Lajmi i fundit

“Besoj te ringjallja”/ Rrëfimi shok ues, 52-vjeçarja në gjendje të rëndë pasi refuzon ushqimin (Video)

Pas ngjarjes së Kombinatit që ka prekur të paimagjinueshme, banorët e një pallati këtu në Tiranë kanë njoftuar policinë në numrin pa pagesë duke vënë në dijeni se një grua tjetër, e cila jeton një kat më lart, ka ndërprerë ushqimin dhe nuk del më nga shtëpia.

“Mora 129-ën, 129-a për 7 minuta i ka sjellë njerëzit këtu”, shprehet banori.

Gazetarja Anila Hoxha: Çfarë grupi ka frekuentuar?

“Grupin unë nuk e di, me gojëdhënat që janë thonë që janë me Jehovain”, deklaron ai.

“Dy kokrra mandarina në ditë ha, dy fije patatinë dhe një çikë djathë edhe ujë. Këto ka ngrënë ajo që tre muaj”, rrëf en e ëma.

Gazetarja Anila Hoxha: Po pse?

“Nuk më hahet thotë”, sqaron mamaja.

Ky është rrëf imi i nënës së Vjollcës, një inxhiniere ndërtimi, e cila darkoi për herë të fundit natën e Vitit të Ri dhe më pas me argumentin se është sëmurë ajo refuzon të ushqehet. E bindur në fjalën e të bijës, e moshuara këmbëngul se Vjollca është sëmurë, megjithëse shton se tre vite më parë familja ia ndaloi të frekuentonte një grup fetar.

“Ia ndërpreva unë.”

Gruaja kujton se një vit më parë dy persona deshën ta takojnë, por ajo i refuzoi.

“Ata ishin me pantallona blu dhe me këmishë të bardhë”, deklaron e ëma.

E shtrirë në krevat, Vjollca këmbëngul se është sëmurë ndaj nuk ushqehet dhe se pas njoftimit, policia i kontrolloi shtëpinë dhe madje e çuan edhe në spital.

Gazetarja Anila Hoxha: Çfarë ndodhi që e le ushqimin?

Vjollca: Jam sëmurë

Gazetarja Anila Hoxha: Si e kuptove ti që kishe problem shëndetësor?

Vjollca: Jam shumë e sigurt, ky është problem mjekësor

Gazetarja Anila Hoxha: A je me dës hmitarët e Jehovait?

Vjollca: Jam sëmurë, po ata persona vazhdojnë më kërkojnë, ata janë të interesuar, sepse muhabeti im në një farë mënyre ka marrë zgjidhje

Gazetarja Anila Hoxha: Çfarë problemi kishe ti që prisje zgjidhje?

Vjollca: Prisja zgjidhje që të arrija një besim, me ata persona të arrija besimin tim

Gazetarja Anila Hoxha: E arrite?

Vjollca: Besimi im në një farë mënyre është përhapur, tani ka ngelur te ata persona, se unë e ndjej veten shumë sëmurë. Unë hyra sepse pashë diçka të vërtetë në besimin e tyre, jo plotësisht në atë besimin e plotë që ata kishin, sepse ata besojnë në një farë ringjalljeje të vërtetë, jo vetëm frymore.

Gazetarja Anila Hoxha: Beson te ringjallja?

Vjollca: Besoj

Gazetarja Anila Hoxha: Që kthehesh bashkë me trupin sërish?

Vjollca: Po kthehesh, po në një trup të përjetshëm

Sipas një burimi të Top Channel-it, ky rast është referuar në prokurori, që do të vlerësojë nëse gruaja është vërtetë sëmurë apo po përdor justifikime për të bindur të afërmit se nuk ka motive të tjera që i di në fakt vetëm ajo./tch

“Besoj te ringjallja”/ Rrëfimi shok ues, 52-vjeçarja në gjendje të rëndë pasi refuzon ushqimin (Video) Read More »

Komiteti teknik merr vendimin: Mbajtja e maskave me detyrim ose do gjobiteni

Komiteti Teknik i Ekspertëve vendos mbajtjen me det yrim të maskave në ambiente publike, masë e re anti-Covid pas shtimit të rasteve të reja me koronavirus.

Lajmin e bën me dije Gjeorgjina Kuli, anëtare e Komitetit Teknik të Ekspertëve për pandeminë.

Ajo tha se mbajtja e maskave do të bëhet e detyrueshme në ambiente të mbyllura dhe me shumë njerëz. Në të kundërt, personat që shkelin këtë masë të re, do të gj obiten.

Vendimi do të hyjë në fuqi në ditët në vijim.

Komiteti teknik merr vendimin: Mbajtja e maskave me detyrim ose do gjobiteni Read More »

Forcat e Armatosura, 2 javë stërvitje në Bazën Detare të Pashalimanit

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhacka tha sot se trupat e Forcave të Armatosura prej dy javësh stërviten në Bazën Detare të Pashalimanit.

