“E kam mbjellë kanabisin për arsye shëndetësore, pasi do t’i nënshtrohem një ndërhyrjeje kirugjikale dhe operacioni kushton shtrenjtë”.
Kështu e nisi rrëfimin në gjykatë 72-vjeçari Vesel Xhaferri, i cili i vendosi trupës gjyqësore ekspertizat që vërtetonin se ai vuante nga diabeti dhe se priste ndërhyrje kirurgjikale pas infarktit.
I moshuari shtoi se vendosi të mos mbjellë me perime në bahçen e shtëpisë, me të cilat sipas tij vetëm mbijetonte, por nuk arrinte të blinte as ilaçet.
I moshuari u justifikua në gjykatë me shkaqet shëndetësore dhe ekonomike, që e shtynë të kthehet në një kultivues droge dhe me këtë arsyetim ai kërkoi ndryshim të masës së sigurisë.
72-vjeçari tregoi se si bleu 140 fara hashashi për 500 euro, të cilat i kishte siguruar vetëm pasi kishte shitur bagëtitë.
Gjatë gjykimit u konstatua se i dyshuari si kultivues, nuk kishte mundësi ekonomike për të paguar një avokat, ndaj gjykata i ofroi një avokat falas nga shteti, sipas Tch.
Përpara se të arrestohej, Vesel Xhaferri jetonte në fshatin Fushë Thumanë, bashkia Krujë dhe sipas prokurorisë në vend të perimeve në serë ai kishte kultivuar 85 bimë cannabis sativa.
Pas shumë kohësh e larguar nga rrjetet sociale, dhe pas lajmeve se ishte shtruar në spital, këngëtarja Fjolla Morina ka reaguar në Instagram. Përmes një video të shkurtër në Insta Story, këngëtarja ka bërë me dije se nuk ka qenë mirë nga ana psikologjike, por që me ndihmën e mjekëve tani është më mirë.
Ndërkohë nuk ka lënë pa përshëndetur miqtë, që e kanë pyetur dhe “kërkuar” gjatë kësaj kohe largimi nga rrjetet sociale.
“Hello, iu përshdesim krejtve! Faleminderit për fjalët e bukura që më keni shkruar.
Unë jam mirë, në mënyrën psikologjike nuk kam qenë dhe shumë mire, shpresoj të bëhem më mirë me ndihmën e mjekëve tone në Prishtinë, Ju përshëndes dhe njëherë. Faleminderit për fjalët e bukura”, tha këngëtarja.
Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e të enjtes, në lagjen numër 15 të Durrësit, ku një 52-vjeçar humbi jetën si pasojë e një aksidenti në punë.
Shtetasi Arben Kurmeka u zu poshtë nga pllakat e mermerit të cilat ndodheshin në kamionin me të cilin ai po punonte.
Në lidhje me ndarjen nga jeta të 52-vjeçarit, ka reaguar përmes një postimi në facebook dhe deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi.
Teksa ka ndarë një foto në krah të viktimës, Bylykbashi shkruan se largimi parakohe i mikut të tij ka lënë një trishtim të madh.
“Ben, ike e na le trishtim të madh. Mik i mirë, demokrat i paepur, nuk do të harrohet buzëqeshja jote, angazhimi me zemër e pa u kursyer. I paharruar kujtimi e kontributi yt Arben Kurmeka! U prehsh në paqe!”, shkruan Bylykbashi.
Kujtojmë se Arben Kurmeka ishte një ndër aktivistët e parë të Partisë Demokratike në qarkun e Durrësit.
Zhylieni është një agjent udhëtimesh i specializuar në turizmin e aventurës dhe sot do të zbulojë Vjosën në Shqipëri.
Kështu nis reportazhi i publikuar në televizionin francez “66 Minutes”, kushtuar Vjosës, lumit të fundit të egër në Evropë të shpallur Park Kombëtar.
Dua Kissed An Actor A Day After He Did The Same With FKA Twigs
“Vjosa është një lum 280 kilometra i gjatë dhe fillon në Greqinë veriore dhe kalon nëpër një pjesë shumë të madhe në Shqipërinë e Jugut për të arritur në detin Adriatik”, theksohet në reportazhin e “66 Minutes”.
Larg bregut, mëngjesin e sotëm Zhylieni, guida në vendet e xhirimit, duke zbuluar parkun kombëtar të Vjosës, në juglindje të vendit.
Gjithmonë nën drejtimin e Eduardit, guidës shqiptare, që shpreson të bashkëpunojë me francezin.
Këtu gjendemi në ujërat termale të Bënjës, mbi një urë të vjetër të periudhës otomane, me pamje nga mali i Nemërçkës. Ato kane ujë të ftohtë, por burimet që janë në të dy anët, shpesh ujë termal që ka rënë në kontakt me burimet nëntokësore, që del në një temperature 30 gradë, që është shumë komode për t’u larë.
