Lajmi i fundit

Punësimi i ekselentëve në administratë, përzgjidhen 163 pozicione brenda shërbimit civil

Në Departamentin e Administratës Publike nisi sot procesi i përzgjedhjes së vendeve të punës nga studentët ekselentë që aplikuan në platformën “punetembare.al”.

Drejtoresha e Departamentit të Administratës Publike, Albana Koçiu, bëri të ditur sot se “163 pozicione brenda shërbimit civil u përzgjodhën nga kandidatët ekselentë të kualifikuar dhe renditur sipas mesatares”.

Sipas saj, procesi i përzgjedhjes së studentëve ekselentë për t’u bërë pjesë e Administratës Publike vijon.

Rreth një mijë studentë ekselentë kanë aplikuar në portalin “Punë të mbarë.al”, për t’u bërë pjesë e Administratës Publike.

Në një intervistë për ATSH-në pak ditë më parë drejtoresha Koçiu tha se “do të ketë edhe një fazë të dytë, ku studentët që përfundojnë studimet me mesatare mbi 9, mund të aplikojnë e të bëhen pjesë e Administratës Publike”.

Faza e dytë do të zhvillohet në muajin gusht, kur të ketë përfunduar viti akademik 2018-2019./atsh

Punësimi i ekselentëve në administratë, përzgjidhen 163 pozicione brenda shërbimit civil Read More »

Lleshaj: Tjetër goditje e fortë kundër krimit të organizuar

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj përshëndeti finalizimin nga ana e Policisë së Shtetit të operacionit “Rruga e Gabuar”, me anë të të cilit u arrestuan 32 shtetas dhe u godit një rrjet falsifikatorësh të dokumenteve.

“Trafikantët mashtrojnë qytetarët, minojnë lirinë e lëvizjes e të ardhmen tonë evropiane.

Lufta kundër krimit të organizuar, mision në shërbim të së ardhmes”, theksoi ministri i Brendshëm në reagimin e tij.

Policia e Shtetit bashkëpunoi në këtë operacion me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë dhe organet e tjera ligj zbatuese në vend, si dhe me ndihmën e agjentëve të Sigurisë së Shërbimit Diplomatik të atashuar në Ambasadën Amerikane (DSS)./atsh

Lleshaj: Tjetër goditje e fortë kundër krimit të organizuar Read More »

Gjendet 9 vjeçarja e zhdukur sot në qytetin e Vlorës

9 vjeçarja nga Vlora e zhdukur gjatë ditës së sotme në zonen e Skeles, është gjetur dhe eshte rikthyer pranë gjirit të familjes.

Vogelushja u ka thënë familjarëve të shoqes se e ëma kishte dijeni për vendodhjen e saj por ndërkohë vetë e ëma thotë se ajo nuk kishte asnjë dijeni për të bijën.

Falenderojme të gjithë qytetarët, të cilët kanë pasur një sensibilizim të jashtëzakonshëm për shpërndarjen e lajmit në kohë rekord.

Gjendet 9 vjeçarja e zhdukur sot në qytetin e Vlorës Read More »

Fshatrat Dukat i vjetër, Dukat i ri, Tragjas dhe Radhimë prej 24 orësh pa energji elektrike

Qyteti i bukur bregdetar i Orikumit së bashku me fshatrat Dukat i vjetër, Dukat i ri, Tragjas dhe Radhime prej 24 orësh vuajnë mungesën e energjisë elektrike.
Energjia është shkëputur për këtë zonë prej natës së mbëmshme por nuk është rikthyer ende ne shtepite e banoreve.

Me sa duket moti i përkeqesuar ka qenë shkaku kryesor për ndërprerjen kaq të gjatë të energjisë në këtë zonë, por edhe në të kaluarën kjo zonë e ka vuajtur shpesh mungesen e energjisë sidomos në kushtet e përkeqësuara të motit.-Laberianews

Fshatrat Dukat i vjetër, Dukat i ri, Tragjas dhe Radhimë prej 24 orësh pa energji elektrike Read More »

Cakaj në Bukuresht: Shqipëria faktor stabiliteti në rajon

Në vizitën e parë pas delegimit të kompetencave për ushtrimin e detyrës së ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj mori pjesë në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Europian dhe vendeve kandidate, i cili u zhvillua në Bukuresht më 31 janar – 1 shkurt, në kuadër të presidencës rumune të Këshillit të Ministrave të BE-së.
Diskutimet u përqendruan në çështjet kryesore të axhendës europiane dhe ndërkombëtare, sfidat e përbashkëta dhe bashkëpunimin në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë.

