Lajmi i fundit

Sizmologu Duni apel qytetarëve: Ruani qetësinë e kthehuni në shtëpi, askush nuk mund të parashikojë rënien e tërmetit

Askush nuk mund të parashikojë vendin, madhësinë dhe kohën e saktë se kur do të bjeri tërmet”, deklaron sizmologu Llambro Duni.

Gjatë një konferece të përbashkët për shtyp me ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka lidhur me lajmin e publikuar nga disa portale dhe në rrjetet sociale për një tjetër tërmet, Duni tha se “nuk ka ende nëj parametër, një metodologji shkencërisht të bazuar e cila të jetë në gjendje që të na japë me saktësi kohën dhe vendin se kur do të ndodhë ky tërmet”.

“Kështu që i ftoj banorët e Tiranës dhe të gjithë ata që na dëgjojnë, që të ruajnë qetësinë të kthehen menjëherë në shtëpitë e tyre dhe të kalojnë natën pranë familjeve të tyre”, apeloi ai/atsh

Sizmologu Duni apel qytetarëve: Ruani qetësinë e kthehuni në shtëpi, askush nuk mund të parashikojë rënien e tërmetit Read More »

Lajmi i rremë për tërmetin, Lleshaj: Ata që nxitën panik tinëzisht, përballje me ligjin

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj në një reagim në orët e vona të mbrëmjes së djeshme lidhur me lajmin e rremë të shpërndarë në disa media, ka garantuar se do ndëshkohen të gjithë ata që zgjodhën të nxisin tinëzisht dhe djallëzisht panikun.

“Ata që në vend të solidaritetit njerëzor zgjodhën të nxisin tinëzisht dhe djallëzisht panikun, duke kontribuar kështu për të favorizuar gjithë llojet e krimit, do të përballen me ligjin. Policia ka kryer ndërkohë veprimet e para”, tha Lleshaj.

Menjëherë pas publikimit të një lajmi të rremë në portalin “SYRI.net” dhe më pas edhe në disa portale të tjera, se sipas parashikimeve të një sizmologu grek do ketë në orën 23.30 një tërmet të fuqishëm, lajm i cili shkaktoi panik të madh tek qytetarët të cilët braktisën banesat dhe dolën në rrugë, Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë kanë shoqëruar në Polici gazetarin e portalit “SYRI.net“, Aurel Rakipllari dhe gazetaren Daniela Grica e “Shekullit”, për veprime të mëtejshme, të cilët kanë bërë publikimin e këtij lajmi të rremë, me pasoja paniku te qytetarët.

Policia e Shtetit ka ngritur një grup të posaçëm hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të autorësisë së këtij lajmi dashakeq që krijojë frikë e panik tek qytetarët.

Policia e Shtetit ju bën thirrje qytetarëve që të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e njoftimeve dashakeqe dhe siguron ata se cilido që do përhapë njoftime të tilla do të përballet me forcën e ligjit.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e medias që të tregohen më të kujdesshëm në njoftimet që shpërndajnë, duke kërkuar informacion zyrtar para publikimeve të lajme që krijojnë frikë e panik tek qytetarët./atsh

Lajmi i rremë për tërmetin, Lleshaj: Ata që nxitën panik tinëzisht, përballje me ligjin Read More »

Nesër ditë pushimi për shkollat në Tiranë, Durrës dhe Elbasan

Dita e nesërme për nxënësit e shkollave të Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit do të jetë ditë pushimi.

Kështu deklaroi sot ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini në një konferencë për shtyp.

Pushim do ta kenë po ashtu edhe “prindërit e nxënësve të shkollave 9-vjeçare të cilët punojnë në administratë shtetërore. Situata në terren paraqitet drejt normalizimit, por në mënyrë që familjet e prekura të kalojnë ankthin e djeshëm, u pa e arsyeshme që nxënësit e zonave të prekura bashkë me prindërit e tyre që punojnë në administratën publike, ta kalojnë ditën e nesërme të lirë dhe të qëndrojnë me njëri-tjetrin”, – nënvizoi Shahini.

Ministrja Shahini u shpreh se “nga takimet e shumta që kemi patur me qytetarë të prekur, jo vetëm ne stafi i Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, por edhe kolegët e mi ministra, deputetët, stafet e bashkive, duket se qytetarët nuk janë plotësisht gati emocionalisht që të vijojnë ditën e zakonshme të punës dhe të shkollës nesër”.

