Lajmi i fundit

Policia serbe dhunon dy shkrimtarët shqiptarë: nuk lejon festimet e 7 Marsit

Policia serbe sekuestron librat artistikë shqip që hynë nga Kosova dhe keqtrajton dy shkrimtarë shqiptarë.

Rraham  Hyseni dhe Bilall Maliqi janë bllokuar dje në kufi ndërmjet Preshevës dhe Kosovës, vetëm se kishin me vete disa libra të gazetarit dhe shkrimtarit Fehmi Ramadani, që do t’i shpërndanin nëpër shkolla apo edhe në individë.

Me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, dy shkrimtarët kishin paraparë një aktivitet në shkollat e Preshevës, por ata janë ndaluar pa asnjë shpjegim, edhe pse nuk kanë shkelur asnjë ligj.

Fehmi Ramadani, gazetar dhe veprimtar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut të shqiptarëv të Preshevës thekson për tesheshi.com se “ndërsa në Graçanicë jepet një dramë për nder të Sllobodan Milosheviçit, policia serbe vazhdon të arrestojë shqiptarët vetëm se festojnë 7 Marsin.

Shteti i Kosovës, së bashku me institucionet e saj duhet të reagoj që ky shtet fqinj të ndal maltretimin e panevojshëm të intelektualëve të saj, të ndal diskriminimin e librave shqip, por dhe të drejtat e shqiptareve të rajonit të Medvegjës e Luginës. Ky shtet duhet të dekrimainalizohet nga njerëz të së kaluarës, si në artë, kulturë e më gjerë, ndryshe kjo politikë diskriminuese më shumë i dëmton interesat e tyre.

Kjo duhet të jetë hera e fundit që ky pushtet në Serbi kontrollon dhe ndalon libra në gjuhën shqipe, sepse ajo është e drejtë që nuk guxon të mohohet kurrë ndaj shqiptarëve të rajonit që të lexojnë, mësojnë dhe flasin në gjuhën e tyre.

Padyshim, kjo politikë duhet të denohet edhe nga bota e artit dhe politika antidiskriminuese e ketij regjimi dhe më gjerë”.

Policia serbe dhunon dy shkrimtarët shqiptarë: nuk lejon festimet e 7 Marsit Read More »

Kujdes me muzikën, përcaktohen zonat që preken nga zhurmat dhe caktohen orare

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, u ka kërkuar krerëve të baskive dhe inspektorëve inspektimin e lokaleve me muzike te cilat mund te shkaktojne shqetesime te banoret.

Për këtë qëllim të gjitha lokalet do të kalojnë në një proces monitorimi dhe të matjes së ndotjes akustike.

a) identifikimin e aktiviteteve, vendndodhjen, numrin e personave të ekspozuar nga zhurmat

b) vlerësimin e kushteve specifike në licencimin e tyre dhe menaxhimin e zhurmave në mjedis

c) vlerësimin e zonave që duhet të konsiderohen të qeta, shkollat, kopshtet, çerdhet, spitalet etj

d) ngritjen dhe funksionimin e një strukture për monitorimin dhe kontrollin e zhurmave në mjedis

e) plan konkret me oraret e lejuara 

Në udhëzimin e Ministrit po ashtu theksohet se oraret dhe normat e zhurmave duhet të jenë në përputhje me standardet e vendosura.

Një tjetër masë do të jetë dhe për zhurmat e prodhuara prej transportit në qendrat e banuara.

Por në këtë rast nuk është kërkuar rishikimi i gjobave por vendosja e barrierave mbrojtëse ndaj zhurmave.

Këto barriera duhet të parashikohennë rastet kur afër rrugëve ndodhen shkollat, spitalet, qendra banimi.

Kujdes me muzikën, përcaktohen zonat që preken nga zhurmat dhe caktohen orare Read More »

Marku ”rrëzon” Gashin, Gjykata: Shkarkimi i ligjshëm

Sot në 8 mars, në ditën e gruas, Gjykata Administrative vendosi rrëzimin e padisë së Rovena Gashit ndaj Kryeprokurores së përkohshme Arta Marku.