“Baza Detare e Pashalimanit u shndërrua për rreth 2 javë në teatrin më të madh stërvitor të Forcave të Armatosura për këtë vit”, u shpreh ministrja e Mbrojtjes.

Sipas saj, efektivët e Forcave të Armatosura të Forcave speciale mbështetur nga Forca Detare dhe Ajrore testuan aftësitë e tyre gjatë stërvitjes

“Efektivë nga 4 kompanitë e batalionit të Forcave Speciale, të mbështetur nga anijet e Forcës Detare dhe helikopterët e Forcës Ajrore, testuan dhe rritën me tej aftësitë dhe kapacitetet e tyre, për t’u përballur me situata të ndryshme që mund kërcënojnë sigurinë dhe paqen”, tha Xhaçka. /atsh

Forcat e Armatosura, 2 javë stërvitje në Bazën Detare të Pashalimanit Read More »

“Jam Bako Brati nga Tragjasi i Vlorës, ofroj ndihmë për të prekurit…” – Krahina dhe Prato e Italisë në zi, ndahet nga jeta djaloshi human nga Tragjasi!

Jam Bako Brati nga Tragjasi i Vlores, ofroj ndihme per te prekurit nga termeti deri ne 5 familje” – Keshtu do te deklaronte  Bako Brati nga Tragjasi ne muajin Nentor 2019 duke hapur ne menyre humane dyert per te prekurit nga termeti.

Me dhimbje ju njoftojme se eshte ndare nga jeta ne menyre te parakoheshme ne Prato, Itali banori i krahines tone, nga fshati Tragjas Bako Brati. Ai la pas dy femijet e tij, vajzen dhe djalin, bashkeshorten dhe dy prinderit e tij te moshuar dhe te goditur rende nga humbja e tij.

Dhimbja per humbjen e Bakos eshte ndier shume ne krahinen tone dhe ne Prato te Italise ku jetojne shume krahinore. Te gjithe e kujtojne si nje njeri me zemer te madhe, si djale te mire, te shkuar e te shoqerueshem me te gjithe.

Ja si shprehet nje prej bashkekrahinoreve :

Ne prato dhimbje e madhe per ndarjen nga jeta te nje djali nga Tragjasi qe nuke e besonim kurre Bako Brati. La pas Gruan me dy femijte, por me e keqeja se goditi rende ne Zemer Nenen dhe Babane ne moshen e madhe. Kushe nuke e njinte Bakon ne Prato prej 28 dite Vitesh goje embel dhe shume i shoqeruar me te gjithe. Per kete djale Tragjasi e ndiem te gjithe ne ketu ne prato. Ti rrojne femijet, Vellezerit, niper e mbesa dhe i pa harruar qofte kujtimi i tije.

I shprehim ngushellime te sinqerta familjes dhe te afermve.

“Jam Bako Brati nga Tragjasi i Vlorës, ofroj ndihmë për të prekurit…” – Krahina dhe Prato e Italisë në zi, ndahet nga jeta djaloshi human nga Tragjasi! Read More »

Vlera të jashtëzakonshme historike/ Zbulohet varreza tumulare e periudhës së Bronzit të Vonë në Himarë

/ “Lajm të bukur” e cilësoi sot Kryeministri Edi Rama, zbulimin e një varreze tumulare të periudhës së Bronzit të Vonë në Himarë.

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore, Vlorë, së bashku me Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore kanë zbuluar një varrezë tumulare të periudhës së Bronzit të Vonë (shek. XV-XII para Erës Sonë) në Himarë.

Varreza u zbulua fillimisht në vitin 2018, në shtratin e përroit të Korramit, në verilindje të qytetit jonian.

Në pranverën e vitit 2018, me qëllim dokumentimin e varrezës dhe shpëtimin e materialit arkeologjik nga gërryerja e përroit, u krye faza e parë e gërmimit arkeologjik të shpëtimit, gjatë së cilës u zbulua një tumë e periudhës së Bronzit të Vonë dhe disa varre ciste.

“Për një dokumentim më të plotë të varrezës, dy javët e fundit të muajit qershor të këtij viti, u realizua faza e dytë e gërmimit arkeologjik të shpëtimit, ku u zbulua një tumë e dytë, e cila konfirmoi ekzistencën e një varreze tumulare me vlera të jashtëzakonshme historike”, u shpreh kryeministri Rama./atsh

Vlera të jashtëzakonshme historike/ Zbulohet varreza tumulare e periudhës së Bronzit të Vonë në Himarë Read More »

Zbulohet varreza tumulare në Himarë, i përket periudhës së Bronzit të Vonë

Një tjetër tumë e periudhës së Bronzit të Vonë (shek. XV-XII p.Kr) është zbuluar ditët e fundit në Himarë nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore, Vlorë, së bashku me Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti e cilësoi atë një zbulim të rëndësishëm për datimin e vendbanimit në qytetin e Himarës.

