Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri,plagoset një person

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e kësaj të shtune në Shijak,

ku si pasojë 1 person ka mbetur i plagosur.

Burime policore bëjnë të ditur se bëhet fjalë për shtetasin e identifikuar me inicialet S.B rreth 30 vjeç.

Ai është dërguar menjëherë në urgjencën e Spitalit Rajonal të Durrësit, ku ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha.

Burime nga këto të fundit thonë se i riu e ka marrë plumbin në bark dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Të shtëna me armë zjarri,plagoset një person Read More »

Zbërthehet marrëveshja: 200 nga të burgosurit më të rrezikshëm do të sillen në Shqipëri, ja sa do të paguajë Britania për ta

Britania do t’i paguajë Shqipërisë të paktën 4 milionë paund në vit për të marrë 200 nga të burgosurit më të rrezikshëm, sipas një marrëveshjeje të arritur këtë javë.

“The Telegraph” shkruan se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do t’i japë Shqipërisë 5 mln euro (4.4 mln paund) për rinovimin e burgjeve, sigurinë shtesë, pajisjet e rehabilitimit dhe trajnimin e rojeve.

Kjo shifër llogaritet mbi 36.5 euro në ditë për të burgosur për të gjithë kohëzgjatjen e dënimit të tyre, që Ministria e Drejtësisë në Britani vlerëson se do të kushtojë 4 milionë paund në vit.

Gjithashtu, do të ketë një grup të përbashkët mbikëqyrës për të parandaluar keqtrajtimin e të burgosurve dhe qeveria shqiptare do të hartojë një raport vjetor për të burgosurit dhe kushtet e tyre, ndërsa qeveria e Britanisë do të ketë të drejtën për të kryer kontrolle fizike.

“Secili vend mund ta përfundojë marrëveshjen me njoftim me shkrim dy muaj përpara dhe detaje të tjera gjenden në një dokument zyrtar, të parë nga The Telegraph, që finalizon marrëveshjen që zbulohet për herë të parë”, shkruan Telegraph.

Mes 200 të transferuarve janë 17 të burgosur të përjetshëm, përfshirë Koçi Selamaj, 36 vjeç, vrasësi i mësueses Sabina Nessa, 28 vjeç. Ai u burgos për të paktën 36 vjet për rrahjen dhe mbytjen e saj për vdekje në një park në juglindje të Londrës.

Ai ka vuajtur deri më tani vetëm dy vite, që do të thotë që Britania do t’i paguajë Shqipërisë 400,000 paund për ta burgosur për 34 vitet e mbetura të dënimit të tij.

Ministria e Drejtësisë e Britanisë tha se marrëveshja do të kursejë paratë e taksapaguesve, sepse kushton gati 40,000 paund në vit për një të burgosur në Angli dhe Uells. Kjo do të ishte e barabartë me rreth 1.9 milionë paund për Koçi Selamajn.

Qeveria ka kërkuar garanci se të drejtat e njeriut të të burgosurve shqiptarë do të mbrohen, ndërsa Shqipëria ka kërkuar që të paguhet për çdo grup të burgosurish para se të pranojnë grupin e radhës.

Masa është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të dëbuar shqiptarët e burgosur për krime në Britani.

Sipas një marrëveshjeje të veçantë, kriminelët shqiptarë do të lirohen gjithashtu deri në një vit më herët dhe do t’u jepen grante prej 1500 paund nëse pranojnë të dëbohen dhe të mos kthehen më në Britani.

Largimi i tyre do të ndihmojë në zbutjen e krizës për mbipopullimin e burgjeve, gjë që ka detyruar Ministrinë e Drejtësisë në Britani të lejojë lirimin e parakohshëm të qindra shkelësve që ndodheshin në paraburgim.

Mes 200 kriminelëve janë edhe tetë të dënuar për përdhunim.

Zbërthehet marrëveshja: 200 nga të burgosurit më të rrezikshëm do të sillen në Shqipëri, ja sa do të paguajë Britania për ta Read More »

Vdekjet që shkaktohen nga i nxehti, raporti për klimën: Këto janë qytetet më të ekspozuara

Një raport i UN në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik kanë identifikuar pasojat në shëndet që sjellin ndryshimet klimatike. Në një analizë të kryer në 3 qarqet e marra në studim, në qarkun e Gjirokastrës, Fierit dhe Vlorës, konstatohen një shkallë më e lartë se mesatarja kombëtare e vdekshmërisë nga infarkti (aksidentet cerebrovaskulare), me një tejkalim gati 50% në Gjirokastër. Vlora dhe Gjirokastra kanë vdekshmëri më të lartë se mesatarja kombëtare e vdekshmërisë nga sëmundjet ishemike të zemrës dhe infarkti i miokardit.

