Një zjarr ka rënë mesditën e sotme në afërsi të fshatit Nartë në Vlorë, pranë depos së naftës si dhe një pike karburanti.
Disa automjete zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punohet për shuarjen e flakëve.
Gazetarja raporton se zjarri ndodhet pranë depove të një karburanti, dhe se me kalimin e minutave është përkeqësuar duke u përhapur edhe më shumë, çka rrezikon objektet përreth tij.
Forcat zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa nuk dihet ende shkaqet e rënies së zjarrit.
Ndërkohë, tymi ka mbuluar një pjesë të mirë të zonës dhe rrugës që të çon drejt Nartës.
Gazetari Artan Hoxha ka bërë një tjetër reagim në rrjetet sociale në lidhje me protestën e djeshme në Himarë që u mbajt për lirimin e Fredi Belerit.
Hoxha i bën thirrje autoriteteve shqiptare që të japin drejtësi për dy “Dëshmorët e Atdheut”, Fatmir Shehu dhe Arsen Gjini, të cilët mbetën të vrarë në “Masakrën e Peshkëpisë”.
Postimi i plotë:
Ndersa ne shetitoren e Himares, nje grusht shqiptaresh greqisht-foles, bashke me kryebashkiaket e Athines dhe Selanikut, i bejne thirrje autoriteteve greke te nderhyjne per te liruar Fredi Belerin,
ne hyrje te Himares, u behet apel autoriteteve te Shqiperise te japin drejtesi per dy “Deshmoret e Atdheut”, Fatmir Shehu dhe Arsen Gjini, te vrare ne masakren e Peshkepise….
O sot o kurre, ka ardhur koha per te vendosur njehere e mire DREJTESI ne kete vend….
Per te sqaruar njehere e mire kush jane MARTIRET e vertete dhe kush jane “heronjte” e rreme
Tentativa për të shuar sherrin mes dy personave rezultoi fatale për policin 28-vjeçar Redian Caushaj.
I riu, prej orësh ndodhet në sallën e operacionit, ndersa thirrjes së spitalit të Vlorës për të dhuruar gjak gjatë orëve të mesnatës i janë përgjigjur kolegë të 28-vjeçarit.
Ndërkohë policia po zhvillon aksion për arrestimin e autorit, i cili duke perfituar nga errësira u largua.
Caushaj u godit me thikë në qafë nga një prej personave të përfshirë në konflikt teksa mësohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Një i dënuar në burgun e Rrogozhinës ka vdekur mbrëmjen e djeshme. Sipas Drejtorisë së Burgjeve, bëhet fjalë për shtetasin Mariglen Alterziu, i dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim.
Referuar deklarimeve të banorëve të dhomës si dhe të punonjësit të shërbimit, rreth orës 20.30, i dënuari është futur në ambientet sanitare dhe pas disa minutash është konstatuar pa ndjenja i rënë në dysheme.
Menjëherë është thirrur stafi shëndetësor i turnit, i cili ka shkuar tek pacienti në orën 20.38, për një kohë më pak se 3 minuta dhe i ka dhënë ndihmën e parë.
Në orën 21.15 konfirmohet nga mjekja e shërbimit e Qendrës Shëndetësore Rrogozhinë vdekja e tij.
Nga vlerësimi paraprak – si dhe deklarimet e stafit shëndetësor – dyshohet për arrest kardiak, por kjo pritet të konfirmohet nga ekspertët e mjekësisë ligjore.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ju informon se me datën 12 gusht 2023 ka ndërruar jetë shtetasi Mariglen Qani Alterziu, i datëlindjes 03.04.1986, i dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim. I ndjeri ka qenë i vendosur në IEVP Rrogozhinë që prej datës 13.01.2023.
Referuar deklarimeve të banorëve të dhomës si dhe të punonjësit të shërbimit, rreth orës 20.30, i dënuari është futur në ambjentet sanitare dhe pas disa minutash është konstatuar pa ndjenja i rënë në dysheme. Menjëherë është thirrus stafi shëndetësor i turnit, i cili ka shkuar tek pacienti në orën 20.38, për një kohë më pak se 3 minuta dhe i ka dhënë ndihmën e parë.
Është urdhëruar shoqërimin i tij për në Qëndrën Shëndetesore Rrogozhinë nëpërmjet punojësve të policisë të grupit të sigurisë dhe stafit shëndetësor, të cilët ishin me shërbim. Në orën 21.15 konfirmohet nga mjekja e shërbimit e Qendrës Shëndetësore Rrogozhinë vdekja e tij.
Një ekip i Drejtorisë së Përgjithshme dhe specialistët e SHKBB kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur hetimin lidhur me rrethanat e vdekjes. Nga vlerësimi paraprak – si dhe deklarimet e stafit shëndetësor – dyshohet për arrest kardiak, por kjo pritet të konfirmohet nga ekspertët e mjekësisë ligjore.
