Lajmi i fundit

I nxehti afrikan ‘pushton’ vendin, ja sa shkojnë temperaturat sot

Një valë e rrezikshme të nxehti, mund të godasë Europën javën që vjen, dukë i çuar temperaturat në mbi 38 gradë celsius.

Kjo është rezultat i një stuhie të grumbulluar mbi oqeanin atlantik dhe fronteve të presionit të lartë në Europën Qendrore dhe Lindore, që do të shtyjnë drejt veriut një rrymë ajri tejet të nxehte nga Afrika.

Kjo dukuri pritet të prekë edhe vendin tonë.

RESHJET

Ekziston mundësia që në zona shumë të kufizuara, reshjet të jenë në formë shtrëngate me rrufe dhe breshër, më të mundshme në zonat malore dhe ato pranë tyre, gjatë pasdites së sotme.

TEMPERATURAT

Sot temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 20 / 29 °C

në vendet e ulëta: 21 / 30 °C

në vendet malore: 14 / 27 °C

ERA

Sot era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

I nxehti afrikan ‘pushton’ vendin, ja sa shkojnë temperaturat sot Read More »

Delfini në gjirin e Lalëzit, ekspertët e ndihmuan për lindje të parakohshme

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) bën me dije se një delfin vizitoi ujërat e detit Adriatik në gjirin e Lalëzit këto dy ditë.

AKZM dhe AdZM Durrës, sapo u lajmëruan nga pushuesit për ngjarjen u vunë në kontakt me ekspertët, të cilët erdhën në ndihmë. Delfini ishte shtatzënë dhe donte të gjente një vend për të lindur. Nën mbikëqyrjen e veterinerëve ekspertë kreu një lindje të parakohshme, pasi foshnja kishte ngordhur në bark.

“Ekspertët tanë u konsultuan dhe me homologët e tyre në Greqi duke arritur në këtë përfundim të njëjtë. Pas lindjes, delfini mama u largua e qetë në thellësi pa u kthyer më. Nisur nga kjo ngjarje ju kërkojmë qytetarëve që në raste të tilla të lajmërojnë menjëherë institucionet përkatëse dhe jo të tentojnë vetë të gjejnë zgjidhje, pasi në këto raste kërkohet ekspertiza e duhur. Kafshët e egra nuk janë një lojë për fëmijët dhe as për të rriturit. Shpesh, ato iu afrohen vendeve të banuara dhe njerëzve për ndihmë”, thuhet në njoftimin e AKZM-së. /atsh

Delfini në gjirin e Lalëzit, ekspertët e ndihmuan për lindje të parakohshme Read More »

Nxënësit e klasave të nënta testojnë sot njohuritë në matematikë

Nxënësit e klasave të nënta do të testojnë sot njohuritë e tyre në lëndën e matematikës.

Testimi nis në orën 10:00 të mëngjesit dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta. Pas testit të gjuhës së huaj dhe gjuhës shqipe, sot përmbyllen edhe provimet e klasave të nënta.

Sipas skemës së miratuar, vlerësimi i përgjigjeve të nxënësve do të bëhet me pikë, të cilat më pas konvertohen në notë.

Çdo përgjigje e testit i nënshtrohet një vlerësimi të dyfishtë, ku dy mësues të lëndës do të bëjnë vlerësimin e të njëjtit test në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri.

Testet do të mblidhen dhe do të korrigjohen në qendrat e vlerësimit të njësive arsimore vendore të çdo rrethi. /atsh

Nxënësit e klasave të nënta testojnë sot njohuritë në matematikë Read More »

Të arrestohet kushdo që ka përgjegjësi penale për blerjen e votës

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla deklaroi sot se “prokuroria duhet të hetojë dhe në fund do të duhet të arrestojë përgjegjësit nga përgjimet e Bild, nëse arrihet të gjenden prova për blerje votash”.

I ftuar në një emision televiziv Balla tha se “nëse ka përgjegjësi penale kushdo që e ka bërë të arrestohet”.

“Nga këto përgjime nuk kam asnjë shqetësim, kjo prokurori nuk duhet ti mbajë këto dosje në sirtar”, – tha Balla.

Sipas tij, fajësitë dhe përgjegjësitë në një vend demokratik i përcakton drejtësia./atsh

Të arrestohet kushdo që ka përgjegjësi penale për blerjen e votës Read More »

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, përgjigje Metës: Garantojmë normalitet të plotë

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve deklaroi se situata është në normalitet të plotë dhe se janë marrë të gjitha masat e nevojshme sipas protokolleve të sigurisë të sistemit penitenciar, kjo edhe në përputhje me zbatimin e procedurave për 41 bis, në përgjigje të kërkesës së presidentit Ilir Meta lidhur me situatën në burgje.

“Garantojmë për normalitet të plotë në sistemin penitenciar dhe për shërbimin ndaj personave të paraburgosur dhe të dënuar, në përputhje me legjislacionin për të drejtat dhe trajtimin e tyre”, thuhet në njoftimin e kësaj drejtorie e cila kërkon gjithashtu nga mediet që në informacionet që bëjnë publike, t’i referohen komunikimit me institucionet përgjegjëse.

