Lajmi i fundit

Më 1 qershor 2021, Porto Romano gati për të mikpritur fëmijët në festën e tyre

Kryeministri Edi Rama inspektoi sot Porto Romanon, nga ku deklaroi se në 1 qershor të vitit 2021, Porto Romano do të jetë gati për të mikpritur fëmijët në festën e tyre.

Rama tha se do ta transformojmë të gjithë këtë zonë, ku mblidheshin plehrat e zonës së Durrësit, në një park model për qytetin bregdetar brenda 18 muajsh nga 3 vite që ishte parashikuar në fillim ky projekt..

“Do t’i heqim plehrat dhe do të vendosim inertet për të sistemuar bazamentin e infrastrukturës së re për t’a kthyer nga një zonë kanceroze që ka 50 vite që prodhon helm, në një park model”, – deklaroi Rama.

Po ashtu, kryeministri kërkoi që materialet që do të dalin nga prishja e objekteve të ndërtuara të shitet për skrap dhe fondet të shkojnë për programin e rindërtimit.

Ai kërkoi po ashtu të përshpejtohet procesi i prishjes së godinave që rezultojnë të pabanueshme për të cilat Prokuroria dhe Policia ka gati dosjet./atsh

Më 1 qershor 2021, Porto Romano gati për të mikpritur fëmijët në festën e tyre Read More »

Klauzolë e veçantë në ligjin anti-shpifje për gjendjet e jashtëzakonshme, Rama: Super dënime për lodrat mediatike

Një prej objektivave të artikuluara nga Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme të së premtes, ka të bëjë me një klauzolë të veçantë për ligjin e shpifjes në gjendjen e jashtëzakonshme për ashpërsim të dënimit.

Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij theksoi se “në seancën e fundit në Kuvend më 19 dhjetor duhet të përcaktojmë një klauzolë të veçantë në ligjin e anti-shpifjes për gjendjen e jashtëzakonshme. Shpifja në gjendjen e zakonshme është e dënueshme, shpifja në gjendje të jashtëzakonshme duhet të jetë super e dënueshme. Lajmet e rreme dhe lodrat mediatike në situata si kjo që kaluam janë kriminale. Mjafton rasti i Durrësit, një lajm kriminal i shpërndarë se po bie spitali i Durrësit solli një të vdekur pa llogaritur kaosin dhe të plagosurit në përpjekjen për të ikur me vrap nga spitali i Durrësit. E gjithë dynjana sepse doli nëpër tendat e medies lajmi se po bie spitali, spitali nuk kishte asgjë. Këto janë gjëra që duhet të dënohen fort”. /atsh

Klauzolë e veçantë në ligjin anti-shpifje për gjendjet e jashtëzakonshme, Rama: Super dënime për lodrat mediatike Read More »

Të dielën, mbrëmje artistike në ndihmë të të prekurve nga tërmeti, Inva Mula: Fillimi i një aksioni humanitar deri më 31 dhjetor

Sopranoja e njohur shqiptare Inva Mula organizon mbrëmjen humanitare pas goditjes së fundit të tërmetit në Shqipëri, më 8 dhjetor, në sallën e koncerteve në Katedralen e Kishës Ortodokse në Tiranë.

Ftesës së sopranos i janë bashkuar 50 artistë nga fusha e muzikës dhe aktorë të shumtë të cilët përmes kësaj mbrëmjeje do solidarizohen për të mbledhur fonde në ndihmë të prekurve nga tërmeti.

Gjatë një konference për shtyp të organizuar sot në Qendrën Kulturore në Katedralen e Kishës Ortodokse në Tiranë, sopranoja Inva Mula u shpreh se,” tërmeti na preku shumë thellë dhe ajo që ne sot kemi për detyrë është që të mos jemi indiferent në radhë të parë”. “Kjo mbrëmje bamirësie del nga zemra e neve si artistë. Ky publiku që na admiron ka nevojë të shikojë që ne si artistë jemi pranë jo vetëm me fjalë po konkretisht”, tha ajo.

Mula tha se, “ky nuk është një koncert, por një mbrëmje humanitare ku secili nga ne të përcjellë një mesazh dhe ne të arrijmë të prekim aty ku mundemi dhe me ndihma të vogla për të arritur diçka të madhe”.

“Unë e pata këtë si një domosdoshmëri të cilën e ndava me miqtë e mi dhe në asnjë moment nuk ndjeva hezitim, po përkundrazi, 50 artistët dhanë direkt mbështetjen e tyre për këtë kauzë. Ky do jetë fillimi i një aksioni humanitar pasi ne ditën e diel, këtu, fillojmë një maratonë të gjithë zhanreve artistike”, tha ajo.

Në këtë mbrëmje bamirësie do performojnë artistë të ndryshëm: Eranda Libohova, Irma Libohova, Aurela Gaçe, Jonida Maliqi. Gjithashtu, do të ketë dhe këngëtarë të muzikës klasike, Eva Golemi, Vikena Kamenica, pra do jetë një ndërthurje mjaft interesante që nga muzika e lehtë, deri te klasikja.