Ministri në detyrë Cakaj, pasi vlerësoi mbështetjen e vendeve anëtare të BE-së në rrugën e integrimit europian të Shqipërisë, vuri në dukje përpjekjet dhe arritjet e deritanishme në këtë proces, duke shprehur angazhimin e vendosur për forcimin e tyre, si edhe pritshmëritë tona që bisedimet e anëtarësimit të jenë njohje e arritjeve dhe mekanizëm për orientimin e tyre të ardhshëm.

Ai evidentoi gjithashtu rolin proaktiv e konstruktiv të Shqipërisë si faktor stabiliteti në rajon, duke shtuar se në aspektin global, vendi ynë dëshmon me vendosmëri orientimin e tij strategjik euroatlantik dhe linjëzim të plotë me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së. ​/atsh

Cakaj në Bukuresht: Shqipëria faktor stabiliteti në rajon Read More »

Në 19 mars hapet gara për Prokurorin e Përgjithshëm, SPAK gati në qershor

Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi ka deklaruar sot se në datën 19 mars do të hapet gara për Prokurorin e ri të Përgjithshëm.

Pas përfundimit të mandatit të Adriatik Llallës, në dhjetor të vitit 2017 parlamenti, vetëm me votat e shumicës votoi Arta Markun si Prokurore të Përkohshme të Përgjithshme.
Ndërsa sot, Gent Ibrahimi theksoi se, në 19 mars do të hapet gara, ndërsa në qershor Shqipëria do të ketë Prokurorin e ri të Përgjithshëm.

“Ligji na jep tre muaj kohë pas konstituimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për përgatitjen e rregullores. Në datë 19 mars hapet gara për Prokurorin e Përgjithshëm” deklaroi ai. Gjatë prononcimit për mediat, Ibrahimi u bëri thirrje prokurorëve që të aplikojnë për t’u bërë pjesë e SPAK-ut, pasi edhe 7 ditë kanë afat. Ai tha se deri tani kanë aplikuar 11 prokurorë.

“Në muajin qershor do të kemi Prokurorin e ri të Përgjithshëm, ndërsa do të jetë ngritur edhe SPAK-u”, tha Ibrahimi. /atsh

Në 19 mars hapet gara për Prokurorin e Përgjithshëm, SPAK gati në qershor Read More »

Procedimi penal 339, Krimet e Rënda nisin hetimet për nxjerrje të sekretit hetimor

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë ka nisur hetimet për nxjerrje të sekretit hetimor për procedimin penal nr. 339 të vitit 2016.

Në njoftimin e Prokurorisë së Krimeve të rënda thuhet se, “Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë në kuadër të hetimeve të procedimit penal nr. 339 të vitit 2016 regjistruar për veprat penale parashikuara nga nenet 283/a, 2, 333/a, 334 të Kodit Penal njofton se është duke kryer hetimeve dhe për veprën penale “Zbulimi i akteve ose i të dhënave sekrete”, parashikuar nga neni 295/a/3 të Kodit Penal, në lidhje me faktet e nxjerrjes së sekretit hetimor në lidhje me publikimin e disa akteve të përgjimeve të çështjes penale në fjalë, publikimi i të cilave po bëhet në kundërshtim me ligjin”.

“Në këtë kuadër po bëhet verifikimi i të gjithë personave që kanë patur njohje dhe akses në aktet e bëra publike në hetim dhe gjykim”, thekson Prokuroria e Krimeve të Rënda.atsh

Procedimi penal 339, Krimet e Rënda nisin hetimet për nxjerrje të sekretit hetimor Read More »

Vlorë – Tritol në një lokal,policia në vendin e ngjarjes

200 gr tritol i janë vënë një lokali në lagjen “Pavarësia” në Vlorë, por që për fat të mirë, nuk ka shpërthyer.

Nuk dihet nëse janë vendosur thjesht për paralajmërim apo nuk është arritur të shpërthehet.

Hetuesit kanë marrë në pyetje, pronarin e lokalit dhe punonjësit për armiqësitë dhe konfliktet e mundshme që mund të kenë.

Ndërkohë Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka gjetur 200 gr tritol.

Vlorë – Tritol në një lokal,policia në vendin e ngjarjes Read More »