Lajmi i fundit

Trashëgimia kulturore e Prizrenit prezantohet në zemër të Korçës

Monumentet më të veçanta të trashëgimisë kulturore të qytetit të Prizrenit u ekspozuan mbrëmjen e djeshme në Pazarin e Korçës

Ekspozita “Trashëgimia e Prizrenit në Korçë” u organizua në kuadër të ditëve europiane të trashëgimisë nga Qendra Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Prizren dhe Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore, Korçë.

Në zemër të Pazarit të Korçës, shembull i rijetëzimit dhe restaurimit të trashëgimisë kulturore u prezantuan Kalaja e Prizrenit, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, shtëpitë tradicionale të shekullit XIX-XX e deri te krojet karakteristike të qytetit, etj.

Ky aktivitet u inspirua nga kalendari i përbashkët kulturor Shqipëri-Kosovë më qëllim prezantimin e vlerave dhe sfidave të përbashkëta pasi qytetet e Korçës dhe Prizrenit i kanë dhënë kombit shqiptar data shume të rëndësishme historike, simbole të atdhedashurisë dhe qytetarisë dhe bashkëjetesës fetare.

Kjo ekspozitë është një ftesë për të njohur më tepër Prizrenin dhe trashëgiminë e tij kulturore dhe historike.

Ekspozita u çel edhe në në kuadër të kalendarit të përbashkët kulturorë Kosovë-Shqipëri.

Qyteti i Prizrenit shtrihet në pjesën jugore të Rrafshit të Dukagjinit, në rrugën që lidhte me parë bregdetin verior të tokave shqiptare dhe qendrat e tij qytetaro- tregtare me rajonet e brendshme të Kosovës dhe të Ballkanit.

Ndër monumentet më të rëndësishme kulturoro -historike janë : Kompleksi i Shatirvanit, Nënkalaja, Marashi, Kalaja, Kisha e Shën Premtës, Kisha e Shën Shpëtimit, Xhamia e Bajraklisë, Xhamia e Safi Sinan Pashës, Hamamet e qytetit, krojet e qytetit, ura e gurit dhe një numër i madh i shtëpive folklorike të qytetarëve të trashëguar ndër shekuj.

Qyteti i famshëm i zambakëve, qyteti i aktorit të famshëm Bekim Fehmiu dhe i shumë njerëzve të shquar të artit ndër shekuj ka se çfarë të ofrojë nga krenaria e tij për ata mijëra e mijëra vizitorë të huaj dhe vendas./atsh

Trashëgimia kulturore e Prizrenit prezantohet në zemër të Korçës Read More »

Gjermania pro hapjes së negociatave, Hahn: Njohja e progresit, shtysë për reformat

Johaness Hahn, Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian ka regaguar pas votimit në Bundestagun gjerman pro hapjes së negociatave të pranimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Hahn e mirëpret votimin e Bundestagut në favor të hapjes së negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në tetor.

“Njohja e progresit konkret është thelbësore dhe një shtysë për reformat në Balkanin Perëndimor si dhe për besueshmërinë e Bashkimit Europian”, – thotë komisioneri Hahn.

Hahn ka qenë një nga mbështetësit më të fortë dhe kontributorët kryesorë për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, për ta bërë Ballkanin Perëndimor, më në fund, pjesë të Bashkimit Europian. /atsh

Gjermania pro hapjes së negociatave, Hahn: Njohja e progresit, shtysë për reformat Read More »

Bundestagu gjerman miraton vendimin për çeljen e negociatave me Shqipërinë

Bungestagu gjerman miratoi vendimin për çeljen negociatave me kushte për Shqipërinë.

Deputeti i SPD-së, Josip Juratovis kërkoi hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Ai tha se Shqipëria ka bërë përparim në fushën e drejtësisë, por mbetet ende shumë për të bërë sa i përket luftës kundër krimit të organizuar.

Më herët deputetët e CDU-CSU kanë miratuar më herët qëndrimin e tyre pro vendimit për hapjen e negociatave.

Mes kushteve që i kërkohen vendit tonë, është reforma zgjedhore, ngritja e gjykatës së lartë dhe asaj kushtetuese, arrestimi i peshqve të mëdhenj si dhe zgjidhja e krizës politike përmes dialogut.

Vendimi i Bundestagut do të përcillet në Këshillin Evropian nga Angela Merkel në 17-18 tetor. Ndërsa ende i paqartë ngelet vendimi i Francës, kur presidenti Macron është shprehur më herët kundër zgjerimit të Unionit.

Bundestagu gjerman miraton vendimin për çeljen e negociatave me Shqipërinë Read More »

Meta dekoron At Antonio Belushi: Kontribut në përhapjen e gjuhës dhe kulturës arbëreshe

Presidenti Ilir Meta vlerësoi sot me Dekoratën e lartë “Nënë Tereza”, një personalitet të jashtëzakonshëm arbëresh, At Antonio Belushi.

Presidenti dorëzoi dekoratën me motivacionin: “Për kontributet e dhëna në përhapjen, njohjen, studimin, ruajtjen dhe pasurimin e historisë, gjuhës, zakoneve dhe kulturës së rrallë arbëreshe, si dhe asaj arvanitase”.

