Lajmi i fundit

Lleshaj: Të bëhet kujdes, ambientet e universiteteve duhet të mbeten të lira

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka qenë i pranishëm sot në 106-vjetorin e Policisë së Shtetit dhe në përfundim të aktivitetit gjatë një prononcimi për mediet u shpreh se, për grabitjen e Pashalimanit ka një hetim.

“Pashalimani po hetohet nga Policia Ushtarake. Ngjarja e Durrësit e shëmtuar, por nuk komentoj ngjarje që po hetohen” – tha Lleshaj.

Ministri foli edhe për protestën e studentëve.

“Dua të them që policia ekziston për të ofruar siguri dhe qëndron jashtë palëve. Kemi të bëjmë me një grup të vogël studentësh, që pasi përfundoi protesta kanë menduar ta vijojnë në një formë tjetër atë. Ligji garanton autonominë dhe paprekshmërinë, që nënkupton paprekshmërinë nga çdo formë e dhunës. Kemi pasur shqetësime për bllokimin e disa universiteteve. Ka pasur kërkesë nga drejtuesit e universiteteve për të larguar studentët që ishin atje. Ambientet duhet të mbeten të lira. Të bëhet kujdes.” – tha Lleshaj.atsh

Lleshaj: Të bëhet kujdes, ambientet e universiteteve duhet të mbeten të lira Read More »

Himara është i pari qytet në Shqipëri ku do të implementohet për herë të parë ndarja e mbetjeve në burim, si dhe stabilizimi i mbetjeve mikse urbane

Himara është i pari qytet në Shqipëri ku do të implementohet për herë të parë ndarja e mbetjeve në burim, si dhe stabilizimi i mbetjeve mikse urbane.

Kryetari i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, tha për ATSH-në se “Himarës i janë shtuar edhe 156 kontejnerë mbetjesh metalike 1.1 m3”.

Sipas tij, kjo sasi e re kontejnerësh i shtohet mbështetjes prej 112 kontejnerësh plastikë 1.1 m3, 180 kontejnerësh 240 L dhe 100 kontejnerësh 120L, për ndarje në burim të mbetjeve dhe 100 koshave rrugorë.

“Në këtë mënyrë bashkia Himarë po modernizon sistemin e grumbullimit të mbetjeve me mbështetjen e projektit “Menaxhimi i Integruar i Mbetjeve të Ngurta dhe Ekonomia Ricikluese në respekt të Mjedisit në Shqipëri” nga GIZ Shqipëri me mbështetjen e BMZ”, tha Goro.

Ai falënderon GIZ për implementimin e këtij projekti në Himarë.

Himara me bukuritë natyrore dhe monumentet e trashëgimisë kulturore ka qenë ndër më të vizituarat nga grupet e turistëve vendas e të huaj. Turizmi në Himarë gjatë këtij viti është rritur me 20% krahasuar me një vit më parë./atsh

Himara është i pari qytet në Shqipëri ku do të implementohet për herë të parë ndarja e mbetjeve në burim, si dhe stabilizimi i mbetjeve mikse urbane Read More »

KLGj pezullon nga detyra gjyqtarin Roland Hysi

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka pezulluar nga detyra gjyqtarin e Fierit, Roland Hysi, i cili u arrestua pas publikimit të denoncimit ndaj tij, ku shfaqej në një video, teksa merrte ryshfet dhe i kërkonte favore seksuale një gruaje, që ishte në proces gjyqësor për kujdestarinë e vajzës.

Përmes një njoftimi KLGJ bën me dije se “menjëherë sapo u njoh me vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, vendosi me unanimitet në mbledhjen e datës 10.01.2019, pezullimin nga detyra për gjyqtarin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, Roland Hysi”.

“Gjatë mbledhjes anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor, shprehën vendosmërinë për të luftuar pa asnjë kompromis çdo akt apo sjellje që diskrediton rëndë figurën e gjyqtarit. Duke pasur si objektiv parësor rikthimin e besimit të publikut tek gjyqësori. Këshilli i Lartë Gjyqësor do vijojë pa kompromis betejën ndaj çdo lloj korrupsioni të shfaqur, në të gjitha nivelet, me qëllimin final sigurimin e sundimit të ligjit, pavarësinë dhe eficiencën e gjyqësorit”, thuhet në njoftim. /atsh

KLGj pezullon nga detyra gjyqtarin Roland Hysi Read More »

Vlorë – Policia ndalon 18-vjecarin

Një 18-vjeçar i cili rezultonte i shpallur në kërkim për plagosje me dashje është arrestuar gjatë ditës së sotme në Vlorë. Sipas policisë, në pranga ka rënë E. B., 18 vjeç, banues në Vlorë. Gjithashtu për post veprës penale të plagosjes, ndaj të riut rëndonte edhe një akuzë e dytë, që lidhej me “Mbajtjen pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.
Njoftim i Policise:

“Policia e Vlorës ka bërë ndalimin e shtetasit në kërkim, E. B., 18 vjeç, banues në Vlorë. Shërbimet e Policisë kanë bërë ndalimin e tij për arsye se Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë me vendimin nr.321, datë 17.11.2018, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për nenet 88/1 dhe 278/1 të Kodit Penal.”

