Lajmi i fundit

Policia shton masat për parandalimin e hedhjes në treg të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve

Policia e Shtetit ka shtuar masat për parandalimin e hedhjes në treg të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve dhe përdorimin civil, që rrezikojnë sigurinë publike, jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Sipas policisë, masat e shtuara konsistojnë në rritjen e kontrollit të territorit për zbatimin e kritereve të prodhimit , magazinimit e përdorimit të lëndëve piroteknike e fishekzjarrëve në prag të festës së Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Strukturat e Policisë në të gjithë vendin, bazuar në Ligjin “Për përdorimin civil të lëndëve plasëse, lëndëve piroteknike e fishekzjarrëve në Republikën e Shqipërisë”, Urdhrit të MB “Për miratimin e rregullores për mënyrën, kushtet dhe kriteret e magazinimit dhe përdorimit të lëndëve piroteknike e fishekzjarrëve”, Urdhrit të përbashkët të MB, MM dhe MFE, “Për ndalimin e hedhjes në treg të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve dhe përdorimin civil, që rrezikojnë sigurinë publike, jetën dhe shëndetin e qytetarëve” , si dhe në Telegramin e DPPSH “Për zbatimin e kërkesave të Rregullores “Për mënyrën, kushtet dhe kriteret e magazinimit e përdorimit të lëndëve piroteknike e fishekzjarrëve”, kanë ushtruar kontrolle në vijimësi për këtë qëllim.

Si rezultat i kontrolle të pandërprera , muajt e fundit, janë proceduar penalisht 4 shtetas të cilët tregtonin kapsolla zeus dhe fishekzjarrë, një nga këto raste është evidentuar dhe proceduar në Tiranë, ku shtetasi A.A,është proceduar penalisht nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë.

Vetëm javën e fundit në të gjithë vendin janë kontrolluar 334 subjekte (dyqane të ndryshme, makete apo supermarkete) si dhe tregje të shumicës, ku janë konstatuar mallra fishekzjarrë apo lëndë piroteknike.

“Duke qene se po afron Festa e Krishtlindjeve dhe e Vitit te Ri 2020, me qëllim krijimin e mjedisi të sigurt për qytetarët, marrjen e masave për zbatimin e akteve ligjore dhe nënligjore , për parandalimin e shkeljeve dhe ngjarjeve të ndryshme në prag të festave të fundvitit , Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit u ka kërkuar te gjitha strukturave vendore te policisë zbatimin e disa detyra shtese të cilat konsistojnë në: ushtrimin e kontrolleve çdo ditë për verifikimin e aktivitetit të subjekteve të licencuar dhe njësive që tregtojnë fishekzjarrë, nëse tregtojnë ato sipas përcaktimeve “Artikujt të lejuar e të ndaluar”, kontrollin për magazinimin dhe tregtimin e lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve , në funksion të parandalimit të shkeljeve dhe ngjarjeve me pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin , si dhe për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që shkelin rregullat e magazinimit dhe tregtimit të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve:, sqaron policia.

Shërbimet e kontrollit të territorit, duke filluar nga Ndihmës specialistët e Policimit në Komunitet/SPZ, Patrullat e Përgjithshme, Ndihmës Specialistët për kontrollin e armëve, të shtojnë kontrollet sipas zonave që mbulojnë dhe në rast të konstatimit të shkeljeve, të bëjnë dokumentim dhe bllokimin e tyre.

Strukturat vendore të Policisë të hartojnë dhe zbatojnë plane inspektimi të përbashkëta me Shërbimin e Mbrojtjes nga zjarri dhe Shpëtimin (MZSH), për kontrollin, verifikimin dhe zbatimin e rregullave të magazinimit, tregtimit dhe përdorimit të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve nga subjektet e liçensuara.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të tregtimit apo përdorimit të fishekzjarrëve dhe lëndëve piroteknike, duke ju garantuar ruajtje të anonimatit dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.atsh

Policia shton masat për parandalimin e hedhjes në treg të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve Read More »

Moti i keq “pushton” Europën, dhjetëra të pla.gosur, ka dhe vi.ktima

Moti i keq që ka zgjatur për disa orë në disa vende të Europës, si Irlandë, Francë, Itali e Greqi ka lënë pas edhe vi ktima.

