Lajmi i fundit

Gatishmëri e lartë në ndihmë të qytetarëve, ngrihen 7 Shtabe të emergjencës

Kryetarja e Bashkisë Durrës Valbona Sako deklaroi sot se të gjitha strukturat janë në gatishmëri të rangut të lartë.

“Bashkia Durrës, Prefektura e Qarkut si dhe çdo Njësi Administrative është në gatishmëri në rangun më të lartë drejtues për t’i ardhur në ndihmë çdo qytetari”, shprehet ajo.

Po ashtu, Sako sqaron se “Shtabet e emergjencës ku mund te drejtohen qytetaret e prekur nga tërmeti janë:

Kavalishenca e Rendit (Plepa Durrës)
Kavalishenca e Ushtrise ( Plepa Durres)
Cadrat e ngritura tek Stadiumi Niko Dovana
Qendra ditore per femije me aftesi te kufizuara prane UKD Durres
Qendra ditore multifunksionale Nishtulla
Qendra ditore e te moshuarve tek ISH URT, lagjia 17
Qendra ditore e shtepise se Foshnjes tek lagjia nr.8/atsh

Gatishmëri e lartë në ndihmë të qytetarëve, ngrihen 7 Shtabe të emergjencës Read More »

Zhdëmtim për këdo që figuron në listën e të dëmtuarve nga tërmetet

“Pas kapërcimit të këtij momenti psikologjik do të vijojë procesi i mbështetjes për të zhdëmtuar këdo që figuron në listën e të dëmtuarve nga tërmetet”, deklaroi sot Kryeministri Edi Rama.

Kryeministri mblodhi sot grupin parlamentar të Partisë Socialiste, ministrat si dhe kryebashkiakët për të koordinuar punën për menaxhimin e situatës pas tërmeteve që tronditën vendin.

Rama tha se “ky takim vjen si domosdoshmëri për të bashkuar të gjitha forcat në mbështetje të njerëzve që janë prekur më shumë psikologjikisht nga tërmetet e mbrëmshme dhe për të bërë të mundur që të funksionojmë si një rrjet i integruar duke u fokusuar te Tirana dhe Durrësi”.

“Është shumë e rëndësishme në radhë të parë prania njerëzore për të realizuar një kontakt të drejtpërdrejtë me të gjithë familjet që figurojnë si banorë të pikave të identifikuara me dëme, pasi ankthi dhe potenciali për konfuzion që vjen nga ankthi është gjëja e parë që duhet përballur me shpjegime shumë të thjeshta”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se “askush nuk duhet të shqetësohet nga pikëpamja e qëndrueshmërisë së godinës apo pallatit, pavarësisht shfaqjeve të plasaritjeve apo krisjeve që do të studiohen, por nuk janë kërcënim në momentin që po flasim”.

“Mbrëmë e kemi ndjekur veçanërisht situatën në Durrës ku ka pasur goxha ankth në familjet që janë prekur më shumë. Kjo ka bërë që një pjesë e konsiderueshme njerëzish të qëndrojnë jashtë banesave, ashtu sikundër edhe pse janë vënë në dispozicion të dyja strukturat e Kovalishencës së Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Brendshme, që kanë rreth 700 shtretër që bashku nuk ka pasur fluks drejt tyre”, tha Rama.

Kryeministri tha se “ka shumë shtëpi dhe një sërë pallatesh që kanë plasaritje dhe krisje, por është me shumë rëndësi t’u shpjegohet njerëzve që jo domosdoshmërisht përbëjnë rrezik”.

“Në vijim, Instituti i Ndërtimit ka filluar punën në bashkëpunim edhe me një grup ekspertësh të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Infrastrukturës me burime njerëzore të specializuara dhe do të realizojnë në kohë të shpejtë gjithë inventarin teknik për të ndarë plasaritjet që nuk kanë prekur strukturën, nga krisjet që mund të kenë cënuar strukturën”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se “në disa raste godinat që kanë një ndarje të brendshme janë absolutisht të garantuara për shkak se bëhet fjalë për funksionimin si duhet të fugës sizmike të godinës, që është pjesë e gjithë projektit në funksion të përballimit të lëkundjeve të tërmetit”.

