Lajmi i fundit

Anija shqiptare Oriku shpëton 111 emigrantë në detin Egje

Anija shqiptare “Oriku” ka shpëtuar mbrëmjen e djeshme 111 emigrantë në detin “Egje”.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka mëngjesin e të shtunës, bëri të ditur se mbrëmje e djeshme ka qenë tejet intensive për ekuipazhin e anijes shqiptare “Oriku”.

“Natë intensive për anijen shqiptare “Oriku” dhe ekuipazhin e saj me mision në detin Egje.
111 emigrantë sirianë, irakenë e palestinezë u shpëtuan në 3 operacione të ndryshme brenda pak orësh, gjatë mbrëmjes së djeshme në ujërat mes Turqisë dhe Greqisë.
Emigrantët të cilët lundronin në 2 gomone dhe 1 skaf, iu dorëzuan Rojës Bregdetare turke”, thekson Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka. /atsh

Anija shqiptare Oriku shpëton 111 emigrantë në detin Egje Read More »

Pensionet, Balla: Gjetëm një skemë të falimentuar, ndryshuam tërësisht situatën

“Edhe pse gjetëm një skemë pensionesh tërësisht të falimentuar kjo qeveri arriti ta ndryshojë tërësisht situatën”, deklaroi sot kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Balla zhvilloi sot një takim me banorët në Rrajcë, ku premtoi më tepër mbështetje për ta.

“Në Rrajcë, një kafe me banorët. Ka ende shumë për të bërë për të moshuarit, por mos harroni se gjashtë vite më parë e gjetëm Skemën e Pensioneve tërësisht të falimentuar”, tha Balla.

Ai theksoi se “qeveria arriti ta ndryshojë tërësisht situatën, duke garantuar mbështetje për kategori të veçanta”. /atsh

Pensionet, Balla: Gjetëm një skemë të falimentuar, ndryshuam tërësisht situatën Read More »

12 vende të lira në Shërbimin e Jashtëm për ekselentët

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, nëpërmjet Departamentit të Administratës Publike, ka shpallur 12 pozicione të lira pune në Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Shqipërisë.

“Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme mbetet e përkushtuar për të përqafuar të gjithë ekselentët e Shqipërisë dhe për t’u dhënë mundësi atyre që të përfaqësojnë denjësisht vendin e tyre nëpër botë”, thekson ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, duke e konsideruar “edhe një lajm tjetër i mirë për diplomacinë shqiptare”.

“Kjo shpallje është pjesë e përpjekjes së Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme për të përfshirë ekselentët në trupën diplomatike shqiptare. Një prej angazhimeve kryesore të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme mbetet zhvillimi i një strukture diplomatike që mbështetet në energjitë rinore dhe cilësitë profesionale. Ndër të tjera, kjo shpallje vjen edhe si rrjedhojë e reformave të ndërmarra për të konsoliduar sistemin diplomatik të karrierës. Ndryshimet e ndërmarra deri më tani, kanë krijuar një hapësirë shumë më të madhe për ekselentët, profesionistët dhe personat me aftësi cilësisht të dalluara në përgjithësi”, deklaron Cakaj.

Kjo gjeneratë e re diplomatësh, thekson ai, do të ushtrohet në trajnime të veçanta e do të trajtohet me një kujdes të posaçëm për t’u bërë një gjeneratë elitë e diplomacisë shqiptare në perspektivë afatgjatë.

Ministri në Detyrë nënvizon se “procesi i përzgjedhjes së diplomatëve të ardhshëm dhe shërbyesve civilë të rinj do të jetë i mbështetur tërësisht mbi merita profesionale dhe vlerësime objektive. Shumë shpejt Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme do të shpallë edhe më tepër vende të lira për diplomatët e ardhshëm për të ndërtuar një shërbim të shkëlqyer diplomatik”.

“Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme mbetet e përkushtuar për të përqafuar të gjithë ekselentët e Shqipërisë dhe për t’u dhënë mundësi atyre që të përfaqësojnë denjësisht vendin e tyre nëpër botë”, deklaron Cakaj./atsh

12 vende të lira në Shërbimin e Jashtëm për ekselentët Read More »

Nafta dhe gazi në Shqipëri, mundësi për investime nga kompanitë e huaja

Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore mori pjesë në punimet e Kongresit të Kërkimit dhe Prodhimit të naftës në det (EPOCH 2019), që u mbajt në Selanik të Greqisë.

Në kongres merrnin pjesë rreth 80 kompani, kryesisht nga rajoni i Mesdheut si dhe i Afrikës Perëndimore, të cilat shpalosën arritjet e tyre në fusha të ndryshme të kërkimit në det, si në gjeologji, gjeofizikë, mjedis, etj.

Përfaqësuesit e AKBN-së, informuan lidhur me gjendjen aktuale të aktivitetit të kërkimit dhe nxjerrjes së naftës në Shqipëri dhe mundësitë që ofron për kërkimin dhe nxjerrjen e naftës dhe gazit.

Po kështu, pjesëmarrësit e AKBN-së në këtë Kongres patën takime të ndryshme me përfaqësues të shumë kompanive pjesëmarrëse. Gjithashtu, ata zhvilluan takim me Shefin Ekzekutiv të kompanisë kombëtare greke, Helenic Petroleum, Yannis Grigoriou dhe Presidentin dhe Shefin Ekzekutiv të Agjensisë së Burimeve Hidrokarbure të Greqisë, Yannis Bassias.

