Lajmi i fundit

Pesë ditë pushim do të ketë administrata shtetërore për festat e 28 dhe 29 nëntorit

Pesë ditë pushim do të ketë administrata shtetërore për festat e 28 dhe 29 nëntorit. Ky vendim ka ardhur nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe si rrjedhojë e festave të 28-29 nëntorit, administrata publike do të jetë pushim nga e mërkura deri të dielën e javës së ardhshme.

Kështu, Këshilli i Ministrave ka zyrtarizuar vendimin për të caktuar, si ditë pushimi për administratën publike, të premten e 30 nëntorit. Bëhet me dije se vendimi përcakton se dita e punës e datës 30 nëntor do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda këtij viti.

Pesë ditë pushim do të ketë administrata shtetërore për festat e 28 dhe 29 nëntorit Read More »

Shtyhet gjyqi, Izet Haxhia akuza Fatmira Hajdarit: Shiti burrin për tu bërë…

Është shtyrë përsëri seancë për çështjen Hajdari, pasi Izet Haxhia kërkon ndërrimin e turpës gjyqësore me gjyqtarë të cilët kanë kaluar më parë vetingun. Trupa gjykuese e Apelit e përbërë nga Valdete Hoxha, Genti Shala dhe Astrit Haxhia ka kërkuar që të tërhiqet nga gjykimi për çështjes së Izet Haxhisë, ndërsa kërkesa nuk është pranuar nga ana e kryesuesit të gjykatës së Apelit. Avokati i Haxhisë, Bashkim Nikolli tha se i gjithë procesi është përballë ngjyrimeve dhe ndikimeve të forta politike.

Vetë Haxhia ka hedhur akuza të forta në drejtim të gjykatës së apelit, duke thënë se është nën kontrollin e plotë të dyshes Rama Meta. Haxhia ka akuzuar dhe gjyqtaren Fatmira Hajdari, bashkëshorten e deputetit të ndjerë se është bërë palë me vrasësin e burrit të saj, Berishën, duke bërë që kolegët e saj të mos marrin përsipër këtë çështje. “Gjykata e Apelit është në duart e dyshes Rama-Meta. Fatmira Hajdari është bërë palë me Sali Berishën, vrasësin e burrit të saj, nuk dua që të gjykohem nga kolegët e saj”, është shprehur Haxhia në Gjykatë.

Shtyhet gjyqi, Izet Haxhia akuza Fatmira Hajdarit: Shiti burrin për tu bërë… Read More »

Vlorë- Mbi 6000 banorë të 3 fshatrave, furnizim 24 orë me ujë të pijshëm

Mbi 6000 banorë të fshatrave Dukat, Tragjas dhe Radhimë në qytetin bregdetar të Vlorës do të furnizohen 24 orë me ujë të pijshëm.

Projekti përfundimtar për ujësjellësin që do të furnizojë këto fshatra u diskutua këto ditë në një takim të hapur në Vlorë me përfaqësues të qeverisjes vendore, Ndërmarrjen Ujësjellës Kanalizimeve dhe përfaqësues të komuniteteve përfituese.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit bën të ditur se “punimet do të fillojnë në 2019-ën dhe planifikohen të zgjasin 12 muaj”.

Banorët e Dukatit, Tragjasit dhe Radhimës do të kenë furnizim 24 orë me ujë higjiniekisht të pastër në shtëpitë e tyre.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë prezantoi ditët e fundit një projekt, i cili parashikon investimin e 130 milionë eurove për ndërtimin ujësjellësve dhe kanalizimeve në të gjithë vendin. /atsh

Vlorë- Mbi 6000 banorë të 3 fshatrave, furnizim 24 orë me ujë të pijshëm Read More »

Mes lotesh gruaja nga Lezha rrefen momentin dramatik te renies se shkembinjeve

Pesë anëtarët e familjes, Përlleshi, në Torovice të Lezhës shpëtuan për mrekulli, pasi dy shkembinj të cilët u shkëputën nga mali ranë vetëm 1 metër larg banesës së tyre.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e së martës, 20 nëntor. Fatmirësisht nuk pati përsona të lënduar. Por frika dhe paniku ka qenë i madh.

