me kredi e një apartamenti super të shtrenjtë si dhe një makine luksoze. Po t’i shtosh këtu edhe kredinë e pashlyer të banesës së parë (rreth 26 milion lekë të vjetra), rezulton se familja Gjiknuri është e zhytur në luks dhe borxhe.

Megjithatë, këto manovra me kredi për të mos blerë me para kesh në dorë, janë të njohura nga politikanët shqiptarë. Nëse do të ishte një qytetar me të njëjtat të ardhura si familja Gjiknuri, kurrsesi nuk mund të ketë këto asete, dhe asnjë lehtësi nga bankat e nivelit të dytë për të marrë 3 kredi të majme.

Kush është ministri që blen apartamente luksoze dhe shkon në udhëtime ekzotike? Read More »

Mafia fiton miliarda euro nga kanabisi: “Deutsche Welle” film për Shqipërinë

Sikur të mos mjaftonte kapja e 613 kilogramëve kokainë në Maminas, të tjera të dhëna tronditëse kanë dalë në dritë ditën e sotme në një dokumentar të realizuar nga ” Deutsche Welle”.

Sipas medias gjermane kultivimi i kanabisit në Shqipëri është një industri miliarda euroshe.

Në një dokumentar të realizuar në Shqipëri, gazetarët e DW janë shoqëruar nga Guardia di Finanza dhe Policia Shqiptare.

Sipas reportazhi prej 43 minutash kushtuar kultivimit dhe trafikimit të drogës në vendin tonë, Shqipëria është një nga prodhuesit kryesorë të drogës në botë.

Dokumentari është realizuar përgjatë vitit 2017 por është publikuar vetëm pak ditë më parë.

Gazetarët kanë ndjekur nga afër aksione në det dhe në ajër, madje kanë intervistuar edhe kryeministrin Edi Rama.

Pjesë e të intervistuarve janë edhe Dritan Zagani dhe gazetari Artan Hoxha.

Pjesë nga dokumentari

E vendosur në Ballkanin Juglindor, Shqipëria ka një popullsi prej më pak se tre milionë banorë. Klima, me deri në 300 ditë diell në vit, është ideale për bimën e kanabisit, e cila ka origjinën në Azinë qendrore. Korrupsioni politik, një gjyqësor i dobët dhe varfëri e përhapur kanë shërbyer për të rritur kultivimin ilegal dhe tregtinë e drogës. Ndryshimet që ndodhën në fillim të viteve 1990, kur Shqipëria u shndërrua nga një regjim totalitar në demokraci, u karakterizua nga trazira të dhunshme dhe nga paligjshmëria.

Klanet e mafies me lidhje me qarqet më të larta politike realizuan përfitime të mëdha nga trafikimi i klandestinë, i cigareve kontrabandë, armëve dhe heroinës. Kjo ishte situata derisa filloi kultivimi në shkallë të gjerë i bimës së kanabisit.

Qeveria shqiptare ka shpallur luftë kundër mafias së kanabisit, pasi është nën presion nga Bashkimi Evropian. Në fund DË shtron pyetjen: Si ka mundësi që si ka mundësi që një sasi kaq e madhe kanabisi kalon Adriatikun, hyn në Itali dhe më pas në vende të tjera të BE?!

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=8r-D0QMeADQ]

https://youtu.be/8r-D0QMeADQ

Mafia fiton miliarda euro nga kanabisi: “Deutsche Welle” film për Shqipërinë Read More »

Skandali i lobimit me rusët në SHBA: Basha, njeri me intelekt i ulët! Amerika gati goditjen për Ramën e Metën

“Revista investigative Mother Jones dhe kriza në mendim e politikës e lartë shqiptare”! Kështu e titullon artikullin e tij të radhës avokat Spartak Ngjela lidhur me skandalin e publikuar nga gazetarët amerikanë sipas të cilëve rusët kanë financuar kreun e PD për lobim në SHBA.

Sakaq, Ngjela thotë se revista amerikane ka gati goditjen edhe për Edi Ramën, Sali Berishën e Ilir Metën. Kjo pasi sipas tij, këta eksponentë po pengojnë reformën në Drejtësi.

“Që të shpëtojnë shqiptarët nga kjo bandë treshe apo katëshe, duhet që politika e lartë amerikanë të fillojë goditjen, njëlloj si me rastin e Adriatik Llallës, kundër Ramës, Berishës dhe Metës, me metodën e revistës instigative Mother Jones. Dhe mendoj se do ta fillojë; sepse këta po bllokojnë Reformën në Drejtësi”, shkruan Ngjela.

ARTIKULLI I PLOTË I NGJELËS:

Niveli i dobët i logjikës së Lulzim Bashës, që buron nga një i intelekt i ulët, e di gënjeshtrën shpëtim.

