Lajmi i fundit

Ministrja Xhaçka ndërpret vizitën në Itali, niset drejt Letonisë

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka ndërprerë vizitën e saj në Itali, duke u nisur menjëherë për Letoni, për shkak të ngjarjes së ndodhur sot, ku nëntetarja Zarife Muharrem Hasanaj humbi jetën gjatë një operacioni ushtarak.

Ministria e Mbrojtjes njoftoi se për shkak të ngjarjes në Letoni, ministrja Xhaçka ndërpreu vizitën zyrtare në Itali dhe do të udhëtojë drejt Rigës për të vizituar dy efektivët e plagosur dhe për të takuar kontingjentin shqiptar atje.

Major Tanushi dhe rreshteri Kapaj janë nën kujdesin maksimal të mjekëve, në bazën Camp Adazi, në Letoni. /atsh

Ministrja Xhaçka ndërpret vizitën në Itali, niset drejt Letonisë Read More »

Lajm i madh për ‘taramelen’

Mbrëmjen e sotme në “Piter Pan”, Alketa ftoi në emisionin themeluesin e “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdarin për të dhënë një lajm shumë të bukur për Xheison Baftin i njohur si Taramelja.

“Shtëpia e Xheisonit është gjetur. Është një shtëpi shumë e mirë, e madhe në zonën e Freskut në Tiranë. Së shpejti, do ta sjellim Xheisonin në Tiranë”, u shpreh Arbri.

“Më kanë emocionuar të gjithë studentët, ata që kanë dhuruar 2 dollarë, 5 dollarë.

Xheisoni është Piter Pani më i spikatur i këtij viti dhe këtë të gjithë ju e keni konfirmuar përmes mesazheve tuaja“, tha Alketa.

Moderatorja zbuloi se deri tani janë mbledhur 15 mijë euro nga 300 donatorë.

Lajm i madh për ‘taramelen’ Read More »

3179 të punësuar në muajin prill nga Zyrat e Punës

3179 persona janë punësuar gjatë muajit prill 2019 në të gjithë vendin përmes Zyrave të Punës.

Sipas statistikave të punësimeve për çdo qark, për muajin prill 2019, në Berat janë punësuar 138 persona, në Durrës janë punësuar 460 persona, në Fier 293 persona, në Korçë 291 persona.

Po ashtu, gjatë muajit prill në Dibër janë regjistruar 108 të punësuar, në Elbasan 151 të punësuar, në Gjirokastër 106 të punësuar, në Kukës 13 të punësuar, në Lezhë 106 të punësuar, në Shkodër 225 të punësuar, në Tiranë 834 të punësuar dhe në Vlorë 333 të punësuar./atsh

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/284561942473890/?t=0

3179 të punësuar në muajin prill nga Zyrat e Punës Read More »

Kthehet në normalitet situata e rrugëve në Vlorë

Pas reshjeve të shiut me intensitet të lartë, situata në të gjitha rrugët e qytetit të Vlorës është rikthyer në normalitet.

Rrugët e qytetit të Vlorës janë të kalueshme. Bashkia kërkon mirëkuptimin e qytetarëve pasi deri sa të stabilizohen lidhjet e kanalizimeve në investimin e ri që po kryhet në bulevard, me pjesën tjetër të kanalizimeve në këto zona, do të ketë problematika, por gjë që do të zgjidhet në kohë.

Bashkia e Vlorës dhe Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime, në bashkëpunim me arkitektin që po zbaton projektin e bulevardit po punojnë që të gjenden zgjidhjet përfundimtare, me qëllim që të bashkohen të gjitha pikat më problematike te rruga “Albano&Romina”, pranë Bibliotekës Publike dhe në ndonjë zonë tjetër problematike, me rrjetin e ri në bulevard.

Është duke u përfunduar projekti që do të përmirësojë rrjedhjen e ujërave në zonën e rrugës “Transballkanike”, pasi rrjeti aktual nuk e përballon dot sasinë e madhe të reshjeve.

Sistemi i kanalizimeve në qytet ka qenë në funksion të plotë, por gjithçka ka ardhur si pasojë e sasisë së madhe të reshjeve të shiut gjatë këtyre ditëve. /atsh

Kthehet në normalitet situata e rrugëve në Vlorë Read More »

‘Cmendet’ moti ne Shqiperi!

Ditët e fundit moti ka marrë një kthesë të papritur edhe pse jemi në muajin maj ku dielli dhe temperaturat e larta supozohej të dominonin.

Nëse kishit bërë plane për në fundjavë me siguri ky mot nuk u la të qetë. Por çfarë pritet ditën e sotme dhe në vijim?

Sipas “Meteoalb”, deri në mesditë i gjithë vendi do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta. Por pasditja dhe mbrëmja do të sjellin shtim të vranësirave, fillimisht në rajonin përendimor duke u zhvendosur gradualisht drejt lindjes, kur priten shira të përkohshëm.
Era do të dryejë e fortë në det por mesatare në tokë gjatë paradite, por gjatë pasdites do të ketë rënie të instensitetit me shpejtësi 45-50 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar dallgë në det 4-5 ballë.

Temperaturat e ajrit janë ulur në mëngjes por mesdita do të sjellë rritje duke u luhatur në vlerat ditore nga 7°C deri në 25°C

Ndërsa ditën e nesërme, e hënë 6 maj, Shqipëria do të jetë e ndikuar nga masat ajrore të paqëndrueshme, ku vranësira të dendura dhe rrebeshet afatshkurtra të shiut do të dominojnë gjatë paradites në zonat veriore dhe qëndrore. Por, pasdite do të ketë zbehje të rreshjeve të shiut megjithatë temperaturat do të jenë më të ulëta se sa sot duke u luhatur në vlerat 5°C dhe 22°C.