Pjesëtaret e familjes Përlleshi tregojnë momentin e ngjarjes, teksa thonë se ndihen mjaft të rrezikuar nga rënia e gureve.

Gruaja e shtëpisë, Lina Perlleshi, tregon për Oranews: “Kisha hallin e vajzës. Mendova se ma zuri brenda. Kur i pashë që më dolën në oborr, thashë s’ka gjë, vetëm shyqyr që më shpëtoi vajza.

Nuk e kisha problem për veten as për burrin, vetëm kisha hallin e vajzës së vogël.

Ngjarja i riktheu në kujtesë tr*gjedinë e një viti më parë kur shkëmbi që u shkëput nga mali zuri poshtë makinën duke shkaktuar tre të v*ekur. Njëra prej vi*tima ishte vajza e dajës e saj.

Lina Perlleshi: “Ne që atëherë jetojmë me frikë dhe tani e përjetojmë në shtëpinë tonë

Shkak për shkëputjen e masivit shkëmbor u bënë reshjet e shiut të rëna gjata natës, ndërsa gurët ranë pak metra para se të përplasen me murin e banesës, që mund të shkaktonin një t*agjedi.

Prend Perlleshi: Unë shpëtova por mbase nuk shpëtoj më vonë. Si do të më bëni këtë filmim? Pas tre ditësh ndoshta bien shkëmbinj e më gjeni petull.

Në vendin e ngjarjes shkuan policia dhe përfaqësues të Bashkisë Lezhë, të cilët panë nga afër situatën.

Administratori i Balldrenit Soviljan Kosova thotë se Bashkia i ka kërkuar prej kohësh qeverisë që të ndërhyjë në këtë zonë, pasi gurët që bien nga mali janë një kë*cënim serioz për jeten e banoreve.

Soviljan Kosova, administrator i Balldrenit: Me çdo situatë reshjesh dhe thatësire ne kemi shkëputje gurësh. Është shumë shumë e nevojshme ndërhyrja. Vetëm institucionet e specializuara mund të ndihmojnë për të ndaluar tr*gjeditë”

Nga rrëshqitja e një masivi shkëmbor një vit më parë u ak*identuan per v*ekje 3 pjesëtarë të një familje.

Shkëmbi që ra nga mali zuri poshtë makinën me të cilin po udhëtonin, ndërsa t*agjedi të tilla mund të përsëriten nëse nuk do ketë ndërhyrje.

Mes lotesh gruaja nga Lezha rrefen momentin dramatik te renies se shkembinjeve Read More »

Sekuestrohen prona me vlerë 400 mijë euro në Vlorë, dyshohet se burojnë nga trafiqet

Policia e Vlores njoftoi se në bashkëpunim me Prokurorinë kanë bërë sekuestrimin e disa pasurive që rrjedhin nga burime jo të ligjshme. Reth 400 mije euro eshte vlera e pasurive te sekuestruara.

Seksioni i Krimit Ekonomik e Financiar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë në vijim të punës hetimore në ngarkim të shtetasit J.J, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë penale” parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, ka bërë ekzekutimin e urdhërit të Prokurorit në zbatim të vendimit penal, datë 17.11.2018, të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e cila ka caktuar masën e sigurimit pasuror sekuestro preventive mbi pasuritë e mëposhtme
2 apartamente banimi në lagjen “10 Korriku” Vlorë
▪2 ambiente shërbimi – dyqan, në lagjen “Pavarësia” Vlorë
▪2 vende parkimi në lagjen “Pavarësia” Vlorë
▪6 garazhe të ndryshme në lagjen “10 Korriku” Vlorë
▪1 automjet tip BMW.

Vlera totale e këtyre pasurive arrin deri në 360.000 euro.

Dyshohet se pasuritë e sekuestruara janë përfituar si pasojë e veprimtarive të shtetasit J.J në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Policia e Shtetit po vijon punen per gjurmimin, evidentimin dhe sekuestrimin e aseteve qe rrjedhin nga veprimtari kriminale.

