Lajmi i fundit

KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren e Krimeve të Rënda, Iliriana Olldashi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi sot në detyrë gjyqtaren e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Iliriana Olldashi.

Gjyqtarja e Krimeve të Rënda u rivlerësua pa probleme nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në të tre kriteret.

Trupa gjykuese përbëhej nga Pamela Qirko kryesuese, Xhensila Pine relatore dhe Etleda Çiftja anëtare.

Iliriana Olldashi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 si gjyqtare në Gjykatën e Fierit. Në vitin 2005, ajo është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë, detyrë të cilën e kryen edhe aktualisht./atsh

KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren e Krimeve të Rënda, Iliriana Olldashi Read More »

107-vjetori i Forcave të Armatosura, Xhaçka: Simbol i përkushtimit dhe sakrificës

“Në 107-vjetorin e tyre, Forcat e Armatosura janë me pranë se kurrë më parë me komunitetin”, deklaroi sot ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Sipas saj, “këtë solidarizim të Forcave të Armatosura e ka ndjerë këto ditë edhe Klea e vogël, shtëpia e së cilës u prek nga tërmeti i mëngjesit të 26 nëntorit”.

“107-vjetori i gjen Forcat e Armatosura më pranë komunitetit se ndoshta kurrë më parë!
Ndihmën e pazëvendësueshme të Forcave të Armatosura ndaj komunitetit e ka ndjerë këto ditë edhe Klea e vogël, shtëpia e së cilës u prek nga tërmeti i mëngjesit të 26 nëntorit”, u shpreh ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Ministrja tha gjithashtu se, një popull i tërë është mirënjohës për punën e këtyre heronjve të heshtur që mbërrijnë të parët, kudo ku shqiptarët kanë nevojë.

“Një popull i tërë ju është mirënjohës sot e gjithmonë, ju heronjve të heshtur që mbërrini të parët kudo ku shqiptarët ndihen në vështirësi. 107 vjet Forcë e Armatosur, simbol i përkushtimit dhe sakrificës”, tha Xhaçka. /aatsh

107-vjetori i Forcave të Armatosura, Xhaçka: Simbol i përkushtimit dhe sakrificës Read More »

“Shqipëria, porta e Ballkanit”, forumi i biznesit në Roterdam nismë për mbledhjen e fondeve për të prekurit nga tërmeti

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko mori pjesë sot në Forumin e Biznesit që po zhvillohet në Rotterdam të Holandës me temë “Shqipëria, porta e Ballkanit”.

Duke u ndalur fillimisht te situata në të cilën gjendet vendi ynë, ministri Majko tha se në të tilla situata nuk duhet humbur koha duke menduar për atë që ndodhi, por duhet të shohim përpara me shpresë.

“Një pjesë e Tiranës është e dëmtuar, Durrësi në pjesën më të madhe të tij, por kjo nuk duhet të na pengojë që të shohim përpara, të shpresojmë dhe të vazhdojmë më të fortë se kurrë. Kjo është dhe arsyeja përse ne javën e kaluar nuk e anuluam krijimin e Dhomës së Biznesit ë Diasporës, dhe vendosëm të vazhdojmë përpara, për të mos humbur shpresat për zhvillimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve”, tha ai.

Ministri Majko gjithashtu u ndal te situata e biznesit në Shqipëri dhe biznesit të vendeve perëndimore, të cilat kanë shërbyer si model për vendin tonë, kjo e sjellë tek ne nga përvoja e sipërmarrjes të Diasporës, të cilët kanë dhënë një kontribut në vendin e origjinës. Gjithashtu ministri prezantoi edhe Dhomës e Biznesit të Diasporës, institucionin e ri që do të ofrojë mbështetje për investime në vendin tonë.

E pranishme në këtë forum ishte edhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila foli për situatën që po kalon këto ditë Shqipëria.

Ajo gjithashtu u ndal te siguria dhe drejtësia në Shqipëri, duke theksuar se Shqipëria është një vend i cili po krijon kushte më të mira për biznes duke afruar edhe të huajt për krijim e bashkëpunimeve për investime në vendin tonë.

I pranishëm në këtë forum sipërmarrësi shqiptar në Holandë dhe anëtar i KKD-së, i cili mban pozicionin e kryetarit të Dhomës së Biznesit të Diasporës, Ardian Lekaj theksoi se Shqipëria po jep një imazh të mirë sot kudo, janë krijuar plot mundësi të reja tashmë, të cilat janë dhe një mundësi e mirë për të sjellë ndryshime në të ardhmen e vendit tonë, pasi e shkuara tashmë ka ikur dhe është e prandryshueshme.

Forumi “Shqipëria, porta e Ballkanit” ka si fokus i diskutimet mes specialistëve ndërkombëtar dhe shqiptarë për mundësitë që ofron biznesi dhe turizmi në vendin tonë.