Vlorë – Policia ndalon 18-vjecarin Read More »

Dëbora zbardh disa qytete

Dëbora gjatë natës ka mbuluar jo vetëm zonat malore por edhe disa qytete në vend. Gjatë natës, dëborë ra edhe në Tiranë, por pas një ore gjithçka është zëvendësuar nga reshjet e shiut.

Dëbora në qytetin e Elbasanit ka filluar që në orën 03:00 të mëngjesit të kësaj të mërkure. Ndërkohë që në zonat malore të Qarkut të Elbasanit dëbora ka filluar që në orët e para të mbrëmjes së djeshme.

Aktualisht për shkak të dëborës janë krijuar vështirësi në qarkullim edhe në rrugën kombëtare Elbasan-Librazhd-Prrenjas-Qafë-Thanë dhe në të gjitha akset rurale.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë të ditur bën se Qafa Thana duhet të kalohet vetëm me zinxhirë.

Qytete të tjera si Gjirokastra, Shkodra, Mirditë, Pukë janë zbardhur sot nga dëbora. z.tosku/atsh

Dëbora zbardh disa qytete Read More »

Arr.estohet shqiptari që vrau gruan në Greqi

Arr.estohet shqiptari që god.iti me thi.kë bashkëshorten e tij ditën e djeshme në Korinth në Greqi. Mediat greke bëjnë me dije se shqiptari u arr.estua pas disa orëve kërkim nga policia greke.

Po ashtu, mësohet se arsyeja e cila çoi shqiptarin drejt këtij akti ka qenë xhelozia.

Mirosh Bardhi, 45 vjeç, shkoi në shtëpinë ku gruaja e tij, Anxhela Bardhi punonte në zonën e njohur si Kantare, dhe pas një kon.flikti për shkaqe xhelozie e god.iti disa herë me thi.kë.

Bashkëshortja e tij, ndodhet në spital në gjendje ko.me, ndërkohë që ende ajo nuk e ka kaluar rrezikun për jetën.

Pak ditë më parë, një tjetër ngjarje e rën.dë ndodhi në një familje shqiptare në shtetin fqinj, ku babai vr.au vajzën e tij dhe më pasi e groposi në kopështin e shtëpisë së tyre./Shqiptarja

Arr.estohet shqiptari që vrau gruan në Greqi Read More »

Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e kabinetit të tij janë pritur me protesta sot në qytetin e Elbasanit

Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e kabinetit të tij janë pritur me protesta sot në qytetin e Elbasanit, me thirrjen “Rama ik!’, pak para se të fillonin mbledhjen informale të qeverisë në një hotel të qytetit.

Protestuesit e drejtuar nga kreu i degës së PD, Eugen Isaj dhe deputeti Luçiano Boçi kanë hedhur thirrje kundër qeverisë, sidomos për lidhjet e saj me krimin e organizuar.
Rama ka thirrur në mbledhje edhe kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçin dhe kryetarin e Grupit të PS, Taulant Ballën.

Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e kabinetit të tij janë pritur me protesta sot në qytetin e Elbasanit Read More »

Njoftimi i ARRSH-së – Në këto akse nuk lejohet qarkullimi pa zinxhirë!

Njoftimi i ARRSH-së:

Autoriteti Rrugor Shqiptar në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Shtetit, Drejtorinë e Qarkullimit Rrugor dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile njoftojnë të gjithë drejtuesit e mjeteve se në rrugët Qafë Thanë – Kapshticë, Boboshticë – Dardhë, Korçë – Voskopojë, Qafë Qarri – Ersekë dhe Fushë Dukat – Llogara – Himarë, si pasojë e temperaturave shumë të ulëta dhe reshjeve të borës që priten sipas parashikimit të motit nuk do të lejohet asnjë mjet të qarkullojë pa zinxhirë nga ora 22:00 e mbrëmjes së sotme deri në orën 06:00 të mëngjesit.

Njoftimi i ARRSH-së – Në këto akse nuk lejohet qarkullimi pa zinxhirë! Read More »