Lajmi i fundit

Anija “Butrint” e Forcës Detare shpëton 50 emigrant në detin Egje

Anija “Butrinti”, e Forcës Detare, me mision ne detin Egje, gjatë patrullimit në zonën e saj të operacionit, mbrëmjen e djeshme ka shpëtuar një gomone me 50 emigrantë (40 burra dhe 10 gra) , e cila ishte nisur nga Ceshme drejt ishullit te Chiosit.

Menjëherë është bërë shoqërimi i gomones si dhe njoftimi i situatës Rojës bregdetare turke, greke dhe Frontex.

Emigrantët janë marrë nga Roja bregdetare turke, e cila ka vijuar lundrimit drejt portit te Ceshmes.

Forca Detare shqiptare nuk është hera e parë që ndërmerr një operacion shpëtimi gjatë patrullimit të saj në detin Egje.

Kjo ka ndodhur edhe më herët në disa raste të ngjashme. /atsh

Anija “Butrint” e Forcës Detare shpëton 50 emigrant në detin Egje Read More »

Pastrohen kanalet vaditëse në Drashovicë dhe Armen

Pastrimi i kanaleve kullues dhe kolektorëve, në të cilët ka shumë vite që nuk është vënë dorë, janë në fokus të punës së bashkisë Selenicë, Vlorë.

Bashkia bën të ditur se “mjetet po vazhdojnë punën për pastrimin e kanalit vaditës Drashovicë-Armen me gjatësi rreth 5 km”.

Sipas bashkisë, po ashtu po riparohen edhe skarpatet e betonit, të cilat janë dëmtuar ndër vite.

Fermerët e këtyre fshatrave do të kenë gati ujin për vaditje për këtë sezon.

Rehabilitimi i këtyre kanaleve ndikon direkt në prodhimtarinë e tokës, por edhe në kullimin e shpejtë të tyre pas reshjeve të shiut, pavarësisht intensitetit./atsh

Pastrohen kanalet vaditëse në Drashovicë dhe Armen Read More »

Ministria e Brendshme: Regjistroni vendbanimet tuaja reale pa marrë gjobë deri më 10 maj

Të gjithë qytetarët që ende nuk kanë bërë regjistrimin e tyre të vendbanimit, kanë ende dhe 17 ditë kohë ta realizojnë këtë procedurë pa u gjobitur.

Ministria e Brendshme përmes një njoftimit, publikuar të martën, kujton të gjithë qytetarët shqiptarë mbi pezullimin e masës administrative gjobë, për ata që realizojnë regjistrimin në vend banesat e tyre brenda datës 10 maj 2019

“KUJTESË mbi pezullimin e masës administrative/gjobë për të gjithë shtetasit që nuk e kanë bërë regjistrimin e vendbanimit aty ku banojnë realisht”, thekson ministria e Brendshme në njoftim.

Sipas këtij njoftimi, qytetarëve do tu duhen vetëm dy dokumente për të bërë regjistrimin e vendbanimit të tyre. “Pezullimi i masës administrative zgjat deri në datë 10 maj 2019. Për të bërë regjistrimin FALAS, qytetarët duhet të dorëzojnë pranë zyrave të Gjendjes Civile këto dokumente: Dokument i pronësisë, ose kontratë qiramarrje/huadhënie/përdorimi apo banimi (fotokopje e noterizuar) Fotokopje e Kartës së Identitetit për çdo person mbi 16 vjeç”, përfundon njoftimi. /atsh

Ministria e Brendshme: Regjistroni vendbanimet tuaja reale pa marrë gjobë deri më 10 maj Read More »

Lëkundje tërmeti në Tiranë

Lëkundje tërmeti u ndjenë mesditën e sotme në Tiranë dhe në zonat përreth.

Tërmeti i rënë në orën 10:58 ishte me magnitudë 3.8, me thellësi 10 km nën tokë, ndërsa epiqendrën e ka pasur rreth 13 km në Perëndim të Krujës dhe 28 km në veriperëndim të Tiranës.

Lëkundjet e tërmetit ishin të lehta dhe deri tani nuk ka njoftime për dëme materiale./atsh

Lëkundje tërmeti në Tiranë Read More »

Pezullohen lundrimet në Vlorë, erërat e forta krijojnë dallgë deri në 7 ballë

Moti i keq dhe erërat e forta kanë bërë që të pezullohet me një afat të papërcaktuar lundrimi detar në Vlorë.

Trageti i linjës Vlorë-Brindisi ka pezulluar lundrimin drejt Italisë për shkak të erërave të forta që kanë përfshirë vendin.

Nga kapiteneria e portit Vlorë bëhet me dije se për shkak të erërave në det të hapur gjeneron e dallgë deri në 7 ballë të shkallës boufort.

Është pezulluar gjithashtu edhe dalja në det e peshkarexhave dhe varkave të peshkimit.

