Lajmi i fundit

Trafikimi i lëndëve narkotike, evazioni fiskal dhe mashtrimet, 3 burimet kryesore të pastrimit të parave të pista në Shqipëri

Trafikimi i lëndëve narkotike është burimi kryesor i gjenerimit të parave të pista në Shqipëri gjatë vitit 2017. Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave ka publikuar raportin për vitin 2017, në të cilin konstaton rastet, ku është identifikuar aktiviteti kryesor që gjeneron këto lloj të ardhurash. Për vitin 2017, trafikimi lëndëve narkotike, evazioni fiskal dhe mashtrimet vlerësohen si 3 burimet kryesore, pasuar nga shpërdorimi i detyrës dhe korrupsioni.

“Gjatë vitit 2017, për 33% të rasteve të dërguara në Prokurori/Polici është arritur identifikimi i lidhjes së mundshme me veprimtarinë kriminale të origjinës, e cila dyshohet se ka prodhuar fondet e qarkulluara apo të investuara. Numrin më të lartë të rasteve ku ka qenë e mundur të identifikohet vepra mëmë e zënë trafikimi lëndëve narkotike, evazioni fiskal dhe mashtrimet. Vërehet rritje e rasteve të dyshuara për shpërdorim detyre ose korrupsion, të cilat shënuan numrin më të lartë të paktën në 5 vitet e fundit”, theksohet në raport.

Paratë “e pista”, gjatë 2017 u sekuestruan vetëm 9 milionë euro

Për të parandaluar tjetërsimin e produkteve kriminale apo përdorimin e tyre për financim të terrorizmit, në ato raste kur ka fakte e të dhëna të mjaftueshme se një gjë e tillë po ndodh apo mund të ndodhë, Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave shpjegon në raport se ushtron të drejtën për bllokimin e përkohshëm prej 72 orësh të transaksioneve dhe pasurive. Gjatë 2017, janë nxjerrë 52 urdhra bllokimi të përkohshëm kryesisht për llogari bankare, në një vlerë totale prej rreth 11.2 milionë euro, nga të cilat janë sekuestruar me vendim Prokurorie/Gjykate rreth 9 milionë euro.

Të dhënat tregojnë se ka një rritje të ndjeshme të vlerës së sekuestrimeve në raport me vlerat e bllokuara nga DPPPP. Për vitin 2017 rezulton të jenë sekuestruar 80.8% të vlerave të bllokuara nga Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të parave, që përbën nivelin më të lartë të 5 viteve të fundit.

Skemat sesi pastrohen paratë në Shqipëri

Po cilat janë skemat nëpërmjet të cilave pastrohen paratë në Shqipëri? Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave ka identifikuar në raportin e vitit 2017 mekanizmat e përdorur për kryerjen e pastrimit të produkteve të veprës penale apo financimit të terrorizmit, të cilat janë:

TIPOLOGJIA 1: Transferta nga shoqëri të regjistruara në vende parajsa fiskale, në favor të shoqërive ‘call center’ dhe tërheqja e menjëhershme e fondeve.

Si funksionon kjo skemë? Shoqëria A me objekt veprimtarie ‘call center’, në llogarinë e saj në një nga bankat që operojnë në vend që në fillimet e aktivitetit kishte përfituar disa transferta të dërguara nga vendet e BE, nga shoqëri të regjistruara në vende të parajsës fiskale (i ndryshëm nga vendi i dërgimit të transfertave).

Nga verifikimet e kryera rezultoi se: Në të njëjtën adresë që ushtronte aktivitetin kompania A, kishin regjistruar selinë edhe disa biznese të vogla të tipit Person Fizik (rreth 11 PF) me të njëjtin objekt veprimtarie si të shoqërisë A dhe të regjistruara në të njëjtën datë në QKB. Këto biznese ishin regjistruar në emër të punonjësve të shoqërisë dhe kishin moshë tepër të re.Nga analizimi i llogarive të bizneseve PF është vënë re se ka patur transferta në hyrje që në momentin e regjistrimit të tyre nga të njëjtat shoqëri që më parë i kishin dërguar transferta edhe shoqërisë A.

Fondet e mbërritura në llogaritë e bizneseve PF ishin pothuajse në të njëjtat vlera (10,000-15, 000 EUR për transfertë) dhe të gjitha këto fonde tërhiqeshin menjëherë nga shtetasi Z, i cili ishte person i autorizuar për kryerje transaksionesh në bizneset PF si dhe njëkohësisht i punësuar menaxher në shoqërinë A.