Gjykata ka vlerësuar se urdhri i Arta Markut për lirimin nga detyra të Rovena Gashit nga drejtore e Marrëdhënieve me Jashtë është i ligjshëm dhe në përputhje me kompetencat e saj.

Avokati i prokurores Gashi, në një prononcim për mediat, u shpreh se gjyqtarët po i shërbejnë në mënyrë të turpshme pushtetit me besimin se do ti shpëtojnë Vettingut.

“Këta gjyqtarë që i shërbejnë pushtetit në këtë formë të turpshme kujtojnë se do të shpëtojnë por askush nuk do ti shpëtojë vettingut. Gjyqtarët kanë nxjerrë tezgat dhe shesin dinjitetin e tyre. Kujtojnë se do të shpëtojnë nga vettingu me këto vendime”,-tha Çlirim Gjata.

Në rreshtat e padisë Rovena Gashi zbulon se lirimi i saj nga detyra është bërë pasi kërkoi ndërprerjen e mandatit për Aqif Rakipin dhe Gledion Rehovicën.

Marku ”rrëzon” Gashin, Gjykata: Shkarkimi i ligjshëm Read More »

8 Marsi. Si uruan Meta, Rama, Basha, Berisha, Kryemadhi dhe Veliaj

Festa 8 Marsit, e cila quhet si Festa e Grave; vajzave, nënave, motrave po festohet sot në Shqipëri. Të gjitha institucionet shtetrore kanë organizuar sot festa në respekt të tyre. Por përveç festave dhe luleve ishin Presidenti i Republikës, Ilir Meta, Kryeministrit Rama, ish-kryeministri Berisha, Lulzim Basha, kryetar i PD-së, Monika Kryemadhi kryetare e LSI dhe kryebashkiaku Erion Veliaj, të cilët kanë uruar në mënyra të ndryshme dhe simbolike festën e 8 MARSIT.

Presidenti Ilir Meta shkruan:“Gëzuar 8 Marsin të gjitha grave, vajzave, nënave dhe motrave, të cilat me shpirtin, dashurinë, sakrificat e përkushtimin e tyre, lartësojnë vlerat më të mira të shoqërisë dhe familjes shqiptare. Sot është dita për të reflektuar se ka ende shumë për të bërë që gratë e vajzat të gëzojnë plotësisht liritë e të drejtat e tyre, të mos diskriminohen e të mos vuajnë dhunën në familje e shoqëri. Fuqizimi i tyre social, ekonomik dhe politik është forcim i familjes shqiptare dhe garancia më e sigurtë për një Shqipëri europiane dhe të begatë”. Ilir Meta poston dhe këtë tufë lulesh në profilin e tij në Facebook.

Ndërsa Kryeministri Edi Rama ka postuar vetëm foto

Lulzim Basha ka mbajtur foton e urimit të djeshëm për mësuesen e tij e cila vlen edhe për sot si 8 Mars. Ai shkruan: Bashkë me nënën time që shërbeu 30 vjet si arsimtare i uroj të gjithë mësueset dhe mësuesit anekënd Shqipërisë

Kurse ish-kryeministri Sali Berisha postoi foton me bashkëshorten e tij, Liri Berisha shoqëruar me këtë urim:

Gezuar festen e 8 Marsit!

Nenava, grave, motrave, vajzave shqiptare me respektin me te madh, mirenjohjen me te thelle ju urojme nga zemra gezuar 8 Marsin! 

Gëzuar 8 marsin nëna, gra, motra dhe vajza të dashura! Qofshi të lumtura e të gëzuara çdo dite të vitit, sepse e meritoni. 

Festoni sot si të doni e mundni, askush nuk mund t’ju gjykojë nëse keni vendosur të shkoni për drekë a darkë, të këndoni a vallëzoni, apo dhe të protestoni. 

Sepse është e drejta juaj të zgjidhni , jo vetëm në 8 mars, por për çdo ditë të vitit çfarë është më e mira për ju dhe familjet tuaja.

Mos u bëni fasadë e politikanëve në një ditë si kjo, por revoltohuni përballë tyre sepse të gjithë duhet të bëjnë më shumë për ju.

