Lajmi i fundit

Acarohen banorët: Ndryshuan projektin, do protesojmë deri në pikën e fundit të gjakut

Me sa duket ka nisur puna për vënien në zbatim të projektit të Unazës së Madhe në Tiranë.
Banorët e Unazës së Re të njohur si zona e Astirit në kryeqytet janë mbledhur sërish sot në protestë për të kundërshtuar shembjen e banesave të cilat preken nga projekti i Unazës së Re.

Banorët thonë se përpara se të grumbulloheshin, kanë qenë punëtorët e bashkisë që kanë prerë edhe pemët. Banorët i druhen ndërkohë ndërhyrjes për prishjen e banesës, ata thonë se edhe ndërprerja e energjisë elektrike është bërë e qëllimshme.

“Dua të më dëmshpërblejë për shtëpinë. Na kanë vënë një kryq, s’na kanë dhënë asnjë letër. Po veprojnë si bandë. Ta heqë nga mendja, jemi njerëz të ndershëm, nuk jemi shpellarë”, u shpreh një prej protestuesve.

“Gjysmën e shtëpisë ma pret rruga, gjysmën tjetër kush e merr, e merr shteti e bën pallate. Ne nuk jemi kundër projektit, rrugën e duam, por si po na prish shtëpi të na japë shtëpi. Nuk jemi shpellarë të na lërë në mes të rrugëve. Kemi të drejtën minimale, si erdhi për vota, të kërkojë mendim për këtë projekt. Jemi njohur me projektin kur vunë tabelën, prej dy javësh e na thanë jeni skualifikuar nga legalizimi. Deri në pikën e fundit të gjakut, do protestojmë. Nuk mund të kthehemi ta nisim prapë me minus”, deklaroi një grua.

“30 vjet janë dhënë me mijëra tendera dhe ky popull s’u çua asnjë herë në protestë. Thika na është futur në palcë kurrizore”, u shpreh një tjetër banor.

Ata paralajmëruan se protesta do të vijojë me bllokimin e rrugës dhe iu kanë bërë thirrje banorëve të tjerë të bashkohen në protestë, ndërsa nuk i kanë kursyer akuzat ndaj qeverisë e bashkisë për çështjen e projektit.

VIDEO

Acarohen banorët: Ndryshuan projektin, do protesojmë deri në pikën e fundit të gjakut Read More »

Lajm i Fundit/ Tjetër lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje tërmeti janë ndjerë pasditen e sotme në disa qytete të vendit.

Qendra Sizmologjike Europiane ka konfirmuar tërmetin me magnitudë 3.5 ballë, me epiqendër në Peshkopi. Tërmeti ka qenë me një thellësi vetëm 10 kilometra.

Nuk ka të dhënë për të lënduar apo dëme materiale.

Lajm i Fundit/ Tjetër lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra Read More »

Goditet rrjeti mafioz i basteve online, del emri i Tares. Ja kompania që ka në Shqipëri

Një rrjet mafioz që kontrollonte bastet online në Itali, është goditur këtë të mërkurë nga autoritetet anti-mafia në vendin fqinj.

68 persona janë arrestuar dhe mbi 1 miliard euro, asete janë sekuestruar, në ketë operacion të shtrirë në Pulia, Calabri dhe Sicili, por aktiviteti shtrihej në shumë vende te tjera të Europës, përfshi edhe Shqipërinë.

Por si funksiononte skema?

Grupet mafioze, blinin kryesisht në Maltë liçencat për të hapur baste online duke shmangur legjislacionin italian. Me anë të pikave të basteve të ngritura në disa qytete në Itali, ata u ofronin këtë shërbim lojtarëve, por paratë nuk kalonin nëpërmjet sistemit bankar, por banka ishte mafia, e cila përllogaritet të ketë përfituar nga e gjithë kjo skemë, deri në 4.5 miliardë euro.

Nje tjeter fakt që kanë evidentuar autoritetet, është se pagesat bëheshin në dorë dhe jo siç duhet të funksiononte normalisht, nepërmjet bankës apo llogarisë së një klienti të regjistruar.

Raportohet se të gjitha fitimet, kryesisht janë investuar në pasuri të palujatshme.

Një fakt që ka shtuar dyshimet lidhur me personat e përfshire, është jeta e luksit që ata bënin. Janë mbajtur nën vëzhgim rrjetet e tyre sociale, ku ata publikonin fotografi me makina, ora por edhe udhetime luksoze, duke mos arritur të justifikonin të ardhurat.

Por çfarë roli ka pasur Shqipëria në gjithë këtë histori? Sipas autoriteteve italiane, e gjithë skema e mashtrimit, ishte e ndërtuar me anë të një kompanie të regjistruar në Curacao, e cila është tërësisht në pronesi të një kompanie shqiptare “Remonte Betting Solution”, pronë e faqes se internetit “Revolutionbet365.com” që përdorej nga grupet mafioze.

Për pastrimin e parave, ato depozitoheshin në llogarinë e kompanisë në Curacao, me pas tranferoheshin ne Shqipëri, për të shkuar përsëri në Curacao dhe me pas kaloni në Itali, si para të pastra. Pjesë e kësaj skeme ishte dhe një kompani e dhënies së makinave me qera në vendin fqinj, e cila i kalonte të gjitha fitimet në Shqipëri ku ndiqej e njejta rrugë për pastrimin e tyre, shkruan Syri.net.