Gjatë analizimit të mëtejshëm të rastit është konstatuar se shoqëritë dërguese, jashtë vendit kanë qenë të lidhura me shoqëri të tjera në Shqipëri me veprimtari ‘call center’ të sapo krijuara dhe me ortak shtetas me moshë të re, raste për të cilat është dërguar informacion kohë më parë në organet ligj zbatuese për dyshime lidhur me aktivitetin që ato ushtrojnë.

“Gjatë analizimit të mëtejshëm të rastit është konstatuar se shoqëritë dërguese, jashtë vendit kanë qenë të lidhura me shoqëri të tjera në Shqipëri me veprimtari ‘call center’ të sapo krijuara dhe me ortak shtetas me moshë të re, raste për të cilat kemi dërguar informacion kohë më parë në organet ligj zbatuese për dyshime lidhur me aktivitetin që ato ushtrojnë”, theksohet në raportin e Drejtorisë së Parandalimit dhe Pastrimit të Parave.

TIPOLOGJIA 2: Transferta të kryera me vende të Amerikës Latine nga shtetas me lidhje familjare me persona të dënuar për trafikim lëndësh narkotike.

Si funksionon kjo skemë? Për një periudhe 2-vjeçare shtetasi A kishte përfituar transferta të shumta nga shtetas të ndryshëm nga një vend në Amerikën Latine, shteti N, por ajo që binte në sy ishte se për një periudhë 6 mujore (në 2014) shtetasi A kishte dërguar edhe rreth 20 transferta në vlerë totale 82,000 EUR drejt shtetasve të ndryshëm në këtë shtet. Lidhjet ndërmjet shtetasit A dhe shtetasve dërgues/përfitues ishin të paqarta, transfertat ishin me vende me risk lidhur me trafikimin e lëndëve narkotike, për rrjedhojë rasti u dërgua për verifikime të mëtejshme në organet ligj zbatuese.

Vëllai i shtetasit A si dhe bashkëshortja e shtetasit A (shtetasja B) kishin dërguar një numër të konsiderueshëm transfertash drejt vendit N për një periudhë rreth 2- vjeçare. Transfertat ishin kryesisht në vlerat 200-1,000 EUR, por kishte edhe transferta në vlera të ulëta deri në 20 EUR/ transferta. Dërgesat ishin të shpeshta 18-20 transferta në muaj dhe në favor të shtetasve të ndryshëm. Nga verifikime të tjera të kryera në lidhje me të afërm të ngushtë të bashkëshortes së shtetasit A, për vëllain dhe të atin e saj rezultoi:

Shtetasi X, (babai i shtetases B) kishte përfituar në shtetin N disa transferta të dërguara nga Shqipëria. Shtetasi X nga burime të hapura rezultonte të ishte i arrestuar më parë për trafikim lëndësh narkotike.

Shtetasi Y (vëllai i shtetases B). Rezultonte të ishte arratisur nga ambientet e paraburgimit, pasi ishte dënuar me 25 vjet për vrasje të një punonjësi policie; ishte arrestuar në një shtet jo Evropian për vjedhje dhe trafikim lëndësh narkotike; ishte arrestuar në shtetin N, pjesë e një grupi trafikimi lëndësh narkotike.

TIPOLOGJIA 3: Qarkullimi i shumave të dyshimta në sistemin bankar.

Si funksionon kjo skemë? Shtetasi A zotëron llogari personale në një bankë të nivelit të dytë që prej 2015 dhe në vitin 2017 i ka mbërritur një transfertë nga shoqëria X nga një vend i BE në vlerë 310,000 USD, për të cilën ka kërkuar tërheqjen e shumës pa dhënë asnjë informacion lidhur me burimin e fondeve, dërguesin e tyre apo qëllimin e dërgimit.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se: shoqëria X që ka dërguar transfertën e mësipërme është një nga aksionerët e shoqërisë Y, e regjistruar në Shqipëri, me të cilën shtetasi A ka marrëdhënie biznesi pasi e furnizon me karburant, dhe për shkak të kësaj marrëdhënie, ka kërkuar një hua në vlerë 310,000 USD për investim në biznes; nga të dhënat e QKB, shtetasi A është aksioner në katër shoqëri, të cilat operojnë në të njëjtën fushë veprimtarie; gjatë periudhës që shtetasi A është përfshirë në këto subjekte (2011-2017) ka qarkulluar një numër të konsiderueshëm transaksionesh bankare në vlera të larta, veprime të cilat kanë kryesisht natyrë biznesi; nga një informacion në burimet hapura, ky shtetas është arrestuar me akuzën e mashtrimit.

