Lajmi i fundit

Helmohen 40 punonjes te rrobaqepsise ne Durres

Helmim masiv i punonjësve ka ndodhur ditën e sotme në një rrobaqepësi në Durrës.

Mësohet se rreth 40 punonjës të kësaj rrobaqepësie janë dërguar me urgjencë në spital.

Bëhet me dije se punonjësit janë ndjerë keq pasi kanë pasur marrje mendsh dhe këputje.

Mësohet se ata po marrin trajnimin mjekësor në spitalin e Durrësit.

Ndërkohë nuk dihet ende se çfarë ka shkaktuar helmimin e punonjësve.

Helmohen 40 punonjes te rrobaqepsise ne Durres Read More »

Atentati me tritol, biznesmeni nga Vlora transportohet në Tiranë

Agron Alushaj, biznesmeni nga Vlora të cilit iu bë atentat mbrëmjen e kaluar është sjell në Tiranë për mjekim më te specializuar. Mësohet se transporti i tij është bërë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Gjendja e Alushajt është kritike. Ai ka humbur të dy gjymtyrët e poshtme.

Makina në të cilën udhëtonte 48 vjeçari u hodh në erë nga një sasi e konsiderueshme eksplozivi rreth orës 16:35 të pasdites së të premtes, 23 nëntor 2018, në rrugën Transballkanike.

Biznesmeni 48 vjeçar, pronar guroresh dhe biznesmen me aktivitet ndërtimi në Vlorë, i cili ndodhej brenda makinës të tipit ‘Benz’ me targa AA703 NG, ka dëmtime të mëdha në të dyja këmbët.

Shpërthimi i fortë ndodhi në momentin kur automjeti po dilte nga një lavazh, ndërkohë që 48-vjeçari ishte në drejtimin e makinës.

Policia ka shoqëruar të gjithë punonjësit e lavazhit dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë, ndërsa në ndihmë të hetuesve të Vlorës janë nisur edhe ekspertë nga Tirana.

Atentati me tritol, biznesmeni nga Vlora transportohet në Tiranë Read More »

Kapet 18-vjeçari që plagosi policen e Shqiponjave në protestë

Shërbimet e Policisë Tiranë identifikojnë dhe kapin autorin e plagosjes së efektives së Policisë, Nuka.
Nga shërbimet e Policisë Tiranë u bë identifikimi dhe kapja e autorit të plagosjes, Daniel Drobaj, 18 vjeç, banues në Tiranë.

Në ngarkim të këtij shtetasi do të referohen materialet pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe në manifestime të paligjshme”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” si dhe “Goditja për shkak të detyrës”.

Arrestimi i djalit te kapsolles on Vidnews.

Kapet 18-vjeçari që plagosi policen e Shqiponjave në protestë Read More »

Tërmet i forte,ja ku ishte epiqendra e goditjes

Nje lekundje termeti ka goditur vendin diten e sotme, per fat pa shkaktuar deme.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit raporton se lekundja eshte regjistruar ne oret e para te mengjesit te sotem dhe ka pasur epiqender ne Shkoder.

Termeti sipas IGJEUM ka rene ne oren 04:35 me epiqender 11 km ne Jugperendim te Dedaj ne Shkoder, ne nje thellesi prej 19 kilometrash.

Pas nje periudhe te qete se fundi jane shenuar disa goditje termetesh, nje lekundje dje dhe se paku 3 goditje dy dite me pare.

Tërmet i forte,ja ku ishte epiqendra e goditjes Read More »

Identifikohet personi që hodhi kapsollën mbi policen

Pas prangosjes së 11 personave që protestuan në mënyrë të dhunshme përballë parlamentit paraditen e së enjtes, pritet që numri i të arrestuarve të rritet pasi mësohet se policia ka identifikuar të tjerë protestues që sulmuan uniformat blu.

Burime nga grupi i hetimit thanë se është identifikuar mes protestuesve edhe personi që hodhi kapsollën në drejtim të efektives Ina Nuka, e plagosur më rëndë në këtë protestë. Burime nga Spitali i Traumës bëjnë me dije se, gjendja e 24-vjeçares është e stabilizuar dhe brenda ditës së premte pritet të udhëtoje drejt Stambollit ku mjekët do të kryejnë një ndërhyrje të specializuar për të rikuperuar gishtat e dëmtuar. Të njëjtat burime thanë se Nuka ka humbur njërin prej gishtave ndërsa 2 të tjerë janë dëmtuar rëndë.

Gjatë protestës së të enjtes mbetën të plagosur edhe 11 efektivë të tjerë të policisë si dhe 3 protestues. Në ambientet e spitalit vazhdojnë të marrin mjekim vetëm 2 punonjës policie, ndërsa pjesa tjetër bashkë me 3 protestuesit janë larguar pasi morën ndihmën e parë.

