Lajmi i fundit

KQZ: 25 mijë votues më shumë sesa në zgjedhjet e kaluara deri në orën 11:00

Deri në orën 11:00, 174 mijë e 69 persona me të drejtë vote ose 9.64 përqind e votuesve. Këto të dhëna u thanë në konferencën e Komisionit Qendror Zgjedhor.

Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka tha se në zgjedhjet e vitit 2017 deri në orën e njëjtë patën votuar 150 mijë e 244 votues ose 8 përqind.

Kryetarja e KQZ-së tha se këto të dhëna vijnë nga 94 përqind e vendvotimeve në tërë territorin e Kosovës.

Sipas saj, procesi i votimit deri më tani është duke shkuar në rregull. “Përveç disa incidenteve të izoluara ,sipas të dhënave që vinë nga dhoma operative, procesi i votimit është duke shkuar në rregull”, tha Daka.

Ndër tjera ajo tha se krahasuar me zgjedhjet e kaluara parlamentare numri i votueseve të cilët e kanë shfrytëzuar të drejtën për të votuar është më i madh./KosovaPress/

KQZ: 25 mijë votues më shumë sesa në zgjedhjet e kaluara deri në orën 11:00 Read More »

Policia e Shtetit, ceremoni solidariteti për policët italianë të rënë në krye të detyrës

Policia e Shtetit në solidaritet me Policinë italiane, në shenjë respekti për policët italianë, të cilët dhanë jetën në krye të detyrës, në Trieste të Italisë, paraditen e sotme zhvilloi një ceremoni para ambasadës Italiane në Tiranë.

Punonjësit e Policisë kanë mbajtur drejtqëndrim dhe për një minutë kanë mbajtur ndezur sirenat e Policisë.

Ambasadori Italian në Shqipëri, Alberto Cutillo ka falënderuar Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe punonjësit e Policisë për këtë gjest solidariteti./atsh

Policia e Shtetit, ceremoni solidariteti për policët italianë të rënë në krye të detyrës Read More »

Vlorë, pastrohet rrjeti i kanalizimeve në rrugën “Albano & Romina”

Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve vijon me ritme pastrimin e rrjetit të kanalizimeve në qytetin e Vlorës.

Ditët e fundit puna u përqendrua në rrugën “Albano & Romina”, në segmentin që lidh këtë zonë me Transballkaniken, zonë që ka më shumë probleme gjatë përmbytjeve masive në qytetin bregdetar.

Punonjësit e UK Vlorë me mjetet e specializuara pastruan rrjetin, ku përdorën edhe telerobotin që ka bërë një verifikim të detajuar të kësaj linje.

“Kemi kryer pastrimin dhe larjen me sondë të linjave të kanalizimeve te “Albano&Romina”. për një rrjet sa më funksional”, shprehet UK, Vlorë.

Sipas UK, Vlorë, falë këtij roboti me kamerë të përdorur për pastrimin e këtij rrjeti janë gjetur edhe thasët me rërë që bllokonin rrjetin e kanalizimeve në këtë zonë.

Zona në rrugën “Albano & Romina” është bërë problematike në vite për shkak të përmbytjeve në qytet.

Pas realizimit të pastrimit nga Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve pritet që në këtë zonë të shmanget mbledhja e ujit dhe përmbytjet e qytetit në ditët me reshje intensive./atsh

Vlorë, pastrohet rrjeti i kanalizimeve në rrugën “Albano & Romina” Read More »

Kantieret e rilindjes së infrastrukturës universitare

“Kantieret e konvikteve në Korçë, Vlorë dhe Shkodër, do të pasohen nga Kantieri i Madh i Kampusit Universitar të Tiranës, kantieri i Akademisë së Sigurisë dhe ai i Arteve, si edhe nga kantieret më të vogla të dy kampuseve të Korçës e të Vlorës”.

Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama, ndërsa publikoi foto nga kantieret e ndërtimit të konvikteve jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytetet e tjera universitare të vendit.

Në kuadër të Paktit për Universitetin, qeveria ka punuar për një plan ambicioz për modernizimin e gjithë infrastrukturës universitare.

Modeli i rikonstruksionit të konvikteve të zbatuara në Tiranë ka nisur tashmë aplikimin edhe në qytete të tjera, ku ka prani të universiteteve dhe konvikteve.

