Lajmi i fundit

Bulizmi në rrjetet sociale !

Bulizmi është një fenomen që na prek të gjithëve.

Si përdorues të rrjeteve sociale, zotërues të një llogarie në platforma si Facebook, Instagram apo Tëitter gjithkush nga ne shpërndan infromacion, ndan mendime, poston foto, etj. Një fenomen vërtet shqetësues, në nivel botëror jo vetëm në Shqipëri, është ai dhunës, apo ngacmimit në rrjetet sociale që është një formë e re bulizmi.

Cyberbulling, ose bulizimi në rrjetet sociale është një fenomen që rrezikon këdo, më së shumti adoleshentë dhe të rinj, por dhe personazhe të njohur, që në jo pak raste vuajnë një histeri komentesh të liga, dashakeqe, turpëruese e deri në mallime.

Bulizmi ishte sot tema kryesore e emisionit “Rudina” dhe për të folur për këtë ishin të ftuar gazetarja Iva Tiço, psikologu Edmond Dragoti, drejtuesja e shoqatës “Barazi në Vendimmarrje” Edlira Çepani dhe gazetarja Gerta Gixhari.

“Bulizmi është një fenomen historik. Gjatë gjithë ekzistencës, krahas dhunës, agresivitetit dhe elementëve të kësaj natyre ka ekzistuar edhe diskriminimi i cili ka qenë pjesë e komunikimit në mjediset njerëzore. Ai mund të zbutet ose të ulet, por është shumë e vështirë të zhduket për sa kohë njerëzit kanë shfaqje të dhunës dhe agresivitetit në marrëdhëniet e tyre të përditshme. Sot në kushtet e teknologjisë së informacionit është përhapur shumë bulizmi kibernetik për të dhunuar individë të caktuar për të ulur statusin e tyre. Ky është mekanizëm që e përdorin shpesh njerëzit. Krahas komunikimit në rrjetet sociale ka edhe bulizëm kibernetik. Në rastin e bulizmit ajo që rekomandojnë psikologët zakonisht është përballja ose kundërvënia ndaj tij që ushtron bulizëm, kjo është e nevojshme për të ç’armatosur tjetrin dhe për t’i treguar se nuk je inferior ndaj tij dhe se ke personalitet.

Një kundërvënie e tipit: “Unë nuk shqetësohem për të” është shumë e rëndësishme në këto raste sepse budisti i jep kënaqësi vetes ose rrit statusin e tij prej bulisti pikërisht nëpërmjetë superioritetit që krijon ndaj dikujt tjetër”, tha Dragoti.

Ndërkohë Çepani evidentoi bulizmin si një problem që e kemi prezent gjatë gjithë kohës. Sipas saj, bulizmi në Shqipëri kryhet në një mënyrë krejtësisht normale.

“Në rastet e bulizmik kibernetik ti ke mundësi të kesh një person anonim dhe ti jo vetëm që nuk e di kë ke përballë, por as nuk e ndjek dot si rast. Problemi i bulizmit kibernetik është se ti e ke gjatë gjithë kohës prezent sepse ata të ndjekin gjatë gjithë kohës.

Edhe personat përgjegjës siç janë policia e kanë shumë të vështirë t’i kapin. Në Shqipëri ne e kemi shumë normale të kryerit e bulizmit. Unë kam kontaktuar me njerëz të cilët kanë qenë agresor ndaj gjërave që kam thënë dhe më kanë thënë: “Se kishim seriozisht, kërkojmë falje”. Kam përshtypjen se kjo është edhe çështje mentaliteti”, tha Çepani.

Bulizmi në rrjetet sociale ! Read More »

Mafia politike bllokon ngritjen e Prokurorisë , Gjykatës Speciale dhe Byrosë së Hetimit, pakti Rama-Berisha-Meta-Basha bllokon dosjet e mëdha të krimit

Zbatimi i reformës në drejtësi është një nga sfidat më të mëdha të vitit 2018.

Por zbatimi i kësaj reforme, një sfidë tashmë për organet ligjzbatuese shqiptare dhe partneret tanë ndërkombëtarë, është kthyer dhe në një makth për zyrtarët dhe politikanët e korruptuar.

Dhe pavarësisht se është zgjedhur një kryeprokurore e Përkohshme si Arta Marku, “fjalën” e fundit për luftën pa kompromis ndaj korrupsionit, krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe abuzimeve të politikës dhe zyrtarëve të lartë, e ka ngritja e Prokurorisë Speciale (SPAK) dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Prandaj themi që zbatimi i reformës duhet të kalojë përmes disa pikave kulmore, siç është ngritja e SPAK-ut, rezultatet e para të Vetingut, konstituimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i Këshillit të Lartë Gjyqësor si dhe zgjedhja e kryeprokurorit me mandat 7-vjeçar nga KLP dhe Parlamenti.