Gjithashtu shumë aktorë janë kontribues të këtij aksioni si, Zamira Kita, Mirush Kabashi, Eva Alikaj e shumë të tjerë.

“Kjo do jetë një lëvizje e hapur në muajin dhjetor, që përkon dhe me muajin e festave dhe ne do ta lëmë të hapur si nismë deri më datë 31 dhjetor. Në datën 31 dhjetor do arrijmë në konkluzionin që kjo ndihmë që është mbledhur, ky kontribut i artistëve do shkojë aty ku ka nevojë. Po do të dëshironim që kontributi i artistëve të ndërtonte një shkollë, të shkojë tek fëmijët, pra të shkojë atje ku ka nevojë më shumë dhe ku banorët janë më të dëmtuar”, tha Mula. /atsh

Të dielën, mbrëmje artistike në ndihmë të të prekurve nga tërmeti, Inva Mula: Fillimi i një aksioni humanitar deri më 31 dhjetor Read More »

Linda Rama, pjesë e ekipit të vullnetarëve me eksperiencë në menaxhimin e krizave të krijuara nga fatkeqësitë natyrore

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama, është angazhuar si vullnetare në ndihmën e një grupi ekspertësh të huaj kryesisht nga USAID, të cilët po veprojnë në Shqipëri për përballimin e pasojave të tërmetit shkatërrues të mëngjesit të 26 nëntorit.

Ekspertët e huaj kanë eksperiencë në menaxhimin e krizave të krijuara nga fatkeqësitë natyrore. Pikërisht kjo strukturë ka ndihmuar për hartimin e një formulari tip i standardizuar me modele europiane, që po përdoret për evidentimit e të gjitha dëmeve në të 3 qarqet, Tiranë, Durrës e Lezhë.

Po ashtu, ata janë angazhuar lidhur me metodologjinë që po përdoret për matjet në strukturat e ndërtesave.

Bashkëshortja e Kryeministrit u tregua e rezervuar të fliste për kontributin e saj, por shpjegoi ndihmën që kanë dhënë ekspertët e huaj në këto ditë të pazakonta për Shqipërinë.

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama, ka patur më herët eksperiencë në menaxhimin e krizës humanitare gjatë Luftës në Kosovë. /atsh

Linda Rama, pjesë e ekipit të vullnetarëve me eksperiencë në menaxhimin e krizave të krijuara nga fatkeqësitë natyrore Read More »

Veliaj falënderon forcat zjarrfikëse për punën në përballimin e situatës pas tërmetit

Zjarrfikësit janë padyshim heronjtë e përballimit të situatës së vështirë pas tërmetit të 26 nëntorit.

Pavarësisht se mes tyre kishte edhe nga ata që humbën të afërmit e tyre në Thumanë, qëndruan në krye të detyrës për të shpëtuar çdo jetë nga rrënojat.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shprehu falenderimet e tij të gjithë trupës së zjarrfikëseve të kryeqytetit, të cilët rrezikuan jetën e tyre për t’i shërbyer vendit dhe qytetarëve në këto ditë të vështira.

“Ju jeni heronjtë e vërtetë të këtij qyteti! Na keni ndihmuar edhe në disa nga zonat më të prekura nga tërmeti, siç ishte Durrësi dhe Thumana”, tha Veliaj.

Ai nënvizoi faktin se kontributi i tyre ishte dyfish i vlefshëm, pasi nuk i shërbyen vetëm qytetarëve të Tiranës, por edhe atyre në zonat më të prekura nga tërmeti, siç ishte Thumana dhe Durrësi.

Por, ndonëse duhet të ishin në krye të detyrës, aty ku dhjetëra jetë prisnin ndihmë për të shpëtuar nga rrënojat, kishte nga ata zjarrfikës heronj, që në këtë tragjedi kishin humbur familjarët e tyre.

Kryebashkiaku Veliaj i shprehu ngushëllimet efektivit të zjarrfikësve, Arben Cara, për humbjen e të afërmeve të tij në Thumanë dhe theksoi se “Tirana mbetet një derë e hapur për pritjen e të gjitha familjeve që kanë mbetur pa strehë në Thumanë dhe Durrës”.

E ndërsa më e keqja ka kaluar dhe aktiviteti sizmik po shkon drejt shuarjes së plotë, Veliaj theksoi se për trupat e zjarrfikëseve të Tiranës ka ende punë, për të shmangur çdo rrezik që mund t’i kanoset qytetarëve.

“Ju që jeni profesionistë, e dini që nuk ka mbaruar, e dini që ka ende tulla për t’u hequr, oxhaqe për t’u çmontuar e parapeta për t’u kujdesur. Pra, ka ende vende të rrezikshme. Në fakt, i vetmi fatalitet që patëm në Tiranë ishte nga një parapetë që u shemb nga tarraca e një pallati. Sa kohë që kemi ende pallate, ku kërkohet të çmontohet oxhaku, të largohet parapeta, të ulet një parvaz, apo të hiqet edhe tulla e fundit, misioni ynë nuk ka mbaruar”, tha ai.