Informacioni i analizuar është dërguar për investigim të mëtejshëm në organet e zbatimit të ligjit, nga të cilët na është konfirmuar se shtetasi A figuron i evidentuar me precedent kriminal për veprën penale “Mashtrim” dhe është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”. Bazuar në këto indicie DPPPP ka nxjerrë urdhër bllokimi. Në vijim është regjistruar një procedim penal ndaj këtij shtetasi si dhe është vendosur sekuestrimi i shumës 310,000 USD.

TIPOLOGJIA 4: Të ardhura të siguruara nga aktiviteti i jashtëligjshëm

Si funksionon kjo skemë? Shtetasja A ka depozituar në një bankë të nivelit të dytë shumën 80, 000 EUR duke deklaruar të ardhura nga emigracioni. Ndërkohë në të njëjtën periudhë dhe në të njëjtën bankë, shtetasi X (dhëndri i shtetases A) ka hapur llogari të përbashkët me bashkëshorten e tij shtetasen B, ku ka depozituar shumën 65,000 EUR si kursime familjare dhe puna në emigracion në një vend të BE. Në lidhje me këto depozitime nuk është paraqitur asnjë dokument justifikues. Nga verifikimet e kryera, ka rezultuar se: shtetasja B ka investuar në pasuri të paluajtshme në vlerën prej 150,000 EUR; nuk kanë biznes të regjistruar në QKB.

Në lidhje me shtetasin X kemi kërkuar informacion në organet e zbatimit të ligjit dhe në vijim jemi informuar se shtetasit X dhe B janë të dyshuar nga autoritete e një vendi të BE, vendi M si persona të përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. Nga informacioni i marrë nga banka rezulton që më pas shtetasi X i përfaqësuar me prokurë nga shtetasja A ka kryer një transfertë prej 70,000 EUR në shtetin M për blerje shtëpie. Pas këtij informacioni materialet janë referuar në organet e zbatimit të ligjit, është nxjerrë urdhër bllokimi për rastin dhe më pas jemi informuar se është nxjerrë edhe urdhër sekuestrimi./Shqiptarja.com

Trafikimi i lëndëve narkotike, evazioni fiskal dhe mashtrimet, 3 burimet kryesore të pastrimit të parave të pista në Shqipëri Read More »

Skandali/ Facebook vodhi të dhënat e 87 milionë përdoruesve

Thellohet skandali me të dhënat e Facebook. Kompania pranoi se numri i profileve të prekura nga skandali “Cambridge Analytica” mund të jetë mbi 87 milion në të gjithë botën. Më herët ishte thënë se bëhej fjalë vetëm për 50 milionë profilë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Çfarë ka ndodhur? Facebook i dha kompanisë “Cambridge Analytica” me qendër në Britaninë e Madhe të dhëna mbi përdoruesit e rrjetit të tij të cilat thuhet se u përdorën nga kompania në favor të fushatës së Donald Trump. Thellimin e skandalit e zbuloi kreu i CTO, Mike Schroepfer. Sipas tij Facebook ka përdorur të dhëna personale të klientëve të tij si telefonatat apo dhe mesazhet e shkruara.

Facebook e ka mohuar deri tani që këto të dhëna të jenë vënë në dispozicion të personave të tretë, por është e konfirmuar se Facebook ka pasur akses tek to pa dijeninë e klientëve. “Cambridge Analytica” akuzohet se ka përdorur të dhëna personale të klientëve të Facebook.

Për të marrë të dhënat është përdorur një lojë (quiz) që gjatë daunlodimit merrte edhe të dhënat e tjera të telefonit. Facebook e ka të ndaluar që të përdorë këto të dhëna. Kompania shtoi se kjo praktikë nuk është përdorur prej vitesh. Schroepfer dyshon se Facebook mund t’i këta ndarë këto të dhëna edhe me të tretë.

