Lajmi i fundit

Lirohen nga detyra zv.ministrja e Shëndetësisë dhe prefekti i Beratit

Këshilli i Ministrave vendosi sot lirimin nga detyra të zëvendësministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ardiana Jaku.

Po ashtu me një vendim të veçantë, qeveria Këshilli i Ministrave liroi nga detyra e prefektit të Qarkut të Beratit, Harilla Dafën.

Në detyrën e Prefektit të Qarkut Berat, Këshilli i Ministrave emëroi Valbona Zylyftarin. /atsh

Lirohen nga detyra zv.ministrja e Shëndetësisë dhe prefekti i Beratit Read More »

Studentë thyejnë xhamat e Ministrisë së Arsimit

Një grup studentësh protestuan sot para Ministrisë së Arsimit dhe Sportit pasi sipas tyre nuk janë mbajtur premtimet për Paktin për Universitetin.

Ata parashtruar 5 kërkesa, rrëzimin e ligjit të Arsimit të Lartë, arsim cilësor për gjithë të rinjtë duke mundësuar mbështetjen financiare në të dyja ciklet e studimit, rankim i programeve sipas modeleve më të mira bashkëkohore. rritja e peshës së përfaqësimit në Institucionet e Arsimit të Lartë si dhe autonomi reale e IAL dhe jo e diktuar nga bordet qeveritare.

“Është një protestë simbolike. Duam të japim një mesazh të qartë për qëndrimin tonë dhe kërkesat që kemi do ia dorëzojmë ministres së Arsimit e Sportit”, tha një prej studentëve.

Pas parashtrimit të kërkesave, studentët protestues thyen me gurë dhe me sende të tjera xhamat e godinës së Ministrisë së Arsimit dhe Sportit si dhe hodhëm tymues.

Gjithashtu ata kanë djegur edhe fletët e Paktit të Universitetit./atsh

Studentë thyejnë xhamat e Ministrisë së Arsimit Read More »

Pesha e punësimit u rrit në turizëm, ndërtim e bujqësi

Turizmi, ndërtimi dhe bujqësia janë sektorët që rritën ndjeshëm peshën dhe kontributin e punësimit në vendin tonë, gjatë vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të INSTAT, sektori i tregtisë dhe shërbimeve zuri 25,7% të të punësuarve gjithsej, me një rritje 0,7% rritje në krahasim me vitin 2017.

Zgjerimi i sipërmarrjeve në hoteleri turizëm, rritja e thellë e fluksit të turistëve dhe vizitorëve të huaj në Shqipëri shtuan vende të reja pune duke sjellë dominim të këtij sektori në punësim.

Gjithashtu pesha e sektorit të prodhimit pësoi gjithashtu rritje në strukturën e punësimit. Në vitin e kalaur të punësuarit në fabrika zunë 10,6% të totalit nga 10,1% që ishte një vit më parë.

Ndërsa sektori i ndërtimit po reflekton progres në punësim duke zënë rreth 7% të totalit të punësimit në vendin tonë.

Sipas INSTAT , rënie e peshës së totalin të të punësuarve shënohet në sektorët e administrimit publik dhe lehtë të bujqësisë, ndonëse bujqësia është sektori që dominon punësimin në vendin tonë.

Gjatë vitit 2018 pesha e bujqësisë u ul në 37,4% të totalit të te punësuarve nga 38,2% që ishte gjatë vitit 2017.

Ndërkohë që bujqësia zë mbi 20% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit.atsh

Pesha e punësimit u rrit në turizëm, ndërtim e bujqësi Read More »

Vodhi gurë të çmuar, arrestohet shqiptari në Rodos

Policia greke në Rodos arrestoi një 37-vjeçar shqiptar, pasi kishte vjedhur 67 gurë të çmuar dhe 15 monedha të vjetra, të cilat datojnë në shekullin e III pas Krishtit.

Nuk dihet se ku i ka vjedhur sendet e vlerë, por gjatë kontrollit shqiptarit iu gjetën edhe 1.3 gram kanabis të përpunuar.

Sipas mediave greke, shqiptari identiteti i të cilit nuk bëhet publik, nuk ka pranuar se i ka vjedhur, duke pretenduar se sendet i kishte vetë.