Në komunën italiane të Potencës, në jug të vendit, shkëputja e një çatie dhe rënia e saj në një palestër ku po stërviteshin një grup të rinjsh plagosi 8 prej tyre, ndërsa në gjendje të rë ndë u raportua në 28-vjeçare.

E reja iu nënshtrua operacionit dhe ndodhet ende rre zik për jetën.

Autoritetet njoftojnë se janë shtuar fenomenet ek streme të motit, me përjetime brenda pak ditëve të shirave, borës, erërave dhe stuhive, që detyruan një ditë më parë edhe mbylljen e shkollave, parqeve e institucioneve fetare.

Në zonat franceze, vigjilenca e forcave të shpëtimit u rrit në mbi 16 rajone në jugperëndim të vendit, ndërkohë 600 persona janë evakuar.

Rrebeshet e shiut shkaktuan fryrjen e lumenjve duke marrë me vete një burrë të moshuar francez.

Një tjetër në të 70-at mbeti i vrarë në rrugë nga rrëzimi i një peme, episod që u përsërit por pa pasoja serioze për banorët e tjerë të Pirenejve.

Erërat e vrullshme të enjten u nisën nga Mbretëria e Bashkuar.

Në Skoci ato frynë me shpejtësi mbi 200 kilometra në orë, dhe shkaktuan përmbysjen e të paktën dy kamionëve që lëviznin në një autostradë të hapur.

Masa e paqëndrueshme zbriti nëpër Alpe dhe në Adriatik, ku ka formuar zona me trysni të ulët që deri të dielën do të përkthehen në stuhi, shi e dëborë në pjesën më të madhe të Greqisë.

Moti i keq “pushton” Europën, dhjetëra të pla.gosur, ka dhe vi.ktima Read More »

Elvis Naçi jep lajmin e madh, 8.1 mln dollarë për të prekurit e tërmetit: FALEMINDERIT SHQIPTARË!

Shqiptarët u bënë një në ditët më të vështira që toka kuqezi përjetoi nga dridhjet e forta të tërmetit, që shkaktoi 51 viktima dhe la pa një çati mbi kokë mijëra familje.

Ata, si një trup i vetëm, ofruan gjithçka që kishin, nga rrobat e trupit e deri tek shtëpitë që nuk i përdornin, për t’u ardhur në ndihmë personave të dëmtuar nga tërmeti katastrofik.

Shqiptarët i besuan masivisht, pa frikën e zhgënjimit, mirëbërësit që çdokush e respekton, Elvis Naçit, duke dhuruar para në fondacionin që ai drejton. Naçi sot ka dhënë lajmin e madh, se deri më tani nga ndihmat e vëllezërve dhe motrave shqiptarë janë mbledhur plot 8.1 milionë dollarë, një shumë që askush nuk e ka arritur deri më sot.

Emocionet që janë përjetuar nga mbledhja e këtyre donacioneve kanë qënë të mëdha, nga 33-vjeçari i sëmurë, i cili dhuroi sigurimin e jetës së tij e deri tek vajza me sindromën Down nga Kosova që dhuroi pagën e saj familjet e dëmtuara nga tërmeti.

Naçi thekson gjithashtu se mbledhja e ndihmave vazhdon ende, duke pasqyruar edhe njëherë numrat e llogarisë nga ku dhe si mund të kontribojmë.

Kujtojmë se pjesë e parave të fondacionit Firdeus, i drejtuar nga Elvis Naçi është edhe kontributi i shqiptarëve të mbledhur nga JOQ ALBANIA, të cilat do të vihen në dispozicion të ndërtimit të banesave të familjeve të dëmtuara nga tërmeti në Thumanë.

Postimi i plotë i Elvis Naçit

Faleminderit Shqiptare, Fisnike dhe Bujare qe ne momentet me te veshtira qendroni me ne, na mbeshtetet, na besuat dhe kontribuat ne nismen tone te madhe! Çdo cent që keni kontribuar do te jete transparente, çdo kontribut i juaji do te shkoje ne vendin e duhur! Deri tani kjo eshte shuma totale, karvani i miresise dhe i bamiresise vazhdon! Nese deshiron t’i bashkohesh nismes se madhe keto jane te dhenat e kontribimit: Gofundme:

https://www.gofundme.com/f/elvisnaci
Pay pal: [email protected]
Te dhenat bankare ne Zvicër: Name: Firdeus
Emri i Bankes: Post Finance
Adresse: Untere Scheugstr 3 8707 Uetikon am See
Konto Nr.: 15-387081-5
IBAN: CH94 0900 0000 1538 7081 5
BIC: POFICHBEXXX