Të 3 këto qarqe kanë shkallë më të ulët të vdekshmërisë për sëmundjet pulmonare. Profili i vdekshmërisë pasqyron faktin se rajonet e basenit të Vjosës, veçanërisht Gjirokastrës dhe Vlorës, kanë popullsi relativisht të plakur ku dobësitë kryesore shëndetësore lidhen me sëmundjet jo të transmetueshme. Nga ana tjetër, Fieri është më shumë i ekspozuar ndaj sëmundjeve infektive në krahasim me dy rajone të tjera, ndoshta për shkak të një proporcioni më të madh të fëmijëve në popullsi dhe ekspozim më i lartë ndaj kontaminimit, të shkaktuar nga përmbytjet.

“7.6% e fëmijëve në qarkun e Fierit kishin diarre në çdo kohë të vitit. Qarku i Vlorës regjistron një nga normat më të larta të astmës në vend. Një në pesë fëmijë në rajonin e Vjosës ka shenja të anemisë. Një në 4 gra të rritura dhe më shumë se një në 3 burra të rritur në qarkun e Vjosës kanë hipertension. Gjirokastra ka normat më të larta të paaftësisë së të rriturve në vend (8.7% e popullsisë mbi 15 vjeç), dhe shkallën më të lartë të të moshuarve në vend (18.4%). Ndërsa rreth gjysma e popullsisë shqiptare është mbipeshë ose obeze ku Fieri dhe Gjirokastra kanë normat më të larta në vend”, shkruhet në raport.

Gjirokastra ka një akses relativisht të dobët në kujdesin shëndetësor ku 57.4% e grave atje raportuan të paktën një problem në aksesin e kujdesit shëndetësor. Ky tregues është 37% për Fierin dhe 24% për Vlorën. Analiza specifike e ekspozimit demonstron vdekshmëri të tepërt të lidhur me valët e nxehtësisë. Incidenca e gastroenteritit lidhet me temperaturat më të larta të verës në Shqipëri. Gjatë dy valëve të të nxehtit në 2017, pati rritje në shkallën totale të vdekshmërisë (9%-16%) si dhe vdekshmërisë së shkaktuar nga sëmundjet kardiovaskulare.(16-17%), veçanërisht nga goditjet ose sëmundjet cerebrovaskulare (50%) dhe ataku i zemrës (20%-36%). Ndërkohë nuk u vu re asnjë ndryshim në vdekshmërinë për shkak të tumorit. Analiza dokumentoi një korrelacion të fortë dhe të qëndrueshëm midis rrezikut të gastroenteritit dhe temperaturat e verës gjatë periudhës së studimit, 2006-2018.

Në mënyrë sistematike, vitet me temperaturat më të larta të verës, kanë shkallë më të lartë të gastroenteritit dhe anasjelltas. Incidenca vjetore e gastroenteritit me temperatura më të larta mbetet e fortë dhe nuk ndryshon me metrika të ndryshme të temperaturës së ajrit të aplikuara. Për ndryshimet në ekspozimet ndaj rreziqeve shëndetësore që lidhen me ndryshimet klimatike, shkalla e një ndikimi shëndetësor lidhur me ekspozimin e caktuar mjedisor është një faktor prej tre vlerash: norma bazë e ndikimi në shëndet, ndryshimi i pritshëm i ekspozimit dhe funksioni ekspozim-përgjigje. Tendenca kryesore në demografinë shqiptare është plakja e shpejtë e popullsisë, pasojat në cënueshmërinë shëndetësore lidhur me klimën dhe ndryshimin e saj. Përqindja e të moshuarve është më shumë se trefishuar që nga fillimi i viteve ’90. Trendi do të vazhdojë, dhe parashikimet tregojnë dallime të rëndësishme midis rajoneve. Popullsia e atyre mbi 80 vjeç është kategoria me rritjen më të madhe dhe veçanërisht Gjirokastra dhe Vlora do të përjetojnë shifrat më të larta. Gjirokastra do të ketë 45 të moshuar për 100 banorë deri në vitin 2031.

Ndikimet e ndryshimeve klimatike në shëndetin e njeriut do të shkaktojnë një barrë shtesë mbi këto tendenca para-ekzistuese. Disa probleme themelore shëndetësore mund të rrisin ndjeshmërinë ndaj efekteve të ndryshimeve klimatike, të tilla si valët e të nxehtit. Mund të vlerësohet se deri në vitin 2031, 10.000 në 50.000 individë me presion të lartë gjaku do të kenë nevojë të marrin kujdes shëndetësor shtesë për shkak të temperaturave të larta dhe Fieri parashikohet të jetë më i prekuri. Raporti i OKB thotë se prevalenca e regjistruar e diabetit ka qenë në rritje në Shqipëri për më shumë se 10 vjet.