Arrestimi i tij u bë në 20 maj, ndërsa iu dorëzua autoriteteve të drejtësisë për veprime të mëtejshme.

Vodhi gurë të çmuar, arrestohet shqiptari në Rodos Read More »

100 studentë nga Holanda vizitë në Karaburun-Sazan

Mbi 100 studentë të Universitetit të Shkencave të Aplikuara të Bredas, Holandë vizituan Qendrën e Vizitorëve të Parkut Kombëtar Detar Karaburun-Sazan.

Fokusi i vizitës së tyre ishte njohja me eksperiencën e menaxhimit të vizitorëve në park, sfidat dhe problematikat e zhvillimit turistik në zonat e mbrojtura.

Njëkohësisht studentët patën mundësinë për tu njohur edhe me punën që administrata në bashkëpunim me peshktarët artizanalë dhe UNDP Shqipëri po realizon për trajtimin e breshkave detare në qendrën e ndihmës së parë për breshkat detare.

Vizita në qendër u realizua në kuadër të studimeve që po zhvillonin në vendin tonë të fokusuara në vlerësimin e impaktit të zhvillimit turistik në mjedisin natyror.

I shpallur në vitin 2010 Park Kombëtar Detar, Karaburun-Sazani është i vetmi i tillë në Shqipëri. Parku ofron atraksione të shumta natyrore, kulturore, historike dhe turistike. Ky park gjatë sezonit turistik veror në 2018, ishte destinacioni më mbresëlënës për 45000 turistë vendas dhe të huaj./atsh

100 studentë nga Holanda vizitë në Karaburun-Sazan Read More »

Koncert madhështor dhe spektakël fishekzjarresh – Vlora çel sezonin turistik(foto)

Vlora ka hapur zyrtarisht sezonin turistik 2019 me një koncert madhështor ku performuan emra të njohur të muzikës shqiptare si dhe me një spektakël fishekzjarrësh.

Nën sloganin “Lungomare on fest”, qindra qytetarë vlonjatë dhe jo vetëm, iu bashkuan atmosferës magjike.

Kryeministri Edi Rama uron një të dielë të bukur të gjithë ndjekësit në rrjetet sociale me momentet festive nga çelja e sezonit turistik të verës në Vlorë.

Një sërë aktivitetesh, I kanë paraprirë çeljes së sezonit turistik dhe me koncertin e madh që u organizua në Lungomare, Vlora është tashmë gati të mirëpresë turistët vendas dhe të huaj.

“Ejani në Vlorë”, është ftesa e Bashkisë së qytetit bregdetar, e cila synon që edhe këtë vit të kthehet në epiqendrën e turizmit veror.

Kreu i bashkisë, Dritan Leli është shprehur se Vlora të tillë atmosfere do ketë gjatë gjithë verës. “Ky koncert është një ogur i mirë për sezonin veror të vitit 2019. Ky sezon do të jetë më i suksesshmi i të gjitha viteve dhe një shembull për të gjithë vendet që bëjnë turizëm”, tha ai.

“Dua t’ju them të gjithëve që Vlora është vend i sigurt dhe të gjithë familjet mund të vijnë në Vlorë, të jetojnë në Vlorë se është një vend i sigurt. Por qëllimi është që familjarët të vijnë në Vlorë që të kalojnë pushimet. Vlora ka shumë për të thënë dhe ka shumë për të treguar dhe mikpritja e Vlorës është mikpritja, vlera më e madhe që ky qytet ka”, deklaroi Leli. /atsh

Koncert madhështor dhe spektakël fishekzjarresh – Vlora çel sezonin turistik(foto) Read More »

Major Klodian Tanushi shpallet “Dëshmor i Atdheut”, nesër ditë zie kombëtare

Këshilli i Ministrave nderon major Klodian Tanushin, i cili ra në krye të detyrës gjatë misionit të NATO në Letoni, duke e shpallur ditën e enjte, datë 16 maj 2019, ditë zie kombëtare.

Në nder të major Tanushit, komandant i kontingjentit shqiptar në Letoni, ditën e enjte, në të gjitha institucionet publike e private, flamuri kombëtar do të ulet në gjysmështizë.

