Lajmi i fundit

I vendos flakën makinës në Vlorë, digjet edhe vetë (foto)

Ky është momenti kur një person i vë zjarrin qëllimisht dy automjeteve në Vlorë, në pronësi të Nerizan Hoxhaj. Personi i cili mban një kapele në kokë, afrohet tek makinat me një bidon me benzinë në dorë, e më pas i vë flakën, duke rrezikuar edhe të digjet vetë.

Nga flakët u përfshinë 3 automjete të parkuara afër njëra-tjetrës, 2 prej tyre tip “Ford” të cilat janë djegur pjesërisht dhe njëri tip “Volkswagen” që është djegur plotësisht.

Hoxhaj tha se nuk ka konflikt me njeri dhe se pret që policia të hetojë ngjarjen.

Pronarja e një prej automjeteve deklaroi se mjeti është në pronësi të djalit të saj dhe nuk kanë konflikt me askënd.

“Kemi këtë makinën e kuqe. Është e djalit, djali është është elektricist. Nuk kemi konflikt me askën. Zoti e di sesi ka ndodhur. Nuk dyshojmë te askush se nuk kemi konflikte, asgjë”-shprehet gruaja.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 ku makinat kanë qenë të parkuara poshtë pallatit. Dyshimet e para të policisë janë për zjarrvënie të qëllimshme, pasi dy prej makinave, tip Golf dhe Fordit i është vendos lëndë djegëse dhe me pas kanë marrë flakë. Ndërsa makina tjetër që ishte parkuar në mes të të dyjave ka marrë flak pasi ka qenë afër këtyre të dyjave që po digjeshin.

Zjarrfikësit kanë mbërritur dhe kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit tek makinat dhe kanë shpëtuar dhe makina të tjera të parkuar në atë zonë. Policia ka marrë në pyetje pronarët e mjeteve, ndërkohë po këqyr dhe kamerat e sigurisë së bizneseve aty pranë.

I vendos flakën makinës në Vlorë, digjet edhe vetë (foto) Read More »

Çmenden çmimet në Ksamil, gazetarja e njohur zbulon shifrat e ‘frikshme’: Shezlongu 200-300 euro!

Gazetarja e Euronews Albania, Anxhela Lushkaj tha për “Good Morning Albanians” se Ksamili duket se po bëhet një destinacion elitar. Ajo tha se çmimet në këtë zonë po shkojnë nga 200-300 euro, ndërkohë që shtoi se ka edhe zonë vip ku çmimet kapin 1000 euro.

Megjithatë gazetarja tha se në Sarandë ka vend për të gjithë, pasi ka plazhe ku pushuesit mund të marrin çadra me çmim shumë të lirë e madje ka vende ku mund të marrin me vete çadrën e tyre.

“Po ndalemi te shezlonget ekonomike në Sarandë, këtë vit minimalisht fillojnë me 1000 lekë. Sa i përket Ksamilit, ai po tenton të kthehet në një destinacion të turizmit elitar dhe këtë e tregojnë edhe disa subjekte të ngritura vitet e fundit ku mund të gjesh minimalisht shezlonge me 200-300 euro,

pastaj ka edhe shezlone vip, që kapin shifrën e 1000 euro”,-tha gazetarja ndërkohë që shtoi se gjithsesi Saranda ofron për të gjithë shtresat e shoqërisë ku mund të gjesh shezlong të lirë, por ka e4dhe plazhe ku ti mund të shkosh me çadrën tënde.

Çmenden çmimet në Ksamil, gazetarja e njohur zbulon shifrat e ‘frikshme’: Shezlongu 200-300 euro! Read More »

Konflikt mes të rinjve, raportohet për të shtëna me armë

Policia e Elbasanit ka shpallur në kërkim dy persona të cilët u konfliktuan për motive të dobëta me dy vëllezër dhe që gjatë konfliktit njëri prej tyre qëlloi me armë zjarri në ajër

Bëhet me dije se në pranga ka përfunduar dhe një 40-vjeçar, për përkrahje të 2 shtetasve të shpallur në kërkim dhe për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.
Në kërkim u shpallën edhe 2 shtetas të tjerë, për moskallëzim krimi dhe përkrahje të personave që qëlluan me armë.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti me të cilin qarkullonin shtetasit e shpallur në kërkim.

Sakaq materialet procedurale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

“Shërbimet e Policisë së Elbasanit, menjëherë pas marrjes së njoftimit se për shkak të një konflikti të çastit ndërmjet 4 shtetasve, ishte qëlluar me armë zjarri në ajër, kanë organizuar punën për identifikimin e shtetasve të përfshirë në konflikt dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit.

Nga veprimet e shpejta hetimore u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasve A. S., 28 vjeç dhe E. Ç., 44 vjeç, pasi dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në ajër, pas një konflikti të çastit me shtetasit U. G., 30 vjeç dhe M. G., 25 vjeç (vëllezër).

Vijon puna për kapjen e shtetasve A. S. dhe E. Ç., si dhe për përcaktimin e përgjegjësisë penale të secilit prej tyre.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin M. P., 40 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, si edhe shpallën në kërkim shtetasit H. M., 23 vjeç, dhe M. G., 37 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, njofton policia.

Konflikt mes të rinjve, raportohet për të shtëna me armë Read More »

Aksident/ Makina përplaset me barrierat

Një aksident ka ndodhur në Korçë – Pogradec.

