Lajmi i fundit

Burrë e grua ndërruan jetë nga korenti, fqinjët rrëfejnë tmerrin: ‘Teli i energjisë elektrike ishte i këputur dhe…’

Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e së dielës në fshatin Resulaj në Vlorë, ku Eqerem Zykaj 80 vjeç dhe gruaja e tij, Mynyre Zykaj 75 vjeçe, teksa ishin duke ujitur në arë, dyshohet se kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë kanë ndërruar jetë.

Disa nga fqinjët e tyre kanë folur për mediat, të cilët theksuan se teli i energjisë elektrike ishte i këputur.

Është këputur teli që dje, iu thashë merr elektriçistin se do të zejë korenti. Nuk di gjë tjetër, dje kam ardhur në orën 12.

Sot u nisa, shkonim ditë për ditë te njëra-tjetra, më tha do vij sot dhe nuk erdhi. Një grua dhe një burrë në punën e tyre, të vdesin nga korenti, nuk e di, kjo lagja jonë është e vdekur.

Ne vuajmë për drita, pa rrugë, pa ujë, pa drita. Kemi qenë 3 ditë pa drita, kemi marrë në telefon, e lidhim me alumin atë, një masë të bëjë, këputet. Ne çdo ditë jemi pa drita, shprehen ata.

Burrë e grua ndërruan jetë nga korenti, fqinjët rrëfejnë tmerrin: ‘Teli i energjisë elektrike ishte i këputur dhe…’ Read More »

Burrë dhe grua dyshohet se ranë në kontakt me rrymën elektrike në fshatin Resulaj të Selenicës

Dy anëtarë të familjes Zykaj në fshatin Resulaj të Selenicës, burrë dhe grua Qerem Zykaj dhe gruaja e tij raportohet ti ketë zënë korenti në shtëpi.

Të dy kanë ndërruar jetë, Policia dhe ambulanca janë nisur drejt banesës, pas njoftimit të dhënë nga të afërmit e dy viktimave.

Mësohet se dy bashkëshortët kanë qenë duke punuar në bahçen e shtëpisë së tyre kur kanë rënë në kontakt me një kabllo të energjisë elektrike, kontakti me të cilën ka qenë fatal.

Vlorë/Informacion paraprak Në fshatin “Resulaj”, Vlorë, rreth orës 18:45, shtetasit E.Z 80 vjeç dhe bashkëshortja e tij shtetasja M.Z, 75 vjeçe, duke ujitur në arë, dyshohet se kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë kanë ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Burrë dhe grua dyshohet se ranë në kontakt me rrymën elektrike në fshatin Resulaj të Selenicës Read More »

Shqiptari u gjet i varur me çarçaf në rajonin e policisë në Greqi, mister shkaqet

Kastriot Periku është gjetur pa shenja jete në rajonin e policisë në Kalkidha, 70 km në veri-lindje të Athinës. Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të natës të së enjtes (20 korrik).

Sipas njoftimit për shtyp të drejtorisë së policisë të Kalkidhës, shqiptari ishte ndaluar prej policisë dhe mbahej në qeli për tu dërguar në gjykatë për masë sigurie. Ai u gjet i varur me një çarçaf në kangjellat e qelisë.

Më pas ai u dërgua në spital por mjekët nuk mundën ta shpëtonin. Lidhur me incidentin prokuroria ka hapur një hetim ndërsa policët dhe oficeri i rojës janë marrë të pandehur nën akuzën e shkeljes së rregullave të shërbimit.

Shqiptari u gjet i varur me çarçaf në rajonin e policisë në Greqi, mister shkaqet Read More »

Zjarr në pikën e grumbullimit të mbeturinave në Vlorë

I vendoset zjarri sërish pikës së grumbullimit të mbeturinave në Vlorë. Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fortë dhe një re e madhe tymi përfshiu të gjithë zonën.

Është e disata herë që kjo pikë grumbullimi përfshihet nga zjarri. Në këtë zonë jetojnë 500 familje, të cilat vuajnë problematikat e krijuara.

Edhe pse qyteti ka një landfill mbeturinash, me një kosto ndërtimi prej 21 mln eurosh, ai nuk u shërben qytetarëve pasi nuk është ende në funksion.

Zjarr në pikën e grumbullimit të mbeturinave në Vlorë Read More »

9 persona humbën jetën në një ditë të vetme në Shqipëri

Ka qenë tragjike kjo e premte në Shqipëri, ku një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur në Gramsh.

Një familje e tërë e mbytur në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës në fshatin Drizë të Gramshit.

Gramsh: 46 vjeçari Arben Zogu, baba i 19-vjeçarit Ruben Zogu dhe 14-vjeçarit Esti Zogu, së bashku me kushëririn e tyre 20-vjeçari Melsi Zogu dyshohet të jenë mbytur në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës në fshatin Drizë të Gramshit.

Palombarët e RENEAS kanë shkuar për të bërë të mundur gjetjen e tyre, megjithatë ende asnjë shenjë nga trupat.

Ato që janë gjetur deri më tani në buzë të liqenit janë dy motoçikleta, tre celularë dhe teshat e trupit.

Familjarët kanë deklaruar se janë futur në liqen për t’u larë dhe nuk kanë dalë më.

Disa qytetarë të tjerë kanë humbur jetën, ku një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës.

