Lajmi i fundit

Gramoz Ruçi injoron kërkesën e opozitës së bashkuar, refuzon shtyrjen e seancës plenare

Kërkesa e Partisë demokratike për të shtyrë seancën e sotme në orën 18:00 është hedhur poshtë nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi. Kërkesa e dorëzuar ditën e mërkurë nga PD-LSI nuk është marrë në konsideratë dhe seanca do të fillojë ashtu siç ishte parashikuar në axhendë.

Opozita pritet të mos jetë sot në Kuvend për shkak se do t’i bashkohet protestës së qytetarëve për bllokimin e akseve rrugore kundër tarifës në Rrugën e Kombit. Parashikohet që protesta të zgjasë 3 orë, 10:00 deri në 13:00.

Akset e bllokuara nga protestuesit do të jenë rrethrrotullimi i Bradasheshit në Elbasan, rrethrrotullimi në Çermë, rrethrrotullimi Milot për Veriun dhe në Vorë. Ndërkohë që policia thotë se protesta është e paligjshme pasi nuk ka marrë asnjë njoftim për të.

Gramoz Ruçi injoron kërkesën e opozitës së bashkuar, refuzon shtyrjen e seancës plenare Read More »

Deklarata e fortë e Kryeprokurorit: E gjithë kupola e shtetit nën hetim për korrupsion

Kryeprokurori Imer Beka ka thënë për ‘’Zëri’’ se janë nën hetim për korrupsion 4 deputetë të Kuvendit të Kosovës. Ai nuk ka përmendur emra, për shkak se mund të dëmtojë hetimet.

Gjithashtu ai e vuri theksin edhe te hetimi i ministrave, zëvëndëministrave , kryetarëve të komunave, por edhe zyrtarëve të lartë të shtetit të cilët po hetohen për të njëjtën vepër penale.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë thotë po ashtu se Gjykatat e Kosovës janë bashkëfajtore për hedhjen poshtë të aktakuzave të ngritura nga Prokuroria kryesore, por edhe prokuroritë e tjera në të gjithë vendin.

Imer Beka nuk e ka përjashtuar mundësinë, ku persona të caktuar kanë tentuar të fillojnë hetimet, apo edhe të ngrenë akuza për motive politike.

Deklarata e fortë e Kryeprokurorit: E gjithë kupola e shtetit nën hetim për korrupsion Read More »

Fillon bllokimi i autostradave nga opozita. Basha në Vorë, Kryemadhi në Elbasan

Ka nisur protesta e opozitës në gjithë vendin. Porotestuesit kanë nisur bllokimin e rrugëve në shenjë mosbindje civile ndaj qeverisë. Akset që bllokohen janë: Rrethrrotullimi Milot për Veriun, Rrethrrotullimi i Bradasheshit për Lindjen, Rrethrrotullimi në Çermë për Jugun, në Vorë për Shqipërinë e Mesme.

Sot Lulzim Basha ka provën e forcës. Sot do shikohet sa luftëtar është kryetari i PD-së në terren e jo nga zyra e konferencave të shtypit. Sot Lulzim Basha ka lajmëruar se do jetë i pari që bashkë me protestuesit në Vorë do të dal në rrugë për të bllokuar autostradën në shenjë revolte ndaj kryeministrit Rama.

Ndërkohë burime konfidenciale nga policia e shtetit thonë se janë dërguar shumë forca policie në Vorë dhe kudo ku opozita do të tentojë se do të bllokojë rrugët.

Bile urdhëri është se kushdo guxon të bllokojë rrugët do të arrestohet. Por a do të guxojnë ta ndalojnë dhe shoqërojnë në komisariat Lulzim Bashën?

Të presim, por nuk duket se do të guxojë policia t’i afrohet kur Lulzim Basha i cili do të dalë në mes të autostradës.

Në momentin që opozita ka bllokuar gjithë akset kryesore të vendit, mazhoranca ka zgjedhur të zhvillojë një seancë të rregullt të Parlamentit. Në orë 09:30 deputetët e PS janë mbledhur për të zhvilluar mbledhje grupi. Ndërsa më pas do të marrin pjesë në mbledhjen e Kuvendi. Zhvillimi i seancës pa opozitën duket se është marrë si tjetër provokim nga partitë e opozitës.