Në afërsi të fshatit Sovjan, një mjet i tipit Golf është përplasur me barrierat

anës rruges duke shkaktuar plagosjen e drejtuesit të mjetit dhe personit tjetër pasagjer në mjet.

Sipas burimeve nga spitali mësohet se të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Paraprakisht dyshohet për shpejtësi tej normave të lejuara dhe manovër të gabuar,

por hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentitit, vijojnë.

Aksident/ Makina përplaset me barrierat Read More »

Betohet Taulant Balla si ministër i Brendshëm para presidentit Bajram Begaj

Taulant Balla është betuar ditën e sotme si ministër i Brendshëm para presidentit të republikës, Bajram Begaj.

Ceremonia e betimit nisi në orën 11:00. Balla u emërua Ministër i Brendshëm pak ditë më parë, pas shkarkimit të Bledi Çuçit.

Ndryshimet në kupolën drejtuese të këtij dikasteri erdhën pas dy ngjarjeve të njëpasnjëshme në Krujë, konkretisht masakrës në Larushkë dhe dhunës së pjesëtarëve të fisit Rraja në Krujë.

Taulant Balla konsiderohet si një ndër zërat më të fortë të mazhorancës në Kuvend.

Karrierën politike, ai e nisi ne vitin 2004, ku shërbeu si këshilltar i kryeministrit të asaj kohe Fatos Nano. Ai u zgjodh për herë të parë deputet i Librazhdit në vitin 2005, në moshën 28 vjeçare dhe prej asaj kohe nuk ka munguar në Kuvendin e Shqipërisë. Pas zgjedhjeve të vitit 2017, Taulant Balla u emërua kryetar i grupit parlamentar socialist.

Njëkohësisht, ai u emërua Kryetar i Delegacionit të Parlamentit të Shqipërisë në Parlamentin Europian dhe Zëvendës Kryetar i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian. Pas dorëheqjes së Gramoz Ruçit, Balla u zgjodh Sekretar i Përgjithshëm i Partise Socialiste post të cilin e mbajti deri pas zgjedhjeve të vitit 2021, ku u zëvendësua nga Damian Gjiknuri.

Balla është deputet i Qarkut te Elbasanit dhe drejtues politik për Partine Socialiste në Qarkun Fier. Më herët ka drejtuar qarkun e Elbasanit ku ka marrë edhe rezultatin më të mirë elektoral në zgjedhjet e vitit 2017 dhe 2021 si për socialistët por edhe vetë si deputet rezultoi më i votuari në rang kombëtar.

Betohet Taulant Balla si ministër i Brendshëm para presidentit Bajram Begaj Read More »

Ngjarje e rëndë në Vlorë

Një pushues ka humbur jetën në Vlorë. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës, 08:10, në lagjen “1 Maji”, Vlorë,

në vendin e quajtur “Plazhi i vjetër”.

Shtetasi K. P., rreth 80 vjeç, banues në Vlorë,

dyshohet se ka pësuar “arrest kardiak” dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe të shkakut të humbjes së jetës së 80-vjeçarit.

Ngjarje e rëndë në Vlorë Read More »

U vra nga miku i tij pas sherrit për drogën, mediat greke publikojnë portretin e 50-vjeçarit shqiptar

Mediat greke kanë publikuar ditën e sotme fotografinë e 50-vjeçarit, Shpëtim Bajrami, i cili u vra mesditën e së enjtes jashtë një karburanti në zonën e Analipsit, në lindje të Selanikut.

Bëhet fjalë për shtetasin shqiptar, i cili humbi jetën pasi u qëllua nga miku i tij 45-vjeçar, i cili hapi zjarr nga një mjet Peugeot, i cili i përket një gruaje që dyshohet se ka lidhje me të dhe që dyshohet të jetë e përfshirë në trafikun e drogës.

Sipas dëshmisë së autorit, i cili u vetëdorëzua sot, ky i fundit dhe viktima po pinin kafe mesditën e 13 korrikut në një lokal, ku u konfliktuan me njëri-tjetrin.

Më pas kanë hipur në automjetet e tyre dhe janë konfliktuar sërish në një pikë karburanti në zonën e Analipsit, në lindje të Selanikut. 45-vjeçari nga brenda mjetit të tij ka qëlluar me 3 plumba Shpëtim Bajramin, i cili po e godiste me grushte nga xhami i makinës.

Whatsapp Image 2023 07 14 At 22.52.54

U vra nga miku i tij pas sherrit për drogën, mediat greke publikojnë portretin e 50-vjeçarit shqiptar Read More »

Po vjen anticikloni afrikan! SHMU del me njoftimin e rëndësishëm për fundjavën

Shqipëria prej ditësh është përfshirë nga vala e të nxehtit me temperatura mjaft të larta.

Qytetet më të nxehta ku do të regjistrohen temperaturat më të larta janë Elbasani, Gjirokastra dhe Berati, ndërkohë që nuk mbeten pas as Tirana, Shkodra dhe Fieri.

Sipas meteorologëve edhe zonat malore do të karakterizohen nga temperaturat e larta. Edhe fundjava do të jetë mjaft e nxehtë.

“Këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Depërtimi i Anticiklonit Afrikan do të sjellë masa ajrore të thata e të nxehta duke bërë që moti të jetë i kthjellët gjatë gjithë ditës dhe kohëzgjatja e orëve me diell e temperatura të larta të mbizotërojë në të gjithë territorin. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi 1-6m/s, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1 ballë” sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Po vjen anticikloni afrikan! SHMU del me njoftimin e rëndësishëm për fundjavën Read More »