Ndërsa në të gjithë botën ky skandal ka alarmuar opinionin publik, në Shqipëri duket e nuk shqetëson edhe aq. Shqiptarët duket se kanë halle të tjera për momentin.

Skandali/ Facebook vodhi të dhënat e 87 milionë përdoruesve Read More »

Deklaratat për mosbindje civile, reagon Kisha Katolike

Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë po ndjek me kujdes zhvillimet e fundit në
vendin tonë. Në mënyrë të veçantë në fokusin tonë kanë qenë ngjarjet që kanë
ndodhur në qytetin e Kukësit si pasojë e protestës së qytetarëve për taksën e
Rrugës së Kombit.
Me shpresë se do të japim kontributin tonë si pjesëmarrës në jetën sociale dhe
shpirtërore të vendit ne deklarojmë sa më poshtë:
Së pari, mbështesim çdo nismë civile që kërkon të drejtat e patjetërsueshme të
qytetarëve. Është e drejtë e çdokujt që kur i duket e arsyeshme, të protestojë e të
thotë fjalën e tij, vetëm apo i mbledhur së bashku me të tjerë.
Se dyti ne dënojmë si moralisht të papranueshme çdo sjellje dhune ndaj
personave, institucioneve, objekteve private apo shtetërore. Dhuna nuk është
kurrë zgjidhje dhe ne bëjmë apel që ajo të shmanget në çdo nismë të ligjshme
për kërkimin e të drejtave personale apo komunitare. “Kisha nuk mund të
pranojë dhunën …. sepse dhuna sjell gjithmonë dhunë dhe prodhon në mënyrë të
pashmangshme forma të reja të shtypjes dhe të skllavërisë, më të rënda se ato që
ajo pretendonte të çlironte” (Papa Pali VI).
Së treti ne u bëjmë apel institucioneve shtetërore të gjejnë rrugët e duhura për
t’u ardhur në ndihmë personave në nevojë. Jemi të vetëdijshëm se rrugët, apo
çdo objekt që ka të bëjë me të mirën e përbashkët, kanë nevojë për mirëmbajtje
dhe kjo duhet bërë. Por gjithashtu, sikurse e kemi shprehur edhe në letrën tonë
për Krishtlindjet e vitit 2017, duhet kujdes ndaj personave, grupeve shoqërore
dhe zonave që janë më në nevojë. Duhet të punojmë të gjithë bashkë në mënyrë
që hendeku i krijuar midis të pasurve dhe të varfërve të ngushtohet, sidomos i
atyre të zonave të thella e periferike.
E dhënë sot, më 4 prill 2018,
nga Selia e Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, Tiranë

Deklaratat për mosbindje civile, reagon Kisha Katolike Read More »

Shqipëria 9 vjet në NATO, “Jemi ndër vendet më të përkushtuara të Aleancës”

Me rastin e 9 – vjetorit të anëtarësimit të vendit tonë në NATO, ministrja Xhaçka, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, deputetë, komandantë forcash dhe atashe të vendeve aleate, ishin në mjediset e batalionit të Forcave Speciale dhe atij Komando në Zall – Herr.

Ministrja Xhaçka e cilësoi NATO-n si më të madhe politiko-ushtarake të kohës dhe e konsideroi anëtarësimin e Shqipërisë në të si një pikë kulmore dhe një arritje të jashtëzakonshme historike për vendin tonë.

Ministrja përmendi angazhimin e Forcave tona të Armatosura në operacionet e NATO-s në Bosnje dhe Hercegovinë, duke u shndërruar gjatë këtyre viteve në një vend që gjeneron dhe ofron siguri.