Nga të dhënat e përgjithshme, ky i burgosur është klasifikuar si person i qetë dhe pa asnjë problematikë të veçantë, – nuk ka asnjë evidencë që të ketë pasur konflikte apo hasmëri me persona të tjerë brenda regjimit, si dhe nuk ka të dhëna si përdorues i lëndëve narkotike apo psikotrope. Gjithashtu, që nga nisja e dënimit nuk ka pasur asnjë kërkesë nga i ndjeri apo stafi mjekësor për probleme të mundshme shëndetësore.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i shpreh ngushëllime familjarëve dhe të afërmve të të ndjerit.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku një 31 vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga një lartësi ku po punonte.
E-Thelassia shkruajnë se i riu shqiptar është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Volos, por për shkak të plagëve të marra ai ka ndërruar jetë.
Ndër të tjera thuhet se shqiptaro mund të ketë rënë nga 15 metra lartësi, teksa po punonte për një kompani teknike në Athinë, e cila merrej me mirëmbajtjen e çatisë së fabrikës Halyvourgia.
Sipas informacioneve, ai teksa ka qenë duke punuar, ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga lartësia.
Një çift italian Massimo Segre një bankier e la nusen e ardhshme pikërisht në ditën e dasmës. Segre dhe partnerja e tij 40-vjeçare Cristina Seymandi kanë qenë bashkë që nga viti 2020 dhe kishin planifikuar të kurorëzonin lidhjen e tyre të dashurisë në martesë.Ata kishin organizuar një ceremoni në një nga vilat më prestigjioze në kodrat e Torinos para 150 të ftuarve. Por ajo që rezultonte të ishte një dasmë madhështore pati fund të papritur.
64-vjeçari ka zbuluar para të pranishmit tradhëtinë e nuses së ardhshme.
“Tani shko në Mykonos me avokatin tënd,” dëgjohet duke thënë ai duke renditur edhe marrëdhënie të tjera të nuses së ardhshme. Cristina, e poshtëruar para miqve dhe të afërmve i ka mohuar akuzat.
Gjergji Mullalli, i cili në 29 korrik në Zëmblak vrau gruan e tij Luiza Mullallin.
Trupin e pajetë të saj e hodhi në një gropë septike. Ndërsa një ditë ai vrau veten pasi u rrethua nga policia.
Çifti ishte në proces divorci pasi prej kohësh kishin pasur probleme. Këto probleme ishin transmetuar edhe tek fëmijët e tyre, dy vajza dhe një djalë. Vëllai i Gjergji Mullallit,
Gazmondi, tregoi në emisionin “Uniko” disa mesazhe që vajza e autorit të këtij krimi ia kishte dërguar babait. Ajo e kërcënonte se do ta vriste. “Ja se ç’thotë vajza. ‘Unë ty kam për të të vrarë me duart e mia.
Varrin do të hap dhe do të mbuloj me dhe vetë. Gjej vrimë ku të futesh se po vij. Tashi nis lufta. Do të bëj të vdesësh, edhe ty, edhe tët bir. Do ta fus brenda’”, tha Gazmondi. Mesazhi është dërguar në nëntor të vitit të kaluar.
Vëllai bëri publike disa mesazhe të tjera që djali i Gjergjit bëri me hallën e tij në Amerikë. “Po dilja në sallon. Shikoja televizorin dhe kisha ndezur një cigare. U mat të më merrte telefonin nga duart për ta thyer.
U mat për të më goditur, por s’e bëri. Kjo është fare. Po ç’është kjo nënë, o hallo?!Kam 5 ditë që jam kthyer nga garat dhe nuk më ka larë rrobat. Pale për të ngrënë. Dhe ia ka fajin babi kësaj? Kjo nuk e di që e bëj për Elbasan.
Nuk e kuptoj o hallo, në punë vete dhe frigoriferi bosh. Ilaç për rrobat që të lahen, plus është fiksuar në karta e bankës. Tashi foli me atë të voglën, i kërkoi 100 Euro t’ia dërgojë me autobusat e grekut”, tha ai.
Qentë endacakë ditëve të fundit janë shtuar në qytetin e Kukësit. Ata janë kudo duke u kthyer në një problem serioz për qytetarët pasi në shumë raste qentë që lëvizin tufë, bëhen mjaft agresiv.
Siç tregohet edhe në këto pamje, qentë endacakë në rrugët e qytetit të Kukësit i gjen ngado, duke ecur, apo edhe duke ngrënë mbeturinat urbane që qytetarët hedhin nëpër kontenierët e mbeturinave.
Numri i madh i qenve endacak në rrugët e qytetit shumëherë ka paraqitur problem për qytetarët. Shtimi i qenve endacakë, vjen si pasojë e sjelljes së tyre nga banorët e zonave rurale, të cilët gjatë dimrit i mbajnë ata për të ruajtur bagëtitë dhe në verë i dëbojnë. Megjithëse shpeshherë nga Bashkia janë ndërmarrë nisma për grumbullimin apo largimin e qenve pa zot nga zonat urbane, sërish situata çdo vit vijon të mbetet e njëjtë, madje këto lloj kafshësh shtohen gjithmonë e më shumë.
Kujtojmë se pikërisht strehimi i qenve endacakë u bë shkak për arrestimin e ish-kryebashkiakut Safet Gjici, për shkak se kreu marrëdhënie seksuale me Alma Kaçin, e cila kishte dhe një projekt për grumbullimin e kafshëve që nuk kanë pronar, në qytetin verilindor./Shqiperiaime