Lajmi i fundit

33 fëmijë të qendrave sociale, pushime në Velipojë

Fëmijët e qendrave të përkujdesit social po pushojnë pranë detit këtë sezon turistik, një risi kjo që vjen për herë të parë pas shumë vitesh.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastiliu ka bërë të ditur se tridhjetë e tre fëmijë të dy Shtëpive të Fëmijëve në Shkodër po kalojnë disa ditë argëtimi pranë detit para përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor.

“Pushimet nuk kanë përfunduar për fëmijët e qendrave tona të përkujdesit social në Shtëpinë e Pushimit në Velipojë. 33 fëmijë të dy Shtëpive të Fëmijëve në Shkodër po kalojnë disa ditë argëtimi pranë detit para përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor”, -thotë Manastirliu.

Me mbështetjen e qeverisë u rijetësua Shtëpia e Pushimit në Velipojë. Gjatë periudhës korrik-gusht fëmijët e qendrave të përkujdesit social kanë mundësinë të pushojnë pranë detit, nën kujdesin maksimal të edukatoreve. /atsh

33 fëmijë të qendrave sociale, pushime në Velipojë Read More »

Qeveria, lëvizja për pushime brenda kufijve të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj disa medieve shqiptare në lidhje me pushimet që ato thanë se ai po bënte në Greqi.

“Mirë një kazan grek, po ju në Shqipëri o ju marrsha të ligat s’e verifikonit dot njoftimin e atij kazani, isha këtu apo kisha ikur fshehurazi me pushime në Greqi? Jo në Greqi, po askund përveçse në Shqipëri, s’kam bërë e s’bëj pushime si KM, qysh nga vera e 2013 deri në verën 2020 e X”, theksoi Kryeministri.

“Madje që ta merrni vesh me këtë rast, meqë s’e dini akoma (sepse gjërat kuptimplota në përgjithësi, e ato të qeverisjes në veçanti nuk ju interesojnë): Lëvizja për pushime është e kufizuar brenda kufijve të Shqipërisë edhe për ministrat. Kështu që kalinihta nga Surreli pedhaqia”, tha Kryeministri Rama. /atsh

Qeveria, lëvizja për pushime brenda kufijve të Shqipërisë Read More »

75-vjetori i Çlirimit të atdheut, bashkia e Tiranës rehabiliton Varrezat e Dëshmorëve

Në prag të 75-vjetorit të Çlirimit të atdheut, bashkia e Tiranës dhe Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit kanë nisur ndërhyrjet në të gjitha objektet që nderojnë rolin dhe luftën e shqiptarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Pjesë e këtij projekti është edhe rehabilitimi i ambienteve të Parkut Memorial të Varrezave të Dëshmorëve.

Ndërhyrja është bërë për kthimin në normalitet të godinave, rrugicave dhe murit rrethues të këtij parku. Punonjësit e bashkisë po punojnë për ta bërë një park dinjitoz, në respekt për të rënët dhe në nderim për historinë e vendit tonë./atsh

75-vjetori i Çlirimit të atdheut, bashkia e Tiranës rehabiliton Varrezat e Dëshmorëve Read More »

Polici shqiptar ndihmon kosovarin në “Rrugën e Kombit”, Policia e Shtetit: Veprimi na nderon

Punonjësi i qarkullimit rrugor në “Rrugën e Kombit”, komisari Gjin Bushgjokaj ka ndihmuar familjen kosovare që iu prish makina, gjest i cili është vlerësuar jo vetëm nga qytetarët por edhe nga vetë Policia e Shtetit.

Fluksi i madh i turistëve sjell dhe incidente si rasti i shqiptarit të Kosovës, Adnan Arifi, i cili ishte duke kaluar në “Rrugën e Kombit”, bashkë me familjen, kur iu ndodhi e papritura.

Makinës iu ça goma, duke i lënë në korsinë e emergjencës. Ata qëndruan aty për orë të tëra, pasi asnjë makinë nuk u ndal.

Por, një makinë policie ku ishte Gjin Bushgjokaj, nënkomisar dhe Specialist shërbimi pranë njësisë së sigurisë së autostradës, nga Drejtoria e Policisë Rrugore i ka ofruar menjëherë ndihmë.

Gjithashtu, Bushgjokaj i ka paguar të gjitha shpenzimet e gomisterit. Ai ka treguar, se shumë vetura me tabela të Kosovës as që morën mundin se paku ta pyesin se si mund t’i ndihmonin.

“Shumë vetura kaluan, askush nuk më ndihmoj, madje ishin me tabela të Kosovës. Por, në ndërkohë një veturë e Policisë Shqiptare, derisa po kalonin në krahun tjetër të rrugës, e panë në gjendjen çfarë ishim, me erdhën me ndihmuan duke e dërguar veturën të gomisteri më i afërt që ishte aty. Madje, Nënkomisari, Gjin Bushgjokaj, përveç ndihmës teknike, nuk me la të paguaj as për rregullimin e gomës”, ka sqaruar Arifi.

Policia e Shtetit ka vlerësuar gjestin e patrullës së policisë .