Ndër të tjera, tek pjesa e dosjes për Shqipërinë thuhet:

“Kontaktet e para regjistrohen me avokatin Mirko Daidone, të cilit Fabruzio Gerolla i drejtohet duke i kërkuar informacione mbi një shoqëri bastesh te drejtuara nga vëllezërit Tare, me 400 dyqane ne të gjithë Shqipërinë, e interesuar për tu përhapur nën emrin ‘BET1128’.

Shoqeria shqiptare, për të cilën është i interesuar Gerolla, është ‘Top Bast’. Rezulton që Top Bast ka një kapital prej 22 mln lekë, e ndarë në 22000 kuota me vlerë normale 1000 lekë secila, në zotërim të Ermal Bajramit. Nga faktet, shoqëria është e vëllezërve Genti dhe Igli Tare, respektivisht konsull i Shqipërisë në Turqi dhe drejtor sportiv i Lazios”

Goditet rrjeti mafioz i basteve online, del emri i Tares. Ja kompania që ka në Shqipëri Read More »

E fundit/ Kapet sasi rekord lënde narkotike, në operacion të përfshira 5 shtete

Një sasi rekord heroine është sekuestruar në Itali, e cila dyshohet se vinte nga Irani.

Sasia e herioinës së kapur shkon në shifrat e 2170 kilogramëve dhe sipas mediave italiane është nga më të mëdhajat e 20 viteve të fundit është sekuestruar në Portin e Xhenovas në Itali. Droga ka qenë e fshehur në konteinerat që udhëtonin nga Irani drejt Italisë.

Falë bashkëpunimit me shërbimin ndërkombëtar policor, policia italiane  ka organizuar e kontrolluar çdo lëvizje të drogës deri në dorëzimin e parë të heroinës bërë jashtë territorit italian.

Në këtë operacion antidrogë  u përfshinë 5 shtete.Koordimimi i punës mes autoritetet gjyqësore të Italisë, Belgjikës, Hollandës, Zvicërs, çoi në arrestimin e 2 personave në Hollandë.

Ndërkohë që gjatë ditës pritet të zbardhen më shumë detaje mbi këtë sekuestrim rekord heroine.

E fundit/ Kapet sasi rekord lënde narkotike, në operacion të përfshira 5 shtete Read More »

Konflikt në Vlorë, i riu në shënjestër, ja çfarë ka ndodhur

Një konflikt mes disa personave ka përfunduar me një të ri të shtrirë në tokë. Ngjarja ka ndodhur në Vlorë ku pas disa të shtënave me armë zjarri është plagosur një i ri. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e krimit.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi Brikelo Brahimaj, rreth 18 vjeç.

I plagosuri mësohet se është transportuar në spitalin Rajonal për ndihmë mjekësore, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar forca policore.

Konflikt në Vlorë, i riu në shënjestër, ja çfarë ka ndodhur Read More »

Sot është shansi i fundit për ju, nëse nuk keni aplikuar akoma për Lotarinë Amerikane…

Regjistrimi elektronik për lotarinë DV-2020 nisi të mërkurën, më 3 tetor 2018 në mesditë 12:00, Ora Ditore Lindore (EDT), ose ora 18:00 dhe do të mbyllet të martën, më 6 nëntor 2018, në 18:00. Sot është dita e fundit, dhe nëse nuk e keni kryer ende aplikimin të kanë mbetur dhe pak orë.

Ambasada amerikane vazhdimisht gjate kesaj periudhe ka ndare keshilla per te gjithe te interesuarit ne menyre qe te plotesojne me kujdes formularin ne menyre qe te shmangim cdo gabim qe mund t’i skualifikoje. Aplikantët mund të kryejnë aplikimin elektronik në faqen zyrtare të E-DV, gjatë periudhës së regjistrimit. Udhëzimet e DV janë gjithashtu në dispozicion në faqen e internetit të Departamentit të Shtetit.

Procedurat

Duke filluar nga 7 maji 2019, për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit e DV-2020 do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve në faqen zyrtare të E-DV-së. Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten e tyre dhe anëtarët e familjes së tyre.

Të përzgjedhurit do të mund të mësojnë datën e tyre të intervistës për vizë duke hyrë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve.

Për ata që kanë aplikuar për Programin e Lotarisë DV-2019, njoftimi zyrtar i përzgjedhjes do të kryhet drejtpërdrejt nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Aplikimit (Entrant Status Check), i cili do të jetë në përdorim duke filluar nga data 2 maj 2018, në faqen e Internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore Programit të Vizave të Shumëllojshmërisë. Kjo është e vetmja mënyrë me të cilën ju do të merrni njoftim të statusit të aplikimit tuaj.

Nëse ju merrni një njoftim me anë të postës elektronike apo me postë rreth përzgjedhjes suaj në lotarinë E-DV, duhet të dini që ky njoftim nuk është i ligjshëm. Vetëm pasi ju të jeni përzgjedhur, pasi t’u jeni përgjigjur udhëzimeve të njoftimit të mundësuar për ju nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Aplikimit, si dhe pasi të ketë filluar shqyrtimi i rastit tuaj, vetëm atëherë ju mund të merrni në vazhdim e-maile komunikimi nga QKK-ja që ju njofton juve të shikoni Kontrollin e Statusit të Aplikimit për informacione të reja rreth aplikimit tuaj.

Sot është shansi i fundit për ju, nëse nuk keni aplikuar akoma për Lotarinë Amerikane… Read More »