FOTO NGA PROTESTA

Protestuesit në Elbasan hedhin tymuese dhe djegin goma

Bllokimi i rrugës, ashtu siç ishte paralajmëruar nga opozita, ka ndodhur edhe në Bradashesh të Elbasanit.

Me qindra persona, në prani edhe të kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, kanë bllokuar këtë aks mjaft të rëndësishëm, jo vetëm për qytetin e Elbasanit, por për të gjithë juglindjen.

Përveçse kanë bllokuar rrugën në rrethrrotullimin e Bradasheshit, protestuesit kanë hedhur tymuese dhe kanë djegur goma.

FOTOLAJM/BASHA NË PROTESTË

Fillon bllokimi i autostradave nga opozita. Basha në Vorë, Kryemadhi në Elbasan Read More »

Mosbindja civile, çfarë skenari pritet të ndodhë me Kuvendin?

Opozita shqiptare nis sot në orën 10:00 aksionin për mosbindjen civile.

E para gjë që do bëjë është bllokimi i disa akseve kryesore të qarkullimit të rrugëve, në shenjë proteste për vendosjen e taksës në Rrugën e Kombit.

Në funksion të kësaj proteste opozita kërkoi që seanca plenare e parashikuar në orën 10:00 të shtyhet në orën 18:00.

Por Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet si zakonisht sot në orën 10:00 në seancën e përjavshme, siç njoftohet së paku në faqen zyrtare të institucionit.

Njoftimi tregon se kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi e ka refuzuar shtyrjen e seancës për 8 orë më vonë, siç i është kërkuar nga opozita.

Ndërkohë grupi parlamentar i LSI ka kërkuar nga Gramoz Ruçi që të përjashtojë nga punimet e Kuvendit kryeministrin Edi Rama, pasi ata pretendojnë se në seancën parlamentare të kaluar Rama ka përdorur fjalor fyes ndaj opozitës dhe qytetarëve, pas protestës në Rrugën e Kombit.

Mosbindja civile, çfarë skenari pritet të ndodhë me Kuvendin? Read More »

Opozita nis mosbindjen civile, bllokohen 4 rrugë pa leje nga policia

PD dhe LSI do të nisin spt aksionin opozitar me mosbindje civile duke vllokuar katër alse kryesore pa leje nga policia.

Opozita nis sot në orën 10:00 mosbindjen civile, ku pritet të bllokojë disa akse kryesore të qarkullimit të rrugëve, në shenjë proteste për vendosjen e taksës në Rrugën e Kombit.

Nga ora 10:00-13:00 pothuajse i gjithë qarkullimi në Shqipëri do të jetë i paralizuar, kjo pasi 4 akset kryesore do të bllokohen me protestues.

Qytetarë të mbështetur edhe nga PD do të bllokojnë kryqëzimin e Milotit i cili lidh Tiranën me Shkodrën, por edhe Rrugën e Kombit me Tiranën dhe Durrësin.

Gjithashtu do të bllokohet kryqëzimi i Çermës në Lushnje që bllokon lëvizjen në jug të vendit, kryqëzimin e Vorës dhe kryqëzimi i Bradasheshit në Elbasan.

Në funksion të kësaj proteste opozita kërkoi që seanca plenare e parashikuar në orën 10:00 të shtyhet në orën 18:00.

Kryetari i PD-së i bëri thirrje dje qytetarëve të bashkohen në protestat që do të shtrihen në të gjithë vendin.

Opozita nis mosbindjen civile, bllokohen 4 rrugë pa leje nga policia Read More »

A do ketë dhunë në protestën e opozitës sot? Deklarata frikësuese e…

Sot nis mosbidja civile, por cfare pritet te ndodhe nderkohe qe protesta e opozites nuk eshte e ligjshme se nuk ka leje ne Polici?

Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në Ora News, i pyetur nëse do të ketë dhunë nga policia ndaj protestuesve, tha se çdo lloj marrëzie mund të ndodhë.

Hila: Juve mendoni që do të ketë dhunë nga ana e policisë?

