Lajmi i fundit

Kjo është stuhia diellore që mund të godasë së shpejti Tokën, do na lërë pa energji dhe do na kthejë në fillimin e viteve ‘800

Një qiell më ngjyrë të kuqe në jeshile, pajisje elektronike që dalin jashtë funksionit, e tërë kjo situatë e paimagjinueshme për ne mund të vijë si pasojë e një stuhie diellore.

Kjo stuhi diellore, mund të jetë e ngjashme me atë të vitit 1859, kur u bllokua komunikimi telegrafik në të gjithë botën. Po mund të jetë akoma më e rëndë, shkruan Roger Dube në “The Conversation”. Profesori i shkencës në Rochester Institute of Technology tregon se çfarë mund të ndodhë nëse një stuhi e kësaj natyre godet planetin. Stuhitë diellore mund të lëshojnë miliarda protone dhe elektrone në një sferë plazme të tej nxehur në sistemin diellor. Ndodh që 1 në 20 nga këto sfera të drejtohen drejt orbitës së Tokës.

Nga pikëpamja shkencore, një stuhi diellore ndodh kur një shpërthim magnetik në shkallë të gjerë, shkakton nxjerrjen e një mase në sipërfaqen e Diellit. Kjo lëshon në atmosferën e diellit grimca të ngarkuara me shpejtësi shumë të madhe. Grimcat më të rëndësishme, protonet, mund të ecin me shpejtësi sa 1/3 e asaj të dritës, pra 100 mijë km në sekondë. Me këtë shpejtësi, atyre do t’u duhen vetëm 30 minuta për të mbërritur në Tokë. Ato duhet të kalojnë në magnetosferë, që mbron Tokën nga grimca të tilla.

Pasi hyjnë në këtë shtresë, ato drejtohen në linjat e fushave magnetike në mënyrë të tillë që të arrijnë të hyjnë në atmosferë pranë Polit të Veriut dhe atij të Jugut. Nëse stuhia diellore është e përmasave të vogla, pasoja do të jetë e ngjashme me stuhinë e vitit 1989, e cila la pa energji për rreth 9 orë 6 milionë njerëz në Kanada. Por nëse stuhia është e madhe, pasojat në Tokë do të jenë të tilla; pa energji, ujë dhe internet për vite të tëra.

Kjo është stuhia diellore që mund të godasë së shpejti Tokën, do na lërë pa energji dhe do na kthejë në fillimin e viteve ‘800 Read More »

Plas në LSI/ Deputeti i del kundër Monika Kryemadhit, injoron vendimin e saj me Bashën: Ai s’është kryetari im

Qendrim surprizë ky i deputetit të LSI Robert Bitri i cili ka dalë kundër vendimit unanim që Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI mori me Lulzim Bashën, kreun e PD në mbledhjen e djeshme

Bitri ka deklaruar se nuk është dakord për mosbindje civile dhe se Basha nuk është kryetari i tij ndaj nuk ka pse ndjek të njëjtën linjë me të.

Kujtojmë se para pak minutash është mbledhur Komisioni i Ekonomisë. PD e ka bojkotuar, ndërsa LSI ka marrë pjesë.

Sakaq, deputetë të PS kanë dënuar vendimin e opozitës për modbindje civile.
Ermonela Felaj e ka cilësuar thirrjen për mosbindje “një thirrje banale” e lidhur me interesa e qëllime personale.

Plas në LSI/ Deputeti i del kundër Monika Kryemadhit, injoron vendimin e saj me Bashën: Ai s’është kryetari im Read More »

Kasapi shqiptar bënte namin me “brinjë” e “fileto”, kodet që e futën në kurth

Arrestohet shqiptari i cili kishte kthyer thertoren ne nje biznes qe mbulonte biznesin e tij te paligjshem te shitjes se droges.

Paratë e mbledhura nga droga, ai i invetonte për të blerë makina dhe më pas i shiste ato në Shqipëri.

Kështu ndodhte me një 33-vjeçar shqiptar i cili ra në prangat e policisë italiane, pasi zbriti në aeroportin e Genovas.

Ai ishte shpallur në kërkim për trafik droge,shkruan “Liguria notizie”.

Gjatë kontrollit të ushtuar shqiptarit iu gjetën një kg kokainë dhe 16 kg marijuanë si dhe 39.500 euro.

Hetimet treguan madje kodet që përdorte banda, teksa bënte porositë për marijuanën dhe kokainën.

Sipas policisë, biznesi i ‘mishit’ i sillte bandës rreth 50 mijë euro të ardhura në javë.

Bifteku “fiorentin”, “brinjë” dhe “fileto” do të zëvendësonin peshën e barnave të ndryshme, 20, 10, 5 e me radhë.

Kasapi shqiptar bënte namin me “brinjë” e “fileto”, kodet që e futën në kurth Read More »

Vlorë : Kërkime në det për 32-vjeçarin e zhdukur prej 6 ditësh

Vijojnë kërkimet në det për 32 vjeçarin Ksandro Imeraj. Pasditen e djeshme territori nga Palasa në Shëngjin është monitoruar nga ajri nga autoritetet italiane.

