Lajmi i fundit

Shpresë për të burgosurit, po bëhet gati amnistia

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja pas pushimeve duket se ka nisur punën për të përmbushur premtimet e dhënë.

Mëngjesin e sotëm ai ka postuar një foto ku shihet në zyrën e tij duke punuar për projektligjin e amnistisë penale, nga ku do të përfitojnë ata që janë dënuar për vepra të lehta penale.
“Mirëmëngjes! Nisëm nga puna…Premtimet nuk harrohen! Amnistia”, shkruan ministri në postimin e tij, duke u dhënë shpresë të burgosurve se po punohet për amnistinë penale.

Qëllimi i këtij ligji është të përjashtojë nga vuajtja e dënimit dhe ndjekja penale tërësisht ose pjesërisht, të gjithë personat që plotësojnë kriteret, sipas ligjit. Dhënia e amnistisë udhëhiqet nga parimi i humanizmit, arritja e qëllimit të dënimit, rrezikshmëria e ulët e personave që amnistohen, edukimi dhe rehabilitimi si dhe mbrojtja e interesit publik.

Kujtojmë që disa herë Manja është pyetur për amnistinë, ku ka theksuar se do përfitojnë vetëm të dënuarit për vepra të lehta penale dhe jo ata për vepra të rënda.

Po ashu disa ditë para zgjedhjeve të 14 majit, Manja tha se amnistia do bëhej edhe për shkak se institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale janë në limitet e kapaciteteve të tyre. Dhe si duket ky projektligj do i shkojë parlamentit brenda 2023.

“Nuk kemi mbipopullim por jemi në limitet e kapaciteteve që kemi. Kështu që një nga arsyet por jo e vetmja që ne do të kemi një amnisti për këtë vit është dhe ulja e mbipopullimit apo mbajtja e kapaciteteve normale në institucionet tona të ekzekutimit të vendimeve penale”, tha Manja pak muaj më parë.

Shpresë për të burgosurit, po bëhet gati amnistia Read More »

Apeli lë në burg Oltion Bistrin, Pëllumb Gjokën e Xhevahir Litën

Apeli i Posaçëm ka lënë në qeli 6 personat e arrestuar nhë kuadër të operacionit “Metamorfoza”.

Biznesmeni Pëllumb Gjoka, prokurori Xhevahir Lita, ish shefi i Operacionales, Oltion Bistri, ish efektivi Adrit Hasanbegaj, Asmer Bilali, Edmond Preka, shofer i biznesmenit Gjoka do të qëndrojnë në burg deri në përfundim të hetimeve.

Në sajë të këtij operacioni u shpallën në kërkim dhe nëntë persona të tjerë mes te cilëve, Behar Bajri dhe Ervis Martinaj. SPAK finalizoi dhe lëshoi 15 urdhër arreste për këtë operacion, pasi zbërthimit të aplikacionit SKY dhe Enchro chat.

Apeli lë në burg Oltion Bistrin, Pëllumb Gjokën e Xhevahir Litën Read More »

‘Jeni bërë si lypsa semafori’/ Alma i ofendoi, gazetarët nuk ja lënë mangët: ‘Po ti çfarë i lype Safetit’

Është prononcuar për mediat pas daljes nga SPAK 40-vjeçarja Alma Kaçi e cila doli në filmimin me Safet Gjicin në zyrën e Bashkisë Kukës.

Teksa gazetarët e pyesnin për qëndrimin e saj në SPAK dhe kërkeën që kishte bërë, Alma nuk iu kursye, duke iu dhënë një përgjigje ofenduese.

Alma K: Na jeni bërë si lypsa semaforit, merreni çfarë ju jep SPAK. Mirë atë, po dhe i keqinterpretoni lajmet.

Gazetarët: Po ti çfarë i lype Safetit, i rehabilitove qentë?

‘Jeni bërë si lypsa semafori’/ Alma i ofendoi, gazetarët nuk ja lënë mangët: ‘Po ti çfarë i lype Safetit’ Read More »

Përmirësohet shëndeti i Fatos Nanos, pritet dalja nga spitali

Është drejt përmirësimit gjëndja shëndetësore e ish kryeministrit Fatos Nano, i cili ndodhet prej një jave i shtruar në spital.

Mësohet se gjëndja e tij shëndetësore është stabël dhe i janë përmirësuar parametrat e oksigjenit, informon gazetarja e Report Tv, Enxhi Musaj.

Ish kryetari i PS-së prej të enjtes, 24 gusht 2023, ndodhet i shtruar në një spital privat në Tiranë. Burime për Report Tv bënë me dije se ish kryeministri ishte shoqëruar me ambulancë më 24 gusht nga shtëpia e tij në spital pasi kishte pasur probleme me frymëmarrjen.

Fatos Nano, 71 vjeç, ka qenë 3 herë kryeministër i Shqipërisë. Themeluesi dhe kreu i parë i Partisë Socialiste të Shqipërisë u shkëput nga politika në vitin 2005.

Nano ka qenë kryetar i Partisë Socialiste që nga 12 qershori i vitit 1991 e deri në vitin 2005, periudhë në të cilën shërbeu edhe si kryeministër i Republikës së Shqipërisë.

Përmirësohet shëndeti i Fatos Nanos, pritet dalja nga spitali Read More »

Turistit italian i vjedhin celularin në Përmet

Përmet/I vodhi celularin një shtetasi italian, falë veprimeve të shpejta nga Policia, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, menjëherë pas marrjes së kallëzimit nga një shtetas italian, se i kishin vjedhur celularin, në vendin e quajtur “Banjat e Bënjës”, Përmet, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale nga Policia, është identifikuar, kapur dhe arrestuar autori i dyshuar i vjedhjes së celularit të 23-vjeçarit italian, shtetasi:

E. Q., 33 vjeç, banues në fshatin Malshovë, Përmet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.

Turistit italian i vjedhin celularin në Përmet Read More »

Kamioni pëson defekt në Llogora, bllokohet qarkullimi

Është bllokuar ditën e sotme (29 gusht) aksi rrugor Vlorë-Llogara, në vendin e quajtur “Çesma”.

Mësohet se një kamion ka bllokuar rrugën për shkak se ka pësuar defekt.

“Rreth orës 12:40, në aksin rrugor “Vlorë-Llogara”, në vendin e quajtur “Çesma”, ka mbetur në rrugë një kamion, për shkak se ka pësuar defekt. Për këtë arsye është bllokuar ky aks rrugor. Shërbimet e Policisë vijojnë punën për normalizimin e trafikut dhe për zhbllokimin e rrugës”, njofton policia.

Kamioni pëson defekt në Llogora, bllokohet qarkullimi Read More »

Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore, shtrohet në reanimacion në një spital privat në Tiranë

Lideri historik i PS Fatos Nano, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Burime për BalkanWeb bëjnë me dije se ish-kryeministri, 70-vjeç, i vendit është shtruar në një spital privat në kryeqytet.

Ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve në reanimacion, por ende nuk dihen shkaqet shëndetësore dhe arsyeja e komplikacioneve.

Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore, shtrohet në reanimacion në një spital privat në Tiranë Read More »