Ky forum është një inciativë për mbledhjen e fondeve në Holandë si ndihmë ndaj të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit. /atsh

“Shqipëria, porta e Ballkanit”, forumi i biznesit në Roterdam nismë për mbledhjen e fondeve për të prekurit nga tërmeti Read More »

Rama i përgjigjet Bashës: Mos u mjafto me fjalët e errëta e me pamjen që dukesh sikur e ke humbur ti shtëpinë! Eja të bashkëpunojmë!

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sot kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili nga zonat e dëmtuara nga tërmeti në Ishëm foli për një gjendje të rënduar të familjeve të cilave iu janë dëmtuar shtëpitë. Kryeministri e quajti këtë një përdorim të fatkeqësisë për politikë dhe e ftoi kryeopozitarin Basha të bashkëpunojë për t’u ardhur në ndihmë atyre banorëve.

“I dashur Lulzim, asgjë më të keqe s’mund të bëjë një politikan në këto ditë të zymta, se sa të kërkojë raste njerëzish ende të pasistemuar për t’i përdorur për politikë! Ka shumë akoma që duan dorën tonë dhe ngrohtësinë e kujtdo që mundet t’ua japë! Eja të bashkëpunojmë,” shprehet Rama.

Kreu i qeverisë shprehet se kjo është një tragjedi e cila nuk duhet të përdoret as për sfond mediatik dhe as për politikën e vjetër në Shqipëri.

“Mos u mjafto me fjalët e errëta e me pamjen që dukesh sikur e ke humbur ti shtëpinë, jo ata fatkeqë që kështu bëhen sfond mediatik, për të përcjellë zymtinë e politikës së stërvjetër, në vend të ngrohtësisë njerëzore! Le t’i ndihmojmë së bashku me pak dritë, se zymti kanë boll,” deklaroi Rama.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, vizitoi gjatë ditës banorët e dëmtuar nga tërmeti në Sukth, Ishëm, Gjuricaj, Kërtushë dhe Armath, nga ku tha se këta banorë janë në nevojë ekstreme për gjithçka. /atsh

Rama i përgjigjet Bashës: Mos u mjafto me fjalët e errëta e me pamjen që dukesh sikur e ke humbur ti shtëpinë! Eja të bashkëpunojmë! Read More »

Situatat e emergjencave civile/ Ministria e Mbrojtjes vë në dispozicion numrin jeshil 116-116

Ministria e Mbrojtjes përmes Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile vë në dispozicion numrin jeshil: 116 – 116 si numër kontakti për të gjitha situatat e emergjencave civile, në raste tërmetesh, përmbytjesh apo zjarresh.

Në këtë numër çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë, i prekur nga fatkeqësitë natyrore mund të kërkojë ndihmë, të informojë për dëmet e shkaktuara dhe nevojën për ekspertizë teknike, apo të raportojë për problematika në zonën e prekur nga fatkeqësia natyrore.

Numri jeshil 116 – 116 është i disponueshëm për komunikim 24 orë në 7 ditë të javës në të gjithë Shqipërinë. /atsh

Situatat e emergjencave civile/ Ministria e Mbrojtjes vë në dispozicion numrin jeshil 116-116 Read More »

Veliaj u shërben drekën familjeve të prekura nga tërmeti

Dhjetëra familje që u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit në kryeqytet janë strehuar në qendrave sociale të bashkisë së Tiranës, ku veç ushqimit të ngrohtë, u shërbehet edhe për çdo nevojë tjetër, kurse për fëmijët organizohen lojëra e aktivitete të ndryshme, që i ndihmojnë në kalimin sa më lehtë të situatës. Drekën e sotme kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e kaloi me familjet e strehuara në qendrën sociale “Qëndrojmë së bashku” në Kombinat, ku shërbeu ushqim dhe kaloi disa çaste me fëmijët.

Veliaj tha se këto çaste është e rëndësishme që çdokush të kuptojë se më e keqja kaloi dhe se qyteti po i kthehet normalitetit. “Kjo është një nga shumë qendrat sociale në Tiranë. Tani që kanë kaluar 7 ditë nga tërmeti, që ishte një nga fatkeqësitë më të mëdha që i kanë ndodhur vendit, mesazhi që duam të japim është se jeta vazhdon. Secili prej nesh mund të ketë pasur vuajtje në familje, mund të ketë pasur humbje, por ama gjithmonë kuptojmë se jeta vazhdon. Kur shohim fëmijë të vegjël si Sibeli, por edhe gjyshe si Limaja, e kuptojmë se filli i jetës nuk duhet ndërprerë kurrë”, tha ai.

Kryebashkiaku ftoi qytetarët, banesat e të cilëve janë bërë të pabanueshme, të përfitojnë nga mundësia që ofron bashkia e Tiranës për të aplikuar sa më parë për qira 1 vjeçare, derisa të zgjidhet përfundimisht çështja e strehimit të tyre. “Duke qenë bashkë dhe duke mbaruar të gjitha detyrimet e para të emergjencave, do të kemi kohë që të përkushtohemi tek rindërtimi. Kemi çuar formularët për bonusin e qirasë në njësitë administrative, edhe tek Njësia 6. Pasi të mbarojmë drekën, secili do të shkojë ta firmosë; pra, kujt i është shpallur shtëpia e pabanueshme, duhet të plotësojë formularin, dhe në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të kësaj jave, jemi të përgatitur të paguajmë deri në 2 mijë familje. Kemi më pak, por deri në 2 mijë kemi marrë masat në buxhet, që t’i paguajmë një qira, me çmimin e tregut, pa asnjë diferencim”, tha Veliaj.

