Lajmi i fundit

Rama publikon grafikun: Krenar për Shqipërinë që sot ka bilancin më të mirë në luftën ndaj COVID-19

Shqipëria ka numrin më të ulët të vdekjeve për 1 milion banorë në rajon dhe në Europë sa i takon betejës me COVID-19, sipas “Coronavirus Worldmeter”.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar të dhënat e “Coronavirus Worldometer”, ku tregohet përballimi i koronavirusit në Shqipëri, gjë që dëshmon edhe efikasitetin e masave të marra nga qeveria.

Sipas grafikut të publikuar nga Rama, të cilat i referohen statistikave të “Coronavirus Worldmeter”, rezulton se vendi ynë ka numrin më të ulët të jetëve të humbura në Europë dhe në rajon nga COVID-19 për 1 milion banorë.

“Albania the Best. Çudi e madhe ëëë?! Strategji jo, plan jo, teste jo e jo, mjekësi jo që jo, qeverisje jo dhe jo, po ja që kur hap sytë e shikon, na del Shqipëria më mirë se tërë dynjaja deri tani në bilancin e kësaj lufte të mallkuar”,- shprehet Rama.

“Krenar për Shqipërinë që sot ka këtë bilanc falë popullit të mençur dhe mirëkuptues me qeverinë dhe frikë nga injoranca që na rrezikon gjithçka, sa më shumë ky bilanc varet nga sjellja e çdo individi në kushtet e rihapjes. Të dhënat janë nga Coronavirus Worldometer”,- nënvizon Kryeministri Rama.

Shqipëria rezulton se ka 39.7% raste aktive, 56.5% të shëruar ndërsa 3.9% humbje jete nga COVID-19.

Aktualisht në vendin tonë janë 239 pacientë aktivë me COVID-19 dhe pjesa më e madhe prej tyre po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë, ndërsa në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” janë të shtruar 31 pacientë (11.4%) dhe vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive. //atsh

Rama publikon grafikun: Krenar për Shqipërinë që sot ka bilancin më të mirë në luftën ndaj COVID-19 Read More »

Arrestimi i autorëve të grabitjes në Zall-Herr/ Lleshaj: Policia, mesazh të mirë angazhimi në shërbim të qytetarëve

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, deklaroi se “edhe sot krimi mori një përgjigje të shpejtë nga Policia e Tiranës, drejtuesit dhe oficerët e të cilës meritojnë përgëzime të veçanta”.

Në një reagim lidhur me rastin e arrestimit të tre personave lidhur me grabitjen në Zall-Herr, ministri Lleshaj tha se “me angazhim intensiv dhe profesionalizëm ata i dhanë qytetarëve një lajm lehtësues, pas tronditjes që shkaktoi grabitja e shëmtuar dhe e ulët e një nate më parë”.

“Goditja e fenomeneve të tilla, ku pabesisht dhe paturpësisht kryhen akte kriminale edhe brenda rretheve familjare, përveç reagimit policor, kërkon edhe reagim shoqëror”, – nënvizoi Lleshaj.

Sipas tij, këta persona duhet të paguajnë jo vetëm detyrimin përballë ligjit, por edhe atë përballë familjes dhe shoqërisë në tërësi.

“Policia e Tiranës dha sot një mesazh të mirë angazhimi në shërbim të qytetarëve”, – tha Lleshaj./atsh

Arrestimi i autorëve të grabitjes në Zall-Herr/ Lleshaj: Policia, mesazh të mirë angazhimi në shërbim të qytetarëve Read More »

Tetë bashkitë në Shqipëri që nuk kanë asnjë rast aktiv me koronavirus

Situata epidemiologjike në vendin tonë paraqitet e qëndrueshme ndërsa në tetë bashki si: Durrësi, Hasi, Kavaja, Vlora, Puka, Rrogozhina, Tropoja dhe Mallakastra nuk ka asnjë rast aktiv me COVID-19.

Referuar të dhënave të publikuara sot nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, harta e të shëruarve është zgjeruar në të gjithë vendin. Për këtë arsye, përveç zonave që kanë qenë të paprekura nga COVID 19, është zgjeruar harta e zonave të gjelbra, edhe me ato bashki që momentalisht paraqesin risk më të ulët të transmetimit të infeksionit.

Aktualisht në vendin tonë janë 263 pacientë aktivë me COVID-19 dhe pjesa më e madhe prej tyre po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë, ndërsa momentalisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” janë të shtruar 33 pacientë dhe vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive./atsh

Tetë bashkitë në Shqipëri që nuk kanë asnjë rast aktiv me koronavirus Read More »

Bashkia e Vlorës vijon dezinfektimin e mjediseve publike, kryebashkiaku Leli: Më tepër siguri për jetën

Në qytetin bregdetar të Vlorës që prej ditës së parë e në vijim, intensiteti i punës për dezinfektimin e mjediseve publike, ka qenë dhe është i lartë.