SPAK-u është një strukturë e veçantë e parashikuar në Kushtetutën e ndryshuar dhe në një ligj të veçantë.

Kjo strukturë ka si objekt gjurmimin, hetimin dhe ndëshkimin e korrupsionit dhe krimit në nivele të larta.

Njëherësh SPAK përbëhet nga Byroja Kombëtare e Hetimit, Prokuroria e Posaçme dhe Gjykatat  Speciale.

Për miratimin e kësaj strukture të frikshme që ka tmerruar politikanët, të cilët janë “sfilitur” duke luftuar për tre vite me radhë amerikanët dhe vendet e BE, duhet me patjetër mbështetja totale e politikës.

Kur ndërkombëtarët thonë se politika dhe gjyqësori kanë frikë nga reforma, i referohen pikërisht SPAK-ut dhe vonesave në ngritjen e kësaj strukture.

Fillimisht, ngritja e SPAK u tentua të sabotohej, duke mos votuar ndryshimet Kushtetuese, por deputetët që bënë rezistencë u kërcënuan se do të futeshin në listën e zezë të SHBA. Madje iu dërguan dhe mesazhe nominale që ta merrnin personalisht “mandatën” nëse nuk votonin reformën në drejtësi. Duke shënuar dhe votimin më të paprecedent në Parlamentin shqiptar, 100 përqind votat pro ndryshimeve Kushtetuese.

Më pas, SPAK u bllokua përmes zvarritjes së Vetingut nga armata e gjyqtarëve dhe një pjesë e politikës, përfshi PD dhe me mbështetjen e LSI, duke ankimuar ligjin në Kushtetuese.

Zbatimi i ligjit të SPAK-ut është bllokuar dhe për shkak të zvarritjes së ngritjes së KLP e KLGJ, po nga politika dhe gjyqësori.

Gjithsesi, procesi ka hyrë në një rrugë pa kthim. Duke iu referuar procedurave dhe afateve, lëvizjet e para për ngritjen e SPAK-ut duhej të nisnin në muajin mars të këtij viti.

Por deri më tani, ka hyrë prilli dhe gjithçka është lënë në heshtje. Por është lënë dhe në dorë të kauzave spontane si të opozitës ashtu dhe të qeverisë. Të cilat interferojnë ndonëse nga kahje të kundërta, vetëm në të njejtën pikë: Bllokimin e SPAK-ut.

Është  e bllokuar dhe u shkon për shtat shumë krerëve të politikës shqiptare, asnjëherë të interesuar për ngritjen e kësaj strukture. Jo vetëm Berisha, Meta, Basha dhe Monika janë kundër, por me mosveprim është dhe Edi Rama, kryeministër i vendit. Ku me sa duket ka një pakt mes tyre për ta bllokuar ngritjen e SPAK dhe për pasojë bllokimin e dosjeve të rënda të krimit.

Për të shpëtuar secili prej liderëve politikë të vetes dhe të bashkëpunëtorëve të tyre. Por fati është me shqiptarët, pasi për ngritjen e strukturave të SPAK do asistojnë përfaqësues të SHBA e BE të cilët këmbëngulin fort në këtë proces.

Njerëzit që do të bëhen pjesë e këtyre strukturave do kalojnë Vetingun, duhet të plotësojnë kushte e kritere të forta si dhe do të jenë nën monitorim të rreptë nga struktura të tjera të posaçme.

Në kompetencë të Byrosë së Hetimit dhe Prokurorisë së Posaçme do të jenë 40 vepra të ndryshme penale dhe të gjitha dosjet e funksionarëve dhe ish-funksionarëve shtetërorë që nuk janë hetuar apo gjykuar deri më sot.

Disa nga veprat penale që do hetohen nga Byroja dhe do gjykohen nga Gjykatat e Speciale janë korrupsioni pasiv dhe aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë si dhe korrupsioni aktiv dhe pasiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë.

Gjithashtu, në kompetencë të organeve të SPAK-ut do të jenë çdo vepër penale që dyshohet se është kryer apo që është kryer nga funksionarë apo ish-funksionarë shtetërorë që nga 1991 deri në ditët sotme.