Duke konfirmuar se qendrat sociale do të qëndrojnë hapur edhe në ditët në vijim, ai nënvizoi se trajtimi me bonus qiraje për këto familje do t’i japë kohë bashkisë për gjetjen e një zgjidhje përfundimtare. “Qendrat sociale do të jenë hapur; pra, nëse keni nevojë për një vakt, për batanije, prapë do jenë hapur, por ama jetesa në qendrat sociale është me masë. Se po ndenjëm tërë kohën sikur jemi në krizë, atëherë nuk do na dalë psikoza e krizës gjithë jetën. Kurse kur kuptojmë se kriza vazhdon një javë dhe javën tjetër fillojmë sistemimin në apartamente me qiratë e e paguara nga Bashkia, na jep kohë 6 muaj, një vit, një vit e gjysmë, deri sa të bëjmë gati një zgjidhje përfundimtare, dhe kjo është mënyra më e mirë”, shtoi Veliaj.

Ai siguroi se edhe kësaj here Tirana do të dijë të ringrihet falë solidaritetit që kanë treguar qytetarët e saj, si dhe angazhimit të të gjitha strukturave bashkiake dhe ato qeveritare. “Jam i bindur se po ndenjëm bashkë, siç kemi qenë këto 7 ditë, nuk ka asnjë tërmet që na vë poshtë. Jam i bindur se Tiranën do ta ngremë edhe më të fortë, më solidare. Jo vetëm më të fortë në ndërtesa të reja, që do të zëvendësojnë karakatinat e vjetra që i prishi tërmeti, por edhe më të fortë si karakter dhe si shpirt të Tiranës”, tha Veliaj. /atsh

Veliaj u shërben drekën familjeve të prekura nga tërmeti Read More »

Fier, marshim sensibilizues për fëmijët me aftësi të kufizuar edhe homazh për viktimat e tërmetit

Dita Botërore e Personave me Aftësi të Kufizuar (PAK) është përcjellë sot në Fier më ndryshe se çdo vit tjetër. Marshimit sensibilizues dhe mesazheve të ndjera të fëmijëve me aftësi të kufizuar i është bashkuar edhe një homazh për të gjithë ata persona që humbën jetën nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në këtë organizim ka qenë prezent edhe këngëtari i mirënjohur Rigels Rajku (Noizy), i cili jo vetëm iu bashkua këtij marshimi sensibilizues të qendrës “Horizont”, por edhe është shprehur i gatshëm të kontribuojë në çdo kohë për të ndikuar sadopak në cilësinë e jetës së Personave me AK (referuar fëmiljëve të qendrës “Horizont”).

Këngëtari ka zhvilluar një takim miqësor me kryetarin e Bashkisë, Armando Subashi, ku dhe është vlerësuar me Çertifikatë Mirënjohjeje për: “Humanizmin, sensibilitetin, kontributin dhe mbështetjen e dhënë për fëmijët me aftësi të kufizuara të qendrës Horizont”.

Ky takim u pasua me një marshim masiv përgjatë shëtitores “Muharrem Agolli”, ku morën pjesë dhe qytetarë të shumtë, për t’u finalizuar me një homazh për jetët e humbura nga tërmeti i pak ditëve më parë.

Qëllimi i kësaj dite është promovimi i të drejtave, mirëqenies, si dhe rritja e ndërgjegjësimit lidhur me situatën e personave me aftësi të kufizuar në të gjitha sferat e shoqërisë dhe aspektet e zhvillimit të jetës politike, sociale, ekonomike dhe kulturore. /atsh

Fier, marshim sensibilizues për fëmijët me aftësi të kufizuar edhe homazh për viktimat e tërmetit Read More »

Tirana përgatitet për festat e fundvitit

Tirana po bëhet gati për festat e fundvitit.

Kryeqyteti i është kthyer normalitetit, duke iu përshtatur edhe muajit të fundit të 2019-ës, ku atmosfera e Krishtlindjes dhe ndërrimit të viteve i sjell më pranë njerëzit me njëri-tjetrin.

Kështu, bashkia e Tiranës ka nisur të zbukurojë qytetin në periudhën më të veçantë të vitit, atë të festave të dhjetorit. Qytetarë të shumtë kanë nisur blerjet për dekorimin e bredhit të Krishtlindjes. Ndërkaq, në sheshin “Skënderbej” shihen turistë të shumtë të cilët vizitojnë pikat më tërheqëse të qytetit të Tiranës.

Agjencia Telegrafike Shqiptare ju sjell një galeri me foto nga Tirana në këto ditë të para dhjetori./atsh

Tirana përgatitet për festat e fundvitit Read More »