Tendencat demografike dhe të stilit të jetesës do të ndikojë në rritjen e incidencës gjithashtu, nga rreth 6,500 raste të reja në 2017 në të paktën 10,000 raste të reja në periudhën 2030-2050. Diabeti rritet si pasojë dhe e ndjeshmërisë ndaj stresit të nxehtësisë; Nëse tendencat e fundit vazhdojnë, parashikohet se më shumë se 300.000 shqiptarë do të regjistrohet me diabet nga një mjek deri në vitin 2050. Qarku i Vjosës do të ketë pjesën e tij ku do të rritet me të paktën 10% të popullsisë së regjistruar me diabet. Është vlerësuar se më shumë se 10,000 prej tyre të kenë nevojë për kujdes shëndetësor shtesë dhe përjetojnë probleme shtesë shëndetësore gjatë ngjarjeve ekstreme të motit të shkaktuara nga ndryshimet klimatike. Fieri dhe Gjirokastra parashikohet të jenë më të prekurit ndër rajonet.

Prevalenca e mbipeshës dhe obezitetit te femrat është rritur nga 39% në 2008 në 45% në 2018. Obeziteti rritet dhe ka ndjeshmëri ndaj temperaturave të larta. Pa një ndryshim drastik të trendit, ajo pritet që deri në vitin 2031, 50% ose më shumë e popullsisë shqiptare do të vazhdojë të jetë mbipeshë ose obez. Gjithashtu, popullsia në Shqipëri po plaket dhe pritet që prevalenca e kushtet mendore dhe vecanërisht demenca do të trefishohet në vitin 2050. Personat me demencë janë të ekspozuar ndaj ekstremeve të motit. Ata kanë nevojë për kujdes të vazhdueshëm nga personel të specializuar ose nga familjarët.

Në Rajonet e Basenit të Vjosës pritet të jenë më shumë se 5.000 njerëz me probleme kognitive deri në vitin 2050. Ata dhe familjet/kujdestarët e tyre do të përbëjnë një kategori jashtëzakonisht vulnerabël përballë ekstremeve të motit. Gjirokastra pritet të jetë rajoni më i prekur dhe në veçanti gratë do të jenë grupi më i cenueshëm. Edhe pse rreziku është i lartë edhe në mesin e të rinjve, tendencat demografike tregojnë dyfishim të numrit të moshuarve me probleme mendore në 3 dekadat e ardhshme. Depresioni është i lidhur me rrezikun kardiovaskular dhe për pasojë rriten medikamentet dhe ndjeshmëria ndaj stresit të nxehtësisë.

Temperaturat përkeqësojnë pasojat shëndetësore dhe rrisin nevojat shëndetësore në 10% deri në 20% të njerëzit që vuajnë nga depresioni. Ky vlerësim do të shtohejë deri në vitin 2030, çdo vit nga 1000-2000 vizitat shëndetësore, si dhe numrin e problemeve kardiovaskulare. Edhe pse vdekshmëria nuk është rritur ndjeshëm, incidenca e regjistruar e melanomës malinje dhe kanceri i lëkurës është shumëfishuar gjatë 20 viteve të fundit (në mesatarisht 20% rritje vetëm në 5 vitet e fundit).

Rrezatimi ultravjollcë diellor është një faktor rreziku për melanomën dhe kanceret.

Ndërsa melanoma është relativisht e rrallë në Shqipëri, mbetet vdekjeprurëse dhe vlerësohet se deri në vitin 2030, në rajonet e Vjosës, nga 10-30 raste me kancer lëkure do t’i atribuohet rritjes së ekspozimit ndaj diellit.

Vdekjet që shkaktohen nga i nxehti, raporti për klimën: Këto janë qytetet më të ekspozuara Read More »

Thellohet tragjedia e aksidentit, ndërron jetë në spital edhe 33-vjeçari

Shkon në dy numri i të vdekurve nga aksidenti tragjik që ndodhi mbrëmë, pak para mesanate, ku një makinë tip “Range Rover” në të cilën ndodheshin dy persona ra në humnerë pranë fshatit Fortuz në Tiranë.

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spital edhe 33-vjeçari Denis Çali. Ndërkohë është identifikuar dhe viktima tjetër që ndërroi jetë mbrëmë.

Bëhet fjalë për një person të moshës 26 vjeç me iniciale B.Gj.

