Lajmi i fundit

E rëndë! ‘Hëngri në Fast Food dhe u rrëzua përtokë’/ 16-vjeçarja ndërron jetë papritur…

Një vajzë 16-vjeçare ka ndërruar jetë nga një goditje alergjike në Halkidiki, duke përhapur trishtim dhe zi në Oreokastro, si edhe gjithë Grqinë.

Sipas informacioneve të cituar nga mediat greke, 16-vjeçarja ndodhej me pushime në Halkidiki kur kishte shkuar për të ngrënë në një restorant. Aty, ajo dyshohet se ka pyetur nëse një ushqim përmbante një substancë të ndaluar për të, pasi ishte alergjike.

Dyqani thuhet se është përgjigjur negativisht dhe 16-vjeçari e ka konsumuar ushqimin, duke rezultuar në një goditje alergjike. Kalimtarët e rastit kanë thirrur menjëherë ambulancën, por sipas mediave lokale ka mbërritur pas 45 minutash, kur ishte tepër vonë.

Sipas të ëmës, 16-vjeçarja ndodhej në Halkidiki me miqtë e saj me pushime dhe të martën mbrëma kishin dalë për t’u argëtuar, ndërsa në mëngjes herët janë ulur për të ngrënë në një fast-food.

“Vajza ime hëngri një hot-dog, por ajo është alergjike ndaj qumështit dhe është gjithmonë e kujdesshme kur ha jashtë. Nuk e di se çfarë ka ndodhur saktësisht dhe nëse ka pasur bulmet në atë që ka konsumuar ”, tha nëna e 16-vjeçares, duke theksuar se vajza është rrëzuar sapo ka ngrënë ushqimin.

Vdekja e 16-vjeçares, e cila dha frymën e fundit në Halkidiki, në orët e para të së mërkurës, pas një vakti me miqtë e saj në një restorant, erdhi si pasojë e aspirimit të përmbajtjes së stomakut të rikthyer.

Këto janë informacionet e ekspertizës mjeko-ligjore kryer në trupin e vajzës fatkeqe, ndërsa priten edhe rezultatet e analizave laboratorike, të cilat do të hedhin më shumë “dritë” mbi rrethanat e vdekjes.

E rëndë! ‘Hëngri në Fast Food dhe u rrëzua përtokë’/ 16-vjeçarja ndërron jetë papritur… Read More »

Një tjetër viktimë në plazhet shqiptare

Një tjetër pushues ka humbur jetën në plazhet shqiptare. Sipas burimeve zyrtare, në Golem, shtetasi M. K., 66 vjeç, banues në Elbasan, sapo ra në kontakt me ujin në anë të detit, ka shfaqur probleme shëndetësore, dyshohet arrest kardiak.

Menjëherë i është dhënë ndihma e parë nga familjarët e tij dhe nga roja i plazhit, por gjatë transportimit në spital, me ambulancë, ky shtetas ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës.

Një tjetër viktimë në plazhet shqiptare Read More »

U dhunua nga Rexhep Rraja, gazetarja: I kam thënë Xhisela Malokut ‘po fole, shpëton gjithë Niklën’

“Ke sot mundësinë që të flasësh jo vetëm për të shpëtuar veten tënde, por të gjitha Xhisielat dhe zonën e Niklës”, kështu është shprehur gazetarja Klodiana Lala për rastin e “Xhisiela Malokut”, kur është ballafaquar me të.

Gazetarja u shpreh se në momentin që ka biseduar me Malokun, i ka kërkuar që të flasë hapur në lidhje me Rexhep Rrajën, dhe për dhunën që ushtroi mbi të.

“E gjithë propaganda u vu në shërbim të fisit Rraja për të shpëtuar Rexhep Rrajën që një vajzë të pambrojtur e futi në hotel dhe i fikte cigare në trup. E kam pasur përpara dhe i kam thënë ke sot mundësinë që të flasësh jo vetëm për të shpëtuar veten tënde, por të gjitha Xhisielat dhe zonën e Niklës, e cila ishte një zonë nën thundrën e krimit të organizuar. Në rastin e Xhisielës nuk kishte pamje me zë dhe me figure”, tregoi gazetarja.

U dhunua nga Rexhep Rraja, gazetarja: I kam thënë Xhisela Malokut ‘po fole, shpëton gjithë Niklën’ Read More »

Kërcënoi me jetë dhe dhunoi bashkëshorten, gjykata jep vendimin për reperin Fero

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh reperit, Feronit Shabani, i njohur si Fero.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënës i Gjykatës Themelore në Gjilan, Sabit Shkodra.

