Lajmi i fundit

Rama: Shqiptari më i pasur, pensionisti nga Medvegja që më ka lënë pa frymë

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar maksimalisht gjestin e madh të solidaritetit të të moshuarit nga Medvegja i cili në një prononcim për mediat kosovare gjatë ditës së sotme u shpreh se do kontribuojë me një shumë prej 10 mijë lekësh nga pensioni i tij për shqiptarët e prekur nga tërmeti.

Kreu i qeverisë e ka cilësuar atë njeriun më të pasur të të gjithë kombësisë shqiptare sot.

“Unë kam pasur fatin sot të njoh njeriun më të pasur të Shqipërisë. Njeriu më i pasur i këtij kombi fliste nga Medvegja. Më ka lënë pa frymë. Një burrë 100 vjeç që kish kursyer 10 mijë lekë nga pensioni i tij është njeriu më i pasur i Shqipërisë,” u shpreh kryeministri në intervistën për “Open”, i pyetur mbi nivelin e deritanishëm të kontributeve për tërmetin.

“Kur flas me biznesmenë, – tha Rama, – ua them që është rasti i tyre i jetës që t’i bëjnë vetes një paraqitje më dinjitoze kur të shkojnë të Shën Pjetri. Por ato që më interesojnë më shumë janë ato kontribute, 10 mijë lekë të një njeriu që aq ka. Ata i japin këtij vendi atë që ka nevojë,” deklaroi Kryeministri./atsh

Rama: Shqiptari më i pasur, pensionisti nga Medvegja që më ka lënë pa frymë Read More »

Ndërtimi i shtëpive të reja, Rama: Paratë do i nxjerr nga dheu i këtij kontinenti dhe i kontinenteve të tjera

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot paratë për ndërtimin e shtëpive të banorëve që u prekën nga tërmeti do i nxjerr nga dheu i këtij kontinenti dhe i kontinenteve të tjera.

Në një intervistë televizive, Rama tha se, “unë paratë do i nxjerr nga dheu i këtij kontinenti dhe i kontinenteve të tjera, ama patriotët janë ata që në këtë moment bëjnë atë që bëri ai burri më i pasur i shqiptarëve,” deklaroi Rama.

Ai tha se do vijojë fushatën për mbledhjen e sa më shumë ndihmave financiare nga çdo cep i globit, për rimëkëmbjen e Shqipërisë nga tërmeti.

Rama tha se, solidariteti ndërkombëtarë ka qenë i jashtëzakonshëm. Kryeministri nënvizoi se, përveç Europës, mbështetje ka ardhur edhe nga Turqia, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Unë kam bërë letra edhe për kryeministrin e Australisë. Dhe për kryeministrin e Izraelit. Por si do na ndihmojnë. Na duhen dije. Se ka njerëz që thojnë nxirrni faturën. Po këta nuk kuptojnë. Ne do importojmë dijen. Do shkoj në takimin e NATO-s për të shfrytëzuar kohën për të folur për këtë. Kam takime me pjesën më të madhe të tyre për këtë punë. Po punojmë për të pasur një konferencë donatorësh me vendet e Lindjes dhe një konferencë me donatorët e Perëndimit. Do jetë një pranverë shumë e mirë në të gjitha drejtimet”, tha Rama./atsh

Ndërtimi i shtëpive të reja, Rama: Paratë do i nxjerr nga dheu i këtij kontinenti dhe i kontinenteve të tjera Read More »

Shemben dy pallatet e tragjedisë në Thumanë, Braçe: Nis rindërtimi

INUK ka shembur dy pallatet e e rënda të tragjedisë në Thumanë, ku pas tërmetit të rënë mëngjesin e 26 nëntorit humbën jetën 23 persona.

Zëvendëskryeministri Erion Braçe deklaron se “rindërtimi nisi sot dhe kështu”, ndërsa publikoi pamje nga shembja e dy pallateve në Thumanë.

“Jam këtu dhe nuk ua shpjegoj dot se çfarë peshe tmerrësisht e rëndë po shembet përdhe. Por, një peshë e tillë në një pallat pa kolona në infrastrukturë, dërrmoi 18 njerëz të mirë në Thumanë; pesha e tmerrshme në gjoks”, shprehet Braçe.

“Nesër në mesditë përcjellim njerëzit e mirë të familjeve Cara e Greku. Rindërtimi në Thumanë është edhe për ta. Nuk dorëzohet Shqipëria”, shprehet zv.kryeministri Braçe./atsh

Shemben dy pallatet e tragjedisë në Thumanë, Braçe: Nis rindërtimi Read More »

Rama për të moshuarin nga Medvegja: Njeriu me shpirtin e tij të madh sa të gjitha malet e Shqipërisë

“MY HERO. Ja ky është heroi im, njeriu më i pasur që kam njohur dhe që kur e pashë sot, m’u duk si një ëngjëll që më dha fuqi për të ecur pa u ndalur, me edhe më shumë vendosmëri përpara, me shpirtin e tij të madh sa të gjitha malet e Shqipërisë”, shprehet Kryeministri Edi Rama duke publikuar videon e një pensionisti nga Medvegja i cili në shenjë solidariteti dhuroi për të prekurit nga tërmeti 10 euro.