Policia kufitare e Delta Force kanë nisur edhe sot kërkimin në det, ndërsa edhe familjare dhe të afërm të tij i janë bashkuar operacionit.

Imeraj ka humbur kontaktet me familjarët prej mbremjes së të merkurës, 28 mars 2018. Ai kishte dalë në det me një Yetsky. Dyshimet janë se mund të jetë mbytur.

Ndërkohë, policia lokale e Vlorës nuk ka arritur të identifikojë autorin e letrës së gjetur në varkë mesditën e së martës në plazhin e Zvërnecit.

Vlorë : Kërkime në det për 32-vjeçarin e zhdukur prej 6 ditësh Read More »

Dokumenti/ Rama vendosi 5 euro, por Berisha dhe Meta kërkuan 9 euro. Prapaskenat e PD-LSI për Rrugën e Kombit

Vendosja e tarifës në Rrugën e Kombitë për ata që e përdorin me automjete është kthyer në “kauzën” politike të PD-së dhe LSI-së. Basha e Kryemadhi i kanë dalë në ballë kësaj proteste duke bërë ç’mos që të sulmojnë qeverinë.

Mirëpo, kjo rrugë dhe dhënia e saj me koncension për përfundimin e punimeve & mirëmbajtjen ka një histori më të gjatë se ajo që kemi parë të deklarohet nga PD-LSI. Historia e dhënies me koncension dhe tarifim të saj ka filluar në vitin 2011, kur shef qeverie ishte Sali Berisha. Në vitin 2011 Berisha kryeministër i kërkoi kompanisë IFC një studim, ku llogaritej edhe tarifa që do duhej të paguhej për automjetet. Siç duket edhe në dokumentin e siguruar nga Lexo.al, Berisha ishte gati që të vendoste tarifën prej 9 eurosh (18 euro vajtje-ardhje).

Në atë kohë, LSI ishte në qeveri me Berishën dhe nuk bëri zë edhe pse flitej për një tarifë që tejkalonte çdo cak dhe ishte larg tarifave të rajonit. Por, për sa kohë ishte në pushtet, LSI nuk fliste as nuk i shihte ato që ndodhnin.

Pse dështoi dhënia me koncension nga qeveria Berisha në 2011?

Berisha në 2011 e hodhi tenderin për këtë koncension bazuar në studimin e kompanisë IFC, por, ai dështoi në raudin e dytë sepse nuk pati oferta nga kompanitë që operojnë në këtë sektor.

Më pas, ishin ministrat e partisë tjetër opozitare, LSI, të cilët nisën dhe bitisën procesin e dhënies me koncension të kësaj rrugë. E ata ministra pa “OK” e partisë nuk mundeshin kurrësesi të vepronin.

Pra, po të shohësh historinë që nga 2011 deri sot, kupton lehtë se sot kemi një opozitë të papërgjegjshme e cila tenton të shfrytëzojë çdo rast për përfitim politik, pa patur në asnjë moment në plan të parë Shqipërinë apo shqiptarët.

Kjo tallje që opozita po ju bën shqiptarëve është tarifa më e rëndë që merr vendi duke u nxirë si vend vandalësh.

Dokumenti/ Rama vendosi 5 euro, por Berisha dhe Meta kërkuan 9 euro. Prapaskenat e PD-LSI për Rrugën e Kombit Read More »

Polici qëllon me pistoletë në gjoks shqiptarin

Një shqiptar është plagosur me armë zjarri në Itali nga një karabinier, mbrëmjen e sotme.

Siç raportojnë mediat lokale ngjarja ndodhi në autostradën “A2” në Salerno. Një efektiv i stacionit në Battipaglia, ishte duke ndjekur me makinë një makinë tip “Fiat Croma” me në bord tre persona. Makina ishte e sinjalizuar si e vjedhur. Në një moment, 3 personat në Fiat braktisin mjetin dhe ia mbathin në këmbë.

Efektivi ishte duke kaluar pjesën ndarëse metatile të rrugës për të arritur personat që po largoheshin. Në një moment një ata kthehet në drejtim të agjentit, i cili teksa rrëzohet nga ndarësja metalike e rrugës qëllon me pistoletë.

Plumbi kap një 42-vjeçar shqiptar në gjoks. Identiteti i të plagosur nuk bëhet i ditur nga mediat italiane.

Raportohet se shqiptari është transportuar në spital dhe po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.

Polici qëllon me pistoletë në gjoks shqiptarin Read More »

Italianët : Plazhet, si ato në Karaibe ! Të mrekulluar nga jugu i Shqipërisë :)

Bukuria natyrore që të fal bregdeti shqiptar është bërë shpesh objekt diskutimesh, lidhur me idenë se si duhet shfrytëzuar një pasuri e tillë, në mënyrë që numri i turistëve që e vizitojnë atë të jetë gjithnjë e më i madh.
E teksa në Shqipëri përpiqën t’i bëjnë reklamë plazheve tona, edhe pse ndërkohë gjërat nuk kanë ndryshuar shumë, ‘fjalë të mira’ vijnë nga shtetet fqinje.
Faqa “tgcom24” ka publikuar një artikull ku vlerëson shumë jugun e Shqipërisë, dhe plazhet më të veçanta të tij.