Pezullohen lundrimet në Vlorë, erërat e forta krijojnë dallgë deri në 7 ballë Read More »

Së shpejti në qytet do të ketë një sistem monitorimi me kamera sigurie të të gjitha akseve rrugore për të garantuar rendin, qetësinë publike,sigurinë

Së shpejti në qytetin bregdetar do të ketë një sistem monitorimi me kamera sigurie të të gjitha akseve rrugore për të garantuar rendin, qetësinë publike dhe për sa më shumë siguri.

Kështu deklaroi sot kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, në takimin e zhvilluar në zyrën e tij me drejtorin e ri të Policisë së Vlorës, Artion Duka.

Kryebashkiaku Leli, deklaroi se gjithçka kryhet në interes të qytetarëve të Vlorës, për një frymë të re bashkëpunimi, ndërsa janë evidentuar zonat ku duhet të vendosen.

“Me një frymë të re bashkëpunimi për të gjithë problemet që shfaqen në qytet do të nisim iniciativën e re për të pasur një sistem monitorimi të të gjithë akseve rrugore të qytetit”, – theksoi Leli.

Kreu i bashkisë së Vlorës u shpreh se “ka qenë iniciativë e përbashkët që është mbështetur dhe forcuar ideja nga drejtuesi aktual i Policisë së Vlorës për të pasur monitorim me kamera të të gjitha rrugëve dhe akseve të qytetit”.

Sipas tij, ka qenë rezultativ monitorimi që kemi bërë përmes sistemit të kamerave në Lungomare në kuadër të projektit “Smart City”, i cili ka dhënë impaktin e vet në garantimin dhe dhënien e informacionit në kohën e duhur për të gjitha problemet, ku ka prezencë të shtuar të njerëzve.

“Ajo që duam të gjithë së bashku është evidentimi i të gjitha pikave të rëndësishme ku mund të vendoset sistemi i monitorimit të kamerave 24 orë në 24, për të kontrolluar trafikun e lëvizjes së mjeteve, të kemi një qytet të sigurtë për qytetarët e Vlorës”, – nënvizoi Leli.

Leli shprehu bindjen se në bashkëpunim me drejtorin e ri të Policisë do të ketë gjithmonë produkt më pozitiv për qytetarët e Vlorës.

Drejtori i Policisë së Vlorës, Artion Duka tha se “ndihem i vlerësuar që jam bërë pjesë e këtij qyteti të bukur, ku bashkarisht do na duhet të japim ndihmën tonë për mirëqenien e qytetarëve dhe qytetit”.

“Dua t’ju falënderoj për iniciativën e vendosjes së kamerave të qytetit, pasi siç e dimë të gjithë është një proces pune si i juaji, dhe i joni, që është vërtet rezultativ dhe ka të bëjë me sigurinë e qytetit dhe sigurinë rrugore”.

Leli kërkoi gjithashtu mbështetjen edhe të biznesit që të bëhen pjesë e kësaj iniciative.

“Falënderoj ata që kanë qenë pro dhe bëj apel të tjerëve të bëhen pjesë e shndërrimit të Vlorës në një qytet të sigurt. Jam i bindur që monitorimi ofron garanci më tepër që qytetarët të jenë të sigurt në qytetin tonë”, – tha Leli. /atsh

Së shpejti në qytet do të ketë një sistem monitorimi me kamera sigurie të të gjitha akseve rrugore për të garantuar rendin, qetësinë publike,sigurinë Read More »

Durrës, dallgët nxjerrin në breg breshkën 100-vjeçare

Një breshkë uji e përmasave të mëdha u gjet e ngordhur në breg të detit në shëtitoren “Taulantia”, në qytetin e Durrësit.

Nga të dhënat e para mendohet që breshka të jetë mbi 100-vjeçare, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e ngordhjes së saj.

Specia detare u gjet nga punonjësit e ndërmarrjes së pastrim-gjelbërimit të Bashkisë së Durrësit, të cilët po punonin për pastrimin e zonës.

Në bregdetin e Durrësit përgjatë viteve të fundit kanë qenë disa specie të ngjashme që kanë dalë më breg të detit. /atsh

Durrës, dallgët nxjerrin në breg breshkën 100-vjeçare Read More »

Kufizime energjie në disa zona në Vlorë

Operatori i Sistemit të Trasmetimit (OST) njoftoi sot se, për shkak të punimeve të planifikuara nga ky operator në nënstacionin Babicë, në datën 21 mars gjatë intervalit kohor 09:00-15:00 do të stakohet energjia elektrike në këto zona në Vlorë: Bunavi, Kërkovë, Babicë e Madhe, Babicë e Vogël, Drashovicë, Vodic, Mavroive, Lapardha, Maxhare. Llakatund, Beshisht, Shushicë, Armeni, Picua.

Punimet konsistojnë në forcimin e rrjetit energjetik dhe sigurimin e furnizimit me energji normalisht të abonentëve.atsh

Kufizime energjie në disa zona në Vlorë Read More »