“Pavarësisht se një vend i vogël dhe me mundësi të limituara, Shqipëria mbetet një ndër vendet më të përkushtuara në NATO dhe me kontribute të qenësishme në raport me vendin, popullsinë, Forcat e Armatosura dhe burimet ekonomike. Forcat tona të Armatosura numërojnë sot shumë misione dhe mbi rreth 7 mijë trupa të angazhuara në këto misione. Vendi ynë ka hyrë në hartën e vendeve që gjenerojnë dhe ofrojnë siguri. Forcat tona të Armatosura janë të përfshira në një zhvillim të vazhdueshëm dhe progresiv, në përshtatje me kërkesat e aleancës si dhe ndryshimet në ambientin e sigurisë. Ato përditë e më tepër i përngjajnë homologeve të tyre aleate, në veçanti sa i takon pajisjes, edukimit, trajnimit, të mendimit dhe të performancës. Jam e lumtur që në eksperiencën time si Ministre e Mbrojtjes e konstatoj këtë fakt jo vetëm në kontaktet e mia me strukturat e Forcave të Armatosura, por edhe nga vizitat në teatrin e operacioneve, ku ato kryejnë misionin e tyre fisnik si ruajtës të paqes, në pikat e nxehta të globit në të cilat paqja është e kërcënuar.”– u shpreh ministrja Xhaçka, e cila theksoi edhe vendosmërinë e vendit tonë për të qenë përkrah çdo angazhimi të NATO-s. “konfirmoj vullnetin politik të qeverisë se Forcat tona të Armatosura do të vijojnë të jenë pjesë aktive e operacioneve të NATO-s dhe e çdo përpjekjeje për ruajtjen apo rivendosjen e paqes, aty ku NATO dhe vendimmarrja e saj do ta gjykojë të domosdoshme.”

Gjithashtu, ministrja Xhaçka vlerësoi punën e çdo ushtaraku shqiptar gjatë këtyre viteve, që nga sakrifica sublime e dëshmorit të atdheut, kapiten Feti Vogli, e deri te djemtë e vajzat që gjenden pranë komunitet gjatë situatave të vështira dhe emergjencave civile.

Më pas të pranishmit ndoqën disa veprime demonstrative të pjesëtarëve të batalionit të Forcave Speciale dhe Komando, si dhe panë nga afër mjetet, pajisjet dhe armatimet që kanë në përdorim këto dy njësi elitë të Forcave të Armatosura shqiptare.

Shqipëria 9 vjet në NATO, “Jemi ndër vendet më të përkushtuara të Aleancës” Read More »

Gjykata jep vendimin për 23 të ndaluarit në Kukës. 11 mbeten në burg

Gjykata ka dhënë vendimin për 23 personat e ndaluar për protestën e dhunshme në Kalimash.

Ashtu siç kërkoi prokuroria, gjyqtarja e çështjes ka lënë në burg 11 prej të arrestuarëve me akuzën për “shkatërrim prone” dhe “kundërshtim të punonjësve të policisë”. 12 të tjerëve u është dhënë masa “detyrim paraqitje” dhe “arrest shtëpie”.

Vendimi është pritur me kundërshtime nga protestuesit e shumtë që ishin jashtë gjykatës. Deputeti i PD-së, Edmond Spaho deklaroi se vendimi i sotëm ishte “një turp dhe shkelje e të drejtave të njeriut”.

Ai tha se sot mazhoranca provoi se ka vënë në kontroll edhe gjykatat, pas Prokurorisë dhe Policisë së Shtetit.  “Më 31 mars bazuar gjoja në prova, dhe provat janë verifikuar nga prokurori në datën 1 prill, më pas janë mbajtur në mënyrë të paligjshme për më shumë se 12 orë, por gjykatësja dha vendimin që i ka kërkuar Edi Rama, i cili pasi ka kapur ekzekutivin, ekonominë, buxhetin e shqiptarëve, pasi kapi dhe prokurorinë, sot kapi dhe gjykatën. E vetmja zgjidhje për qytetarët shqiptarë është mosbindja civile. Ky regjim i narkotrafikantëve përballet vetëm me qëndresë qytetare. Prandaj i bëj thirrje të gjithë qytetarëve ti bashkohen opozitës, të gjithë atyre që nuk duan stabilitet të krimit të organizuar, por demokraci që sot nuk e gjen në vendin tonë”, tha Spaho.

Ndërkohë që qyetarët thërrisnin: “Turp, turp. Lërini të lirë!”.

Protesta e qytetarëve dhe familjarëve të të arrestuarëve ka vijuar dhe pas vendimit. Ndërkohë deputetët e opozitës janë larguar për të zhvilluar një mbledhje urgjente dhe për të dalë me një vendim politik.