“Ditët e fundit u krye sërish dezinfektimi në tregun e shumicës, Shtëpinë e Foshnjës, Komisariatin e Policisë, si pjesë e prioriteteve të bashkisë për të garantuar higjienën dhe pastërtinë e nevojshme”, – tha kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli.

“Mjediset e dezinfektuara, janë më tepër siguri për jetën tonë. Puna jonë, është e përditshme”, – tha Leli.

Sipas tij, dezinfektimi do të vijojë çdo ditë në hapësirat publike të Vlorës, rrugë, institucione, etj.

Ndërkohë në territorin e qarkut Vlorë të gjitha strukturat ligjzbatuese kanë ndjekur zbatimin e plotësimit të kushteve për respektimin e fashës së orarit si dhe inspektimin në aktivitetet private.

Bashkia e Vlorës ka marrë gjithashtu të gjitha masat për zgjerim hapësirave të tregtimit pranë tregut në qendër të qytetit, krijimin e kushteve të përshtatshme konform rregullave të ruajtjes nga COVID-19.

Ndërsa për mosplotësim të kushteve tregu i “Orizit” si dhe tregu në Novoselë vazhdojnë të jenë të mbyllur deri në plotësimin e kushteve nga bashkia Vlorë./atsh

Bashkia e Vlorës vijon dezinfektimin e mjediseve publike, kryebashkiaku Leli: Më tepër siguri për jetën Read More »

Nga shtimi i “zonave të gjelbra”, deri te hapja e të tjera bizneseve/ Rama publikon kufizimet dhe lehtësitë për 3 javët në vijim

Kryeministri Edi Rama njoftoi pasditen e së shtunës planin e masave të tjera lehtësuese për qytetarët dhe bizneset në kushtet e situatës së masave ndaj COVID-19.

Tri të hënat e ardhshme do të shoqërohen me lehtësime javë pas jave, shprehet Kryeministri, ndërsa thekson se, “ky plan do të ndryshojë, nëse dinamika e epidemisë ndryshon negativisht”.

Plani i masave lehtësuese nga data 4 maj, parashikon shtimin e “zonave të gjelbra”: Tropojë, Peqin, Gramsh, Kuçovë, Skrapar, Maliq, Kolonjë, Selenicë, Rrogozhinë, Belsh, Cërrik, Ura Vajgurore, Berat, Poliçan, Devoll, Pustec, Mallakastër dhe Vlorë.

Në të gjithë vendin do të lejohet shërbimi taksi për udhëtimet ndërqytetase, me deri dy pasagjerë, anëtarë të një familjeje.

Të riatdhesuarit që janë me banim në “zonat e kuqe” do të vetëkarantinohen në banesë.

Kryeministri njofton se, plani i masave lehtësuese nga data 11 maj, parashikon hapjen e bizneseve me protokolle strikte për parukeritë, berberët, klinikat dentare, dyqane në qendrat tregtare.

Gjithashtu zgjerohet lëvizja e automjeteve pa autorizim brenda qarqeve, nga ora 05:00- 17:00 dhe të gjithë të riatdhesuarit do të vetëkarantinohen në banesat e tyre.

Për javën e tretë në vijim, 18 maj, do të ketë një lehtësim më të madh ku do të hapen dhe baret e restorantet, por vetëm pjesa e jashtme e tyre, pasi çdo shërbim brenda do të jetë rreptësisht i ndaluar dhe duhet të respektohet distanca. Ndërsa në lidhje me aktivitetet kulturore, artistike, sportive dhe grumbullimi i më shumë e 5 personave do të jetë rreptësisht i ndaluar. Sa për riatdhesimet, të gjithë qytetarët do të vetëkarantinohen në shtëpi./atsh

Nga shtimi i “zonave të gjelbra”, deri te hapja e të tjera bizneseve/ Rama publikon kufizimet dhe lehtësitë për 3 javët në vijim Read More »

Ministria e Shëndetësisë: 9 raste të reja, shkon në 782 numri i të prekurve

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëri të ditur sot se “gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 245 persona të dyshuar me COVID-19 nga veriu në jug dhe vetëm në dy bashki kemi të prekur, ku përkatësisht në Tiranë kemi 5 persona që kanë rezultuar pozitivë prekur dhe në Krujë kemi 4 të prekur”,

Dr. Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik tha se “që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 782 qytetarë. Prej tyre janë 488 të shëruar”.