Ditën e djeshme mediat kosovare raportonin se Fero dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, modeles së njohur, Arbenita Ismajli.

E gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në banesën e çiftit në Gjilan, ku pas një konflikti verbal mes tyre, Fero dyshohet të ketë kaluar në dhunë fizike duke e goditur me grusht modelen dhe i ka thyer edhe telefonin.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë raportuan se Arbenita e shqetësuar është larguar nga banesa ku bashkëjeton me të dyshuarin dhe vajzën e tyre dhe ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës.

Sipas dëshmisë së Arbenitës, Fero e ka kërcënuar edhe me jetë, duke i thënë se do e vrasë nëse ia merr vajzën. Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë arritur që ta arrestojnë Feron.

Kërcënoi me jetë dhe dhunoi bashkëshorten, gjykata jep vendimin për reperin Fero Read More »

Incidenti në Kuvendin e Kosovës, ambasadori i SHBA dënon dhunën: Është për të ardhur keq!

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka dënuar përleshjet fizike midis deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës me anëtarët e Qeverisë gjatë seancës plenare më 13 korrik.

Sipas tij, në çdo demokraci ka dallime të forta, por “dallimet duhet të zgjidhen përmes diskursit” e jo dhunës.

“Është për të ardhur keq ajo çfarë ndodhi sot në Kuvendin e Kosovës. Do të dëshiroja të mos e thosha këtë: dhuna kurrë nuk është mjet i pranueshëm për të shprehur pakënaqësi. Në çdo demokraci shpesh ka dallime të forta. Por, dallimet duhen të zgjidhen përmes diskursit – një qëllim themelor i legjislaturës së çdo demokracie”, shkroi Hovenier në Twitter.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte duke mbajtur fjalim para deputetëve kur deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, u afrua dhe hodhi ujë në drejtim të Kurtit dhe zëvendësit të tij, Besnik Bislimi.

Kjo u pasua me përleshje fizike mes deputetëve të PDK-së dhe anëtarëve të Qeverisë Kurti.

Lushtaku tha se aksioni i tij ishte politik, teksa paralajmëroi padi ndaj Bislimit, ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe ministrit të Financave, Hekuran Murati.

Kurti ishte duke folur për situatën në veri të Kosovës, kur fjalimi i tij u ndërpre nga deputetët e opozitës që brohorisnin “rrenc”.

Ditëve të fundit, sikurse edhe në seancën e 13 korrikut, opozita ka qenë kritikuese ndaj pushtetit pasi në mediat në Kosovë kanë dalë përgjime të shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila. Ajo ka pranuar që ka zhvilluar një bisedë me nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq.

Milan Radoiçiq është nënkryetar i Listës Serbe, i cili kërkohet nga autoritetet e Kosovës dhe është gjithashtu në listën e zezë të SHBA-së për “përfshirje në krimin e organizuar ndërkombëtar”.

Ai kërkohet nga Kosova nën dyshimet se është përfshirë në frikësimin e dëshmitarëve në rastin gjyqësor, të njohur si “Brezovica”.

Radoiçiq përmendet në një aktakuzë edhe si “udhëheqës i grupit kriminal”, i cili planifikoi vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq. Megjithatë, urdhërarresti për Milan Radoiçiqin u tërhoq në mars të vitit 2021 pa asnjë shpjegim./ REL

Incidenti në Kuvendin e Kosovës, ambasadori i SHBA dënon dhunën: Është për të ardhur keq! Read More »

Adoleshenti shqiptar u zbulon gjyshërve të fshehtën e së ëmës: ‘Mami tradhton babin’

Në raportimin e zakonshëm nga qyteti i Durrësit për “Aldo Morning Show” në Tv Klan, Dhurata sjell një lajm tradhtie.

Nipi iu ka zbuluar gjyshërve të tij se e ëma tradhton të atin, djalin e tyre. Vjehrrit kanë takuar nusen dhe i kanë treguar se janë në dijeni të tradhtisë së saj.

Dhurata: Një djalë i vogël rreth moshës 12-13 vjeç, diçka e tillë ka shkuar te gjyshërit e tij dhe aty u ka thënë të gjithë të vërtetën e familjes së tij.

Aldo: Çfarë mi?