Ky aktivitet është një oportunitet mjaft i mirë për AKBN për të kontaktuar me përfaqësues të kompanive të ndryshme që operojnë në rajonin tonë për të promovuar mundësitë që ofron Shqipëria për tërheqjen e investitorëve si dhe për t’u informuar me zhvillimet më të fundit në rajonin e Mesdheut.​atsh

Nafta dhe gazi në Shqipëri, mundësi për investime nga kompanitë e huaja Read More »

Përkeqësim i motit, nuk niset trageti nga Vlora drejt Brindizit

Përkeqësimi i kushteve atmosferike kanë bërë që trageti “ST Damian” të anulojë udhëtimin nga porti i Vlorës drejt Brindisit, Itali.

Njoftimi vjen nga porti i Vlorës, i cili njofton për situatën aktuale të motit.

“Kompania “Tnitsea Shipping LDA” me anë të përfaqësueses së saj në Shqipëri Agjencisë Detare “Gerveni Travel shpk ” njofton institucionet Portuale të Vlorës se trageti “ST Damian” nuk do niset sot në datë 20 Shtator 2019, për në drejtim të Portit të Brindisit për arsye të motit të keq. Trageti “ST Damian” do të niset nesër në datë 21 Shtator 2019, për në drejtim të portit të Brindisit normalisht sipas grafikut që kemi me Portin e Vlorës”, theksohet në njoftimin e portit.

Vendi ynë ndikohet sot nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët, me vranësira mesatare dhe të dendura, ndërsa reshjet e shiut do të jenë të pranishme në pjesën jugore dhe pjesërisht atë qendrore./atsh

Përkeqësim i motit, nuk niset trageti nga Vlora drejt Brindizit Read More »

Gjykata rrëzon akuzat e prokurorisë ndaj Tahirit, shpallet fajtor vetëm për “shpërdorim detyre”

Gjykata e Krimeve të Rënda ka rrëzuar mbrëmjen e së enjtes akuzat e prokurorisë ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për tre vepra penale: “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”.

Trupa gjykuese e përbërë nga Ardit Mustafa, Irena Gjoka dhe Flora Hajredinaj vendosi sot që Tahiri të dënohet me 5 vite heqje lirie për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Gjykata vendosi ta konvertojë këtë dënim në 3 vite shërbim prove, periudhë në të cilën nuk duhet të kryejë asnjë vepër penale. Po ashtu, për 5 vite, ish-ministri nuk duhet të kryejë funksione publike.

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi 12 vite burg për Tahirin, por me gjykim të shkurtuar kërkesa përfundimtare shkoi në 8 vite.

Pas shpalljes së vendimit nga trupi gjykues, Tahiri tha për mediet se “më lanë edhe mua pa fjalë. Si gjykata më quajti përgjegjës për shpërdorim detyre se disa kushërinj të mi përdorën emrin. Të presim edhe unë jam kureshtar ta rilexoj atë që dëgjova. Gjykata tha se nuk je trafikant, kriminale apo pjesë e një grupi kriminal, por meqë disa kushërinj përdoren emrin tënd shpërdorove detyrën”.

Ai deklaroi se do ta apelojë vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda./atsh

Gjykata rrëzon akuzat e prokurorisë ndaj Tahirit, shpallet fajtor vetëm për “shpërdorim detyre” Read More »

Jepet vendimi për Saimir Tahirin

Gjykata për Krime të Rënda shpallë fajtor ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri të vënë në hetim nga prokuroria në nëntor të vitit 2017 dhe vendos ta dënojë me 5 vite burg vetëm për shpërdorim detyre.

Me gjykrim të shkurtuar 3.4, dhe do kthehet në shërbim 3 vite dhe 5 vite të mos kryejë funksione publike. Për të organi i akuzës kërkoi 12 vite burg,që duke marrë parasysh faktin që procesi u zhvillua me gjykim të shkurtuar, ulet me 1/3 në 8 vite burg.

Tahiri akuzohet për tre vepra të rënda penale ndërkohë që prej momentit të parë ka kërkuar pafajësi duke hedhur akuza për një proces gjyqësor të montuar dhe pa prova kundër tij. /shqiptarja

Jepet vendimi për Saimir Tahirin Read More »

Firmat austriake, interes për të investuar në Shqipëri

Firmat austriake gjithnjë e më shumë të interesuara për të investuar në Shqipëri.

Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi priti përfaqësues të disa firmave austriake, të cilët po zhvillojnë një vizitë informuese mbi potencialet e Shqipërisë.

Ministri Shalsi u shpreh se, ata ishin shumë të interesuar për turizmit në vendin tonë, një sektor që ka marrë vëmendje të lartë edhe falë medieve ndërkombëtare.

“Interesim gjithnjë në rritje i austriakëve për Shqipërinë. Advantage Austria organizoi një vizitë informuese mbi potencialet e Shqipërisë duke sjellë disa firma austriake, përfaqësuesit e të cilave i takova me kënaqësi në mjediset e Ministrisë. Ishte vizita e tyre e parë në Shqipëri dhe ishin shumë të interesuar për turizmit në vendin tonë, një sektor që ka marrë vëmendje të lartë edhe falë medieve ndërkombëtare”, thekson ministri Shalsi.

Ministri Shalsi shprehet se, “mundësitë që ofron Shqipëria për investim, si dhe atraksionet e saj bregdetare, malore, liqenore, lumore, si dhe sitet arkeologjike ishin në fokus të diskutimit”./atsh

Firmat austriake, interes për të investuar në Shqipëri Read More »