Lajmi i fundit

IKMT nis aksionin në vijën bregdetare: Mbi 60 ndërtime pa leje do prishen

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit nis sot një aksion të gjerë që do të shtrihet në gjithë vijën bregdetare të Shqipërisë.

Operacioni filloi përgjatë shëtitores bregdetare të Vlorës (Lungomare) deri në Orikum, ku do të prishen mbi 60 objekte një dhe dy katëshe me funksion shërbimi.

Objektet e planifikuara për t’u prishur janë të paligjshëm, ndaj IKMT u bën thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe bashkëpunim, pasi ligji dhe e drejta e shumicës së qytetarëve për hapësirat publike do të zbatohet. /atsh

blob:https://www.facebook.com/0b6955a8-c12f-48d2-9574-6e19b5a8a599

IKMT nis aksionin në vijën bregdetare: Mbi 60 ndërtime pa leje do prishen Read More »

Qershor 2020, afati final i nxjerrjes së qeseve plastike nga qarkullimi

“Qershor 2020 është afati final i nxjerrjes së qeseve plastike nga qarkullimi, pas daljes së ligjit ‘Për ndalimin e hyrjes, prodhimit dhe përdorimit të qeseve plastike në Shqipëri’”, deklaroi sot Kryeministri Edi Rama.

Rama tha se “me hyrjen në fuqi të vendimit të qeverisë për “Qeset Plastike” është shënuar një rezultat shumë pozitiv: 50% më pak prodhim të qeseve plastike”.

Po ashtu, Rama tha se “objektivi ynë është dhjetori 2020 si afati final i nxjerrjes së shisheve, gotave e pjatave plastike nga qarkullimi, pas daljes së të njëjtit ligj”.

“Është një objektiv shumë ambicioz, por Shqipëria Turistike që duam nuk mund të bashkëjetojë me qeset e me shishet plastike, prandaj do të vazhdojmë drejt për të realizuar objektivin, duke hyrë në një proces intensiv konsultimi publik”, tha Rama./atsh

Qershor 2020, afati final i nxjerrjes së qeseve plastike nga qarkullimi Read More »

Policia e Kosovës sot shënon 20 vjetorin e themelimit

Më 6 shtator të vitit 1999, Misioni i OSBE-së në Kosovë, në pajtim me Rezolutën e Kombeve të Bashkuara 1244, ka hapur Shkollën e Policisë dhe ka filluar trajnimin e kandidatëve për pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Gjenerata e parë e kandidatëve për pjesëtarë të këtij Shërbimi filloi trajnimin në këtë qendër më 6 Shtator 1999.

Kjo gjeneratë numëroi 176 pjesëtarë, të cilët me sukses përfunduan trajnimin dhe pastaj filluan ushtrimin e veprimtarisë policore në të gjithë territorin e Kosovës si policët e parë të këtij Shërbimi.

Në vazhdën e aktiviteteve të shënimit të 20 vjetorit të themelimit të PK-së, sot prej orës 10:00 mbahet ceremonia kryesore si përmbyllje e të gjitha aktiviteteve njëjavore. /KosovaPress/

Policia e Kosovës sot shënon 20 vjetorin e themelimit Read More »

Shqipëria merr kryesimin e Ministerialit të Mbrojtjes së Europës Juglindore (SEDM)

Shqipëria merr kryesimin e Ministerialit të Mbrojtjes së Europës Juglindore (SEDM).

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka deklaron se marrja e kryesimit të SEDM përkon edhe me 20-vjetorin e krijimit të Brigadës së Europës Juglindore (SEEBRIG)

“Shqipëria merr kryesimin e Ministerialit të Mbrojtjes së Europës Juglindore (SEDM), duke qenë më shumë se kurrë e angazhuar për të kontribuar në sigurinë, paqen dhe zhvillimin e dialogut në rajon”, thekson ministrja Xhaçka.

“Marrja e kryesimit të SEDM përkon edhe me 20-vjetorin e krijimit të Brigadës së Europës Juglindore (SEEBRIG), e cila është një strukturë e deklaruar me rreth 5 000 trupa në shërbim të operacioneve të paqes në rajonin tonë”, nënvizon Xhaçka./atsh

Shqipëria merr kryesimin e Ministerialit të Mbrojtjes së Europës Juglindore (SEDM) Read More »

Investimi në ujësjellës, furnizim pa ndërprerje për banorët e Novoselës

Njësia Administrative e Novoselës në Vlorë do të përfitojë nga një projekt i rëndësishëm që konsiston në furnizimin me ujë të pijshëm të kësaj zone pa ndërprerje dhe me cilësi, duke zgjidhur kështu njëherë e mirë problematikën e furnizimit me ujë.

Përfituese të këtij projekti janë fshatrat e Njësisë Administrative të Novoselës, ndërsa projekti është në fazën e hartimit, diskutimeve dhe konsultimit.