Kjo ndodhi edhe në rastin e revistës investiguese Mother Jones, për bashkëpunimin e tij me rusët.
Basha dhe PD na tha se revista ishte paguar nga Edi Rama; se nuk ka pasur një bashkëpunim të tyre me rusët për lobim në Uashington, dhe as për destabilizimin e Shqipërisë.
E si mund të jetë kjo një logjikë për një politikan perëndimor?
Por kjo vjen nga fakti që këta fëmijë të korruptuar e dinë gjithë Perëndimin një vjedhje të madhe.

Por kjo gënjeshtër që bëri Basha nga mëndjelehtësia mund të kthehet realisht në një bumerang kundër tij.
Po si mund t’ i kthehet Bashës gënjeshtra në një bumerang?

ll.
Ajo që nuk kupton dot Saliu dhe PD është arsyeja e qartë që pyet:
Po çfarë rëndësi ka që gënjen Lulzim Basha dhe PD në lidhje me investigimin apo hetimin e revistës Mother Jones?
Basha mendon se gënjen opinionin publik shqiptar.
Po a ka një opinion publik sot në Shqipëri?
Jo. Në Shqipëri nuk ka fare sot opinion publik.
Atëherë, pse gënjen Basha dhe PD?
Nga mendimi i vobegtë që nuk prodhon dot gjykim të lartë.
Po ku është thelbi?
A, thelb i është te kjo pyetje:
Amerikanët kanë besuar Mother Jones; apo i kanë besuar Bashës dhe PD-së?

E pra, politika e lartë amerikane, pa dyshim që i ka besuar Mother Jones.
Atëherë, kë po gënjen Lulzim Basha?
Veten, në radhë ta parë; dhe pastaj edhe fansat injorantë që e mbështesin në PD, por që mund t’i ikin nga frika se liderin e tyre po e godet politika amerikane.
Po politika amerikane çfarë pritet të bëjë me këtë rast?
Politika amerikanë ua ka bërë të qartë: duhet të shkojnë një e nga një e që të gjithë në kontroll, dhe, pas kontrollit, nëse dalin të korruptuar, duhet të shkojnë në gjyq me akuzë penale.
Ky është thelbi i mendimit politik amerikan në këtë kohë.

lll.
Në funksion të kësaj logjike, konkludohet se edhe bashkimi i të treve Berisha, Ramë e Meta është një dështim i nisur nga vetë ata.
Që të mundësh politikën amerikane në Shqipëri sot, nuk hyn në punë fare gënjeshtra, sepse ajo është rast pa mbështetje.
As zvarritja e vetingut nuk ka vlerë si mendim politik shpëtimtar për treshen apo katërshen shqiptare.

Por, më në rrezik këta do jenë atëherë kur Mother Jones të botojë investigimin e këtyre të treve, që besoj se do shpallët shpejt.

Po, shikoni sesi Bashën do ta bëjë qesharak gënjeshtra e tij:
Po sikur Mother Jones nesër e të nxjerrë faktet kundër Ramës dhe abuzimit të tij, a do ta japë dorëheqjen Basha?

Ja, e shihni se sa nivel të dobët intelektiv ka Partia Demokratike në gjykimin e saj politik?
Por edhe Basha gjithashtu.
Po këtu ka edhe një tjetër pyetje?
A do ta bëjnë amerikanët këtë lojë politike?
Kjo do të varet nga Rama.
Por, shenjat janë që investiguesit do të godasin edhe Metën edhe Ramën.
Po Saliun?

Kot ta zgjasim.
Që të shpëtojnë shqiptarët nga kjo bandë treshe apo katëshe, duhet që politika e lartë amerikanë të fillojë goditjen, njëlloj si me rastin e Adriatik Llallës, kundër Ramës, Berishës dhe Metës, me metodën e revistës instigative Mother Jones.
Dhe mendoj se do ta fillojë; sepse këta po bllokojnë Reformën në Drejtësi.

Skandali i lobimit me rusët në SHBA: Basha, njeri me intelekt i ulët! Amerika gati goditjen për Ramën e Metën Read More »

Lajm i keq për të gjithë ato që kanë euro, në 10 vitet e fundit nuk kishte ndodhur më parë

Monedha e përbashkët ka vijuar te nënçmohet në tregun vendas sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë. Euro është këmbyer sot me 131.98 lekë, duke u këmbyer në nivelet më të ulëta të 10 viteve të fundit. Monedha e përbashkët ka hyrë në një cikël rënës prej fillimit të këtij vitit.
Sipas ekspertëve në këtë periudhë te vitit kur njësitë ekonomike mbyllin bilancet, euro duhej të forcohej përkundrejt monedhës vendase.
Ata argumentojnë se arsyet kryesore të këtij nënçmimi janë oferta e lartë në valutë, qarkullimi i ulët i lekut në ekonomi, si dhe afrimi i datës së fundit për pagesën e TVSH-së.

Gjithashtu një arsye tjetër është strategjia e Bankës së Shqipërisë për të ulur nivelin e euroizimit në ekonomi, e cila po ndikon në sjelljen e bankave dhe aktorëve të tjerë të tregut, që po shmangin euron.
Për sa i përket dollarit amerikan, edhe pse është çmuar me një ditë më parë, vazhdon të këmbehet në nivele shumë të ulëta. Një dollar këmbehet sot me 106.56 lekë sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë.

