Lajmi i fundit

Kapet duke transportuar marijuanë, pranga 22-vjeçarit shqiptar në Spanjë

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Spanjë pasi akuzohet për trafik droge. Arrestimi ka ndodhur pasditen e 31 gushtit në qytetin e Armillas.

Mediat e huaja shkruajnë se i riu shqiptar ka qenë në vëmendjen e autoriteteve spanjolle dhe se ngjatë kontrollit fizik, policia gjeti dhe sekuestroi 1.8 kg marijuane në bagazhin e automjetit të tij dhe 4602 euro brenda makinës.

Që prej datës 31 gusht, 22-vjeçari ndodhet në paraburgim, në pritje të masës së sigurisë.

Kapet duke transportuar marijuanë, pranga 22-vjeçarit shqiptar në Spanjë Read More »

Emrat/ Rama zyrtarizon ministrat e rinj

Në Asamblenë e Partisë Socialiste, kryetari i PS e kryeministri Edi Rama zyrtarizoi ndryshimet në kabinetin qeveritar. “Kokat” që u prenë ishin Frida Krifca, Olta Xhaçka, Milva Ekonomi dhe Evis Kushi.

Ndërkohë Ogerta Manastirliu merr drejtimin e Ministrisë së Arsimit. Te Shëndetësia shkon Albana Kociu, e cila deri më tani ka drejtuar Departamentin e Administratës Publike.

Në vend të Frida Krifcës shkon Anila Denaj. Delina Ibrahimaj nga Financat “zbret” poshtë në një ministri pa portofol në vend të Edona Bilalit te Mbrojtja e Sipërmarrjes.

Milva Ekonomi shkon te Sekretariati për Programin në PS, ndërsa ministria e saj shkrihet dhe emërohet Ministër për Pushtetin Vendor, Arbian Mazniku.

Anila Denaj – Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Igli Hasani- Ministër i Punëve të Jashtme dhe Evropës

Ervin Mete- Ministër i Financave

Ogerta Manastirliu- Minister i Arsimit dhe Sportit

Delina Ibrahimaj- Ministër për Sipërmarrjen

Arbian Mazniku- Minister i Pushtetit Vendor

Albana Kociu- Ministër i Shëndetësisë

Emrat/ Rama zyrtarizon ministrat e rinj Read More »

Kush janë sekretarët e rinj në kupolën e PS-së

Në mbledhjen e sotme të Asamblesë së PS-së, Edi Rama propozoi edhe emrat e rinj të sekretariatit të PS-së që do të miratohen ne Kongresin e ardhshëm të partisë. Ata janë si më poshtë.

Sekretar Organizativ Ardian Çela
Sekretar i Burimeve Njerëzore Eduart Ndreca
Sekretare e Gruas Evis Kushi
Sekretar Digjital Etjen Xhafa
Sekretare për Marrëdhëniet me Jashtë Romina Kuko
Sekretar për Çështjet Zgjedhore Eridjan Salianji

Kush janë sekretarët e rinj në kupolën e PS-së Read More »

Cili është qyteti i parë në botë që ndalon fëmijët të kenë celular

Me sukses të madh u kurorëzua programi pilot i autoriteteve komunale të qytetit irlandez Greystones, sipas të cilit prindërve u kërkohej që të mos blinin celularë për fëmijët e tyre derisa ata të shkonin në shkollën e mesme.

Rezultatet e programit pilot ishin befasuese, siç raporton gazeta britanike “The Sun”.

Shifrat e fundit nga rregullatori i komunikimit Ofcom tregojnë se 20% e tre-vjeçarëve kanë një smartphone. Kjo përqindje rritet në 55%, midis moshës tetë dhe 11 vjeç.

Së pari, banorët e qytetit bregdetar në Irlandë vendosën se nuk donin që fëmijët e tyre t’i kalonin vitet e tyre më krijuese të ngjitur në një ekran celular. Prandaj nënat e qytetit u mobilizuan menjëherë. Ato bashkuan forcat dhe arritën në përfundimin se janë dakord që fëmijët e tyre të mos kenë smartfonë derisa të kalojnë pragun e shkollës së mesme.

Kështu, të tetë shkollat ​​fillore në qytetin irlandez, që ndodhet 24 kilometra në jug të Dublinit, u kërkuan nxënësve të mos merrnin pajisje elektronike me vete. Në të njëjtën kohë, shoqatat e prindërve dhe kujdestarëve të shkollës i morën gjërat në duart e tyre duke rënë dakord të ndalonin telefonat celularë në shkolla për të vegjlit dhe fëmijët e shkollave fillore./abcnews.al

Cili është qyteti i parë në botë që ndalon fëmijët të kenë celular Read More »

Ngacmoi sek*ualisht 74-vjeçaren, arrestohet 43-vjeçari 

Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një 43-vjeçar, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të moshuar. Sipas policisë, në pranga ka rënë shtetasi A. H, pasi ndaj tij është bërë një denoncim nga një 74-vjeçare.

Ndërkohë po në Gjirokastër, ka rënë në pranga një 50 vjeçar, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëjetueses së tij.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin K. R., 50 vjeç,banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëjetueses së tij.

Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. H., 43 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka kallëzuar një 74-vjeçare se shtetasi A. H. e ka ngacmuar seksualisht, në banesën e saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Ngacmoi sek*ualisht 74-vjeçaren, arrestohet 43-vjeçari  Read More »

Merr flakë në ecje makina në Himarë, detaje

Një automjet tip “Benz” ka marrë flakë në ecje e sipër në Himarë.

Automjeti drejtohej nga shtetasja XH.B 25-vjeçare, e cila për fat të mirë nuk është lënduar.

Sipas informacioneve të Policisë, shkak dyshohet të jetë bërë një shkëndi elektrike në baterinë e automjetit.

Sakaq në vendngjarje kanë mbërritur patrulla e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi:

Himarë/Informacion paraprak- Rreth orës 21:30, në fshatin “Livadh”, Himarë, ka marrë flakë në ecje automjeti tip Benz, me drejtuese shtetasen XH. B., 25 vjeçe, banuese në Tiranë.

Patrulla e Policisë dhe Zjarrëfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje.

Nga zjarri nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale dhe paraprakisht dyshohet për shkëndi elektrike në baterinë e automjetit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit.

Merr flakë në ecje makina në Himarë, detaje Read More »

Lajm i fundit/ Zbardhet vdekja e 56-vjeçarit në Selenicë

Policia e Vlorës ka zbardhur ngjarjen e rëndë të ndodhur në Selenicë, ku 23-vjeçari ka vrarë babanë e tij duke i vendosur eksploziv në sobën me gaz.

Policia bën me dije se fillimisht u dyshua se ngjarja ishte aksidentale, por nga hetimet e thelluara rezultoi se 56-vjeçari humbi jetën pas shpërthimit të lëndës plasëse që ishte vendosur në sobën me gaz, nga i biri i tij.

Sipas policisë, 23-vjeçari dyshohet se për shkak të dhunës së vazhdueshme që babai ka ushtruar ndaj tij, ka vendosur lëndë plasëse në sobën me gaz, në oborrin e banesës, nga shpërthimi i së cilës humbi jetën 56-vjeçari.

Ndërkohë në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: mekanizmi elektrik me të cilin është realizuar shpërthimi, 25 granata dore difensive, 37 kallëpe me lëndë plasëse tritol (me peshë 400 gr. secila), 43 kapsolla detonatore, 5 ndezësa granatash, 1 armë zjari pushkë, 1 celular, 2 thika, 310 fishekë luftarakë, 12 krehra për armë zjarri, 2 radio marrëse-dhënëse, kapuça dhe veshje për mbulimin e fytyrës dhe mjete për punime elektrike me ngjitje.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore për ngjarjen e ndodhur mëngjesin e djeshëm, në territorin e jashtëm të banesës së shtetasit D. G., ngjarje e cila fillimisht u dyshua si aksidentale, grupi hetimor siguroi prova që krijonin dyshime se ngjarja mund të mos ishte aksidentale.

Bazuar në provat e siguruara dhe në veprimet e kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë, në drejtimin e Prokuorisë, rezultoi se ngjarja nuk ishte aksidentale, por e qëllimshme.

Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, u vu në pranga autori i dyshuar, shtetasi M. G., 23 vjeç, djali i 56-vjeçarit që humbi jetën nga shpërthimi në territorin e jashtëm të banesës së tij.

23-vjeçari dyshohet se për shkak të dhunës së vazhdueshme që babai ka ushtruar ndaj tij, ka vendosur lëndë plasëse në sobën me gaz, në oborrin e banesës, nga shpërthimi i së cilës humbi jetën 56-vjeçari.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: mekanizmi elektrik me të cilin është realizuar shpërthimi, 25 granata dore difensive, 37 kallëpe me lëndë plasëse tritol (me peshë 400 gr. secila), 43 kapsolla detonatore, 5 ndezësa granatash, 1 armë zjari pushkë, 1 celular, 2 thika, 310 fishekë luftarakë, 12 krehra për armë zjarri, 2 radio marrëse-dhënëse, kapuça dhe veshje për mbulimin e fytyrës dhe mjete për punime elektrike me ngjitje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Lajm i fundit/ Zbardhet vdekja e 56-vjeçarit në Selenicë Read More »

Sherr me thika, 21-vjeçari përfundon në spital, arrestohet autori

Një sherr me thika është shënuar në Sarandë, ku pas një sherri ka mbetur i plagosur një 21-vjeçar.

Bëhet me dije se është arrestuar shtetasi Klaudio Mixga, 20 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Ky shtetas dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin J. T., 21 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë së Sarandës:

Plagosi me mjet prerës thikë një 21-vjeçar, pas një konflikti të çastit, kapet dhe vihet në pranga 20-vjeçari, si rezultat i veprimeve të shpejta nga Policia.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, menjëherë pas njoftimit se ishte plagosur me mjet prerës një 21-vjeçar, pas konfliktit me një shtetas tjetër, kanë organizuar punën për kapjen dhe arrestimin e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi K. M., 20 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Ky shtetas dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin J. T., 21 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet proceduarale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Sherr me thika, 21-vjeçari përfundon në spital, arrestohet autori Read More »