Pra, çdo aktivitet i paligjshëm i zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve që pas rënies së regjimit komunist, mund të hetohet dhe gjykohet. Duke përfshirë dhe krimet e Sali Berishës dhe qeveritarëve të tij, të ish kryeministrit Fatos Nano dhe qeveritarëve të tij, të ish kryeministrit Ilir Meta dhe ministrave të tij e me rradhë.

Jashtë ‘radarit” të SPAK natyrisht që nuk mbetet kryeministri Edi Rama dhe ministrat e ish ministrat e tij. Pasi objekt i Byrosë Kombëtare të Hetimit, Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatave Speciale do të jenë veprat penale të presidentit dhe ish-presidentëve, kreut të kuvendit dhe ish-kryetarëve të Kuvendit, kryeministrit dhe ish-kryeministrave, ministrave dhe ish-ministrave. Por dhe të të gjithë deputetëve dhe ish-deputetëve, të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, të kryeprokurorit dhe ish-kryeprokurorit, të krerëve të organeve të reja të drejtësisë dhe të drejtuesve të institucioneve qendrore apo të pavarura që nga viti 1991.

Dhe në këtë kontekst, pritet që të rihapen dhe njëherë dosjet e thyerjes nga Shqipëria të embargos së vënë nga OKB për ish Jugosllavinë, dosja e zhdukjes së Remzi Hoxhës nga SHIK i Gazidedes. Por dhe ngritja e skemave piramidale nga Berisha, shkatërrimi i shtetit nga themelet më 1997, grushti i dështuar i shtetit dhe vrasja e Azem Hajdarit më 1998.

Dosje të tjera pritet të startojnë për drogën, për Gërdecin, vrasjen e deputetëve Xhindi e Olldashi, vrasjen e bankierit Santo, vrasjet më 21 janar 2011, vjedhja e rrugës së kombit dhe një sërë çështjesh të tjera. Pa përjashtuar këtu dhe aferën e CEZ e DIA si dhe trafikun e drogës së lëvizur nga politikanët e lartë në Shqipëri.

Gjithë procesi do të ketë një monitorim të rreptë nga SHBA dhe BE. Ku SHBA, me anë të ekspertëve të FBI dhe të drejtësisë penale, do të mundësojnë mbikëqyrjen dhe kontrollin e veprimtarisë së Byrosë Kombëtare të Hetimit, duke marrë pjesë edhe në hetime të caktuara.

Në ligjin për SPAK, janë parashikuar edhe ekipe të përbashkëta hetimore mes Shqipërisë-SHBA-BE, për të gjitha veprat penale në kompetencë të Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatës Speciale.

Ekipet e përbashkëta hetimore do të bazohen në konventat ndërkombëtare, konkretisht, në nenin 13 të Konventës së BE për Ndihmën e Ndërsjelltë Ligjore.Pamfleti.com

Mafia politike bllokon ngritjen e Prokurorisë , Gjykatës Speciale dhe Byrosë së Hetimit, pakti Rama-Berisha-Meta-Basha bllokon dosjet e mëdha të krimit Read More »

Skandali/ Flamur Noka godet me grusht dhe kap prej fyti policin, pastaj ankohen duke bërë viktimën (Video)

Dalin pamje të reja nga përplasja e deputetëve të PD-së dhe policisë në ambientet e Gjykatës së Tiranës janë siguruar nga Balkanweb.

Në pamjet filmike duket deputeti i PD, Flamur Noka i cili pasi godet i vë dorën në fyt një efektivi policie që përpiqet të ndalojë hyrjen e tyre.

Deputetët e Partisë Demokratike kanë kërkuar të futen në sallën e gjyqit ku do jepet masa për të ndaluarit, duke thyer edhe derën.

Ata kanë hasur përballjen me policinë që ka tentuar t’i nxjerrë jashtë duke u konfrontuar edhe fizikisht.

Deputeti i PD, Edmond Spaho, ka thënë për gazetarët se është dhunuar nga policia, duke treguar dhe gjak në këmishën e fytyrën tij.

Deputetët e Partisë Demokratike nuk kanë asnjë të drejtë që të futen brenda ambjenteve të Gjykatës dhe ata kanë shkuar me qëllim që të rrihen me policinë.

Pasi kanë dhunuar policinë, deputetët e Bashës kanë dalë jashtë në kamera dhe janë ankuar se janë goditur nga policia.

Skandali/ Flamur Noka godet me grusht dhe kap prej fyti policin, pastaj ankohen duke bërë viktimën (Video) Read More »

Hipën sipër policisë për t’u futur në sallën e gjyqit, publikohet video nga incidenti në Gjykatën e Tiranës

Deputetë të opozitës dhe familajrë të protestuesve kanë tentuar të futen brenda ambienteve të sallës së gjyqit ku po zhvillohet seanca për 23 të arrestuarit e protestës të së shtunës në Rrugën e Kombit.