Të dhënat bankare në USA:
Bank Name : Morton Community bank
Beneficiary Name : Friends of Fondacioni Firdeus
Routing Number: 071123204
Account number : 769397

Të dhënat bankare në Shqiperi:
Fondacioni Firdeus, Credins Bank,
Adresa e bankes: Rr Vaso Pasha, nr 8, Tirana, Albania.
SWIFT CODE CDISALTR
IBAN EURO:AL76 2121 1573 0000 0000 0088 3481
IBAN USD: AL33 2121 1573 0000 0000 0088 3479
Për çdo inforacion më kontaktoni ne nr tim të telefonit: +355674006161

Elvis Naçi jep lajmin e madh, 8.1 mln dollarë për të prekurit e tërmetit: FALEMINDERIT SHQIPTARË! Read More »

Humbi nënën, babain e vëllain nën rrënoja/Rama në shtëpinë e re të Aleksit dhe Klarës: Mbështetje për të ndërtuar familjen e tyre të re

Kryeministri Edi Rama ishte sot në shtëpinë e re të familjes Çupi në Kamëz, ku pas tërmetit, Aleksi, i biri i kësaj familje është i vetmi që mbijetoi, pasi tërmeti i mori nënën, babain e vëllain.

Në shtëpinë e re të familjes Çupi, Rama tha se u realizua brenda 15 dhjetorit akomodimi i njerëzve të cilët janë prekur më rëndë nga tërmeti.

Gjatë vizitës së tij në Kamëz, Kryeministri Rama shoqërohej dhe nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe kryetari i bashkisë Kamëz, Rakip Suli.

Rama gjithashtu u shpreh se puna do të vijojë, pasi janë shumë shtëpi për t’u rindërtuar. Gjithashtu ai shtoi se gjatë kësaj periudhe kemi takuar njerëz të mirë dhe gatishmëria për t’i ardhur në ndihmë kujtdo ka qenë e madhe.

“Janë gjithë ato shtëpi për t’u rindërtuar, por të paktën ata që humbën shtëpinë dhe jo të afërm e kanë më të lehtë. Një nga gjërat që kemi patur këto kohë është që kemi takuar njerëz të mirë. Në ditët me diell të gjithë i shajnë hajdutë, por të gjithë mjekët, forcat e policisë dhe gjithë ministrat që punojnë me mua, pavarësisht se më takon mua të dal në televizor, të gjithë kanë punuar ditë-natë. Të gjithë kanë bërë maksimumin”, – u shpreh Rama.

Kryeministri gjithashtu tha se, edhe vetë ai nuk e kishte menduar ta përballonte këtë situatë mjaft të vështirë që kaloi vendi gjatë atyre ditëve. Rama theksoi se nuk e kishte menduar që brenda 10 ditësh do të akomodonin të gjithë njerëzit që kishin humbur shtëpitë e tyre.

Rama u shpreh se, “kur ishte momenti i parë që pashë gjendjen thashë: o Zot më ndihmo, se si do e përballoj unë këtë situatë, sepse është më e madhe se forcat tona. As unë nuk e kam menduar që për 10 ditë do ikte problemi kryesor se ku do shkojnë njerëzit, sepse ishin mijëra njerëz rrugëve. Se këtu një përmbytje bëhej dhe ngelnin njerëzit nëpër çadra shtatë vjet. Nuk ta merrte mendja që do akomodoheshin nëpër hotele me 5 yje e në shtëpi me qira të gjithë, jo se është ndonjë çudi, po u bë”.

“Tani po merremi dhe me ata në fshat, se nuk duan të lëvizin. Ata po qëndrojnë atje në çadra dimërore dhe do t’u bëjmë dhe shtëpitë. Kemi gjetur dhe një mundësi t’i bëjmë shpejt shtëpitë, dhe shtëpi fantastike, shumë herë më të mira se i kishin, dhe që nuk pyesin as për tërmet, erë edhe shi”, – tha Kryeministri Rama.