Por, i gjithë muaji maj do të jetën nën “pushtetin” e një moti të paqëndrueshëm me shira dhe kthjellime sporadike.

‘Cmendet’ moti ne Shqiperi! Read More »

Antikanabisi – Mblidhet Task Forca Qendrore: Së shpejti nis monitorimi nga ajri i territorit

Lufta kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit mbetet një prioritet për qeverinë shqiptare, ndërsa së shpejti, kontrolleve të territorit nga Policia e Shtetit dhe Inspektorateve të ndryshme, do t’i shtohen edhe monitorimi përmes fluturimeve ajrore, mundësuar nga projekti “Sancas” i financuar nga BE.

Në Ministrinë e Brendshme u mbajt sot takimi i radhës së Task Forcës Qendrore, në kuadër të zbatimit të Planit të Veprimit kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit 2017-2020.

Në mbledhje u diskutua mbi masat e ndërmarra, rezultatet dhe arritjet konkrete të institucioneve anëtare të TFQ-së. Fokus i këtij takimi krahas masave dhe aktiviteteve të kryera si pjesë e detyrimeve, ishin edhe paraqitja e problematikave të hasura, si dhe nevojat për kapacitete logjistike në përmbushje të detyrave të tyre.

Zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda kërkoi bashkëpunim më të ngushtë dhe më intensiv gjatë kësaj periudhe, ndërmjet institucioneve qendrore pjesë e Task Forcës, për të shkëmbyer informacion për raste kultivimi ose trafikimi, si dhe kryerjen e operacioneve të përbashkëta ndërinstitucionale.

Gjithashtu, anëtarët theksuan domosdoshmërinë e një koordinimi edhe më të mirë me qëllim parandalimin në kohë dhe goditjen me efikasitet të çdo rasti të kultivimit të kanabisit./ATSH

 

https://www.facebook.com/punetebrendshme.gov.al/videos/394714241124643/?t=1

Antikanabisi – Mblidhet Task Forca Qendrore: Së shpejti nis monitorimi nga ajri i territorit Read More »

10 vjet burg për abuzuesit e standardeve të sigurisë ushqimore

Personat që shkelin sigurinë ushqimore dhe që ndryshojnë skadencat e ushqimeve do të dënohen me 10 vjet burg.

Kështu theksoi sot Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Kreu i qeverisë duke iu referuar ndryshimit të disa neneve në Kodin Penal për sigurinë ushqimore u shpreh se ” siguria ushqimore është një sfidë e madhe për ne, për shoqërinë tonë, shumicën tonë qeverisëse dhe qeverinë tonë”.

“Importimi , prodhimi, ruajtja ofrimi për shitje, shitja apo vendosja në qarkullim në ndonjë mënyrë apo tjetër e ushqimeve pijeve, lëndëve të tjera ushqimore, barnave si dhe futja në prodhim e kimikateve e materialeve dhe lëndë shtesë në përpunimin dhe prodhimin e përpunimin e artikujve ushqimore dhe pijeve do të dënohet me burg. Pastaj sasinë e dënimit unë personalisht nuk jam dakord se më duket shumë e vogël ta diskutojnë këtë komisionet dhe grupet e interesit”, – nënvizoi Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh, se kur kjo vepër është kryer në bashkëpunim më shumë se një herë ose kur nga kjo vepër rezulton të jetë kërcënuar apo dëmtuar shëndeti i personit burgimi do të jetë deri në 10 vjet.

“E njëjta gjë për të gjitha prodhimet ushqimore jashtë afatit të përdorimi të tyre është një problem i madh e dimë shumë mirë që një lojë që vazhdon prej 30 vitesh që afatet e përdorimit të produkteve ushqimore shkelen, nuk ia ka borxh asnjë familje , asnjë fëmijë kësaj qeverie ,kësaj shumice kësaj politike që të rrijë të bëjë sehir dhe nga ana tjetër nuk ka sjellë asnjë zgjidhje sistemi i punës që është ndërtuar gjithë këto vite duke gjëmuar nga mbrapa tek per tek duke vendosur gjoba e negociuar gjoba me individë apo subjekte të tilla. Edhe kjo është një vepër që parashikohet të dënohet deri në 10 vjet burg”,- theksoi Rama.

Sipas tij, mashtrimi me produktet ushqimore hyn po ashtu në veprat penale.

“Zëvendësimi i shenjave të sigurisë të organeve shtetërore në fushën e sigurisë ushqimore që është një tjetër lojë e zhvilluar gjerësisht hyn në verat penale dhe besoj që duke adresuar këtë problem kaq të madh, jetik e në të njëjtën kohë kaq kërcënues për psikologjinë e përgjithshme të popullsisë me vetëdijen që jo vetëm që nuk bëhet fjalë për të gjitha produktet ushqimore në Shqipëri, por për një pjesë të vogël të tyre, por që sidoqoftë është mjaftueshmërisht për të krijuar dëme e pasoja ne thjesht e vetëm përmbushim një angazhim si rezultat i një reflektimi të një eksperience 30 vjeçare të dështuar, për ta kthyer të gjithë aktivitetin tregtar në një zonë të paprekshme sigurie për shëndetin e njerëzve”,- tha Rama./atsh

10 vjet burg për abuzuesit e standardeve të sigurisë ushqimore Read More »