“Duke marrë shkas nga kërkesa për informacion që Presidenti i Republikës i ka dërguar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, disa portale kanë spekuluar duke publikuar lajme të rreme të natyrës destabilizuese. Në këto kushte e çmojmë të nevojshme të përgënjeshtrojmë këto lajme dhe të informojmë publikun se asgjë nga sa është publikuar në këto portale në lidhje me situatën në burgje nuk është e vërtetë”, thuhet në njoftim.

Burime të medies thanë sot se në një letër dërguar Drejtorit të burgjeve, Agim Ismaili, kreu i shtetit i ka kërkuar informacione për sistemin e sigurisë në burgje. Mësohet se Meta ka kërkuar të merren të gjitha masat për sigurinë në burgje. /atsh

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, përgjigje Metës: Garantojmë normalitet të plotë Read More »

Rama: Nuk do lejohet të dalin nga vendi 5-10 vite kush kryen krim elektoral

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se do të vendoset në Kod Penal që të gjithë ata që dënohen për krime elektorale, 5-10 vjet do të ndalohen të dalin jashtë shtetit.

Në një bashkëbisedim me banorët e Njësisë Administrative Nr.1 në Tiranë, duke folur për ata që pengojnë zgjedhjet, Rama tha se, “do kalojmë Kodin Penal nesër në parlament. 5-10 vjet do të ndalojmë daljen jashtë shtetit atyre që dënohen për krime elektorale me kod penal nesër”.

Kryeministri shtoi se të gjithë ata që kryejnë krime elektorale nuk do të shkelin në SHBA dhe BE.

“Plus që jemi në kontakte dhe jam i bindur që jo vetëm SHBA-të që e kanë të prerë dhe s’ka për të shkelë njeri në SHBA nga këta, por dhe në BE i kemi indikacionet që do vendosen të gjithë këta në listat e zeza dhe le të japin lirinë e tyre, të ardhmen e fëmijëve të tyre për Lulin, Fallxhoren dhe këtë Spahiun”, tha Rama.

“5-10 vjet do ta vëmë në Kodin Penal, pasi dënohesh, del nga burgu, nuk shkon më jashtë shtetit. Ky është skandal. Duan të merren me përgjime le të bëjnë ç’të duan. Kushdo që bën blerje votash jo vetëm që dënohet, por le të rrijë dhe 10 vjet pa dalë jashtë shtetit”, tha kryeministri Rama./atsh

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/463830754393683/?t=0

Rama: Nuk do lejohet të dalin nga vendi 5-10 vite kush kryen krim elektoral Read More »

Zjarri në Shkodër, Lleshaj: Asnjë drejtues bashkie nuk mund të mbajë me dhunë mandatin

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj reagoi sot ndaj raportimeve për zjarr në një shkollë në Shkodër.

“Asnjë drejtues bashkie nuk mund të mbajë me dhunë dhe me zjarr mandatin që tashmë po mbaron. Nuk ka asnjë mundësi që dhunuesit t’i shpëtojnë ligjit. Pushteti mund të mbahet vetëm me votën e qytetarëve”, theksoi Lleshaj.

“Përpjekje e turpshme e përfaqësuesve të PD për të djegur një shkollë në Shkodër. Ftoj qytetarët e Shkodrës që të distancohen nga ky turp i pamasë dhe të izolojnë bijtë e dhunës”, tha Ministri i Brendshëm. /atsh

Zjarri në Shkodër, Lleshaj: Asnjë drejtues bashkie nuk mund të mbajë me dhunë mandatin Read More »

Krimet e Rënda: Po verifikohet autenticiteti i përgjimeve

Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela ka reaguar pas publikimit të audiopërgjimeve të publikuara nga “Bild”, duke i cilësuar si prishje të imazhit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ndërsa ka nisur verifikimi i autenticitetit të audiove të publikuara.

“Nisur nga publikimet audio të bëra sot më datë 17.06.2019 në gazetën gjermane “Bild”, Prokuroria e Krimeve të Rënda njofton se ka filluar veprimet hetimore për verifikimin e elementëve të veprës penale të “Zbulimit të akteve ose të dhënave sekrete” të parashikuar nga neni 295/a i K.Penal”, thekson Prela.

Sipas saj, “Po bëhet verifikimi me shpejtësi i të gjitha akteve hetimore dhe të CD-ve të përgjimeve me qëllim verifikimin e autenticitetit të audiove të publikuara”.

“Prokuroria e Krimeve të Rënda deklaron, se po ndjek me kujdes situatën e paprecedentë të krijuar, që ka cenuar rëndë imazhin e Prokurorisë Shqiptare dhe që është kryer në shkelje flagrante të ligjit”, përfundon reagimi i Drejtueses së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela. /atsh

Krimet e Rënda: Po verifikohet autenticiteti i përgjimeve Read More »