Mos u trishtoni nëse bashkëshortët kanë harruar t’ju urojnë sepse janë ata që kanë më shumë nevojë për ju dhe qortimet ndoshta do ti bëjnë të kujtojnë se jeni shtylla e familjes.

Gëzojini urimet e fëmijëve, sepse ata do të bëhen më të mirë falë kujdesit tuaj! Qoftë dita e sotme festë dhe protestë për një jetë më të qetë, të sigurt dhe të lumtur për ju!

Gëzuar dhe ti mami im sot, sado të mundem nuk të falenderoj dot për kujdesin dhe mirësinë që më ke falur, për sakrificat që ende vazhdon të bësh për ne, fëmijët e tu.

8 marsi më kujton që këtë falenderim duhet ta bëj çdo ditë për ty!

Erion Veliaj, kryebashkiaku tiranas shkruan: Pas një qyteti të mirë, qëndrojnë gra të zonja. Njihuni me 365 zonjat e bashkisë të cilat i shërbejnë qytetit 365 ditët e vitit. Ju jam përulësisht mirënjohës!  (dhe ka postuar në profilin e tij në fb të gjitha fotot e tyre)

8 Marsi. Si uruan Meta, Rama, Basha, Berisha, Kryemadhi dhe Veliaj Read More »

Super event në Durrës, artistët dhe boksierët më të mirë shqiptarë japin shfaqjen spektakolare në ndihmë të jetimëve

Me 9 Mars organizohet një super event me ndeshje boksi dhe spektakli në qytetin e Durresit.
Eventi me super artistë shqiptarë dhe boksierë shqiptarë dhe të huaj është një nisëm bamirësie për fëmijët jetimë në Durrës.

Marrin pjesë të ftuar këngëtarët: Noizy, Stine, tenori Kastriot Tusha dhe humoristët Bes Kallaku dhe Erion Isai.

Këtë event e organizojnë shoqata TITANS FIGHT
Organizatoret:
Presidenti:Federik shoshi
Tranjeret:Enton Kkrri
Tranjeret:Jani Nano

Ku event ka gjithsej 10 ndeshje boksi të zgjedhura.
Jane 7 shtete pjesmares:
Shqipëri
Kosova
Italia
Greqia
Mali i Zi
Hollanda
Bosnje Hercegovina

Janë më të mirët në Ring.
Boksieret më të spikatur nv ringjet shqiptare
Ardit Murja
Arjon Kajoshi
Emiljano Xhediku
Bekim Vjerdha
etj
Jane gjithsej 7 ndeshje boksi
dhe 3 kickboki

Dhe mdeshja e mbremjes mes boksierit më të mirë në zonën e Ballkanit Armend Xhoxhaj kundër Mirnes Denadic, ku Armend Xhoxhaj do te debutojë për herë të parë në boksin profesionist në Shqipëri në Durres.

E gjithë shfaqja do të transmetohet live në faqen Shqipëria Ime.

Super event në Durrës, artistët dhe boksierët më të mirë shqiptarë japin shfaqjen spektakolare në ndihmë të jetimëve Read More »

Tronditet politika dhe gjyqësori/ 50 ekspertë amerikanë zbarkojnë në Tiranë, priten arrestimet “VIP”

Prej një viti e gjysëm Reforma në Drejtësi po zvarritet nga të gjitha partitë politike. Ndërkohë që rezultatet duhej të shiheshin që në vjeshtën e vitit 2016, ende nuk ka asnjë të dhënë nga vetingu, KLGJ e KLP janë bllokuar dhe bashkë me to dhe SPAK dhe Byroja e Hetimit.

Megjithatë, politikanët, gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar shumë shpejt do të kenë një përballje shumë të fortë me ndërkombëtarët.

Gazeta Sot shkruan se në Tiranë kanë mbërritur rreth 50 ekspertë nga SHBA, të cilët do të japin asistencë në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit. Bëhet e ditur se ekspertë që kanë ardhur janë ndarë në disa grupe dhe po japin asistencë për disa prej institucioneve shqiptare.