“Do ta mbaj në krye të disa videove motivuese që ruaj në telefonin tim dhe i shoh kur m’i vjedhin energjitë mendjet dembele e shpirtrat e zymtë… Dhe shpresoj të kem mundësinë të shkoj ta takoj aty ku jeton, e t’ia puth ballin e shkruar nga vuajtjet”, thekson Rama./atsh

Rama për të moshuarin nga Medvegja: Njeriu me shpirtin e tij të madh sa të gjitha malet e Shqipërisë Read More »

Nxirren nga rrënojat edhe dy persona të tjerë, 48 viktima nga tërmeti

Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se ekipet e kërkim-shpëtimit kanë nxjerr nga rrënojat e tërmetit edhe dy persona të tjerë të pajetë.
Sipas njoftimit, në mesnatë është nxjerrë nga rrënojat te vila në Kënetë një tjetër person nga forcat italiane.

Gjithashtu në zonën e njohur si ‘2 Gjelat’ në Durrës është nxjerrë nga rrënojat edhe një tjetër person.

Bilanci zyrtar i tërmetit shkatërrues që goditi vendin është thelluar në 48 të vdekur./atsh

Nxirren nga rrënojat edhe dy persona të tjerë, 48 viktima nga tërmeti Read More »

Familja Pacolli dhuron 1 milion euro për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti

Zv.kryeministri i Kosovës Behgjet Pacolli njoftoi se ka dhuruar 1 milion euro për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti.

“Unë u trondita kur pashë dëmet në jetën e njeriut dhe në infrastrukturë që tërmeti shkatërrues po lë pas në Shqipëri. Kjo kërkon solidaritet dhe mbështetje për të siguruar që qytetarët e prekur mund të kthehen shpejt në jetën normale. Kemi vendosur së bashku me familjen time (ne djemtë e Isa dhe Ruhan Pacollit) që të dhurojmë 1 milion Euro për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti”, tha ai.

Po ashtu, Pacolli shtoi se “ky donacion do të shkojë në funksion të rindërtimit dhe bashkë me Qeverinë e Shqipërisë do të menaxhohet në mënyrë transparente dhe të sigurt”.

“Kjo është më e pakta që unë dhe familja ime mund të bëjmë për Shqipërinë tonë të dashur. Mbështetja ime për vëllezërit tonë do të jetë e vazhdueshme dhe shpresoj së shpejti ata të kthehen në normalitet”, tha Pacolli.

“Unë pres po ashtu që në mënyrë të organizuar të pranoj edhe qindra familje këtu në Prishtinë”, theksoi Pacolli. /atsh

Familja Pacolli dhuron 1 milion euro për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti Read More »

Arkond Canaj nga Vlora, kompleton palestrën e shkollës në Durrës për të prekurit nga tërmeti

Palestra e shkollës “Marie Kaçulini” në Durrës është kompletuar me dyshekë dhe bazë ushqimore, gati për të strehuar qytetarët, shtëpitë e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit që goditi vendin tonë.

Deputeti i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri, falenderon Arkond Canaj nga Vlora, për ndihmën dhe solidaritetin që ka dhënë, duke shtuar edhe një ambient tjetër për strehimin e të prekurve nga tërmeti.

“Falenderoj Arkond Canaj nga Vlora, i cili ju përgjigj thirrjes për ndihmë duke kompletuar një palestër të shkollës ‘Marie Kaçulini’ në Durrës me dyshekë dhe ushqime. Një gjest që ju ktheu buzëqeshjen këtyre fëmijëve të vegjël e që shërben edhe si thirrje për të gjithë për të qenë sa më solidarë në këto momente të vështira”, – shprehet Gjiknuri duke inkurajuar qytetarët me këtë shembull solidariteti, në kushtet e fatkeqësisë natyrore./atsh

Arkond Canaj nga Vlora, kompleton palestrën e shkollës në Durrës për të prekurit nga tërmeti Read More »

EMSC: Tërmetet nuk parashikohen, aktiviteti sizmik në Shqipëri normal pas tërmetit me magnitudë 6.3

Qendra Sizmologjike Europiane e Mesdheut (EMSC) ka siguruar se aktiviteti sizmik që po ndodh në Shqipëri këto ditë është normal pas një tërmeti me magnitudë 6.4

Të pyetur nga qytetarët shqiptar në lidhje me një lajm që po qarkullon për një tërmet tjetër të mundshëm pas rënies së shirave, EMSC thekson se, “jo, nuk ka një mënyrë për të parashikuar tërmetet dhe disa ditë reshje shiu nuk do të ndryshojnë situatën sizmike. Ajo që është e qartë është se për shkak të aktivitetit pas tërmetit, njerëzit nuk duhet të qëndrojnë në ndërtesa, të cilat janë prekur nga tërmetet e mëparshme. Shpresoj që kjo të ndihmojë”.

Të pyetur nga një tjetër qytetare nëse tërmetet e vogla që po vazhdojnë të bien në Shqipëri janë normale, EMSC shton se, “po aktiviteti është normal pas një tërmeti me magnitudë 6.3. Kanë filluar të ulen dhe duhet të vazhdojnë të ulen me kohën, por do të zgjasë me ditë, javë dhe ndoshta muaj”./atsh

EMSC: Tërmetet nuk parashikohen, aktiviteti sizmik në Shqipëri normal pas tërmetit me magnitudë 6.3 Read More »