Lajmi i fundit

Goditi me grusht Sali Berishën në protestë, Gjykata del me vendimin e fundit për Gerti Shehun

Gjykata e Tiranës pushon çështjen ndaj Gerti Shehut, i cili goditi me grusht Sali Berishën gjatë protestës së 6 dhjetorit 2022, ditën kur në Tiranë mbahej samiti i Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.

Shkak është bërë papërgjegjshmëria mendore e 31 vjeçarit. Gjithashtu gjykata ka urdhëruar caktimin e masës mjekim të detyruar në një institucion mjekësor.

Gjyqtari Gert Hoxha vendosi pushimin e çështjes penale ndaj Gert Shehut dhe shtrim të detyrueshëm në spital psikiatrik pasi nga ekspertizave rezultoi i papërgjegjshëm, informon gazetarja Keti Banushi.

Aso kohe, kreu i Rithemelimit akuzoi kryeministrin dhe qeverinë Rama se kishte gisht në këtë sulm ndaj tij. Ndonëse, kjo retorikë u pasua edhe nga mbështetësit e tij. Mjeku i 31 vjeçari e konfirmoi qysh më 6 dhjetor se Gert Shehu vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Goditi me grusht Sali Berishën në protestë, Gjykata del me vendimin e fundit për Gerti Shehun Read More »

‘5 vite punë në Shqipëri, pastaj diploma’/ Studentët e Mjekësisë protestë para Kuvendit: Nuk pranojmë të na internoni!

Studentët e mjekësisë, ashtu siç kishin paralajmëruar, kanë nisur protestën para Kuvendit, ndërsa sot pritet të votohet gjatë seancës plenare ligji që i detyron ata të punojnë 5 vite në vend dhe më pas do të diplomohen.

Me megafon, studentët kanë bërë thirrje në kor, përmes disa vargjeve kundër qeverisë.

“Parlamentit i bëjmë thirrje; ne studentët duam zgjidhje, nuk pranojmë në internim

Koston e mban veç prindi im

Mos u dehni nga marria,

lini të vendosë drejtësia!

Nuk kam borxhe për të larë,

s’jam i ulët e as tradhtar

Nuk do të ngrihem për të ikur,

por për shpresën që na keni fikur!”, thuhet në vargjet që përsëritën disa herë në kor studentët e mjekësisë.

‘5 vite punë në Shqipëri, pastaj diploma’/ Studentët e Mjekësisë protestë para Kuvendit: Nuk pranojmë të na internoni! Read More »

I dogjën makinën në Vlorë, flet pronari: Kam parkuar si çdo natë këtu, nuk e di pse ndodhi

Tre makina u dogjën gjatë natës në lagjen “Pavarësia” në Vlorë. Sipas dyshimeve të para mendohet se ka qenë zjarrvënie e qëllimshme.

Sakaq pronari i njërës prej makinave të djegura Nerizan Hoxha ka thënë për abcnews.al se nuk dyshon tek asnjë person dhe se nuk e di pse ia kanë bërë këtë gjë.

“Unë punoj në ndërtim. Kam parkuar si çdo natë këtu. Nuk kam asnjë dyshim. S’e di pse më është bërë kjo gjë. Shpresoj që policia ta gjejë personin”, tha ai.

I dogjën makinën në Vlorë, flet pronari: Kam parkuar si çdo natë këtu, nuk e di pse ndodhi Read More »

Digjen 3 makina në Vlorë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Tre makina janë djegur në Vlorë gjatë orëve të natës.

Burime bëjnë me dije se 2 prej tyre janë djegur tërësisht, ndërsa e treta pjesërisht.

Zjarri rrezikoi që të përhapej edhe tek shumë makina të tjera të parkuara njëra pas tjetrës.

Nuk dihen ende rrethanat e plota të ngjarje.

Sakaq dyshohet që shkaku i zjarrit të ishte i qëllimshëm.

Digjen 3 makina në Vlorë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme Read More »

E trishtë! Humb jetën polici në Kosovë

Ka ndërruar jetë efektivi i Policisë së Kosovës në Stacionin e Kamenicës, Adem Syla. Lajmin për vdekjen e policit e ka dhënë sot komandanti i stacionit policor në Kamenicë, Florim Klaiqi.

Klaiqi është shprehur i trishtuar nga lajmi i hidhur i vdekjes së kolegut të tij, të cilin e ka quajtur një profesionist të madh në fushën e zbatimit të ligjit.

“Jemi të trishtuar nga ky lajm i hidhur, na la zyrtari Policor Adem Syla, një profesionist i madh në fushën e zbatimit të ligjit, i cili na tregoj se në secilën punë duhet të tregohen parimet njerëzore dhe morale”, ka thënë Klaiqi.

E trishtë! Humb jetën polici në Kosovë Read More »

SPAK ‘kërkon’ të burgos sërish Saimir Tahirin, zbardhet lëvizja e fundit

Prokuroria e Posaçme SPAK, ka nisur hetimet lidhur me procedurën e nxjerrjes nga burgu të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Hetimet kanë nisur kryesisht për akuzën e korrupsionit aktiv dhe pasiv si dhe falsifikimit të dokumentave.
Prokuroria SPAK, ka kërkuar kopjen e dosjes dhe proces-verbalet e seancave gjyqësore.
SPAK dhe oficerët e BKH-së kanë kërkuar dosje të vuajtes së dënimit të Tahirit në Burgun e Kosovës.

Verifikim qëndrimit të prokurorit Mustafa Turku, gjyqtares Fetahu, juristit të shërbimit të provës dhe Juristit të Burgut të Kosovës si dhe mjekëve.

Të gjithë të pranishmit në procesin gjyqësor që u zhvillua në Elbasan për lirimin nga burgu të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ishin dakord.

Asnjë nga pjesëmarrësit në këtë proces nuk ka shfaqur mendim kundër që funksionari i Partisë Socialiste të vijonte të qëndronte në burg.

Duke filluar nga avokatët mbrojtës, që kishin paraqitur kërkesën në gjykatë, përfaqësuesi i prokurorisë Elbasan, Mustafa Turku, përfaqësues të Shërbimit të Provës Tiranë, juristi i burgut të Kosovës në Lushnjë, si dhe vetë gjyqtarja Matilda Fetahu, ishin dakord që Saimir Tahiri të linte ambientet e burgut dhe pjesën tjetër të dënimit të mbetur, prej 1 vit e 8 muaj e 15 ditë të vuajë në ambientet e shtëpisë së tij në kryeqytet.

Tahiri u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda, me 5 vite burgim për akuzën e Shpërdorimit të detyrës.

Por për shkak të gjykimit të shkurtuar përfundimisht Tahiri u dënua me 3 vite e 4 muaj burgim.

SPAK ‘kërkon’ të burgos sërish Saimir Tahirin, zbardhet lëvizja e fundit Read More »