“Veprime të tilla nderojnë gjithë organizatën e Policisë dhe përmirësojnë imazhin e saj në sytë e vizitorëve, turistëve dhe pushuesve që frekuentojnë vendin tonë. Faleminderit Gjin!!! Faleminderit dhe ju qytetarë që i vlerësoni me mirënjohje sjellje të tilla dhe inkurajoni për më të mirën”, shprehet Policia e Shtetit. /atsh

Polici shqiptar ndihmon kosovarin në “Rrugën e Kombit”, Policia e Shtetit: Veprimi na nderon Read More »

Turisti çek rrëzohet në përroin e Cirovës, transportohet në kohë reale me helikopter në spital

Transportohet në kohë reale me helikopter turisti çek që u rrëzua me motoçikletë në përroin e Cirovës, në zonën malore të fshatit Rinas të Librazhdit.

Rreth orës 19:00, një grup turistësh çekë, po përshkonin me motorr rrugën malore mbi fshatin Rinas të Librazhdit, që lidhet me Shëngjergjin. Njëri prej tyre shtetasi R.K, 53 vjeç, ka humbur kontrollin e motoçikletës dhe ka dalë nga rruga, duke rënë në përroin e Cirovës.

Turistët kanë njoftuar në numrin 112, sallën operative të Librazhdit dhe menjëherë në drejtim të tyre është nisur një patrullë policie dhe autoambulanca.

Si pasojë e terrenit të vështirë, transportimi me autoambulancë ishte i pamundur dhe në këto kushte, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka komunikuar me Ministrinë e Shëndetësisë për të dërguar një helikopter.

Menjëherë helikopteri i shëndetësisë është nisur në drejtim të vendit të ngjarjes duke bërë të mundur transportimin në kohë për në Spitalin Ushtarak të shtetasit çek, i cili kishte pësuar fraktura, në trup, jashtë rrezikut për jetën.

Ambasada çeke në Tiranë dhe grupi i turistëve kanë falënderuar Policinë e Shtetit dhe Ministrinë e Shëndetësisë për reagimin në kohë, duke i shpëtuar jetën turistit çek. /atsh

Turisti çek rrëzohet në përroin e Cirovës, transportohet në kohë reale me helikopter në spital Read More »

Lezhë, digjet pika e furnizimit me karburant pranë kryqëzimit të Shën Kollit

Flakët përfshinë mbrëmjen e sotme një karburant në superstradën Lezhë-Laç.

Ngjarja ka ndodhur pranë kryqëzimit të Shënkollit, ku janë dëgjuar dy shpërthime të mëdha dhe pika e furnizimit me karburant është përfshirë nga zjarri.

Paraprakisht dyshohet për tre të plagosur nga zjarri dhe dëme të shumta materiale.

Zjarrfikësit dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po përpiqen të shuajnë flakët. /atsh

Lezhë, digjet pika e furnizimit me karburant pranë kryqëzimit të Shën Kollit Read More »

Të ardhurat nga pushteti vendor u rritën me 200 milionë lekë në korrik

Të ardhurat nga pushteti vendor, në buxhetin e shtetit u rritën me 200 milionë lekë në muajin korrik 2019 krahasur me të njëjtën periudhë vitin e kaluar.

Sipas të dhënave fiskale nga Ministria e Financave, në muajin korrik 2019 të ardhurat nga pushti vendor arritën në shifrën 1.8 miliardë lekë.

Ndërsa si 7-mujor u mblodhën në total rreth 15, 2 miliardë lekë, nga 12.5 miliardë lekë që u mblodhën në të njëjtën periudhë të një vitit më parë, apo rreth 2.7 miliardë lekë më shumë.

Peshën më të rëndësishme në të ardhura e zënë taksat lokale, me rreth 11.4 miliardë lekë dhe më pas renditet taksa e pasurisë me rreth 3.5 miliardë lekë, dhe taksa mbi biznesin e vogël ka të ardhurat më të ulëta me vetëm 311 milionë lekë./atsh

Të ardhurat nga pushteti vendor u rritën me 200 milionë lekë në korrik Read More »

Shëngjin, vijon shuarja e zjarrit, asnjë banesë e rrezikuar

Në kurorën e gjelbër të Shëngjinit vijon puna për për mbajtjen nën kontroll të zjarrit të rënë prej dy ditësh.

Për shuarjen e tij po punojnë trupat dhe mjetet e Misionit të shërbimit të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi (MZSH), pushteti vendor, Forcat e Armatosura dhe banorë të zonës.

Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se “asnjë banesë nuk është e rrezikuar, ndërkohë që, prej dy ditësh e netësh, FA me mjete e trupa nga Tirana e Shkodra dhe bashkia Lezhë janë në terren dhe do të jenë aty deri në shuarjen e flakëve”.

Sipas Ministrisë, aktualisht janë 200 efektivë nga strukturat e mësipërme të angazhuar për shuarjen e zjarrit në Shëngjin./atsh

Shëngjin, vijon shuarja e zjarrit, asnjë banesë e rrezikuar Read More »