Sipas Veliajt, bashkia e Tiranës dhe në mënyrë të veçantë forcat zjarrfikëse të qytetit do të jenë në gatishmëri të plotë deri në festat e fundvitit. Ai shtoi se ky duhet të jetë një moment ku e gjithë shoqëria jonë të reflektojë dhe të bëhet më e mirë dhe më solidare.

Kryebashkiaku bëri të ditur se do të vijojë edhe shembja e tri godinave të amortizuara në Qytetin Studenti, të cilat për shkak të tërmetit janë kthyer në rrezik për jetën e banorëve në atë zonë. Ndërsa, sa i përket strehimit të banorëve që i kishin zaptuar ato, ai tha se ata do të trajtohen njësoj si qytetarët e tjerë të prekur nga tërmeti./atsh

Veliaj falënderon forcat zjarrfikëse për punën në përballimin e situatës pas tërmetit Read More »

Tërmeti i 26 nëntorit/ Arbëreshët kontribuojnë për Shqipërinë

Kryetarët e bashkive arbëreshe të Kalabrisë bashkë me komunitetet e tyre kanë shprehur solidaritetin me popullin shqiptar, që u godit nga një tërmet i fuqishëm në 26 nëntor.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ndau sot një video të komunitetit arbëresh në Itali, i cili është angazhuar për të kontribuar për Shqipërinë.

Ata shprehin afërsinë me të dëmtuarit dhe qeverinë shqiptare, duke marrë angazhimin për të vendosur në bilancet e komunave një kontribut në para.

Po ashtu, angazhohen të promovojnë mbledhje të ardhurash, nëpërmjet një llogarie bankare të vetme, të cilat do të çohen për realizimin e projekteve përfundimtare në Shqipëri.

“Ofrojmë gatishmërinë për të pritur e akomoduar studentë e të rinj në nevojë, të zonave të prekura nga tërmeti; të organizojmë aktivitete bamirësie në bashkëpunim me shoqata dhe artistë arbëreshë e të sensibilizojmë qytetarët kalabrezë që të kontribuojnë me ndihma”, thuhet në njoftimin e tyre. /atsh

Tërmeti i 26 nëntorit/ Arbëreshët kontribuojnë për Shqipërinë Read More »

Arta Marku i lë stafetën kryeprokurorit të ri, ja lidhja e saj me Olsian Çelën

Në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme u bë sot dorëzimi i detyrës tek kryeprokurori ri i Pergjithshem Olsian Çela.

E pranishme ishte edhe Arta Marku e cila ne fjalen e saj para se t’i linte stafetën Çelës, tha:

“Jam munduar qe prej dites se pare te punoj me perkushtim e integritet ashtu sic duhet të bëjë cdo zyrtar i këtij shteti. Dua të falenderoj prokurorët qe gjithë stafin që më kanë ndihmuar në përballimin e sfidave në këto 2 vite ndihma juaj më ka dhënë një ekseriencë të shkëlqyer. Falenderoj përfaqësuesit e OPDAT dhe Euralius më kanë mbështetur ne cdo iniciative. Falenderim të vecanteë për median, hapësirën që më keni përkushtuar qoftë kur keni qenë dashamirës apo edhe më pak roli juaj na bën më të përgjegjshëm. Urime prokurorit, kam besim që Prokuroria do ecë përpara në përmbushjen e misionit të saj kushtetues jam shumë e lumtur që detyrën ia pasoj një shokut tim të klasës e jam e sigurt që do kaloni shumë mirë me të”.

Arta Marku i lë stafetën kryeprokurorit të ri, ja lidhja e saj me Olsian Çelën Read More »

Edi Rama: Do u japim 20 milion lekë në dorë kush e ndërton vetë shtëpinë në fshat, me kusht që

Kryeministri Edi Rama tha sot se kush dëshiron të ndërtojë shtëpinë vetë në fshat do të marrë 20 milion lekë në dorë nga shteti.

Deklarata erdhi gjatë mbledhjes së jashtëza konshme të qeverisë, mëngjesin e së premtes.

“100% të qirasë për një vit për ata që nuk kanë strehë, 65% e njerëzve në nevojë hyjnë në ditët në vijim, ky proces Ogerta duhet ndjekur nga ti pavarësisht se bashkia Tiranë e ka përgjegjësinë direkte.

Thjesht një sy nga ana e qeverisë është i nevojshëm. Sot e vijim do të akomodohen të prekurit nga tërmeti i shtatorit. Të bëhet gati për shtëpitë individuale.

Për ata që janë në fshat dhe duan të ndërtojnë vetë shtëpitë t’u japim financim, mesatarisht 20 mln lekë të vjetra, pasi fitojnë kohë dhe nuk rrinë të presin të vijë dikush, por me një supervizionim që të garantojë të gjithë parametrat.

Shtëpitë indiviuuale së bashku me komunitetin dhe shoqatat e solidaritetit, rruga tjetër me para në dorë për ata që paraqiten dhe duan të ndërtojnë vetë shtëpinë”, tha Rama.

Edi Rama: Do u japim 20 milion lekë në dorë kush e ndërton vetë shtëpinë në fshat, me kusht që Read More »