Lajmi i fundit

Njoftim për gjendjen e rrugës në Llogara

Autoriteti Rrugor Shqiptar ju njofton se sasia e reshjeve të borës në Llogara është intensive, në punë janë 3 borëpastruese dhe 1 fadromë.

Drejtuesit e mjeteve që duhet ta përshkojnë këtë rrugë duhet t’i kenë vendosur me patjetër gomat e dimrit dhe zinxhirët në të kundër kalimi është i pamundur dhe nuk do të lejohet lëvizja mjeteve pa zinxhirë dhe goma dimri.

Do ju njoftojmë përsëri nëse ka ndryshim të situatës.

Njoftim për gjendjen e rrugës në Llogara Read More »

Ja sa do të shkojnë temeraturat në ditët në vazhdim.Duhet të bëni kujdes.

Ja cfarë pritet të ndodh me temperaturat në ditët në vazhdim.
Mbrëmjen e sotme një pjesë e madhe e Shqipërisë do të mbulohet nga reshjet e dëborës. Sinoptikanët parashikojnë rënie të ndjeshme të temperaturave të cilat do të arrijnë mbrëmjen e sotme në -13 gradë celsius.
Në kryeqytet temperaturat pritet të zbresin këtë javë deri në -9 gradë celsius, ndërkohë që do të ketë dhe reshje të dobëta shiu
Ja parashikimi i Motit sipas MeteoAlb:

Sonte gjate nates priten reshje te dobeta shiu e debore. Qe nga dita e neserme dhe ne vijim priten renie e ndjeshme e temperaturave deri ne -13 grade ceicius. kjo situate vjen si pasoje e ardhjes se masave ajrore polare duke perfshire te gjithe rajonin madje duku u afruar deri ne veri te Afrikes. Temperturat e uleta pritet te qendrojne per 6 -7 dite me pas pritet rikthim i vlerave te tyre normale.

Ja sa do të shkojnë temeraturat në ditët në vazhdim.Duhet të bëni kujdes. Read More »

Njoftim nga Drejtoria Detare:Merrni masa,do të ketë stuhi e mot i keq në detin Jon dhe Adriatik

Njoftim nga Drejtoria e përgjithshme Detare.
Kujdes dhe merrni masa.
Kushtet e motiti pritet te ndryshojne ne ditet ne vazhdim duke u perkeqesuar pavaresisht motit te mire gjate festave.

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar se moti i keq do të përfshijë duke filluar nga dita e mërkurë 2 Janar 2019, detin Adriatik dhe Jon.
Era e fortë dhe temperatura nën zero do të karakterizojnë këtë javë të parë të vitit, ndaj autoritetet detare kanë kërkuar nga të gjithë subjektet që ushtrojnë veprimtari lundrimore të bëjnë kujdes dhe të marrin gjithë masat e duhura për të parandaluar incidente të mundshme që mund të vijnë si pasojë e motit të keq.

Njoftim nga Drejtoria Detare:Merrni masa,do të ketë stuhi e mot i keq në detin Jon dhe Adriatik Read More »

Vlorë – Zjarr në Radhimë

Mbrëmjen e sotme në kodrën e Radhimës në Vlorë ka rënë një zjarr. Zjarri ka përfshirë sipërfaqe të madhe me pemë dhe shkurre.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfiksit dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Në vendin e ngjarjes gjithashtu ndodhen dhe forcat e policisë për të siguruar njerëzit. Paraprakisht dyshohet se zjarri është i qëllimshëm.-laberianews

Vlorë – Zjarr në Radhimë Read More »

Vlora kremton natën e ndërrimit të viteve me spektakël fishekzjarresh dhe koncert festiv

Vlora kremton me spektakël fishekzjarresh dhe një koncert festiv natën e ndërrimit të viteve.

Në Lungomare pranë Sheshit, spektakli ka startuar prej orës 23 e 30 minuta për të kulmuar me spektaklin e fishekzjarreve në orën 00-00.

Me numërimin mbrapsht të kryetarit të bashkisë Dritan Leli, dhe atmosferën e krijuar nga fishekzjarret, Vlora ka uruar Gëzuar vitin e ri 2019.

Gjithçka ka vijuar më pas me koncertin festiv të vitit të ri, i ndjekur nga një numër i konsiderueshëm qytetarësh në Shesh.

Ndërkohë që forca policore, zjarrfikësit dhe ambulanca kanë qenë në gatishmëri natën e ndërrimit të viteve.

Vlora kremton natën e ndërrimit të viteve me spektakël fishekzjarresh dhe koncert festiv Read More »

Tërmet sot në Shqipëri – Është trondit vendi në orët e para të mëngjesit

Lëkundjet e tërmeteve në Shqipëri janë rikthyer sërish.

Sipas faqes zyrtare “Live Earthquake” një tërmet me magnitudë 3.6 dhe thellësi 2 kilometër ka goditur vendin tonë mëngjesin e sotëm.
Mësohet se tërmeti ka rënë sot në orën 08:15 dhe epiqendra ka qenë 11 km larg Memaliaj, por është ndjerë shumë edhe në Berat, e më pak në Tiranë.

Tërmet sot në Shqipëri – Është trondit vendi në orët e para të mëngjesit Read More »

Vlorë – Ujësjellësi me projekt pilot në vitin 2019

Viti 2018 për Ndërmarrjen e Ujësjellës Kanalizimeve ishte një vit me rezultate më të mira, në krahasim me vitet e mëparshme, ndërsa për 2019 është klasifikuar ndër ujësjellësat që do të jenë prioritarë dhe në vëmendje maksimale të qeverisë.

Kështu deklaroi kreu i Ujësjellës Kanalizime, Dorian Xhelili në analizën e performancës për vitin 2018.

Xhelili theksoi se “ne kemi pasur probleme të mëdha për sa i përket ujit pa të ardhura. Nuk du atë përjashtoj pjesën e rrjetit, i cili është tejet i amortizuar dhe kemi shumë humbje. Por një pjesë e këtij uji që ne prodhojmë ka probleme akoma më të mëdha sa i takon pjesës së faturimit”.

“Këtë vit do të krijojmë mundësinë tjetër për vendosjen e matësave, ashtu siç filluam me pjesën e matësave në burim, ku ne kemi një informacion të saktë se sa ujë prodhojmë, sa energji konsumojmë dhe sa ujë faturojmë dhe në fund fare, sa arkëtojmë”, nënvizoi ai.

Kreu i ujësjellësit të Vlorës bëri të ditur se “për vitin 2019 është klasifikuar ndër ujësjellësat që do të jenë prioritarë dhe në vëmendje maksimale të qeverisë. Vlora për vitin 2019 është futur në një projekt pilot për sa i përket ujësjellësave me më tepër përparësi dhe më tepër rëndësi dhe kjo reformë do të udhëhiqet nga qeveria dhe me mbështetjen e Kryeministrit”.

Ai tha se këtë vit do të kemi objektiva të reja për sa i përket reformës në ujësjellësa, për ujërat e ndotura, kanalizimeve, por prioritet do të mbetet furnizimi me ujë të pijshëm./atsh

Vlorë – Ujësjellësi me projekt pilot në vitin 2019 Read More »