Në videon e publikuar shikohet qartë momenti se si njëri nga familajrët e të arretuarve ka hipur sipër njerëzve të pranishëm, po ashtu edhe sipër forcave të policisë për t’u futur brenda me forcë.

Hipën sipër policisë për t’u futur në sallën e gjyqit, publikohet video nga incidenti në Gjykatën e Tiranës Read More »

Kërkimet për gjetjen e Ymerajt, gjendet motori i ujit …

Gjendet motori i ujit që 32-vjeçari, Santo Ymeraj humbi që prej natës të së premtes, para gjashtë ditësh. Motori i detit është gjetur mbrëmjen e djeshme nga familjarët e 32-vjeçarit në Budva të Malit të Zi.

Motori ka qenë në largësi prej 10 miljesh nga bregu i Budvës dhe sipas familjarëve, ai ishte gjysmë i mbytur dhe vetëm pjesa e parë ishte mbi ujë.

Motori është vërtetuar nga vetë familjarët nga ngjyra e bardhe dhe disa shenja të tjera.

Ndërkohë që dhe ditën e sotme kanë vijuar kërkimet për gjetjen e trupit të 32-vjeçarit nga familjarët me mjete detare tip gomone si dhe një helikopter që e kanë marrë me qira vetë familjarët. Por deri tani asnjë shenje të trupit të Sato Ymeraj.

Kërkimet për gjetjen e Ymerajt, gjendet motori i ujit … Read More »

Përgjysmohet grupi parlamentar i LS, dy deputetë braktisin e Monikën, ndërsa të tjerë presin radhën për të ikur

Lëvizja Socialiste për Integrim nuk po gjen qetësi, ndonëse po përpiqet të luajë një rol në opozitë.

Strategjia e ndjekur nga Monika Kryemadhi, kryetare e LSI, sidomos thirrja e fundit për mosbindje civile me sa duket ka trazuar fort grupin parlamentar të kësaj partie. Pasi nuk mund të pajtohet një pjesë e grupit të LSI me përpjekjet anti-shtet të Monikës dhe deputetëve-adoleshente që e ndjekin pas, si dhe sulmin ndaj institucioneve prej tyre. Çka ka sjellë një përplasje të fortë brenda grupit parlamentar, sidomos pas mbledhjeve të përbashkëta mes grupeve parlamentare të PD e LSI, për të vepruar kundër ligjeve të shtetit deri në mosbindje civile.

Thirrjet për mosbindje civile nga ish-kryeministri Berisha, të përforcuara nga kryedemokrati Basha dhe kryetarja e LSI Kryemadhi kanë sjellë në fakt një refuzim të gjysmës së deputetëve të LSI që t’i bashkohen kësaj iniciative.

Janë dy deputetë të cilët nuk e honepsin lëvizjen radikale të Berishës, Bashës por dhe Monikës.

I pari nga deputetët e LSI që ka dalë hapur ka qenë Robert Bitri, që përfaqëson qarkun e Fierit për këtë parti.

Përpos faktit që ka marrë pjesë në komisione, Bitri është shprehur kundër vendimit të përbashkët PD dhe LSI për mosbindje civile.

“Lulzim Basha nuk është kryetar i partisë sime dhe nuk jam dakord për mosbindje civile”, ka deklaruar ai.

Por vendimi i PD-LSI duket se është kundërshtuar edhe nga Edmond Haxhinasto, ish ministër i Transporteve në qeverinë e Ramës, si përfaqësues i LSI.

Deputeti i LSI, ndryshe nga deputetët e PD e kolegu i tij i LSI-së, Përparim Spahiu, ka marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë. Dhe me sa duket ky është vendimi i gjysmës së grupit të LSI, i cili pritet të shkëputet nga Monika dhe të udhëtojnë ose në drejtim të PS ose të qëndrojnë si grup deputetësh të pavarur. Duke e zhytur më tej në krizë LSI-në, mjaft e tgronditur nga largimi masiv i këshilltarëve bashkiakë në të gjithë vendin në drejtim të PS.

Por nuk është vetëm kjo përplasja dhe kundërshtia për një aleancë mes PD dhe LSI.