Investimet synojnë rindërtimin rrënjësor të konvikteve, ndërtimin e kampuseve universitare, si dhe plotësimin e një pjese të madhe të kërkesave të studentëve ka të bëjë me infrastrukturën, me laboratorë, me vendin ku shkojnë për të bërë punët laboratorike dhe detyrat e kursit./atsh

Kantieret e rilindjes së infrastrukturës universitare Read More »

Laborator i ri për analizimin e hidrokarbureve në Porto Romano, Balluku: Ekzaminimet, në kushte të sigurta

Strukturat e Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial do të kenë shumë shpejt në dispozicion laboratorin e ri, duke ndikuar kështu drejtpërdrejtë në cilësinë e procesit të analizimit të mostrave të hidrokarbureve por njëkohësisht duke ulur ndjeshëm kohën e pritjes për subjektet, sa i takon cilësisë së produktit që ata tregtojnë.

Laboratori i ri, i cili është ngritur në zonën e Porto Romanos në Durrës, pritet të vihet në funksion brenda muajit tetor ndërsa do të jetë i pajisur me pajisje të teknologjisë së fundit çka pritet të sjellë një ndryshim rrënjësor të punës në këtë inspektorat.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me kryeinspektorin Admir Abrija, ndoqën nga afër punimet që po bëhen për vënien në funksion të këtij laboratori.

Kryeinspektori Abrija tha se laboratori i ri do të ketë pjesë të tij dy impiante kryesore, atë për përpunimin e naftës dhe nënprodukteve të saj si dhe impiantin e përpunimit të gazit natyror. “Kanë përfunduar punimet e jashtme dhe e gjithë pjesa e strukturës akomoduese të pajisjeve në laborator. Kemi bërë dy impiante kryesore, impiantin e përpunimit të hidorkarburit të naftës dhe nënprodukteve të saj dhe impiantin e përpunimit të gazit natyror”, u shpreh Abrija.

Kryeinspektori theksoi gjithashtu se falë këtij laboratori shkurtohen ndjeshëm koha e pritjes për subjektet deri në daljen e vlerësimit të produktit, nga 12 orë që është aktualisht, në 1 orë. Kjo do të kursejë shumë dhe shpenzimet operative që vetë subjektet kanë në kohën e përpunimit.

Duke vlerësuar pozicionimin e laboratorit pranë portit, ministrja Belinda Balluku tha se kjo do të ulë ndjeshëm kohën e procesit ndërsa vlerësoi edhe masat e sigurisë sa i takon laboratorit.

“Duke qenë dhe afër dy porteve kryesore, ku ne kemi dhe lëvizjen e karburanteve, si ato që importohen si dhe eksporti, në kohë rekord besoj do të kemi të gjitha të dhënat. Është një ndërtese e sigurtë, gjë të cilën ne po kërkojmë ta bëjmë dhe tek ndërtesa qendrore në Tiranë, pasi të gjitha ekzaminimet që ISHTI bën duhet të jenë në kushte të sigurta dhe të mos këtë asnjë ndërhyrje nga jashtë”, nënvizoi Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë bëri të ditur gjithashtu se gazi do të ketë një vëmendje të veçantë, pasi strategjia e Qeverisë Shqiptare është që brenda 5-vjeçarit të ardhshëm të bëhet e mundur gazifikimi i vendit.

“Objektivi ynë është që përmes Albgazit, gjithë kjo strategji të implementohet brenda 5-vjeçarit të ardhshëm dhe e gjithë Shqipëria të gazifikohet. Synimi kryesor është që të mos përdoret më elektriciteti për t’u ngrohur dhe për shumë fusha të tjera, siç janë ndërmarrjet e mëdha, por të përdoret gazi. Kështu që gazi është një volum i hidrokarbureve që do vëmendje të veçantë”, theksoi ministrja Balluku.

Laboratori i Porto Romanos do të analizojë më shumë se 80% të gjithë sasisë së hidrokarbureve që konsumohen në tregun e brendshëm si dhe hidrokarbureve që eksportohen jashtë Shqipërisë. /atsh

Laborator i ri për analizimin e hidrokarbureve në Porto Romano, Balluku: Ekzaminimet, në kushte të sigurta Read More »

Si e sajoi 13 vjeçarja historinë e rrë mbimit të saj: “Ika me shoqet, gën jeva se nuk më…”

Rezultoi një mashtrim i bërë nga vetë vajza e mitur i gjithë rrë mbimi dra matik prej rreth 4 orësh. 13-vjeçarja me inicialet S.B. është gjetur në një qendër tregtare dha ka qenë bashkë me shoqet. Vetë ajo ka treguar se është larguar pasi prindërit nuk i jepnin leje dhe ka sajuar vetë rrë mbimin.