“Si prift famullitar, publicist, studiues, mësues, etnolog, historian dhe akademik, At Belushi, prej më shumë se gjysmë shekulli, me urtësi, pasion dhe përkushtim, ka punuar dhe punon për njohjen, ruajtjen dhe zhvillimin e kulturës, historisë, gjuhës dhe zakoneve të popullit arbëror”, tha Meta.

Presidenti shprehu mirënjohjen ndaj vlerave të çmuara si autor i shumë studimeve e veprave për njohjen dhe lidhjen e shqiptarizmës kudo në botë, duke spikatur si veprimtar i paepur në përçimin dhe forcimin e identitetit kombëtar shqiptar ndër arbëreshët e Italisë./atsh

Meta dekoron At Antonio Belushi: Kontribut në përhapjen e gjuhës dhe kulturës arbëreshe Read More »

Vlorë, nxënësit e shkollës Industriale praktika mësimore pranë Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve

Nxënësit e Shkollës Industriale “Pavarësia” në Vlorë me drejtim studimi Hidraulik, do të ndjekin praktikat mësimore në Ndërmarrjen e Ujësjellës Kanalizimeve të këtij qyteti.

Kjo do të bëhet e mundur pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimin mes drejtorit të Ujësjellës Kanalizime, Dorian Xhelili dhe drejtorit të Shkollës Industriale “Pavarësia”, Gentian Boçi.

Nxënësit do të ndjekin praktikat në UK Vlorë dhe do marrin pjesë në proceset e riparimit të defekteve, por edhe zhvillimit të investimeve.

Drejtori Xhelili shprehu angazhimin e tij për punësimin pranë Ujësjellës Kanalizime Vlorë, të nxënësve që kanë përfunduar ose do të përfundojnë në vijim, studimet në drejtimet mekanik dhe hidraulik. /atsh

Vlorë, nxënësit e shkollës Industriale praktika mësimore pranë Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve Read More »

Reshjet e shiut, UK Vlorë patron rrjetin kryesor të kanalizimeve në rrugën “Transballkanike”

Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Vlorë pastroi gjatë dy ditëve të fundit pastrimin e rrjetit kryesor të kanalizimeve në rrugën “Transballkanike”.

Sipas UK Vlorë, makeineritë e specializuara dhe telekamera, kanë evidentuar bllokime të rrjetit.

Punonjësit e kësaj ndërmarrje si pasojë e ndërhyrjeve të specializuara nxorën nga linjat, blloqe dhe mbetje të tjera inerte që i bllokonin ato.

UK Vlorë i bën thirrje qytetarëve dhe firmave të ndërtimit të mos hedhin mbeturina në rrjetin e kanalizimeve, duke theksuar se përveç veprës penale që konsumojnë, ata bëjnë edhe një akt të madh kriminal ndaj një qyteti të tërë.

Punonjësit e UK Vlorë pasturan edhe linjat e kanalizimeve në zonë te pallatet dy katëshe në “Çentrale”./atsh

Reshjet e shiut, UK Vlorë patron rrjetin kryesor të kanalizimeve në rrugën “Transballkanike” Read More »

Kryeministri Rama takon presidentin e SHBA-së

Kryeministri Edi Rama u takua sot me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

Takimi u zhvillua gjatë punimeve të Sesionit të 74 të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork.

Kryeministri Rama publikoi sot një fotografi, ku shfaqet me bashkëshorten e tij, Linda Rama dhe Presidentin Donald Trump dhe zonjën e parë të SHBA-së, Melania Trump.

Kryeministri Rama ndodhet në SHBA në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Gjatë punimeve të asamblesë Rama u takua me liderë të tjerë, mes tyre Presidentin e Turqisë, Recep Erdogan dhe Kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis./atsh

Kryeministri Rama takon presidentin e SHBA-së Read More »

Punë pa ndërprerje për normalizimin e situatës pas stuhive të mbrëmshme

Situata e krijuar nga reshjet e dendura të shiut dhe stuhitë që përfshinë mbrëmjen e djeshme disa qytete të vendit është normalizuar.

Kryeministri Edi Rama solli sot disa foto nga ndërhyrjet që janë kryer pa ndërprerje në kryeqytet për normalizimin e situatës pas stuhive të mbrëmshme.

“Mirëmëngjes dhe me pamjet e punës që vijon pa ndërprerje për normalizimin e situatës pas stuhive të mbrëmshme, ju uroj një ditë të qetë”, tha Rama.

Reshjet e shiut në formën e shtrëngatave e stuhive përfshin dje Tiranën, Lezhën, Elbasanin e Shkodrën.

Sasia më e madhe e reshjeve u regjistrua në qytetin Lezhës me 53.0 mm, Shkodrës me 26.0 mm, Tiranës 20.0 mm.

Kjo situatë u shoqërua edhe me erë të vrullshme deri në 15-18 m/sek./atsh

Punë pa ndërprerje për normalizimin e situatës pas stuhive të mbrëmshme Read More »