“Jo çdo ndarje, apo në dukje çarje vertikale e godinave është negative, përkundrazi, është tregues që ka funksionuar. 30 metra nga këtu është krejt e dukshme fuga sizmike që ndan korpusin qendror të kryeministrisë me korpusin e ish-Ministrisë së Financave. Por duhen identifikuar qartësisht çdo shfaqje e tillë në sipërfaqen e pallateve, sepse mund të jetë kjo, por mund të jetë edhe diçka më e thellë që përbën rrezik”, tha Kryeministri./atsh

Zhdëmtim për këdo që figuron në listën e të dëmtuarve nga tërmetet Read More »

Fond solidariteti edhe nga bashkitë për dëmet nga tërmeti

Kryeministri Edi Rama kërkoi sot përfshirjen e çdo bashkie në një fond solidariteti për të zhdëmtuar të prekurit nga tërmetet, ndërsa u shpreh se Ministria e Financave, që dje ka përgatitur disa skenarë, edhe për skenarin më të “shtrenjtë”, jemi gati, por është çështje solidariteti real.

Në një takim me kryebashkiakë dhe me deputetë të PS-së, Rama tha se “ne kemi eksperiencën pozitive nga tërmeti që ndodhi në disa fshatra të Korçës, ku pati realisht shtëpi të shembura, dhe ku të gjithë kryetarët e bashkive përpara 30 qershorit kanë mobilizuar fonde.

“Është krijuar një fond solidariteti sipas planit dhe të dhënave të para besoj se do të realizojmë objektivin që asnjë familje të mos jetë më në çadër. Edhe PS ka dhënë një kontribut nga fondi i fushatës elektorale për të prekurit nga tërmeti në fshatrat e Korçës”, tha Rama.

Kryeministri informoi se “strukturat e ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale janë të angazhuara për të asistuar familjet”.

“Në raport me të tërën dëmi i përgjithshëm është shumë i vogël, ndërsa në raport me secilin që e ka është shumë i madh. Ndaj secili prej nesh duhet ta shoh si dëmin e vetë”, tha Rama.

Ai theksoi se lëkundjet kanë ardhur në ulje dhe kanë qenë të parashikuara siç ndodh në çdo tërmet që pas lëkundjes së fortë ka disa të tjera që stabilizojnë pllakën tektonike. “Në këtë moment paniku është gjëja më legjitime dhe kërkon kontakt me të gjithë”, tha Rama./atsh

Fond solidariteti edhe nga bashkitë për dëmet nga tërmeti Read More »

Rama te spitali i Traumës: Askush nuk do mbetet vetëm

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot në spitalin e Traumës disa nga qytetarët që u lënduan si pasojë e tërmetit që tronditi dje Tiranën dhe Durrësin.

“Në një rast si ky është momenti për t’ju falenderuar për çdo gjë dhe për t’ju shprehur mirënjohjen sepse dje ka qenë një ditë pushimi dhe është fakt që pavarësisht kohës së dhënies së alarmit, të gjithë janë nisur për të ardhur në pikat kyçe këtu, tek QSUT-ja pa pritur që t’ju vij asnjë njoftimi. Është një shprehje shumë domethënëse e vetëdijes, e ndjenjës së solidaritetit dhe shërbimit ndaj njerëzve”, deklaroi kryeministri Edi Ram.

Rama tha se, “fluksi i parë ka qenë i madh dhe është përballuar me sukses. Fal natyrës nuk ka qenë një goditje fatale dhe përgjithësisht plagët e marra dhe problemet e natyrës mjekësore nuk kanë qenë ekstreme, por nga ana tjetër kujdesi ka qenë maksimal. Sot gatishmëria është maksimale, numri fatmirësisht ka rënë fare megjithatë secili prej atyre që vazhdojnë të jenë nën vëzhgimin e mjekëve është një person dhe bashkëqytetarë që meriton gjithë vëmendjen sepse nuk janë numrat që krijojnë vëmendjen por nevoja për ti shërbyer dhe një njeriu të vetëm”.