Sekuestrohen prona me vlerë 400 mijë euro në Vlorë, dyshohet se burojnë nga trafiqet Read More »

Paguan 2 500 euro për kalim ilegal të kufirit përmes fshehjes në kamion, ja si u zbuluan

Gjashtë persona janë kapur në Portin e Durrës në tentativë për të kaluar ilegalisht kufirin. Këta persona u kishin paguar 1500 deri në 2500 euro dy shoferëve të kamionëve për këtë punë.

NJOFTIMI I PLOTË

Policia Kufitare masa shtesë për parandalimin dhe goditjen e kalimit të paligjshëm të kufirit. Masa edhe në drejtim të forcimit të kontrollit të kamionëve dhe autoveturave si dhe të dokumentacionit të udhëtarëve. Gjatë 24 orëve të fundit si rezultat i kontrolleve të shtuara janë kapur 6 shtetas të cilët tentuan të kalonin Portin e Durrësit duke i’u shmangur kontrollit të dokumentacionit.

Gjashtë shtetasit, të cilët rezultuan me probleme për të lëvizur në hapsirën Schengen janë ndëshkuar me masë administrative 20 mijë lekë tê reja gjobë secili. Arrestohen në flagrancë dy drejtues kamionësh, të cilët kundrejt vlerës 1500 – 2500 Euro për person kishin fshehur në kamionët e tyre dy shtetas për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin. Sekuestrohen vlera monetare në Euro dhe Paund.

Kapet dhe ndalohet edhe një shtetase e shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane. Shërbimet e Policisë Kufitare të Portit Durrës në zbatim të masave shtesë për intensifikimin e kontrolleve, me qëllim parandalimin dhe ndëshkimin e paligjshmërisë, në sheshin e eksporteve kanë gjetur të fshehur poshtë kamionit dy shtetas shqiptarë, me qëllim për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin drejt Italisë:

Z.GJ., 39 vjeç, banues në Lezhë , i dënuar më parë në Belgjikë për trafikim të lëndëve narkotike, si dhe shtetasi E.P., 31 vjeç, banues në Lezhë.

Pas verifikimit të bërë në sistemin TIMS, rezultoi se shtetasi Z.GJ., ishte i deportuar nga shteti Belg në datën 18.07.2018, pasi kishte vuajtur atje dënimin me 7 muaj burg, për veprën penale”Kultivim Canabisi”.

Shtetasi E.P., ishte i deportuar nga shteti Hollandez në datën 07.05.2017, pasi kishte tentuar të kalonte kufirin shtetëror Hollandez në mënyrë të paligjshme për të shkuar në Mbretërine e Bashkuar, duke u fshehur poshtë një kamioni.

Në përfundim të dy shtetasit janë ndëshkuar me masë administrative për shmangie të verifikimit kufitar me 20 mijë lekë të reja gjobë secili.

Po gjatë kontrolleve u kap shtetasi Z. C. 17 vjeç, lindur në Shijak, duke kaluar në mënyrë të paligjshme rrethimin e jashtëm me qëllim për të kaluar në tragetin e linjës Durrës-Ancona. Ky shtetas u procedua me gjobë 20 mijë lekë të reja për shmangie të verifikimit kufitar.

Njëkohësisht gjatë kontrollit në sheshin e eksporteve i fshehur poshtë një kamioni u kap shtetasi D. S. 22 vjeç, lindur në Dibër.
Ky shtetas qëndronte i fshehur poshtë kamionit midis gomave, me qëllim për të kaluar me traget drejt Italisë, i cili u procedua për shmangie të verifikimit kufitar me 20 mijë lekë të reja gjobë.

Gjithashtu gjatë kontrollit në vijën e dytë të kamionit me drejtues shtetasin Erion Rucaj, 39 vjeç, banues në Tiranë, u gjet i fshehur në gabinën e kamionit, tek krevati i shoferit, shtetasi G. T. 37 vjeç, lindur ne Kosovë.
Ky shtetas do të kalonte kufirin në menyrë të paligjshme me linjën Durrës Ancona për në Itali, duke paguar shoferin Erion Rucaj me 1 500 euro.
Drejtuesi i kamionit shtetasi Erion Rucaj u arrestua në flagrancë ndërsa shtetasi G. T. u ndëshkua me masë administrative gjobë në masën 20 mijë lekë të reja.

