Lajmi i fundit

Aksident i rëndë, del nga rruga makina e agjencisë turistike, 1 viktimë dhe 2 të plagosur

Një aksident është raportuar pranë fshatit Shen Vasil, në Himarë. Bëhet me dije se fuoristrada e një agjencie turistike ka dalë nga rruga duke rënë 20 metra poshtë rrugës.

Shoferi i automjetit ka humbur jetën, ndërsa kanë mbetur të plagosur 2 pasagjerë. Viktimë ka mbetur 40-vjeçari Renato Bushi, banues në Sarandë.

BalkanWeb mëson se personat në automjet ishin anglezi 31-vjeçar Eduard Holand, 26-vjeçari Kevin Rama dhe bashkëshortja e shqiptarit Marika Zagori.

Sakaq 31-vjeçari, Holand do të niset drejt Tiranës për mjekim pas plagëve të marra, ndërsa Marika Zagori gjithashtu ka pësuar dëmtime nga aksidenti.

Himarë/Informacion paraprak

Në fshatin “Shën Vasil” , Himarë, ka dalë nga rruga një automjet që drejtohej nga shtetasi R.B, 40 vjeç, banues në Sarandë.

Si pasojë e daljes së automjetit nga rruga ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi R.B. Si dhe janë dëmtuar dhe transportuar në spital për ndihmë mjekësore dy shtetas që ishin pasagjerë në këtë automjet. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë te rrethanave të ngjarjes.

Aksident i rëndë, del nga rruga makina e agjencisë turistike, 1 viktimë dhe 2 të plagosur Read More »

Pasojat e mos rinovimit të marrëveshjes së drithërave, rriten ndjeshëm çmimet e grurit

Shefi i ndihmës i OKB-së, Martin Griffiths tha se tërheqja e Rusisë nga nisma e Detit të Zi ka shkaktuar rritjen e çmimeve të grurit.

Duke folur një konferencë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ai tha se grevat e vazhdueshme i kanë penguar fermerët të korrin të korrat e tyre dhe t’ua dorëzojnë ato shpërndarësve.

“Çmimet e grurit u rritën këtë javë si rezultat. Kjo nuk është për t’u habitur, pasi ishte parashikuar dhe ndodhi”, u shpreh Griffiths.

Pasojat e mos rinovimit të marrëveshjes së drithërave, rriten ndjeshëm çmimet e grurit Read More »

Si do të funksionojnë bastet online, ish-ministri zbulon skemën

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj në një intervistë sqaroi skemën e funksionimit të basteve, aktivitet ky që do të rikthehet me ligj dhe nuk do të jetë më i dënueshëm për ata që e ushtrojnë.

Sipas Malajt nëse i referohemi politikave ndaluese, mbyllja e basteve do të ishte më mirë të shoqërohej me hapjen në të njëjtën kohë sepse sipas llogarive janë rreth 100 milionë lekë që nuk janë arkëtuar në buxhet.

“Ndalimi i tyre nuk prodhonte rezultat pozitiv dhe ne e dimë shumë mirë që bastet kanë vazhduar dhe buxheti ka humbur një shumë të konsiderueshme, kështu që në këtë aspekt hapja e tyre, pra formalizimi do të sjellë të ardhura në buxhet që kur luhej në të zezë nuk i kishim. Lufta me bastet është e humbur, e vetmja mënyrë është që t’i legalizosh.

“Paratë që do të arkëtohen do të ndahen në 4 destinacione kryesore, një është kultura, dy sporti, tre teknologjia dhe katër mbrojtja e fituesve. Nga përvoja mund të them që kjo strukturë, që drejtohet nga zv. kryeministri dhe ministrat e linjës përkatëse dhe përfaqësuesit e sporteve, është shumë burokratike. Do të rrezikohet realizimi i buxhetit dhe prandaj një nga këshillat është që këto fonde të jenë të trashëgueshme në mënyrë që shuma që nuk përdoret të mos shuhet,” – u shpreh Malaj.

Si do të funksionojnë bastet online, ish-ministri zbulon skemën Read More »

‘Gjysma e vendit rrezikon të digjet nga zjarret’, paralajmërimi i frikshëm i IGJEUM

I nxehti afrikan do të jetë prezent në Shqipëri edhe gjatë javës që vjen. Përveç vapës, në disa qarqe është rritur rreziku i zjarreve.

Temperaturat e larta të kësaj jave, shtuan rrezikun për zjarre. IGJEUM ngriti alarmin në dy qarqe, Berat dhe Fier. Sipas meterologëve, dita e enjte dhe e premte, do të shënojnë një rritje te termometrit deri në 43 gradë Celsius. Temperatura rekord të regjistruara ndonjëherë në vendin tonë.
“Në qarqet Berat dhe Fier, kemi rrezik për përhapje te zjarreve, disa kalojnë në nivelin e lartë, gjysma e vendit ndodhen në rrezik lokal”- tha Anira Gjoni , specialiste nga instituti i gjeoshkencave.

Specialistët e IGJEUM, bëjnë thirrje për kujdes të shtuar. Kjo pasi një pakujdesi sado e vogël, mund të bëhet shkak për një problematikë më të madhe.

“Mungesa e gjelbërimit, betonizmi, ndërtesat, po jetojmë në një epokë ku klima është duke ndryshuar”- theksoi Gjoni.