Dhurata: Iu ka treguar që nëna e tij tradhton babain. Pra nuk ka ditur se kujt t’ia shprehë këtë gjë dhe ka shkuar te gjyshërit pasi ka gjetur mbështetjen. Ndërkohë këta kanë telefonuar menjëherë zonjën, nusen e djalit të tyre dhe i kanë thënë që “duam të të takojmë nga afër”.

E kanë takuar dhe ia kanë plasur në sy gjithë të vërtetën që u ka thënë djali dhe ajo ka ngelur sepse është habitur se nuk e ka menduar që djali i saj t’ua thotë të vërtetën gjyshit dhe gjyshes duke qenë se e kishte porositur që “shiko mos trego”, gjëra të tilla./tvklan.al

Adoleshenti shqiptar u zbulon gjyshërve të fshehtën e së ëmës: ‘Mami tradhton babin’ Read More »

Gjenden trupat e pajetë të dy vëllezërve, 6 dhe 7 vjeç në Itali

Janë gjetur trupat e dy vëllezërve të vegjël që ishin zhdukur prej pasdites së djeshme në Manfredonia, në provincën e Foggia në Itali.

Ata u gjetën të pajetë brenda një prej baseneve vaditëse të zonës, ku ishin duke u kryer dhe kërkimet nga forcat zjarrfikëse.

Dy fëmijët, 6 dhe 7 vjeç, ishin larguar nga shtëpia e tyre pasditen e djeshme pranë Contrada Fonterosa në rrugën që të çon nga Manfredonia në Zapponeta.

“Një ndërhyrje dramatike”: kështu i ka cilësuar Brigada e Zjarrfikëses operacionet që mbrëmë çuan në zbulimin e trupave të dy vëllezërve, me kombësi rumune, të mbytur në një gropë vaditëse, rreth tre metra të thellë.

Po vijojnë hetimet për të zbardhur se si dy fëmijët – prindërit e të cilëve po pushonin kur fëmijët e tyre u larguan nga shtëpia, janë mbytur në këtë kanal. Fëmijët ishin raportuar fillimisht të zhdukur.

Ata mund të jenë futur për t’u larë në rezervuarin e ujitjes ku më pas janë mbytur.

Kjo është një nga hipotezat që po shqyrton policia që po kryen hetimet për vdekjen e dy fëmijëve.

Kjo hipotezë lidhet me faktin se prindërit, teksa kërkonin dy fëmijët, gjetën pantoflat pranë pjesës me ujë, rreth tre metra e thellë.

Gjenden trupat e pajetë të dy vëllezërve, 6 dhe 7 vjeç në Itali Read More »

Zbulohen mesazhet kërcënuese që i janë dërguar Lulzim Majës: ‘Ajo që ka ndodhur nuk është asgjë para asaj që do të bëj’

Llogaria e rrjetit social Facebook, ku u kërcënua Lulzim Maja është verifikuar. Ende nuk bëhet me dije se cili ka qenë personi që e ka kërcënua, por janë zbuluar mesazhet kërcënuese. Disa nga mesazhet kanë përmbajtjen e mëposhtme.

“Ta tregoj unë ty kur të takohemi nga afër”.
“Mbaje mend çfarë do të bëj”.

“Ajo që ka ndodhur nuk është asgjë para asaj që do bëj”, janë disa nga mesazhet.

Ngjarja u shënua mesditën e 6 korrikut 2023, ku anëtarët e fisit Rraja dhunuan disa qytetarët të Borizanës për guroret, që i përkisnin familjes së deputetit. Organizatorët janë kujdesur ta filmojnë për t’ia treguar dhe të tjerëve pasojat që mund të ndodhin nëse ankohesh.

Mes dhunuesve janë dhe dy vëllezërit e deputetit socialist Rrahman Rraja, konkretisht Flamur dhe Xhelal Rraja, si dhe djali i deputetit, Rexhep Rraja. Shkak është një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të Përparim Rrajës, kushëriri i deputetit, i cili ka leje shfrytëzimi dhe licencë për këtë aktivitet.

Kushërinjtë Bilbil e Jashar Maja ishin ankuar më 5 qershor në media se shpërthimet gjatë punimeve në gurore po u shkatërronin banesat e tyre.

Ndërsa mesditën e së enjtes ata ishin në lokal me inxhinierin e gurores për ti kërkuar që shpërthimet të ishin më të kontrolluara pasi po u dëmtoheshin banesat, e pikërisht në ato momente i kanë dhunuar.

Zbulohen mesazhet kërcënuese që i janë dërguar Lulzim Majës: ‘Ajo që ka ndodhur nuk është asgjë para asaj që do të bëj’ Read More »