Sipas saj, është plotësisht e mirëkuptueshme që një fatkeqësi natyrore si ajo e djeshmja të shkaktojë ankth dhe stres tek familjet e prekura.

“Duke marrë këtë parasysh dhe duke dëgjuar me shumë respekt sugjerimet e disa psikologëve që na kanë shkruar edhe dje edhe sot kemi vendosur që dita e nesërme për të gjithë nxënësit e Durrësit, Tiranës dhe Elbasanit të jetë ditë pushimi”, – sqaroi Shahini.

Ministrja u shpreh se “ne si ministri e Arsimit na takon më shumë se të gjitha institucionet e tjera mirinformimi i nxënësve mbi fatkeqësitë natyrore, si dhe përgatitjet që duhet të bëjmë për tu shmangur lëndimeve që mund të vijnë nga fatkeqësitë tona”.

“Ne në kurrikulat tona i trajtojmë këto tema, por duhet ti mëshojmë më fort kësaj pike, sepse nga ajo që pamë pjesa kryesore e lëndimeve trupore që kanë pësuar qytetarët dje ishin lëndime të shkaktuara nga paniku”, – tha Shahini.

Shahini theksoi se vetëm në 2 shkolla kanë pësuar dëmtime serioze, e ndërsa në 98 të tjera ka pasur plasaritje të fasadave, por tashmë gjithçka është në kontroll.

“Kam qenë në komunikim të drejtpërdrejtë me të gjithë drejtuesit e të gjithë shkollave dhe që dje nuk kemi nxënës dhe mësues të lënduar. E përqendruam inspektimin në zonat më të prekura nga tërmeti, sot kemi vetëm 2 shkolla që janë raportuar në gjendje jo të sigurta, një në Qendër Bërxull që do sillen në shkollën Qendër, një tjetër në periferi të Tiranës. Në total janë 98 shkolla që kanë pësuar dëmtime si plasaritje fasadash, pjesa më e madhe është pastruar”, – tha Shahini./atsh

Nesër ditë pushimi për shkollat në Tiranë, Durrës dhe Elbasan Read More »

Ministria e Mbrojtjes: Lajmi për tërmet të fuqishëm në 23:30 i pavërtetë, ata që e kanë përhapur do mbajnë përgjegjësi penale

Prej disa minutash qarkullon në disa portale dhe rrjete sociale një lajm i rreme mbi parashikimin e një tërmeti me përmasa, në oren 23.30.

Ministria e Mbrojtjes thekson se “I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, të mos bien pre e njoftimeve të tilla keqëdashëse dhe përhapëse paniku pasi nuk ka asnjë parashikim të tillë shkencor nga asnje institucion shkencor.”

“Gjithcka po tentohet te behet per te perhapur panik mes qytetareve eshte kriminale.Te gjithe ata qe kane perhapur kete lajm do te mbajne pergjegjesi penale”, deklaron ministria e Mbrojtjes./atsh

Ministria e Mbrojtjes: Lajmi për tërmet të fuqishëm në 23:30 i pavërtetë, ata që e kanë përhapur do mbajnë përgjegjësi penale Read More »

Lajmi për një tjetër tërmet, fake news kriminal për të përhapur panik

Kryeministri Edi Rama reagoi lidhur lajmin i cili qarkullon në disa portale dhe rrjete sociale për një tërmet të fuqishëm në orën 23:30.

“Ky është një fake news kriminal për të perhapur panik dhe çdo idiot që shkruan për parashikime termetesh thjesht duhet neveritur”, deklaron kryeministri Rama.

Lajmi për një tjetër tërmet, fake news kriminal për të përhapur panik Read More »

Hahn: I trishtuar pas tërmeteve që goditën Shqipërinë, gati Mekanizmi Europian i Mbrojtjes Civile

I trishtuar dhe i shqetësuar kur mësova për serinë e tërmeteve shkatërrimtare në Shqipëri, që shkaktoi më shumë se 100 të plagosur, shtuar këtu edhe dëmtimet serioze në infrastrukturë, shkruan në Twitter komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerimin, Johannes Hahn.

”Bashkimi Europian ofroi menjëherë asistencë nëpërmjet aktivizimit të mundshëm të ashtuquajtur Mekanizmi Europian i Mbrojtjes Civile”, shton Hahn.