Pas përfundimit të protestës ekspertët kriminalistë shkuan në vendngjarje dhe konstatuan se kapsollat që u hodhën drejt punonjësve të policisë kishin në përbërje sasi të lartë baruti. Prokuroria e Tiranës ka regjistruar kryesisht procedim penal ndaj 11 protestuesve për 5 vepra penale, “Plagosja e rëndë me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë’’, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme dhe prishje e qetësisë publike”. Ndërsa shërbimi për çështjet e brendshme dhe ankesave pritet të verifikojë edhe veprimet e punonjësve të policisë gjatë protestës së banorëve të zonës së Astirit.

Identifikohet personi që hodhi kapsollën mbi policen Read More »

Bien masivë me gurë, bllokohet aksi i rëndësishëm kombëtar

Rrëshqitjet e gurëve pas reshjeve janë më se të zakonshme, sidomos në rrugët shqiptare. Mëngjesin e sotëm bëhet e ditur se rreshqitja e nje masivi te madh guresh ka bllokuar qarkullimin ne aksin Levan-Tepelene prane Poçemit.

ARRSH ben me dije se ne vend kane mberritur kompanite kontraktore per normalizimin e situates, nderkohe qe qarkullimi eshte devijuar. Gjithe te interesuarur duhet te perdorin rrugen e vjeter te Ballshit.

Njoftimi
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se per shkak te reshjeve intensive te shiut, ne aksin Levan-Tepelene prane Poçemit ka patur rreshqitje masivi guresh ne rruge. Kompanite kontraktore kane mberritur ne vend per te vleresuar situaten dhe zhbllokuar rrugen. Ndersa ne bashkepunim me policine rrugore eshte devijuar qarkullimi dhe mjetet po perdorin rrugen e vjeter te Ballshit.

Bien masivë me gurë, bllokohet aksi i rëndësishëm kombëtar Read More »

Blendi Gonxhe emërohet drejtori i ri i Patentave

Ish-nënkryetari i Bashkisë Tiranë në kohën e Edi Ramës, Blendi Gonxhe, është emëruar në postin e drejtorit të Përgjithshëm të Transportit Rrugor apo siç njihet ndryshe Drejtoria e Patentave.

Gonxhe pason në këtë detyrë Arben Isarajn, i cili dha dorëheqjen pas arrestimit të vëllait të tij për drogë dhe armëmbajtje pa leje. Me ardhjen e Erion Veliajt në Bashkinë Tiranë , Blendi Gonxhe mbante detyrën e drejtorit të Parqeve dhe Rekreacionit.

Blendi Gonxhe emërohet drejtori i ri i Patentave Read More »

Shkarkohet drejtori i ALUIZNI-t dhe dy punonjës në Vlorë

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj në cilësinë e drejtueses së njësisë së Task-Forcës për të luftuar korrupsionin në administratë përmes një deklarate për mediat njoftoi sot shkarkimin nga detyra të Drejtorit të ALUIZNI-t Ardian Musta në Vlorë dhe 2 punonjësve.

Arsyeja e shkarkimit është mosrespektimi i procedurave të kërkuara nga ligji në fuqi në marrjen e  vendimit të kualifikimit dhe lejeve të legalizimit.  Konkretisht, nuk janë marrë parasysh përcaktimet e Ligjit “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”, duke legalizuar një shtesë në një objekt ekzistues, duke cënuar pamjen e jashtme të murit mesjetar të Kalasë së Skelës. Ministrja tha se kontrolli nisi pas denoncimit të ardhur pranë Platformës së Bashkëqeverisjes. Gjithashtu Task-Forca për të luftuar korrupsionin ka rekomanduar edhe 24 masa disiplinore.

Deklarata e plotë
Në cilësinë e Koordinatorit Kombëtar kundër Korrupsionit shpreh në këtë informim javor se qeveria shqiptare është e vendosur të vijojë luftën pakompromis kundër korrupsionit dhe abuzimit me detyrën. Nga njëra anë thellojmë reformat, transformojmë sektorët dhe bëjmë të mundur që të gjitha këto ndryshime të vihen në funksion të cilësisë së jetës dhe shërbimeve që ofrohen ndaj qytetarëve dhe nga ana tjetër ndërtojmë çdo ditë një aleancë me qytetarët për t’u përballuar rast pas rasti me korrupsionin. Falë kësaj aleance me qytetarët, Task Forca Antikorrupsion ka kryer gjatë javës së kaluar kontroll në Drejtorinë e Hetimit Tatimor Rajoni Jugor – Fier lidhur me respektimin e kërkesave ligjore për ushtrimin e veprimtarisë ekonomiko-tregtare nga ana e subjekteve ekonomike  pa u regjistruar, mbajtjen, transportimin, përdorimin dhe tregtimin e mallrave pa dokumentacionin e duhur tatimor, si dhe të punonjësve të padeklaruar në organin tatimor.