Në këtë mjedis përrallor, Zhylieni nuk ka nevojë t’i kërkohet të bëjë një zhytje.
Ajo që ne bëjmë është udhëtime aventureske, pra kërkojmë shumë eksperienca. Këtu aventura është e lirë, është relativisht e egër, direkt në periferi.
Do të shikojmë gjithashtu cilësinë e pajisjeve, sigurinë, më pas do të shikojmë mjedisin natyror për të qenë në gjendje të flasim për të, ta tregojmë, ta përshkruajmë. Ne do t’i kushtojmë vëmendje të gjitha detajeve të vogla.
Është një lum 280 kilometra i gjatë dhe fillon në Greqinë veriore dhe kalon nëpër një pjesë shumë të madhe në Shqipërinë e Jugut për të arritur në detin Adriatik.
Zhylieni është i joshur nga ky aktivitet. Është shumë mbresëlënëse, edhe shumë argëtuese. Ashtu si ky grup turistësh francezë nga Izera.
E habitshme dhe miqësore. Epo, më pëlqen. Kjo mund të bëhet me kënaqësi të madhe në moshën 72 vjeçare. Nuk ka moshë.
Çmimi është gjithashtu një pikë e rëndësishme për guidën tonë. Edhe ky nuk nuk ka të sharë në Shqipëri.
Është një aktivitet mjaft i lirë rreth 40 euro. Duke ditur që jemi në 40/50 euro, jemi në kuotën e një të tretës së asaj që bëjmë në Francë. Është mjaft lirë, kështu që është gjithashtu interesante të jesh në gjendje ta shijosh këtu. Mbi të gjitha janë plotësuar kushtet e sigurisë, pra është perfekt.
Kjo ditë në brigjet e Vjosës në zemër të maleve shqiptare do të ofrohet shumë shpejt nga kompania e tij.
Në reportazhin e televizionit francez “66 Minutes” një vëmendje e veçantë i kushtohet edhe plazheve të qytetit bregdetar të Sarandë, si dhe Tiranës.
Nga ata që duan aventurën apo ata që janë të apasionuar për natyrën, Shqipëria ofron aktivitete për të gjithë.
Policia e Shkodrës ka nisur procedimin penal në gjenjde të lirë për kreun e Drejtorisë së Rrugëve Rurale, Emergjencave Civile,
Ujitjes dhe Kullimit, bashkia Malësi e Madhe, pasi ka qëlluar me grusht përgjegjësin e Sektorit të Emergjencave Civile.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. S., 60 vjeç, me detyrë drejtor i Drejtorisë së Rrugëve Rurale, Emergjencave Civile, Ujitjes dhe Kullimit, bashkia Malësi e Madhe, pasi ka kallëzuar shtetasi E. R., 64 vjeç,
banues në Shkodër, me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Emergjencave Civile, bashkia Malësi e Madhe, se gjatë një konflikti për motive të dobëta, me 60-vjeçarin, ky i fundit e ka goditur me grusht. Vijojnë veprimet për verifikimin e këtij kallëzimi.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.
Një turist serb ka humbur jetën ditën e sotme në Vlorë. Mësohet se 54-vjeçari ka pësuar arrest kardiat sapo ra në kontakt me ujin në breg të detit. Turistit i është dhënë ndihma nga pushuesit e tjerë si dhe roja bregdetare, por nuk mundi që të mbijetojë.
Njoftimi i Policisë:
Vlorë/Informacion paraprak. Në plazhin “Uji i Ftohtë” në Vlorë, shtetasi serb, J. D., 54 vjeç, dyshohet që sapo ka rënë në kontakt me ujin në breg të detit, ka pësuar “arrest kardiak”. 54- vjeçarit i është dhënë ndihmë e menjëhershme nga pushuesit, roja bregdetare dhe më pas nga ekipi mjeksor i urgjencës, por 54 vjeçari ka ndërruar jetë. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe të shkakut të humbjes së jetës së 54-vjeçarit.
Pas editorialit të dy ditëve më parë, përmes të cilit denoncova turpin e një shëndetësie private që merr dhuratë nga shteti një terapi jetëshpëtuese siç është trombectomia, duke detyruar pacientët me këtë diagnozë të gjejnë brenda 6 orëve 20.000 euro për të derdhur në Spitalin Amerikan, (i vetmi në gjendje ta aplikojë, ndryshe pacienti vdes), më erdhën shumë komente publike, por edhe private.