“Duke parë të dhënat, momentalisht situata epidemiologjike në vendin tonë paraqitet e qëndrueshme. Harta e të shëruarve është zgjeruar në të gjithë vendin. Për këtë arsye, përveç zonave që kanë qenë të paprekura nga COVID-19, është zgjeruar harta e ‘zonave të gjelbra’, edhe me ato bashki që momentalisht paraqesin risk më të ulët të transmetimit të infeksionit. Aktualisht në vendin tonë janë 263 pacientët aktivë me COVID-19 dhe pjesa më e madhe prej tyre po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë, ndërsa momentalisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” janë të shtruar 33 pacientë dhe vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive”, tha Daja.

Ajo tha se ky është një tregues që masat e marra kanë bërë të mundur që sistemi shëndetësor të mos mbingarkohet dhe të përballojë me sukses rastet të cilat kanë pasur nevojë për trajtim të specializuar në spitale.

Deri tani 31 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive, është si vijon:

Bashkia – Raste aktive

Tiranë 100

Shkodër 24

Krujë 93

Durrës 0

Fier 1

Kurbin 27

Korçë 1

Elbasan 2

Kukës 8

Lezhë 1

Has 0

Kavajë 0

Lushnjë 1

Vlorë 0

Pukë 0

Mirditë 2

Rrogozhinë 0

Tropojë 0

Berat 2

Mallakastër 0

Mat 1 /atsh

Ministria e Shëndetësisë: 9 raste të reja, shkon në 782 numri i të prekurve Read More »

Arrestimi i autorëve të vrasjeve në Durrës/ Goditje tjetër e fortë kundër krimit të organizuar

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj deklaroi sot se “zbardhja e plotë dhe arrestimi i të dyshuarve për dy vrasje në Durrës është një sukses i rëndësishëm i Policisë së Shtetit”.

“Kjo goditje tjetër e fortë kundër krimit të organizuar provon se as pandemia dhe asgjë tjetër nuk arrin të cenojë sadopak angazhimin e Policisë sonë në këtë front prioritar.
Lufta kundër krimit të organizuar, kundër kultivimit dhe trafikimit të bimëve apo lëndëve narkotike, përmirësimi i parametrave të sigurisë rrugore dhe angazhimi i fortë kundër dhunës në familje janë prioritete absolute për Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit”, tha ministri.

Lleshaj tha se “Policia e Shtetit, drejtuesit dhe punonjësit e saj në të gjitha nivelet meritojnë urimet më të mira për sukseset e shënuara gjatë gjithë këtyre ditëve të pazakonta, ku spikat pa dyshim, goditja e fortë në Durrës”.

“Të njëjtat falënderime i drejtohen dhe prokurorëve të Prokurorisë Durrës, të cilët kontribuan thelbësisht në suksesin e operacionit “Shën Vlashi”, duke dëshmuar kështu bashkëpunimin përherë e më të mirë mes Policisë së Shtetit dhe degëve të Prokurorisë në të gjithë vendin”, tha ai.

Ministri i Brendshëm u shpreh se “për këdo që ka humbur rrugën e jetës së ndershme dhe është futur në udhën qorre të krimit, një gjë duhet të jetë e qartë: është vetëm çështje e shkurtër kohe, sepse të gjithë do të përballen me ligjin”./atsh

Arrestimi i autorëve të vrasjeve në Durrës/ Goditje tjetër e fortë kundër krimit të organizuar Read More »

Tetë bashkitë në Shqipëri që nuk kanë asnjë rast aktiv me koronavirus

Situata epidemiologjike në vendin tonë paraqitet e qëndrueshme ndërsa në tetë bashki si: Durrësi, Hasi, Kavaja, Vlora, Puka, Rrogozhina, Tropoja dhe Mallakastra nuk ka asnjë rast aktiv me COVID-19.

Referuar të dhënave të publikuara sot nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, harta e të shëruarve është zgjeruar në të gjithë vendin. Për këtë arsye, përveç zonave që kanë qenë të paprekura nga COVID 19, është zgjeruar harta e zonave të gjelbra, edhe me ato bashki që momentalisht paraqesin risk më të ulët të transmetimit të infeksionit.

Aktualisht në vendin tonë janë 263 pacientë aktivë me COVID-19 dhe pjesa më e madhe prej tyre po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë, ndërsa momentalisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” janë të shtruar 33 pacientë dhe vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive./atsh

Tetë bashkitë në Shqipëri që nuk kanë asnjë rast aktiv me koronavirus Read More »