Sa i takon reshjeve të shiut që kanë ndodhur në vende të ndryshme te rajonit, nuk e prekin vendin tonë. Ndërkohë temperaturat e larta do të vijojnë njësoj edhe javën që vjen. Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm për shëndetin e tyre duke evituar qëndrimin në diell për një kohë të gjatë.

‘Gjysma e vendit rrezikon të digjet nga zjarret’, paralajmërimi i frikshëm i IGJEUM Read More »

‘Punoj në polici, kam 30 vite’! Taksistë në të zezë edhe vetë efektivët

Emisioni Fiks Fare solli një investigim të bërë në qytetin e Elbasanit mbi taksitë me targa të bardha të cilat operojnë në kundërshtim me ligjin.

Si fillim gazetarët e Fiksit takuan një taksixhi i cili punonte në mënyrë të ligjëruar. Ai tregoi se i kanë shumë problem taksitë me targa të bardha për të cilat janë ankuar kudo, por nuk është marrë asnjë masë.
Madje nuk guxojnë më të ankohen se shteti merret me këta që janë të ligjëruar dhe jo me shkelësit.

“Unë paguaj të gjitha taksat, jam i rregullt, ndërkohë punën time e merr dikush që nuk i paguan asgjë shtetit madje e mbron policia” tha taksixhiu për gazetarët.

Gazetarët e Fiksit faktuan me zë dhe figurë se taksitë e palicensuara mund t’i merrje lehtësisht në pika të ndryshme të qytetit dhe nuk kishin asnjë frikë nga policia.

Dhe jo vetëm aq, shoferi i një prej taksive me të cilët bisedoi gazetarja e Fiksit ishte polic, ai pranoi se si taksi punonte në të zezë jashtë orarit të punës në shtet.

Në bisedat që solli emisioni investigativ me taksistët e palicensuar kuptohej se këta të fundit dikur kishin pasur licensë, por për shkak të taksave kanë hequr dorë nga ligjshmëria. Ata shfaqen të pashqetësuar në punën e tyre madje e kanë ‘grurë’ me policët e qarkullimit rrugorë të cilët nuk i ngacmojnë në paligjshmërinë e tyre.

Kështu gazetarja e Fiksit ju drejtua Bashkisë Elbasan për një përgjigje. Përgjegjësi i kësaj drejtorie Eduard Bordi në një telefonatë me gazetaren pranoi se kanë bërë aksione dhe nuk kanë kapur taksi të palicensuara, madje për këtë sipas tij duhet të përgjigjet policia. Kjo e fundit në një përgjigje zyrtare për Fiksin pranoi se e ka në fokusin e punës së saj evidentimin e taksive të palicensuara, ndaj kanë bërë kontrolle të herëpashershme, por nuk kanë mundur të kapin në shkelje të ligjit asnjëherë kolegë të tyre ashtu siç bënë gazetarët.

Madje policia falenderon Fiks Fare për evidentimin e rasteve.

‘Punoj në polici, kam 30 vite’! Taksistë në të zezë edhe vetë efektivët Read More »

Zjarr midis fshatit Radhimë dhe Tragjas

I nxehti përvëlues ka shkaktuar zjarret e para në vendin tonë.

Një zjarr ka përfshirë sot kodrat midis fshatit Radhimë dhe Tragjas në Vlorë.
Flakët të ndihmuara dhe nga era janë duke djegur kryesisht shkurre, por duke rrezikuar dhe stanet apo dhe vreshtat që ndodhen përgjatë baypassit mbi fshatin Radhimë.
Zjarrfikësit e Vlorës janë duke punuar për izolimin e flakëve dhe shuarjen e tyre.

Zjarr midis fshatit Radhimë dhe Tragjas Read More »

Makina përplas të moshuarën në mes të rrugës, drejtuesi i mjetit ikën nga vendngjarja

Një ngjarje aspak humane është shënuar në Fier, pranë fshatit Agim të Libofshës.

Një makinë përplasi një të moshuar që po udhëtonte me motoçikletë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes i pashqetësuar për gjëndjen shëndetësore të të moshuarit, taman sikur të kishte përplasur një mace.

Policia informoi se aksidenti u shënua rreth orës 12:10 minuta.

Kanë qenë banorë të zonës të cilët i kanë vrapuar ta ndihmojnë shtetasin e identifikuar me inicialet P. B., 60 vjeç, banues në Libofshë duke i dhënë dhe pak ujë dhe më pas kanë njoftuar efektivët.

Sipas njoftimit të policisë drejtuesi i motomjetit, 60 vjeçar ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.

Makina përplas të moshuarën në mes të rrugës, drejtuesi i mjetit ikën nga vendngjarja Read More »

Plagoset me mjet prerës 36-vjeçari, pranga autorit 41-vjeçar

Një 36-vjeçar është plagosur me mjet prerës sot në Durrës, ndërkohë që në pranga ka rënë një 41-vjeçar.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet E. L., 41 vjeç.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë të DVP Durrës arrestuan shtetasin E. L., 41 vjeç, banues në Durrës, sepse pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin A. V., 36 vjeç, i cili në kujdesin e mjekëve, jashtë rezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.”, tha ai.

Plagoset me mjet prerës 36-vjeçari, pranga autorit 41-vjeçar Read More »