Në këtë kuadër, në Njësinë Administrative të Novoselës, është organizuar një takim ku ka marrë pjesë Drejtori i Ujësjellës-Kanalizimeve Vlorë, Dorian Xhelili, Kryetari i Njësisë Administrative të Novoselës, Kanan Shakaj, si dhe projektues e inxhinierë që janë duke u marrë me këtë projekt të rëndësishëm.

Me këtë investim do t’i jepet një zgjidhje përfundimtare projektimit dhe më pas do të vazhdohet me financimin dhe zbatimit.

Në këtë projekt është kërkuar ridimensionim i të gjitha stacioneve të pompimit, të stacionit qendror, rrjetit të transmetimit dhe atij shpërndarës të të gjitha fshatrave deri në vendosjen e ujëmatësave./atsh

Investimi në ujësjellës, furnizim pa ndërprerje për banorët e Novoselës Read More »

Tërmet 4.2 ballë në Himarë

Një tërmet ka rënë pasditen e sotme në Himarë.

Bazuar në informacionet paraprake të Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, rreth orë 19:47 është rregjistruar një tërmet, 4. 2 ballë shkalla rihter në koordinatat 40.09 veri dhe 18.72 lindje, 2.7 km nga Himara, 15 km në det.

Aktualisht nuk raportohen dëme në njerëz dhe materiale./atsh

Tërmet 4.2 ballë në Himarë Read More »

Ndërhyrja në kohë e anijes shqiptare “Oriku”, shpëton 140 emigrantë afganë e sirianë

Forcave tona Detare me mision në detin Egje ka ndaluar në tre ditët e fundit 4 gomone të ndryshme me rreth 140 emigrantë afganë e sirianë në bord.

Në bashkëpunim me rojat bregdetare turke dhe greke, anija “Oriku”, pjesë e operacionit të NATO-s “Sea Guardian”, brenda 3 ditëve ka asistuar në shpëtimin e 4 gomoneve, ku udhëtonin të rritur e fëmijë.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga aksioni i anijes shqiptare “Oriku”.

“MIRËMËNGJES, dhe me pamjet nga aksioni i Forcave tona Detare me mision në detin Egje ku falë ndërhyrjes së tyre në kohë, 140 emigrantë afganë e sirianë, 30 prej të cilëve fëmijë, kanë zbritur shëndoshë e mirë në tokë, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet Rama.

Kryeministri thekson se “që prej vitit 2016, kur Shqipëria u bë pjesë e misionit të NATO-s në detin Egje, janë mbi 2 mijë fëmijë, gra e burra të shpëtuar nga djemtë tanë të Forcës Detare”.

Anija Oriku dhe ekuipazhi i saj janë përballur me një fluks të shtuar emigrantësh të paligjshëm gjatë patrullimit në detin Egje./atsh

Ndërhyrja në kohë e anijes shqiptare “Oriku”, shpëton 140 emigrantë afganë e sirianë Read More »

Publikohen rezultatet e testimit me shkrim për Patrullë Policie në 4 qarqe

Policia e Shtetit ka publikuar rezultatet e testimit me shkrim për Patrullë Policie për katër qarqe. Testimi që mbajt një ditë më parë u zhvillua në dy faza.

Në fazën e parë në provim, u futen aplikantët e qarqeve Tiranë, Berat, Durrës e Fier. Në fazën e dytë morën pjesë aplikantët e qarqeve Gjirokastër, Vlorë, Elbasan, Korçë, Lezhë, Shkodër, Kukës, Dibër.

Drejtori i Kolegjit Policor, Drejtues Ylli Vasili pohoi se çdo konkurrent, në fund të çdo faze konkurrimi, në rast se nuk është dakord me rezultatin, ka të drejtën e ankimimit brenda dy ditëve.

Testimi me shkrim është 70% e vlerësimit total, pas kësaj të kualifikuarit kalojnë testet fizike, atletike, për të kuptuar se dikush është i aftë fizikisht për ta përballuar punën. Kjo vlen 20%, e vlerësimit total dhe në fund janë intervistat, test psikologjik, kjo është 10% e vlerësimit total.

Kujtojmë se në datën 3 korrik u hapën aplikimet 500 vende, për Patrullë të Përgjithshme. Thirrjes së Policisë për t’u bërë pjesë e saj iu përgjigjën 2120 të rinj e të reja nga gjithë vendi. Thirrja e cila duhet të ishte mbyllur me 3 gusht, u shty deri më datën 15 gusht për t’u ardhur në ndihmë atyre që nuk i përmbushnin dot të gjitha kriteret.

Më poshtë, janë rezultatet për aplikantët nga Tirana, Durrësit, Fieri dhe Berati. Maksimumi i pikëve të testimit për Patrullën e Përgjithshme është 100.

Rezultatet_e_Testit_me_Shkrim_Gr.I_4_.9.2019

Publikohen rezultatet e testimit me shkrim për Patrullë Policie në 4 qarqe Read More »