Aktorët e tregut presin që euro të vijojë të jetë e dobët, sidomos me afrimin e verës, kur rritet oferta në valutë si rrjedhojë e prurjeve të emigrantëve.
Një euro e dobët është pozitive për importuesit dhe ata që kanë hua në euro dhe të ardhura në lekë, ndërsa dëmton eksportuesit dhe ata që paguhen në euro.
Valuta e dobët është e favorshme për blerjet online dhe ata që udhëtojnë jashtë vendit.

Lajm i keq për të gjithë ato që kanë euro, në 10 vitet e fundit nuk kishte ndodhur më parë Read More »

Arrestohet sipërmarrësi i njohur , ja “bëmat” e tij

Është arrestuar, pasi ishte në kërkim, këtë të enjte ndërtuesi Namik Pelivani. Ai ka qenë i shpallur në kërkim, pasi është dënuar me vendim gjykate.

Ndërtuesi Pelivani akuzohet për mashtrim thotë Policia e Tiranës.

SHKRIMI PËR ARRESTIMIN NË VITIN 2015

Policia e Tiranës arrestoi ndërtuesin Namik Pelivani pas kallëzimit nga disa banorë të Unazës së Re me pretendimin se janë mashtruar nga biznesmeni prej 6 vitesh.

Sipas kallëzimit, që ata kanë bërë në Komisariatin nr.6, Pelivani u ka premtuar disa banorëve se pas prishjes së banesave të tyre private për ndërtimin e pallatit nga firma e tij, do t’i jepte atyre apartamente në këtë pallat.

Ndërsa së fundi kishte ndryshuar mendim, duke mos e njohur kontratën noteriale të nënshkruar në vitin 2009. Sipas tij kompensimi nuk do të kryhej në atë pallat, por në godina të tjera që ende nuk kishin nisur të ndërtoheshin.

Policia e Tiranës tha zyrtarisht se kishte filluar procedimi penal për 62-vjeçarin Namik Pelivani, pronar i një firme private, pasi dyshohet se nuk u njeh kontratat noteriale të lidhur në vitin 2009, për dhënien e truallit për ndërtim ku kanë pasur shtëpitë në proces legalizimi, shtetasit L.R., D.L., E.P. e K.L., banues ne rrugen “Teodor Keko”.

Pallati për të cilin janë ngritur herë pas here pretendime nga banorët, ndodhet në zonën e Unazës së Re, ndërsa banorët e mashtruar nga Pelevani kanë kërcënuar disa herë se do të hidheshin nga pallati nëse nuk i jepej shtëpia e premtuar. Konflikti mes tyre ka nisur prej vitit 2012.

PROTESTAT

Dhjetë gra hynë në grevë urie në ambientet e pallatit ku prisnin të merrnin apartamente, për shkak të konfliktit që kanë me pronarin e firmës së ndërtimit. Burime nga Policia e Tiranës thanë se bëhet fjalë për 17 familje, të cilat kanë dhënë shtëpitë e tyre për të ndërtuar një pallat në zonën Unazës së Re në kryeqytet, në këmbim të marrjes së sipërfaqeve të banimit, sipas një kontrate të nënshkruar me kompaninë e ndërtimit.

Por, për aq kohë sa pallati ka qenë në ndërtim, sipas një kontrate noteriale, pronari i firmës së ndërtimit, Namik Pelivani, u ka paguar qiranë banorëve për të jetuar diku tjetër. Megjithatë prej 4 vitesh, ai ka ndërprerë pagesën për qiranë dhe kur pritet të përfundojë së ndërtuari pallati, u ka komunikuar se nuk do të marrin shtëpi në këtë objekt, por kur të ndërtojë objekte të tjerë.

“Ne kërkojmë ndihmë nga shteti. Kemi 6 vjet që vijmë vërdallë, ndërsa zotëria nuk na paguan asgjë dhe kemi mbetur në mes të 4 rrugëve”, janë shprehur para mediave disa prej grave që hynë në grevë të hënën. KONFLIKTI NE 2012 Konflikti i parë mes banorëve të Unazës së Re dhe Namik Pelivanit nisi me një protestë dhe kërcënime me vetëvrasje më 26 mars të vitit 2012. Shtatë gra kërcënuan se do të hidheshin nga tarraca e pallatit 10 katësh, ende i papërfunduar, në Unazën e Re, në Tiranë.

Dashurie, Ite e Leta Rasha, Violeta e Nirie Lila, Roza Braka dhe Melita Gjoni, kërcënonin me vetëvrasje, pasi sipas tyre shkaku ishte mosmarrja e kompensimit për shtëpitë e prishura në vitin 2009, ku tashmë ishte ndërtuar pallati 10 katësh

Arrestohet sipërmarrësi i njohur , ja “bëmat” e tij Read More »