“Një diamant ende i papërpunuar, por me ‘forma’ shumë të bukura!”

Kështu mund të përkufizohet imazhi që i përshtatet më shumë Shqipërisë, një tokë deri diku e harruar nga flukset e mëdha turistike por që fsheh peizazhe të mrekullueshme, plazhe që i ngjajnë atyre në Karaibe, mikpritje për t’u pasur zili etj..

Kryesisht është jugu i Shqipërsië ai që na dhuron kënaqësi natyrale që nuk i gjen kudo, me shtrirjen e tij nga Vlora në Sarandë e më tej, në zonën e Parkun Kombëtar të Llogorasë, jo larg Italisë. Përmendim këtu edhe kombinimin e plazheve ranore me malet shkëmbore.

Plazhi në Shqipëri është sinonim i pushimeve me kosto të ulët. Fakti që masat e turistëve ende nuk e njohin sa duhet bregdetin jugor të Shqipërisë, çmimet e hoteleve dhe të restoranteve nuk mund të quhen kurrsesi të larta.

Më poshtë po ju rreshtojmë disa nga vendet më të bukura për të kaluar pushimet, të cilat do t’ju habisin.

Vlora – Është një nga qytetet më antike shqiptare. U themelua në shekullin VI para Krishtit, me emrin Aulona!
Jo larg nga qyteti i Vlorës gjeni plazhin e Jalit, pak kilometra pas të famshmit Dhërmi, afër fshatit Vuno. Një plazh i vogël i mrekullueshëm dhe i qetë, me ujë të kristaltë.
Dhërmiu është i magjishëm; një plazh ku mund të gjesh lehtësisht një dhomë për të pushuar apo ku mund të bësh camping, e të shijosh perëndimine diellit si në asnjë vend tjetër.

Plazhi i Livadhit, nën ‘këmbët’ e kështjellës së qytetit, është i përshtatur më së miri me bimësinë e dendur dhe me muret shkëmbore. Edhe këtu deti është transparent në mënyrë të mrekullueshme.
Shumë restorante të Himarës ofrojnë ushqime të shijshme dhe ekonomike me bazë peshkun e kallamarët.

Përmendim gjithashtu vende si Gjipea apo dhe të tjera, që mund të arrihen lehtësisht me varkë, me makinë apo edhe në këmbë.
Nuk duhet humbur Shpella e Piratëve, e cila dikur ishte strehë për gjahtarët e detit, ndërsa sot e famshme për intimitetin që të ofron dhe për pamjen e mrekullueshme.

Në fund zbresim edhe më poshtë, drejt Sarandës, plazhit të bukur që gjendet pikërisht përballë ishullit të Korfuzit.
Në këtë zonë nuk duhet humbur pa u vizituar Ksamili i famshëm, një zonë turistike afër qytetit antic të Butrintit, 17 kilometra nga Saranda. Këtu nuk duhet të harrojmë ishujt e vegjël rrotull me ujin ekristaltë.

Për ta mbyllur, shkojmë tek plazhi Pulëbardhat, absolutisht një nga më të bukurit në Shqipëri, prej të cilit mund të shëtisësh me varkë për të zbuluar zonat e magjishme të paprekura që gjenden përreth.

Italianët : Plazhet, si ato në Karaibe ! Të mrekulluar nga jugu i Shqipërisë :) Read More »

Ja si do të jenë temperaturat javën e parë të Prillit.Surprizat e motit nuk kanë fund

Shirat e papërqendruar të kësaj fundjave kanë bërë që muaji prill të trokasë me mot të paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe shira lokalë.

Por duke nisur nga dita e hënë, sipas shërbimit Meteoalb, gjatë pjesës së parë të ditës vijon prezenca e shirave. Vranësirat do të jenë të shpeshta kryesisht në veri verilindje, por pasditja fuqizon kthjellimet në të gjithë vendin.

Dita e martë vijon me kthjellime dhe vranësira kalimtare deri në orët e vona të pasdites, kur vranësirat bëhen më të dukshme në territor.

E mërkura, gjatë gjithë ditës, paraqitet me kthjellime dhe alternime vranësirash. Era deri të mërkurën, do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi perëndimor.

Temperaturat e ajrit me rënie të lehtë mëngjesin e së hënës, por rritje me të paktën 2°C gjatë mesditës. Rritja do të vijojë të martën dhe të mërkurën duke variuar nga 6°C mëngjesi më i freskët në zonat malore deri mbi 28°C, në orët e mesditës, zonat perëndimore.

Ja si do të jenë temperaturat javën e parë të Prillit.Surprizat e motit nuk kanë fund Read More »