Ministrja Manastirliu e pyetur nga Kryeministri Rama mbi gjendjen shëndetësore të Aleksit u shpreh se, “sot e kemi nxjerrë nga spitali dhe gjendja e tij paraqitet e mirë. Gjithashtu do t’i sigurojmë dhe fizioterapinë, deri sa të rikuperohet plotësisht. Problemi që ka patur Aleksi në fillim ishte më i madh se problemi me këmbën: ishte ai i dëmtimit të mëlçisë, i cili e rrezikonte, por Aleksi me kurajon e tij e kaloi dhe këtë situatë pa ndërhyrje operatore. Tani thjesht është rikuperimi mbas gjithë asaj traume që ka kaluar, dhe shumë shpejt do t’i kthehet normalitet në punë”.

Aleksi gjatë bisedës me Kryeministrin u shpreh se është më mirë dhe se ka vetëm pak problem me këmbën, që shpreson t’i kalojë. Aleksi gjithashtu u shpreh për fatkeqësinë që i ndodhi se, gjërat e natyrës nuk i ndalojmë dot dhe se çfarë është e shkruar do bëhet, duhet kthyer dhimbja në forcë.

Familjarët e Aleksit e falënderuan Kryeministrin Rama, në radhë të parë si njeri, dhe pastaj si drejtues shteti, që ka bërë të pamundurën me gjithë ministrat, dhe në veçanti falënderuan kryetarin e bashkisë Kamëz, Rakip Sulin, i cili u është gjendur pranë që në momentin e parë që kërkuan ndihmë.

Aleksi, së bashku me Klarën, të fejuarën e tij, me besim e kurajo do të vazhdojnë përpara duke e ringritur sërish familjen në shtëpinë e tyre të re./atsh

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/808172249603760/?t=0

Humbi nënën, babain e vëllain nën rrënoja/Rama në shtëpinë e re të Aleksit dhe Klarës: Mbështetje për të ndërtuar familjen e tyre të re Read More »

Vlorë/ AKU bllokon 2130 kg mish pule, ishte me salmonelë

Në Vlorë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar një sasi prej 2130 kg produkt mish pule, e cila ishte ardhur nga Polonia pasi kishte prezencë të salmonelës.

AKU sqaron në njoftimin e saj: “Në subjekt ka mbërritur ngarkesa me produktin “Mish pule” në sasinë prej 2130 kg i papërpunuar, i paketuar në kuti kartoni 10 kg dhe i ngrirë në temperaturë -18 °c, i cili pas kryerjes së analizave në momentin e nisjes për në Republikën e Shqipërisë, rezultoi me prezencë të Salmonella Enterica Ser. Enteritidis.”

Njoftimi i plotë i AKU-së: AKU bllokon sasinë prej 2130 kg produkt mish pule me ngarkesë mikrobiologjike të ardhur nga Polonia. Drejtoria Rajonale e AKU Vlorë, pas marrjes së informacionit nga sistemi RASFF (Sistemi i informimit të shpejtë për ushqim dhe ushqim për kafshë), nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme për praninë e Salmonella Enterica Ser. Enteritidis në një ngarkesë me produkt “mish pule” me origjinë nga Polonia, kreu menjëherë kontrollin në subjektin me aktivitet “Tregtimin e produkteve dhe nënprodukteve të qumështit dhe tregtimin e produkteve dhe nënprodukteve të mishit”.

Në subjekt ka mbërritur ngarkesa me produktin “Mish pule” në sasinë prej 2130 kg i papërpunuar, i paketuar në kuti kartoni 10 kg dhe i ngrirë në temperaturë -18 °c, i cili pas kryerjes së analizave në momentin e nisjes për në Republikën e Shqipërisë, rezultoi me prezencë të Salmonella Enterica Ser. Enteritidis. Referuar gjetjeve të ardhura nga inspektimi i kryer pas njoftimit të ardhur nga sistemi RASFF, trupa inspektuese kreu procedurën e bllokimit të produktit deri në marrjen e masave për asgjësimin e tij.

Vlorë/ AKU bllokon 2130 kg mish pule, ishte me salmonelë Read More »

Programe për burgjet ku mbahen disa prej kriminelëve më të mëdhenj/ SHBA, 920 mijë dollarë për reformën e sistemit penitenciar

Drejtoresha e Byrosë për Çështjet Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit dhe Luftës ndaj Drogës në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara, Julie Craven u takua me Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili për të biseduar mbi planet e Shteteve të Bashkuara për të mbështetur reformën e burgjeve në Shqipëri.

Me në investim fillestar prej 920 mijë dollarë, Byroja për Çështjet Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit dhe Luftës ndaj Drogës do të ndërtojë programe që do shënjestrojnë burgjet ku mbahen disa prej kriminelëve më të mëdhenj.