Bashkë me reagimet, mësova edhe disa lajme shtesë, edhe pse në formë anonime, pasi të gjithë kanë frikë të flasin për këtë temë. Heshtin mjekët e përfshirë, sepse e dinë që janë në faj. Heshtin politikanët e përfshirë, sepse e dinë që nuk kanë të drejtë. Heshtin mjekët e ndershëm, sepse nuk besojnë se diçka mund të ndryshojë. Heshtin deri edhe të afërmit e viktimave të cilët, si gjithë të tjerët, i druhen kushedi se ç’raprezalje, sikur humbja e një familjari për faj të një shëndetësie të sëmurë nuk është një dënim dhe një dhimbje e mjaftueshme.
Ka nga ata që edhe falanderojnë spitalet private se pranuan shumën e kërkuar dhe mjekët e politikanët që i detyruan ta paguajnë atë shumë, sikur e gjitha të ishte normale. Sikur shëndeti publik duhet të funksionojë vetëm kështu, patjetër. Problemi është se pikërisht kjo heshtje dhe ky servilizëm, në fund të fundit, lejojnë që sistemi të mos ndryshojë.
Për fat të mirë, i mbrojtur nga anonimati, ndonjë flet. Dhe në këtë mënyrë zbulova se gjëndja është edhe më e rëndë nga sa shkruajta. Në të vërtetë QSUT i disponon prej vitesh ato aparate të domosdoshme për të kryer trombectominë, por nuk i përdor. Kjo, pasi disa janë prishur në pritje të mirëmbajtjes, ndërsa të tjerave u mungon një aksesor i domosdoshëm që quhet “kateter”. Kateteri është një lloj tubi që futet në damar, arrin në tru dhe liron trombin që ndryshe e çon në vdekje pacientin. Çështja është se askush nuk bën një tender as për të blerë katetera dhe as për të kryer mirëmbajtjen.
Me aparatet e prishura ose pa katetera, mjekët e QSUT-së nuk janë në gjendje të kryejnë trombectominë, dhe pacientët, të cilëve iu diagnostikohet pikërisht në QSUT tromboza cerebrale akute, duhet të nisin numërimin e 6 orëve për të gjetur brenda atij afati kohor 20 mijë eurot për t’ja paguar Spitalit Amerikan, që për vete ka bërë edhe mirëmbajtjen e aparaturave, edhe blerjen e kateterave. Pranë këtij të fundit punon pjesa më e madhe e mjekëve të formuar në QSUT, por të lenë pa aparatura. Ja pra, skandali është i gjithi këtu.
I kujt është faji? I mjekëve të neurokirurgjisë të QSUT-së që duhet t’i kërkojnë drejtorisë së QSUT-së dhe ministrisë organizimin e tenderave? Dhe nëse nuk e kërkojnë, përse nuk e kërkojnë? Është faji i drejtorisë së QSUT-së që nuk kontrollon funksionimin dhe përdorimin e aparaturave të veta? Është faji i ministrisë që nuk informohet? Apo që bën sikur nuk sheh? Në fund të fundit, kush fiton nga kjo seri neglizhencash është spitali privat dhe kush paguan pasojat, janë qytetarët. Skandali për këtë qe po ndodh është aq i rëndë sa ndoshta edhe SPAK do të ishte mirë të hidhte sytë.
Shëndetësia në Shqipëri është e kushtëzuar nga konflikti gjigand i interesave mes publikes dhe privatit, ku strukturat private favorizohen gjithmonë në dëm të strukturave publike. Rasti i trombectomisë, një terapi jetëshpëtuese deleguar në formë ekskluzive Spitalit Amerikan, u bë një çështje kombëtare pasi familjarët e aktorit të njohur Genc Fuga i prekur nga tromboza, bënë një apel publik për të gjetur në 6 orë 20.000 euro të domosdoshme për shtrimin në spitalin privat, pasi QSUT nuk mund të bënte asgjë.
Një skandal ndaj të cilit shteti duhet të reagojë menjëherë dhe ta korrigjojë, ose duke futur trombectominë në terapitë e rimbursueshme (po pse në Europë kjo terapi kushton nga 10 mijë në 11 mijë euro, ndërsa në Shqipëri 20.000 euro?!) ose duke i dhënë QSUT-së pajisjet e nevojshme për te rifiluar ta bëjnë këtë shërbim falas për të gjithë pacientët.
Do të ishte mirë që të paktën Ministria e Shëndetësisë të mos vazhdojë të heshtë si gjithë të tjerët, duke e lënë gjendjen kështu siç është në pritje që personazhi tjetër i njohur të bëjë zhurmë përsëri. Pasi, ndërkohë dihet, hallet e përditëshme të njerëzve të thjeshtë nëpër spitale, nuk bëjnë asnjëherë zhurmë./Shqiptarja.com