Vasili: Çdo lloj marrëzie mund të ndodhi. Siç ndodhi në Kukës mund të ndodhë prapë. Nëse policia e ka zgjidhur që të hyjë në konflikt me të gjithë qytetarët le të hyjë. Nëse e mendon se me 8 mijë trupa t’u kundërvihet mijëra qytetarëve le t’u kundërvihet. Kjo polici ka rekorde negative. Në rast se kjo polici me këtë moral të kompromentuar rëndë hyn në konflikt me popullin, le të hyjë.

A do ketë dhunë në protestën e opozitës sot? Deklarata frikësuese e… Read More »

ILDKP kallëzon penalisht 6 deputetë, gjobiten ministra, zv/ministra dhe ambasadorë

Politikanët shqiptarë kanë fshehur pasuritë gjatë vitit 2017. Reforma në drejtësi duket se nuk ka trembur vetëm gjyqtarët dhe prokurorët, pasi ministra, zv/ministra dhe deputetë kanë tentuar t’i shpëtojnë rrjetës së Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.

Gazeta “Sot”, ka siguruar të dhënat e ILDKP në raportin vjetor të vitit 2017 dhe aty tregohet se janë gjobitur në total 438 persona, të cilat nuk kanë deklaruar të ardhurat. Përveç kësaj janë kallëzuar penalisht 32 persona, mes të cilëve 6 deputetë, emrat e të cilëve ende nuk dihen, pasi ndryshe nga vitet e shkuara, ILDKP ka vendosur të ruajë privatësinë për çdo zyrtarë që gjendet me shkelje.

“Për periudhën 2014-2017, 262 kallëzime penale janë referuar pranë zyrës së prokurorisë, Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe strukturave të hetimit tatimor. 74 nga 262 kallëzime penale kanë të bëjnë me vitin 2014, për vitin 2015 janë paraqitur 84 kallëzime penale, ndërsa për vitin 2016 janë 72 kallëzime penale, ndërsa për vitin 2017 u paraqitën pranë strukturave përkatëse 32 kallëzime penale. Këto referime përfshinë një numër të konsiderueshëm zyrtarësh të lartë, si anëtarë të parlamentit, gjyqtarë dhe prokurorë, ambasadorë, kryetarë bashkish, titullarë institucionesh qendrore dhe zyrtarë të tjerë. Vlen të theksohet se gjatë 2016-2017, janë 6 referime të kryera pranë organeve ligjzbatuese për deputetë”, thuhet në dokumentin e siguruar nga gazeta.

Aplikimi i gjobave

Për periudhën 2014 deri më shtator 2017, ILDKP ka aplikuar rreth 1,700 sanksione administrative me gjobë për zyrtarët publik. Për vitin 2016, janë aplikuar 314 masa administrative me gjobë, ndërsa për periudhën janar– dhjetor 2017 ka aplikuar në total 438 gjoba. Masat administrative të aplikuara nga ILDKP përfshijnë zyrtarë të lartë si ministra, zëvendësministra, deputetë dhe drejtorë të institucioneve. Në kuadër të verifikimeve që janë bërë për vitin 2017, ILDKP ka zbuluar dhe raste të konfliktit të interesit. Përgjatë periudhës shtator 2016-dhjetor 2017 ky institucion ka trajtuar dhe parandaluar 287 raste të konfliktit të interesit për zyrtarët në ushtrim të funksioneve publike. ILDKP gjatë ushtrimit të kontrolleve të plota të deklaratave të interesave private ka identifikuar rreth 112 raste zyrtarësh që kanë ushtruar funksionet në kushtet e konfliktit të interesit, duke vendosur ndaj tyre masat administrative sanksion me gjobë.