Investimi i Shteteve të Bashkuara do të forcojë aftësinë e personelit të burgjeve për të ndalur dhe shkatërruar aktivitetin e paligjshëm pas hekurave dhe do të aktivizojë procese për të luftuar korrupsionin në sistemin penitenciar./atsh

Programe për burgjet ku mbahen disa prej kriminelëve më të mëdhenj/ SHBA, 920 mijë dollarë për reformën e sistemit penitenciar Read More »

Në 19 dhjetor ceremonia e betimit të 8 prokurorëve të SPAK

Presidenti Ilir Meta do të organizojë në 19 dhjetor ceremoninë e betimit të 8 prokurorëve të emëruar në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Tedi Bushi, zëdhënësi i Presidentit, njoftoi sot se “vendimi vjen në përgjigje të kërkesës së Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe në bashkëpunim me Kryetarin e KLP-së, Gent Ibrahimi”.

“Në mbështetje të nenit 61 pika 2 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar”, ditën e enjte, në datën 19 dhjetor 2019, ora 09:30, Presidenti organizon ceremoninë e betimit të 8 prokurorëve të emëruar në Prokurorinë e Posaçme (SPAK)”, tha Blushi./atsh

Në 19 dhjetor ceremonia e betimit të 8 prokurorëve të SPAK Read More »

Shqipëria, pararojë në eliminimin e qeseve plastike

“Më 1 qershor 2020 Shqipëria duhet të shënohet si vendi i parë europian pa qese plastike. Vendi ynë do të jetë në avangardë të vendimit të BE për eliminimin e plastikës njëpërdorimshme në të gjithë vendet e BE-së deri në vitin 2021”, – theksoi sot ministri i Turizmit dhe i Mjedisit, Blendi Klosi.
Gjatë fjalës së tij në simpoziumin e dytë shkencor ndërkombëtar për aplikimet inxhinierike në sfidat mjedisore, ministri Klosi tha se “besoj ju që jeni shumë më tepër të informuar e keni parë edhe vendimet e fundit të vendeve europiane që kanë marrë një direktivë që në vitin 2021 nuk do të ketë më plastika njëpërdorimshe në BE, por ne duam të jemi shumë më tepër avangardë në këtë aspekt edhe për shumë arsye që kanë të bëjnë me realitetin shqiptar”.
“Pra në 1 qershor 2020 ne të vazhdojmë të jemi këmbëngulës që duhet të shënohemi si vendi i parë europian pa qese plastike mbajtëse njëpërdorimshe, dhe për këtë arsye pedagogët e këtij fakulteti kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm pasi kjo është një bisedë që aq sa ka nevojë për shpjegim publikut aq ka nevojë edhe për argumente teknikë”, – tha ministri Klosi.
Në simpoziumin ku ishin të pranishëm pedagogë të huaj krahas trupës pedagogjike të Inxhinierisë së Mjedisit dhe degëve të tjera inxhinierike, si edhe studentëve të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, ministri Klosi vlerësoi kontributin e trupës pedagogjike në hartimin e masterplanit për menaxhimin e integruar të mbetjeve urbane. “Pa kontributin e inxhinierëve të këtij fakulteti, ne do ta kishim të pamundur që të ndërtonim një masterplan të qartë dhe një ndërhyrje radikale në këtë aspekt”, – tha ai, duke theksuar se auditori i universitetit është mbështetësi kryesor dhe duhet të jetë aleati kryesor i politikave të Ministrisë së Mjedisit.
Ministri Klosi shtoi se inxhinierët nëpërmjet mendimit të tyre shkencor duhet të jenë gjithmonë e më aktivë në vendimmarrjet në fushën e mjedisit.
“Duhet shumë që inxhinierët e këtij fakulteti dhe mendimi inxhinierik të jetë gjithmonë e më aktiv në vendimmarrje që kanë të bëjnë me monitorimin e fazës së dytë por mbasi të kemi një reduktim të ndotëse të dukshëm çfarë do të bëjmë me ndotësit e padukshëm”- u shpreh ministri Klosi duke përsëritur ftesën që të gjithë studentët të jenë pjesë e praktikave mësimore pranë institucioneve në varësi të ministrisë së Mjedisit./atsh

Shqipëria, pararojë në eliminimin e qeseve plastike Read More »