VENDIMET E GJYKATES

Arrest me  BURG

Elton Cenko

Shkëlqim Vataj

Xhevair Gashi

Ergys Uruçi

Rasim Onuzi

Abdi Haziri

Masa detyrim paraqitje për të arrestuarit:

Ahmet Tobli

Lulzim Popa

Saimir Trota

Lefter Rexhmati

Ardit Aladini

Arrest në shtëpi

Shaban Selmani

Shemsi Trota

 

Gjykata jep vendimin për 23 të ndaluarit në Kukës. 11 mbeten në burg Read More »

PS thërret me urgjencë komisionin për çështjen ‘Tahiri’

Kur deputetë të opozitës ndodhen në gjykatën e Tiranës, ku po mbahet edhe seanca për 23 të arrestuarit për protestën në Rrugën e Kombit, mazhoranca ka bërë lëvizjen e radhës.

Lajm i fundit opozita në gjykatë ps thërret me urgjencë komisionin për çështjen Tahiri. Mësohet se PS do të mbledh sot komisionin hetimor ‘Tahiri’, rast për të cilin prokuroria po heton lidhur me ish-ministrin.

“Në vijim të mbledhjes së radhës së kaluar, ju njoftojmë se komisioni hetimore “Për të kontrolluar veprimet dhe mosvreprimet e organeve shtetërore në parandalimin dhe goditjen e fenomenit të kultivimit dhe trafikut të lëndëve narkotike, përfshirë çështjen për të cilën Prokuroria po heton z. SAIMIR TAHIRI, ish-min. Brendshem” do mblidhet sot ne oren 12.30 minuta. Ftohet media te jete e pranishme per ta ndjekur dhe pasqyruar. Nderkohe qe opozita nuk është maxhoranca thërret komisionin”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

PS thërret me urgjencë komisionin për çështjen ‘Tahiri’ Read More »

Skandali me pronat në Shëngjin, në pranga dhe një nga përfituesit e tokave

Arrestohet një tjetër person i shpallur në kërkim lidhur me skandalin me tokat në bregdetin e Shëngjinit, çështje për të cilën u arrestua edhe kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrkaj, dhe më pas u la i lirë.

Zef Gjini është një nga 11 personat e shpallur në kërkim për mashtrimin e tokave në Lezhë.

Sipas burimeve zyrtare në sajë të operacionit të koduar “Ranishtja 4”, ku u arrestuar 12 persona u arrsetua dhe 59-vjeçar Zef Gjini, i cili ka qenë në grupin e personave që ka përfituar tokë.

Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë Arrest me burg për falsifikim dokumentesh.

Skandali me pronat në Shëngjin, në pranga dhe një nga përfituesit e tokave Read More »

Mesi : Takime pune në Qarkun e Vlorës (Foto)

Nga dita e punës në Qarkun e Vlorës, me Prefektin Z. Flamur Mamaj, Kryetarin e Bashkisë Vlorë Z. Dritan Leli dhe deputetët Znj. Vilma Bello, Z. Vullnet Sinaj, Z. Fate Velaj dhe Z. Edmond Leka, për t’u njohur më nga afër me sfidat dhe problematikat që paraqet kjo zonë.

  1. Gjatë takimit me drejtuesit e drejtorive rajonale dhe drejtorive të Bashkisë Vlorë, nënvizova rëndësinë e qendërzimit të shërbimit tek qytetari dhe sipërmarrësi.

  2. Në takimin me qytetarë të ndryshëm gjatë vizitës inspektuese në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë, theksova përgjegjësinë tonë maksimale në ofrimin e shërbimeve me qëndër qytetarin e bashkohore, si  dhe  tolerancën ZERO ndaj çdo forme të korrupsionit nga ana e punonjësit publik.

  3. Rëndësia e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm për qeverinë shqiptare dhe zhvillimi i qëndrueshëm i vendit tonë, ishte tema kryesore e një forumi të hapur me studentë të Universitetit të Vlorës “Ismail Qemali” së bashku me Koordinatorin e Përhershëm të OKB-së në Shqipëri️ dhe Përfaqësuesin e Përhershëm të PNUD Z. Brian J. Williams.

  4. Në përfundim të vizitës në Vlorë, shumë e kënaqur gjithashtu që inspektova nga afër një prej investimeve më të fundit në zonën e Kaninës, atë të një thertoreje, e cila pritet të hapet në fund të muajit Prill duke siguruar punësim për banorët e zonës dhe duke garantuar gjithashtu standardet më bashkohore evropiane  në cilësi dhe kontroll. Nga Senida Mesi

Fotografia e Senida MesiFotografia e Senida MesiFotografia e Senida MesiFotografia e Senida Mesi

Mesi : Takime pune në Qarkun e Vlorës (Foto) Read More »