Rreth orës 17:58 gjatë kontrollit të mjetit me drejtues shtetasin Kastriot Gjini, 40 vjeç, banues në Tiranë gjatë kontrollit brenda në kamion u gjet i fshehur shtetasi E. N. 23 vjeç, lindur ne Dibër. Ky shtetas do të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme duke u ndihmuar nga shoferi kamionit. Kamioni ishte i plumbosur dhe shoferi kishte prerë litarin dhe e kishte futur brenda nga mushamaja e trajlerit.

Nga kontrolli në sistemin TIMS ky shtetas është kthyer deportiv nga Norvegjia me motivin kapur me qëndrim ilegal në tejkalim të afeteve të qëndrimit dhe punësim ilegal. Dënim me afat 2 vjecar dhënë në Norvegji, dhe për të kaluar në Itali do të paguante 2 500 euro shoferin Kastriot Gjini. Drejtuesi i kamionit Kastriot Gjini u arrestua në flagrancë ndërsa shtetasi E.N u ndëshkua me masë administrative gjobë në masën 20 mijë lëkë të reja.

Po gjatë 24 orëve të fundit nga shërbimet e Policisë Kufitare Durrës u kap shtetësia në kërkim Raida Kollobani, (alias Raida Priska) 41 vjeçe, banuese në Tiranë. Pas verifikimeve të kryera rezultoi se kjo shtetase ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjyqësore italiane, për arsye se është dënuar me 10 vjet e 7 muaj e 11 ditë burgim, për veprat penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale/grup kriminal për lëndet narkotike”, të parashikuar nga Kodi Penal Italian. Pjesa e mbetur e dënimit është 3 vjet 11 muaj 9 ditë burgim. Ndalimi i saj u bë me qëllim ekstradimi drejt Italisë . Stacioni i Policisë Kufitare Port Durrës, vazhdon punën për të goditur kalimet e paligjshme të kufirit duke forcuar kontrollet për verifikimet kufitare.

Paguan 2 500 euro për kalim ilegal të kufirit përmes fshehjes në kamion, ja si u zbuluan Read More »

Operacioni në Elbasan, zbulohen emrat emrat e dy të arrestuarve

Dy të arrestuar dhe dy të shoqëruar është rezultati i aksionit të zhvilluar këtë të shtunë në Elbasan nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe forcat e policisë së Drejtorisë Vendore.

Kështu konfirmohet zyrtarisht se dy të arrestuarit janë Enver Çapja, 51-vjeç dhe Naim Gjarri, 38-vjeç. Arrestimi i Çapjas u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga autoritetet policore në lokalin e tij u gjet një pako me fishekë pistolete.
Ndërsa Naim Gjarri u arrestua pasi policia i gjeti atij dy pistoleta, të llojit glock dhe TT, si dhe një minë e telekomanduar.

Gjatë këtij operacioni u shoqëruan edhe dy persona, të cilët po merren në pyetje në Komisariatin e Elbasanit.

Operacioni në Elbasan, zbulohen emrat emrat e dy të arrestuarve Read More »

Elbasan, policia operacion masiv, ‘kokat’ përfundojnë në polici

Operacion në Elbasan prej disa orësh, ku janë disa të ndaluar, mes tyre nga fisi Çapja

Efektivë të shumtë kanë marrë në kontroll qytetin e Elbasanit, ndërkohë që disa persona janë ndaluar. Mësohet se aksioni drejtohet nga drejtori i policisë së Elbasanit, Altin Qato.

Elbasani është një nga qytetet me kriminalitet të lartë dhe është bërë shpesh arenë përplasjesh mes bandash. Po kështu mësohet se është sekuestruar gjatë kontrolleve një pistoletë dhe një minë me telekomandë.

Elbasan, policia operacion masiv, ‘kokat’ përfundojnë në polici Read More »