Shqipëria u godit dje nga një numër tërmetesh, që kanë shkaktuar deri tani 108 të plagosur dhe dëme materiale./ atsh

Hahn: I trishtuar pas tërmeteve që goditën Shqipërinë, gati Mekanizmi Europian i Mbrojtjes Civile Read More »

Zv.ministri i Mbrojtjes: Jemi në gatishmëri të plotë

Si pasojë e emergjencës civile të krijuar nga tërmeti i pasdites së djeshme, i cili tronditi vendin tonë e në mënyrë të veçantë Durrësin dhe Tiranën, Batalioni i Mbështetjes Rajonale në Komandën Mbështetëse është në gjendje gatishmërie dhe ka punuar përgjatë gjithë natës për strehimin në çadra të qytetarëve të mbetur jashtë, si pasojë e dëmtimit të banesave.

Deri tani janë ngritur 13 çadra në Tiranë dhe 2 çadra të mëdha në Durrës.

Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi deklaroi sot se situatat po menaxhohet me një infrastrukturë që të garantojë strehim për ata që banesat u janë bërë të pa banueshme.

Ai deklaron se institucionet janë në gatishmëri të plotë.

“Kemi reaguar para se të vinte informacioni që të maste amplitudat e tërmeteve, pasi ishte ndjesia njerëzore që ishte tërmet i lartë. Kemi vendosur qendrën e bashkuar operacionale dhe shërbimin për marrjen e informacionit për pasojat e tërmetit dhe pastaj me zhvillimet e mëtejshme”, tha Koçi.

Ai tha se “është normale që njerëzit të mos e kalojnë natën në banesat e tyre jo vetëm për frikë, por edhe siguri. Nëse ka dyshime për sigurinë e banesës është e këshillueshme që të mos kalohet nata aty. Strukturat më të lehta, duke filluar nga çadra janë më të sigurta”.

Batalioni i Mbështetjes Rajonale është në gatishmëri të plotë dhe vijon punën në mbështetje të komunitetit civil në ngritjen e çadrave të tjera, për strehimin e popullsisë në nevojë./atsh

Zv.ministri i Mbrojtjes: Jemi në gatishmëri të plotë Read More »

Situata pas tërmetit, Lleshaj: Policia e Shtetit në gatishmëri dhe në mbështetje të qytetarëve

“Do të organizojmë të gjitha struktura dhe do ta menaxhojmë situatën post tërmetit tha sot”, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshja në mbledhjen e thirrur nga kryeministri Edi Rama me drejtues të Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Brendshme, Emergjencës Civile, Rezervës së Shtetit dhe të gjithë prefektët e vendit

Lleshaj tha se tha se gjatë vëzhgimit pash një angazhim të madh të strukturave shtetërore.

“Tani mbete e rëndësishme vijimi i punës, intensifikimi i kontakteve me njerëzit. Policia e Shtetit do të vijojë me të njëjtin regjim gatishmërie më një nivel shumë të lartë gatishmërisë në të gjithë qarqet por kryesisht në qarkun e Durrësit dhe të Tiranës ku problemet janë më të mëdha. Në të njëjtin nivel gatishmëri do të jenë edhe Forcat e Zjarrëfikësve. Ndërkohë që prefektë do të vazhdojë në jenë në krye të detyre. E rëndësishme është që të gjithë kapacitete të jenë në gatishmëri që nga qendrat e pritjes, shtëpitë e pushimit do jenë në dispozicion dhe ka filluar pritja e disa familjeve, por dhe shtëpive private, duhet të shërbejë edhe solidariteti.

Ju ka bërë thirrje punonjësve të Policisë së Shtetit dhe strukturave të tjera shtetërore që mund të ofrojnë edhe kapacitete private në lehtësimin e kësaj gjendje që është psikologjikisht e veçat.

Fokus mbetet Durrësi pra do të spostohet vëmendja në Durrës ku problemet janë më të mëdha dhe mbetet me rendësi të jashtëzakonshme evidentimi i detaje”, tha ai.

Po ashtu Lleshja tha se “ka shumë detaje që duhet të identifikohen tani, në mënyrë që të kursejmë diskutime të panevojshme, prandaj të gjithë kapacitetet tona duhet të shkojnë në çdo vend për të kontaktuar për të folu, kontaktuar dhe bërë bilancin të gjithçkaje që ka ndodhur, qoftë në inventarin e jashtë dhe të brendshëm”.

“Ne me organizimin e të gjitha strukturave do ta menaxhojmë ketë situatë”, tha në fund ai./atsh

Situata pas tërmetit, Lleshaj: Policia e Shtetit në gatishmëri dhe në mbështetje të qytetarëve Read More »