“Të gjithë e kanë parë që kemi qenë të organizuar menjëherë sepse qoftë ministrja e Shëndetësisë, qoftë ministrja e Mbrojtjes, qoftë prefektët kanë punuar në vijimësi me trajnime të protokolleve që janë gati për momentet e emergjencave. Kur këto emergjenca janë shfaqur gjithçka ka funksionuar më së miri, e mira nuk ka fund, por në këtë rast dhe fal faktit që nuk ka patur një goditje fatale gjithçka është përballuar më së miri”, u shpreh Rama.

Gjithashtu, kreu i qeverisë deklaroi se, “është gjëja më legjitime dhe normale që periudha pas tërmeteve të shoqërohet me ankth, pasiguri dhe patjetër dhe me nevojën e madhe për të ju komunikuar të gjithëve që duhet sa më shumë qetësi dhe pak durim sepse situate është fatmirësisht e kapërcyeshme. Nuk kemi dëmtime të natyrës së humbjes së jetës së njerëzve, së dyti nuk kemi dëmtime të strukturave të banimit të atilla që të kenë lënë familjet pastrehë. Çdo dëmtim do verifikohet, njerëzit nuk duhet të shqetësohen për plasaritjet e mureve apo për shenja të dukshme në sipërfaqet e pallateve sepse jo domosdoshmërisht ato janë shenja kërcënuese. Përgjithësisht janë sipërfaqësore, nuk ka rrezik që një krisje e dukshme të shoqërohet me hapje të strukturës”.

“Çdo godinë qoftë shtëpi apo pallat do verifikohet nga specialistët për të dhënë konkluzionin nëse është një krisje, plasaritje apo nëse është diçka e sipërfaqshme. Më pas do ndërhyhet për të riparuar dëmet, pra nuk ka vend për panik. Ska asnjë arsye të mendohet që meqë ndodhi dje do ndodhi sot. Lëkundjet e mëpasshme janë pjesë e mënyrës sesi zhvillohet procesi i stabilizimit të pllakave tektonike pas goditjes së rëndë”, theksoi Rama.

Rama vijoi se, “në kushtet që jemi duhet të marrim frymë të lehtësuar që është me kaq dhe përsa na takon do jemi në territor siç kemi qenë nga moment i parë për të komunikuar me njerëzit dhe për të lehtësuar shpirtërisht ata”.

“Kush e ka problem të qëndroj në shtëpi për arsye të frikës apo fëmijëve ka në dispozicion në Durrës 2 kavalishencat me 700 shtretër me kushtet optimal ashtu siç do kenë në dispozicion gjithë asistencën e nevojshme tek stadiumi ose në Tiranë tek qendrat e ngritura enkas për këtë situatë. Situata ka qenë e frikshme por duhet që orët më pas nuk duhet të ushqejmë frikën por qetësinë”, u shpreh Rama.

Rama shtoi se, “godinat që kur ndërtohen kanë në konstruksionin e tyre dhe element të mbrojtjes nga tërmeti, kanë fuga sizmike të cilat janë enkas për këtë punë. Kur shohim një pallat të shkëputur nuk është një pallat i çarë por është një strukturë që ka reaguar si duhet ndaj tërmetit duke rritur fleksibilitetin e gjithë volumit”.

“Askush nuk do harrohet çdo kush do mbështet dhe do kryhen të gjitha riparimet e nevojshme aty ku ka patur dëmtime. Duhet pak durim pas nuk mund të bëhet inspektimi teknik menjëherë në gjitha pikat. Nuk ka rrezik përsa i përket problemeve të natyrës fizike të godinave. Gjithë qytetarët i ftojmë të bëjnë me dije problemet në numrat që kemi vënë në dispozicion në rast se ende nuk ka trokitur dikush”, shtoi Rama.

“Nëse doni provën e kësaj shkoni në fshatrat e Korçës kur ra një tërmet që nxori treçerekun e komunitetit nga shtëpitë dhe po rindërtohen të gjitha shtëpitë dhe para fillimit të shirave familjet që janë akoma sot që flasim nëpër tenda do hyn në shtëpi”, përfundoi Kryeministri Rama./atsh

Rama te spitali i Traumës: Askush nuk do mbetet vetëm Read More »

Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore, 24 orë në 24 në shërbim të qytetarëve

Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore është 24 orë në 24 në shërbim të qytetarëve që nga dita e djeshme pas rënies së tërmetit I cili tronditi Tiranën dhe Durrësin.