Mësohet se një ekip me ekspertë është stacionuar pranë grupit “Forca e Ligjit”, i cili do të godasë bandat dhe politikanët e lidhur me to. Ekspertët po u japin asistencë agjentëve tanë për hetimet dhe lëvizjet konkrete gjatë operacioneve. Po ashtu një grup tjetër mësohet se pak ditë më parë ka mbërritur pranë Drejtorisë së Pastrimit të Parave, ku po asistojnë në zbulimin parave të korrupsionit të transferua jashtë vendit dhe të investuar në Shqipëri. Mësohet se një grup tjetër ka nisu trajnimet për Byronë Kombëtare të Hetimit dhe Strukturën e Posaçme Antikorrupsion. Ata qëndrojnë pranë Akademisë së Sigurisë dhe po trajnojnë ekspertë kryesisht në fushat ekonomike, të cilët do të jenë të aftë për të identifikuar emrat e korruptuar. Po ashtu është dhe një grup tjetër që po ndihmon në procesin e vetingut dhe po asiston ONM.

Agjentët janë ekspertë në fusha nga më të ndryshmet, që nga pastrimi i parave, te hetimi, përgjimi, zbulimi i korrupsionit, etj. Mbërritja e tyre në Tiranë tregon se SHBA nuk do të presë më politikën dhe ata do të vihen vetë në lëvizje për të ndëshkuar të korruptuarit. Plani është që brenda vitit të ngrihet Byroja e Hetimit dhe SPAK. SHBA do të sjellë në Tiranë pajisjet më të fundit, të cilat do të përdoren për të shfarosur korrupsionin.

Tronditet politika dhe gjyqësori/ 50 ekspertë amerikanë zbarkojnë në Tiranë, priten arrestimet “VIP” Read More »

Epidemia e frikshme që mund të zhdukë njerëzimin, 300 milionë viktima në dy vjet

Epidemitë janë vrasësi më i keq i njerëzimit, por kryetari i Këshillit Global të Shëndetit, Dr. Jonathan Quick ka dhënë alarmin për një epidemi vrasëse.
Duke folur për “The Sun”, Dr. Jonathan shpjegoi se fjala është për vrasësin viral më të vështirë për t’u kontrolluar, i cili mund të vrasë 33 milionë njerëz në vetëm 200 ditët e para dhe 300 milionë persona në dy vjet.

Parashikimi i zymtë dhe i frikshëm vjen vetëm dy ditë pasi Dr Jonathan Quick, një nga profesionistët më të mirë mjekësor në botë, paralajmëroi se kushtet ishin të duhura për përhapjen e një gripi që mund të “fshinte” miliona njerëz nga planeti.

Të martën ai shkroi:

Një grip i madh po vjen. Një pandemi virusi global që mund të vrasë 33 milionë njerëz në 200 ditët e para. Furnizimi i çrregullt me ushqime dhe me ilaçe, ekonomia globale do të shembet. Fajtori më i mundshëm do të jetë një mutacion i ri dhe pa precedent vdekjeprurës i virusit të influencës.”
Dr. Jonathan Quick shpjegoi se ky mutacion i gripit fillimisht do krijohet tek kafshët, për t’u përhapur më tej tek njerëzit me fuqi marramendëse vdekjeprurëse.

Epidemia e frikshme që mund të zhdukë njerëzimin, 300 milionë viktima në dy vjet Read More »

Edi Rama shtrohet në spital nga overdoza? Por reagimi i tij në facebook e befasoi Berishën

Ish kryeministri Sali Berisha tronditi rrjetet sociale kur me një tjetër denoncim “dixhital” raportoi se kryeministri Edi Rama është shtruar në spital bazuar në një foto ku thotë se duket eskorta e tij në ambientet e një spitali privat.

Por mesa duket gjendja e Ramës është e mirë. Nëse ka qenë apo jo në spital nuk dihet, por kryeministri duket i lumtur pasi sot në mbrëmje ka fituar ekipi për të cilin bën tifo, Juventus.

“Kur beson deri në fund! Natën”, shkruan Rama teksa poston foton e autorit të golit të dytë që i dha fitoren Juventus, Dybala.

Edi Rama shtrohet në spital nga overdoza? Por reagimi i tij në facebook e befasoi Berishën Read More »