Denoncimi i korrupsionit

Përveç kontrollit, ILDKP merret dhe me procesin e luftës ndaj korrupsionit në administratë. Ky është institucioni përgjegjës për të ashtuquajturit “bilbilfryrës” ose “sinjalizues”. Këta persona mund të denoncojnë raste korrupsioni në administratë. Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave ka marrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar krijimin e njësive përgjegjëse brenda autoriteteve publike qendrore dhe vendore me mbi 80 punonjës dhe raportimin e tyre pranë ILDKP, me qëllim përpilimin e Regjistrit Kombëtar të njësive përgjegjëse, së bashku me emrat dhe pozitën e personit përgjegjës për zbatimin e këtij ligji, në total janë 163 njësi përgjegjëse të ngritura në sektorin publik. Po ashtu, ILDKP ka marrë të gjitha masat për të siguruar krijimin e njësive përgjegjëse brenda sektorit privat në organizatat me mbi 100 punonjës, me qëllim përpilimin e Regjistrit Kombëtar të njësive përgjegjëse në sektorin privat, së bashku me emrat dhe pozitën e personit përgjegjës për zbatimin e këtij ligj, aktualisht janë 436 njësi përgjegjëse të ngritura në këtë sektor.

ILDKP kallëzon penalisht 6 deputetë, gjobiten ministra, zv/ministra dhe ambasadorë Read More »

Profil – Kush është Vitore Tusha, gjyqtarja “e pastër” që la në burg Fatos Nanon

Vitore Tusha mban gradën doktore shkencash. Ajo është anëtare e Gjykatës Kushtetuese që prej vitit 2008 e gjithashtu anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Lindur më 26 nëntor 1960 në Tiranë, ajo u diplomua në vitin 1983 në Fakultetin e Shkencave Politike-Juridike, dega Drejtësi.

Nga viti 1983 deri në vitin 1990 ka ushtruar detyrën e Përmbarueses Gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Tiranë dhe më pas deri në vitin 1992 ushtroi profesionin e avokatit.

Në periudhën 1992-1994 ka ushtruar detyrën e gjyqtares në Gjykatën e Rrethit Tiranë dhe në vitet 1994-2001 atë të gjyqtares në Gjykatën e Kasacionit. Në vitet 1999-2001 ka qenë kryetare e Kolegjit Civil të kësaj gjykate.

Në vitin 1997 merr gradën shkencore “Doktor i Shkencave Juridike”. Në vitin 2004 zgjidhet nënkryetare e Dhomës Kombëtare të Avokatisë. Nga viti 1986 e në vazhdim ushtron mësimdhënien si lektore e së Drejtës Civile dhe Procedurës Civile pranë Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkollës së Magjistraturës.

Është bashkëautore në hartimin tekstit Procedura Civile. Ka marrë pjesë me cilësinë e ekspertes ligjore në hartimin e disa projektligjeve. Në mars 2008 është emëruar anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Tusha është mes gjyqtarëve që kanë shpallur si jokushtetuese çështje me ndjeshmëri të lartë publike, sikurse marrëveshja e detit, apo ligji i lustracionit, ndërsa u rreshtua mes gjyqtarëve kushtetues që i thanë po ligjit të vettingut.

Por, çështja më e bujshme e shqyrtuar prej saj është regjistruar gjatë kohës që mbante detyrën e gjyqtares së Kasacionit, nga viti 1994 deri në vitin 2001.

Në nëntor të vitit 1995 , Tusha rrëzoi kërkesën e ish-Kryeministrit Fatos Nano, i cili kërkoi lirim të parakohshëm nga burgu pasi ishte dënuar me 12 vite heqje lirie.

Megjithatë, Nano e la burgun para kohe, pasi ndryshimet e atëhershme në Kodin Penal e ricilësuan veprën për të cilën ai ishte shpallur fajtor, duke ulur edhe parashikimin e dënimit.

Tusha është gjyqtarja e radhës që i nënshtrohet Vettingut dhe me gjasa e para që e kalon këtë testim. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit përmendi se ndaj gjyqtares në karrierën e saj ka patur pesë ankesa nga qytetarët për vendimmarrjet, nuk u dha asnjë konkluzion në këtë pikë.

Vendimi do të shpallet të enjten. Por nga gjetjet e evidentuara, parashikohet që Tusha të jetë e para gjyqtare ndaj të cilës do të vendoset vula pozitive, e përshtatshme për të qenë gjyqtare.(TCH)

Profil – Kush është Vitore Tusha, gjyqtarja “e pastër” që la në burg Fatos Nanon Read More »