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një vizitë në Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore që po përballon me sukses një fluks të jashtëzakonshëm thirrjesh.

“Në Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore që është 24 orë në 24 në shërbim dhe prej ditës së djeshme, po përballon me sukses një fluks të jashtëzakonshëm thirrjesh, falë reformimit e modernizimit të sistemit të urgjencave, si edhe flotës së re të autoambulancave”, deklaron Rama./atsh

Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore, 24 orë në 24 në shërbim të qytetarëve Read More »

Rama publikon pamjet e f.rikshme të të.rmetit 5.8 ballë.Grupet e punës kanë qenë në gatishmëri gjatë natës, për t’iu dhënë ndihmë qytetarëve(foto)

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes pamje nga p.asojat e t.ërmetit.

Përmes një postimi në Facebook, kreu i qeverisë bën me dije se grupet e punës kanë qenë në gatishmëri gjatë natës, për t’iu dhënë ndihmë qytetarëve, ku një pjesë e e tyre kanë kaluar natën jashtë.

“MIRËMËNGJES

dhe me këto pamje të punës që vijon pa ndërprerje për t’iu gjendur pranë qytetarëve të prekur nga të.rmetet e djeshme dhe për të lehtësuar pasojat e dëmet e shkaktuara, ju uroj një të dielë të qetë”, shkruan Rama krahas fotove.

Ndërkohë, në mesnatë Rama thirri me u.rgjencë mbledhjen e qeverisë. Sakaq, paraditen e sotme numri një i ekz.ekutivit do të ketë një mbledhje me prefektët. Pas kësaj në orën11:00 Rama ka thirrur mbledhjen e grupit të PS, ku do të jenë të pranishmëm, ministrat dhe krerët e bashkive.

Rama publikon pamjet e f.rikshme të të.rmetit 5.8 ballë.Grupet e punës kanë qenë në gatishmëri gjatë natës, për t’iu dhënë ndihmë qytetarëve(foto) Read More »

Ja sa shtete lëkundi t.ërmeti që ra në Durrës

Shqipëria është g.oditur mbasditen e datës 21 shtator nga një t.ërmet shumë i fu.qishëm me epiqendër në detin Adreatik, Durrës.

Të.rmeti ishte me magnitudë, 5.6 ballë i shkallës rihter dhe si pasojë la shumë d.ëme materiale në disa rrethe të Shqipërisë si dhe pl.agosi rreth 100 persona.

Sa i përket kërij të.rmeti është një statistikë shumë e veçantë, pasi është ndjerë në disa shtete dhe jo vetëm në shqipëri.

Vendet ku është ndjerë t.ërmeti, ndonëse në vendet e tjera me lëkundje të vogla janë: Bullgari, Bosnje Hercegovinë, Kroaci, Itali, Kosovë, Mal i Zi, Serbi, Maqedoninë e Veriut dhe sigurisht Shqipëria.

Pra në plot 9 shtete. Kjo ndodh për faktin se të.rmeti ka ranë shumë pranë sipërfaqes, pra në 10 kilometra thellësi dhe intesitet 7.5 ballë.

Ja sa shtete lëkundi t.ërmeti që ra në Durrës Read More »

Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në pjesën më të madhe të territorit të vendit tonë.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) rreth orës 16:14 të ditës së shtunë vendi ynë është goditur nga një tërmet me magnitudë 5.8 Rihter dhe intensitet mbi 7 ballë.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 30 km në veri të Durrësit, në bregdet afër Kepit të Rodonit. Ky ka qenë tërmeti më i fortë, sipas IGJEUM, në këto 20-30 vitet e fundit. Nuk raportohet për dëme në njerëz.

Tërmeti është ndierë deri në Sarandë e Finiq në jug dhe Lezhë e Dibër në veri./atsh

Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri Read More »