Gjatë kontrollit të Task Forcës Antikorrupsion janë konstatuar shkelje të ndryshme, ndër të cilat po përmend: Mos përcaktimi në Urdhërat e Shërbimit të zonës së inspektimit, të listës së subjekteve që duhen kontrolluar dhe arsyen e ushtrimit të kontrollit; përzgjedhja e cila është realizuar nga vetë inspektorët pa asnjë kriter ligjor, nënligjor apo akt administrative me karakter të brendshëm.  Aktet e konstatimet janë mbajtur vetëm në tatimpagues me biznes të vogël. Aktet e konstatimi të cilat janë shoqëruar me kupon tatimor lëshuar në një orar i cili nuk përputhet me orën e përfundimit të mbajtjes së vetë aktit. Aktet e konstatimi të nënshkruara nga vetë inspektorët të cilët nuk rezultojnë në listën e pjesëmarrësve në inspektim, sipas urdhërit të shërbimit përkatës apo mospërputhje ndërmjet referencës të parashikuar në kuadrin ligjor dhe vlerës së gjobës së pasqyruar në proces verbalet e gjobës.

Nisur nga shkeljet e konstatuara, Task Forca Antikorrupsion ka rekomanduar 24 masa disiplinore për drejtues dhe inspektorë të kësaj drejtorie.
Janë rekomanduar gjithësej;
12 Vërejtje me paralajmërim për largim nga puna për Drejtorin e Drejtorisë së Hetimit
Tatimor, Rajoni Jugor-Fier, si dhe për 10 inspektorët e Sektorit të zbatimit, si dhe për Përgjegjësin e Sektorit të zbatimit;
Janë rekomanduar gjitashtu: 12 Vërejtje me shkrim për inspektorët e zbatimit, të kesaj Drejtorie.
Gjithashtu bazuar në një denoncim të ardhur pranë Platformës së Bashkëqeverisjes, me objekt denoncimin e legalizimit një shtesë anësore të një pallati shumëkatësh pranë stadiumit “Flamurtari” – Vlorë, grupi i kontrollit të Task Forcës Antikorrupsion ka kryer gjatë javës së kaluar inspektim administrativ në Drejtorinë Rajonale të Aluizni-t, Vlorë dhe Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë.
Në përfundim të këtij hetimi janë rekomanduar 3 masa disiplinore “Largim nga puna” për:
Drejtorin e Drejtorisë Rajonale të ALUIZNI-t, Vlorë;
Përgjegjësin e Sektorit të Legalizimeve, Drejtoria Rajonale e ALUIZNI-t, Vlorë;
Specialistin e Sektorit të Legalizimeve, Drejtoria Rajonale e ALUIZNI-t, Vlorë;
Janë rekomanduar këto masa pasi është konstatuar se nuk kanë respektuar procedurat dhe kërkesat e parashikuara në kuadrin ligjor në fuqi lidhur me mbledhjen dhe administrimin e dokumentacionit tekniko-ligjor të nevojshëm, në marrjen e vendimit të kualifikimit dhe emetimin e lejes së legalizimit sipas kuadrit ligjorpër një objekt shtesë pa leje në objekt egzistues.
Saktësisht nuk janë marrë parasysh përcaktimet e Ligjit “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”, duke legalizuar shtesë në një objekt ekzistues, duke cënuar vëllimin ose pamjen e jashtme të murit mesjetar të Kalasë së Skelës.

Në të njejtën kohë nga strukturat kundër korrupsionit në Policinë e Shtetit, gjatë javës së kaluar janë evidentuar 13 vepra penale në fushën e korrupsionit dhe janë proçeduar penalisht 33 autorë, prej tyre janë arrestuar dhe ndaluar: 10 autor, ndërsa 23 të tjerë po gjykohen ne gjendje  të lirë.
Për të gjitha rastet e evidentuara, nga strukturat për hetimin e korrupsionit dhe Drejtoria Qendrore e Hetimit, janë kryer veprimet hetimore dhe janë referuar në Prokurori, veprat penale të “Korrupsionit pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, etj.
Rezultatet e vazhdueshme të angazhimit të strukturave antikorrupsion dhe institucioneve të tjera ligjzbatuese janë tashmë të prekshme nga të gjithë qytetarët.
Bashkëpunimi i drejtpërdrejtë me qytetarët nëpërmjet Platformës së Bashkëqeverisjes, reagimi i menjëhershëm ndaj çdo denoncimi apo ankese ligjore, po rrit gjithnjë e më shumë numrin e denoncimeve të rasteve konkrete duke e bërë dhe më efektive punën e strukturave antikorrupsion.
Ndaj do të vazhdojmë me këmbëngulje, dhe besim, që të ftojmë të gjithë qytetarët të bëhen pjesë e kësaj beteje të madhe, për shtetin e së drejtës dhe sundimin e ligjit, përmes denoncimeve dhe informacioneve të tyre në platformën e bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al.

Shkarkohet drejtori i ALUIZNI-t dhe dy punonjës në Vlorë Read More »