Gjithashtu, Komisioni Qendror i Statutit “Dëshmor i Atdheut”, nën drejtimin e ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, e shpall major Klodian Tanushin, i rënë në krye të detyrës, “Dëshmor i Atdheut”.

Homazhet në nder të dëshmorit të atdheut, do të zhvillohen në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, nga ora 10:00-12:00.

Më pas, po në mjediset e Muzeut, do të mbahet ceremonia shtetërore në nder major Klodian Tanushit, përpara se arkivoli i mbuluar me flamurin kombëtar të vendoset në shtrat topi dhe të përcillet në Varrezat e Dëshmorëve. /atsh

Major Klodian Tanushi shpallet “Dëshmor i Atdheut”, nesër ditë zie kombëtare Read More »

42 parti marrin pjesë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit

42 Parti politike do të marrin pjesë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

KQZ ka publikuar listën e të gjitha partive që do të kenë kandidatët e tyre në këto zgjedhje lokale.

Ndërkohë ende pritet të zyrtarizohen kandidatët për kryetarë bashkie në 61 bashkitë e vendit si dhe listat e kandidatëve për këshilltarë bashkiakë, teksa mbrëmë në mesnatë ka përfunduar afati i regjistrimit të kandidatëve.

Lista e partive të regjistruara në zgjedhjet vendore 2019

1- Partia e Gjelbër – Edlir Petanaj
2- Partia Kombëtare Konservatore – Kujtim Gjuzi
3- Partia Kristian-Demokrate – Dhimitër Muslia
4- Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë – Zef Bushati
5- Partia Socialiste e Moderuar – Gjergji Koja
6- Partia Unitetit Kombëtar – Idajet Beqiri
7- Partia Emigracionit Shqiptar – Kostaq Papa
8- Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë – Kadri Isufaj
9- Partia Personat me Aftësi të Kufizuar – Gjovalin Shqalshi
10- Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare – Genci Sakaj
11- Partia e të Drejtave të Mohuara – Ilir Vata
12- Partia Demokracia e Re Europiane – Koçi Tahiri
13- Partia Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane – Valentino Mustaka
14- Partia Demokrate për Integrim dhe Prosperitet – Kujtim Muça
15- Partia Ardhmëria Shqiptare – Emin Subashi
16- Partia Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen – Kristo Kiço
17- Partia Aleanca Demokratike Shqiptare – Eduart Abazi
18- Partia për Liri, Demokraci dhe Etikë – Arian Galdini
19- Partia Socialpuntore Shqiptare – Ramadan Ndreka
20- Partia Socialdemokrate e Shqipërisë – Skënder Gjinushi
21- Partia Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet – Gaqo Apostoli
22- Partia Socialiste e Shqipërisë – Edi Rama
23- Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar – Ylber Valteri
24- Partia Ora e Shqipërisë – Zef Shtjefni
25- Partia Bashkimi Liberal Demokrat – Arian Starova
26- Partia Për Mbrojtjen e te drejtave te emigranteve – Ymer Kurti
27- Partia e Reformave Demokratike Shqiptare – Krenar Rryçi
28- Partia e Pajtimit Kombëtar Shqiptar – Spartak Dobi
29- Fryma e Re Demokratike – Bamir Topi
30- Lista e Barabartë – Ben Blushi
31- Partia Komuniste e Shqipërisë – Qemal Cicollari
32- Partia Zgjidhja – Koço Kokëdhima
33- Partia Demokracia Sociale – Paskal Milo
34- Partia Ligj dhe Drejtësi – Spartak Ngjela
35- Partia G99 – Redi Shtino
36- Partia Aleanca Kuq e Zi – Lumturi Ratkoceri
37- Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrim – Edmond Themelko
38- Partia Balli Kombëtar – Adriatik Alimadhi
39- Partia Aleanca Arbnore Kombëtare – Gjet Ndoj
40- Partia Aleanca Popullore – Artur Dojaka
41- Partia Shqipëria e Re – Oltion Kordha
42- Partia Bindja Demokratike – Astrit Patozi/atsh

42 parti marrin pjesë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit Read More »