“Jam larguar nga banesa për të kaluar një pasdite me shoqet. Por ngaqë prindërit nuk më jepnin leje sajova rrë mbimin”, ka rrëfyer vajza.

Gjithsesi policia vijon hetimet për ngjarjen, për të zbardhur të vërtetën e ‘rrë mbimit’ që ala rmoi kryeqytetin por jo vetëm./balkanweb

Si e sajoi 13 vjeçarja historinë e rrë mbimit të saj: “Ika me shoqet, gën jeva se nuk më…” Read More »

Vlorë/ Konvikti i vajzave, drejt rindërtimit të plotë, vijohet në Shkodër e Korçë

Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) po punon në rikonstruksionin e plotë të konviktit të vajzave në Qytetin Studenti, Vlorë.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit bën të ditur se, aktualisht është godina e dytë që i nënshtrohet ndërhyrjes, duke vijuar me godinat e konvikteve në qytetin e Shkodrës dhe të Korçës.

Me financim të Qeverisë Shqiptare, konvikti do të ndërtohet nga e para, duke ruajtur vetëm strukturën bazë.
Në një lartësi prej 5 katesh, aktualisht po punohet në secilin prej tyre me “hedhjen në tokë, të amortizimit ekzistues” duke vazhduar njëkohësisht me proceset e reja, si: punimet hidraulike, ndërtim parapeti tarrace, veshje polisterol në fasadat veri,jug etj.

Synimi është që të krijohet një standard i ri për studentet, të shtohen mjedise te reja funksionale nga salla e leximit te ambientet sportive, për të krijuar kështu një kampus universitar.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit zbatues i projektit, parashikon që punimet për këtë projekt, të përfundojnë në fund të këtij viti./atsh

Vlorë/ Konvikti i vajzave, drejt rindërtimit të plotë, vijohet në Shkodër e Korçë Read More »

Aplikimet për Lotarinë Amerikane, Ambasada: Bëni kujdes nga mashtrimet

Që prej të mërkurës 2 tetor ora 18:00 kanë nisur regjistrimet për Lotarinë Amerikane.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri ka nxjerrë udhëzimet për të gjithë ata që janë të interesuar të aplikojnë.

Ambasada bën thirrje për kujdes nga mashtrimet.

“Bëni kujdes nga mashtrimet. Disa faqe interneti apo e-maile përpiqen t’ju mashtrojnë duke u prezantuar si faqe zyrtare të qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Lexoni Kujdesin ndaj Mashtrimit këtu (në Anglisht). Plotësojeni vetë aplikimin tuaj. Aplikimi online për regjistrimin për lotarinë është i thjeshtë dhe është falas”, thekson ambasada e SHBA.

Sa i përket periudhës së Regjistrimit Elektronik për Lotarinë DV-2021, ambasada njofton se, “regjistrimi elektronik për lotarinë DV-2021 do të rifillojë të mërkurën, më 2 tetor 2019 në mesditë 12:00, Ora Ditore Lindore (EDT) (GMT-4) dhe do të mbyllet të martën, më 5 nëntor 2019, në mesditë 12:00 Ora Standarte Lindore (EST)(GMT-5)”.

“Shikoni videon tonë për një vështrim të përgjithshëm të programit të Vizave të Shumëllojshmërisë, si dhe udhëzimet hap pas hapi për t’ju ndihmuar se si të plotësoni një aplikim për t’u regjistruar për Lotarinë. (Shënim: ndryshime të vogla janë bërë në formularin e regjistrimit DV-2021, por udhëzimet e dhëna në video janë ende të vlefshme.) Aplikantët mund të kryejnë aplikimin elektronik në faqen zyrtare të E-DV, gjatë periudhës së regjistrimit. Udhëzimet e DV janë gjithashtu në dispozicion në faqen e internetit të Departamentit të Shtetit”, shton ambasada.

Ambasada thekson se, “duke filluar nga 5 maji 2020, për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit e DV-2021 do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve në faqen zyrtare të E-DV-së. Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten e tyre dhe anëtarët e familjes së tyre. Të përzgjedhurit do të mund të mësojnë datën e tyre të intervistës për vizë duke hyrë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve”.atsh

Aplikimet për Lotarinë Amerikane, Ambasada: Bëni kujdes nga mashtrimet Read More »