Edhe në bazën e PD, ka pakënaqësi për koalicionin me LSI, pasi sipas tyre vjedhjet më të mëdha janë shënuar pikërisht nga përfaqësuesit e LSI, dhe nuk mund të bëjnë sot sikur janë abuzime vetëm të PS. Çka nënkupton se ‘aliazhi’ politik mes PD dhe LSI është i papërshtatshëm por dhe i papërtypshëm nga baza e të dy partive respektive.

Duke shkaktuar “erozion” politik si brenda koalicionit ashtu dhe brenda partive politike. Pikërisht një vit para zgjedhjeve vendore.

Përgjysmohet grupi parlamentar i LS, dy deputetë braktisin e Monikën, ndërsa të tjerë presin radhën për të ikur Read More »

Situata e tensionuar, Rama-Thaçi takim kokë më kokë në një lokal të Tiranës

Kryeministri Rama dhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi mësohet se janë takuar papritmas në një lokal në Tiranë ditën e sotme.

Sipas informacioneve, takimi ka zgjatur rreth një orë, ndërkohë që nuk dihet ende arsyeja e vizitës së Thaçit në kryeqytet.

Dreka ka ardhur fill pas tensionit të krijuar në vend pas vendimit të marrë nga opozita që i bëri thirrje popullit për mosbindje civile.

Situata e tensionuar, Rama-Thaçi takim kokë më kokë në një lokal të Tiranës Read More »

Prokuroria ”nuk dorëzohet”: Burg për protestuesit e “Kombit”

Ndonëse sot ishte parashikuar seanca në Gjykatën e Kukësit e shtyrë për ditën  e nesërme, Prokuroria e Kukësit nuk tërhiqet nga qëndrimi i saj për të mbajtur nën arrest shumicën e protestuesve, të ndaluar me urdhër të akuzës që prej mbrëmjes së të shtunës.

Për 11 prej banorëve të Kukësit që u ndaluan për protestën do të kërkohet arrest me burg. Ndërkohë që për pesë të tjerë do t’i parashtrohet gjykatës kërkesa për të vendosur masën e arrestit shtëpiak. Sipas këndvështrimit të dy prokurorëve të dosjes, vetëm për shtatë prej të ndaluarve gjykata mund të japë masën e detyrimit me paraqitje derisa në mbyllje të hetimeve për protestën e 31 marsit.

Prokuroria thotë në kërkesën për vlerësim të urdhrave të ndalimit se gjatë kësaj proteste u plagosën 12 efektivë të policisë, ndërkohë që u dëmtuan nga gazi lotsjellës edhe katër protestues.

Për të gjithë ata që kërkohet arresti pretendohet se ka prova që i implikojnë siç janë videot, por edhe shkalla e dhunës e përdorur prej tyre. Ndërkohë që për shtatë të tjerët kërkohet detyrimi me paraqitje duke ju referuar moshës, shkallës së ulët të rrezikshmërisë përshkruhet më tej si edhe gjendjes shëndetësore të njërit prej tyre. Protestuesit, sipas Prokurorisë, kishin dorëzuar kërkesë për tubimin e 31 marsit, por policia nuk u kishte kthyer përgjigje.

Forcat Speciale

Për shkak se është vendosur që masa të zhvillohet në Kukës, policia lokale thonë burimet, ka kërkuar masa shtesë nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, numri i të cilëve nuk është vendosur ende se sa do të jetë. Për shkak se ndryshimet ligjore në kuadër të reformës, përcaktojnë daljen njëkohësisht të të arrestuarve para gjykatës, dhe jo një e nga një siç është proceduar deri me tani, kafazi i gjykatës Kukës nuk e ka hapësirën e mjaftueshme për t’i mbajtur të 23 të ndaluarit.

Në mungesë të një kafazi të tillë, siç shprehen burimet po diskutohet që të ndaluarit të mbahen në sallë me praninë e forcave të policisë duke ndjekur precedentin e hapur më herët nga Krimet e Rënda, pas një mega operacioni që goditi një grup ndërkombëtar të trafikantëve të vizave.

Protesta në Tiranë

Gjatë kësaj të marte, mbështetësit e të ndaluarve kanë vijuar protestën para drejtorisë së Policisë së Tiranës. “Unë vij nga Italia. Kam ndërprerë kurimin tim në Itali dhe kam ardhur për të mbështetur këta shokë”, shprehet një qytetar. “Nuk kanë bërë protestë për partinë, por për ekonominë e vetë”, shprehet një tjetër qytetar. “Do vijnë nga jashtë shtetit për t’i mbështetur. Kjo është katastrofë, nuk e kuptojmë çfarë po bëhet”, thotë një tjetër.

Prokuroria ”nuk dorëzohet”: Burg për protestuesit e “Kombit” Read More »