Njoftimi i policisë

Në vijim të aksidentit të ndodhur në fshatin Fortuzaj, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ju informojmë se të dy shtetasit që ndodheshin në automjet, B. Gj., 26 vjeç, dhe D. Ç., 33 vjeç, kanë ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale

Thellohet tragjedia e aksidentit, ndërron jetë në spital edhe 33-vjeçari Read More »

Nuk kanë fund tragjeditë në vend, Range Rover bie në humnerë

Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar këtë të premte, pak para mesnatës. Një makinë tip range Rover, në të cilën ndodheshin një 33-vjeçar i identifikuar si D.Ç dhe një person tjetër, ka rënë në humnerë pranë fshatit Fortuz në Tiranë.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë personi tjetër që ndodhej në mjet, ndërs D.Ç është dëmtuar rëndë dhe është dërguar menjëherë për ndihmë në spital.

Njoftimi:

Më datë 21.07.2023, në fshatin Fortuzaj, ka rënë në humnerë një mjet tip “Range Rover” në të cilin ndodheshin shtetasi D. Ç., 33 vjeç, dhe një shtetas tjetër ende i paidentifikuar.

Si pasojë shtetasi D. Ç., 33 vjeç, është dëmtuar dhe ndodhet në spital, ndërsa shtetasi tjetër ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Nuk kanë fund tragjeditë në vend, Range Rover bie në humnerë Read More »

Aksidenti i rëndë

Një aksident është regjistruar pranë fshatit Shen Vasil, në Sarandë.
Bëhet me dije se fuoristrada e një agjencie turistike është aksidentuar dhe për pasojë ka humbur jetën shoferi. Ndërkohë, kanë mbetur të plagosur 3 turistë të huaj.
Viktimë ka mbetur 40-vjeçari Renato Bushi nga Saranda.
Sakaq një prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë.

Aksidenti i rëndë Read More »

Ndryshime në Policinë e Shtetit, ja emrat që lëvizin nga pozicionet

Emrat e rinj në disa Departamente dhe Drejtori:

-Vilson Bala – Drejtor i Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale.
-Arben Dashi – Drejtor i Krimeve në Volum në Departamenti i Sigurisë Publike me strukturën e re.

-Edvin Ndreu – Shef, Komisariati nr. 6

-Artan Bajraktari Drejtor i DVP Kukës

-Oli Bistri specialist te Drejtoria e Krimeve në Volum.

-Lutfi Minxhozi Drejtor i Europol në PSh

Ndryshime në Policinë e Shtetit, ja emrat që lëvizin nga pozicionet Read More »

Me afat 10 vjeçar/ Rikthimi i basteve sportive, qeveria 10 licenca kombëtare

Qeveria ka dorëzuar në Kuvend projekt ligjin për lejimin e basteve sportive on-line. Në rang vendi do të jenë deri në 10 licensa kombëtare me afat 10 vjeçar, gara për të cilat do të njoftohet nga autoriteti e mbikëqyrjes së lojërave të fatit ne faqen e tij zyrtare, në gazetat ndërkombëtare si dhe në Buletinin e njoftimeve publike.

Kusht për përfitimin e licencës është regjistrimi i kompanisë në Shqipëri, me një kapital jo më pak se 40 milion lekë ose rreth 400 mijë euro.

Subjekti aplikues ose, të paktën, njëri prej aksionarëve të tij duhet të ketë përvojë në fushën e lojërave të fatit në jo më pak se 3 shtete të Bashkimit europian ose vendeve anëtare të OECD dhe për jo më pak se 3 vjet.

Po ashtu subjekti aplikues ose të paktën njëri nga aksionarët duhet të ketë gjeneruar në vitin e fundit financiar të paktën 2 dy miliardë lekë, ose rreth 20 milion euro xhiro nga aktiviteti në fushën e lojërave të fatit.

Sipas projektligjit, Bastet sportive on-line do të luhen nëpërmjet pajisjeve elektronike apo kompjuterike si smartphone, tabletëve, Ipad-ëve, laptop-ëve, por pa u kufizuar vetëm në to, në faqet zyrtare të internetit, aplikacionet e subjekteve të licencuara për ushtrimin e këtij aktivitetit.

Loja do të zhvillohet vetëm nëpërmjet programeve apo platformave të autorizuara nga Komisioni i Licencave. Projekt ligji i qeverisë që rikthen bastet sportive, në formatin on-line pritet të futet në kalendarin e punimeve te kuvendit sesionin e ardhshëm që nis në shtator.

Me afat 10 vjeçar/ Rikthimi i basteve sportive, qeveria 10 licenca kombëtare Read More »