Durrës: Një grua nuk ka mundur të mbijetojë, pas kontaktit që ka pasur me energjinë elektrike.

Policia njofton se rreth orës 09:40, në Shkallnur, Durrës, 70-vjeçarja me inicialet D.G, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në banesë dhe për pasojë ka humbur jetën.

Himarë: Nga ana tjetër e vendit, në fshatin Shën Vasili në Himarë, një aksident fatal i ka marrë jetën 40-vjeçarit Renato Bushi.

Pasi, mjeti ka dalë nga rruga, nuk ka mundur t’i mbijetojë lëndimeve të marra.

Sakaq janë lënduar dhe dy pasagjerët në mjet, të cilat janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Fatkeqësisht, kanë humbur jetën 52-vjeçari me inicialet B.Xh dhe 68-vjeçari me inicialet H.D.

Tale dhe Durrës: Të dy, një në Tale dhe tjetri në Durrës, kanë shfaqur probleme shëndetësore pasi kanë rënë në kontakt me ujin në anë të detit.

Ndonëse kanë marrë ndihmën e parë dhe janë transportuar menjëherë në spital, ata nuk kanë mundur të mbijetojnë. Si shkaktar në të dyja rastet, dyshohet arresti kardiak.

Elbasan: Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dhe në Elbasan, ku ka ndërruar jetë një 45-vjeçar, me profesion bojaxhi, i cili ka rënë nga një ndërtesë ku po punonte.

Policia njofton se rreth orës 11:00, në lagjen “Luigj Gurakuqi” në Elbasan, shtetasi M. Z., rreth 45 vjeç, banues në Durrës (bojaxhi), duke lyer muret e një ndërtese, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia.

Si pasojë e dëmtimeve, 45-vjeçari ka humbur jetën në spital.

Një tronditje e madhe kjo për vendin tonë, ku 9 qytetarë raportohen si viktima të ngjarjeve të ndryshme.

Deri më tani, palombarët e RENEA-s janë duke bërë kërkimet për trupat e familjes Zogu, që tragjikisht janë futur në liqen për të mos dalë më.

9 persona humbën jetën në një ditë të vetme në Shqipëri Read More »

Këta janë 4 viktimat e tragjedisë në Gramsh

Babai Arben Zogu 46 vjeç dhe dy djemtë e tij, 19-vjeçari Ruben Zogu dhe 14-vjeçari E. Zogu janë 3 nga viktimat e mbytura në liqenin e Gramshit. Nipi i 46-vjeçarit, Melsi Zogu 20 vjeç është mbytur gjithashtu.

Në një prononcim pas nxjerrjes së personave të mbytur nga liqeni, kreu i zjarrfikëses tha se viktimat kishin shkuar për t’u larë, por nuk dinin not. Ai shtoi se në përpjekje për të shpëtuar njëri tjetrin janë mbytur tragjikisht.

I pyetur nëse kishte tabela informuese për këto gropa në këtë liqen, kreu i zjarrfikëses tha: “Liqeni nuk është për tabela informuese, liqeni është i thellë i gjithë, dihet që nuk duhet të hyjnë njerëzit që nuk dinë not.

Ata kanë hyrë, faktikisht nuk lahen në liqen. Ne e patrullojmë, si shërbim zjarrfikës, edhe dje këtu kemi qenë, deri në darkë vonë se kemi një gomone që patrullojmë vazhdimisht, bëjmë edhe mësime treguese. Fatkeqësisht sot nuk erdhëm, qëlloi keq shumë keq, për ta dhe për familjet e tyre”.

Këta janë 4 viktimat e tragjedisë në Gramsh Read More »

E frikshme, shpërthen tubacioni i gazit, makinat ‘fluturojnë’ në ajër si lodra

Një ngjarje e rëndë, në pragun e një tragjedie, ka ndodhur në mes të ditës dje në Afrikën e Jugut, ku një tubacion gazi nëntokësor ka shpërthyer papritur.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Johanesburgut, ku një person mbeti i vrarë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.
Ndërkohë po bëjnë xhiron e rrjetit video të ndryshme nga momenti i shpërthimit, ku shihen se si fluturojnë në ajër makina dhe njerëzit. Ndërsa shumë ndërtesa dhe rrugë mbetën të dëmtuara.

Disa dëshmitarë okularë raportuan se kishin ndjerë dridhjen e tokës dhe më pas dëgjuan një zhurmë të fortë në momentin e shpërthimit.

E frikshme, shpërthen tubacioni i gazit, makinat ‘fluturojnë’ në ajër si lodra Read More »

Lajm i fundit!Sherr për pronën, dy vëllezërit plagosin me armë kushëririn

U konfliktuan për motive pronësie dhe gjatë konfliktit plagosën me armë zjarri në këmbë kushëririn e tyre, identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 autorët e dyshuar (vëllezër).

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin e zonës, për kapjen e tyre.

Në fshatin Shtiqen, dyshohet se pas një konflikti për motive pronësie, shtetasit Xh. M. dhe A. M.

(vëllezër) kanë plagosur me armë zjarri, në këmbë, kushëririn e tyre, shtetasin G. M., 46 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve dhe vijojnë kontrollet në zonë dhe në ambiente të ndryshme, për të bërë të mundur kapjen e tyre.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave kësaj ngjarjeje.

Lajm i fundit!Sherr për pronën, dy vëllezërit plagosin me armë kushëririn Read More »