“Varreza u zbulua fillimisht në vitin 2018, në shtratin e përroit të Korramit, në verilindje të qytetit të Himarës. Varret e dala në sipërfaqe kërcënoheshin të dëmtoheshin nga rrjedha e përroit dhe nga ndërhyrjet klandestine, për këtë arsye, në pranverën e vitit 2018, me qëllim dokumentimin e varrezës dhe shpëtimin e materialit arkeologjik, u krye faza e parë e gërmimit arkeologjik të shpëtimit, gjatë së cilës u zbulua një tumë e periudhës së Bronzit të Vonë (shek. XV-XII p.Kr) dhe disa varre ciste”, tha Margariti.

Ministrja u shpreh se “për një dokumentim më të plotë të varrezës, dy javët e fundit të muajit qershor, të vitit 2020 u realizua faza e dytë e gërmimit arkeologjik të shpëtimit, ku u zbulua një tumë e dytë, e cila konfirmon ekzistencën e një varreze tumulare pranë qytetit të Himarës”.

Sipas saj, tashmë materiali arkeologjik është zhvendosur në hapësirat e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore, Vlorë.

“Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore do të vendosë mbi hapat e mëtejshme, që do të ndërmerren. Tashmë është radha e studiuesve dhe kërkuesve shkencorë, që ta çojnë më tej këtë zbulim të rëndësishëm”, tha Margariti./atsh

Zbulohet varreza tumulare në Himarë, i përket periudhës së Bronzit të Vonë Read More »

Ministria e Shëndetësisë: 71 raste të reja, 3 humbje jete e 45 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se “gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 459 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19, nga të cilat janë konfirmuar 71 raste pozitive.”

Shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemik në Institutin e Shëndetit Publik, Eugena Tomini u shpreh sot se “rritja e numrit të testimeve nuk ka sjellë rritje të përqindjes së pozitivitetit, e cila mbetet e qëndrueshme”.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 24 raste në Tiranë, 8 në Elbasan, 6 në Durrës, nga 5 raste në Krujë, Kukës, Lezhë, 4 në Kurbin, 3 në Vlorë, nga 2 raste në Korçë, Shkodër, Përmet, dhe nga 1 rast në Delvinë, Vau Dejës, Bulqizë, Kamëz, Fier.

Tomini tha se “në 24 orët e fundit janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar në 1702 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë”.

Në vendin tonë aktualisht janë 1183 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

“Trendi i shtuar i rasteve të konfirmuara me COVID-19 ka vijuar dhe gjatë javës që lamë pas, por njëkohësisht epidemia ka paraqitur një numër më të lartë të rasteve që janë hospitalizuar dhe të rasteve që kanë humbur jetën. Është vënë re një numër më i lartë i testimeve por përqindja e pozitivitetit është reflektuar me një nivel qëndrueshmërie pothuaj të njëjtë gjatë gjithë javës. Prezenca e rasteve me COVID-19 është e lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me vetëndërgjegjësimin dhe zbatimin në mënyrë rigoroze të protokolleve higjieno-sanitare të sigurisë”, tha ajo.

Tomini tha se “në 24 orët e fundit 3 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me virusin e rrezikshëm, mes tyre një mjek 69-vjeçar nga Puka, i cili luftonte prej disa ditësh me sëmundjen në spitalin infektiv”. “Dhe dy qytetarë, një 63-vjeçar nga Lezha dhe një 65-vjeçare nga Tirana, megjithë përpjekjet e mjekëve, nuk kanë mundur të mbijetojnë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve”, tha ajo.

Tomini theksoi se “vijon të ketë shtrime në spitalin Infektiv ku aktualisht janë 78 pacientë në spital, prej të cilëve 9 në gjendje serioze në terapinë intensive, 2 prej tyre të intubuar në gjendje të rëndë”.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje të gjithë institucioneve, subjekteve dhe gjithë popullatës të ndjekin rekomandimet e autoriteteve shëndetësore duke respektuar distancimin fizik në 1.5 metër dhe nëse nuk respektohet distanca përdorimi i maskës është i detyrueshëm.

Gjithashtu përdorni maskën në të gjitha ambientet e mbyllura, respektoni etikën respiratore duke u kollitur dhe tështirë në këndin e brrylit.

“Të gjitha këto masa duhen të kombinohen me higjienën personale dhe kolektive.
Në rast se dyshoni se jeni i prekur nga COVID-19 apo keni patur kontakte me persona të prekur, izolohuni. Në rast se keni shenja të sëmundjes, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për COVID-19”, tha ajo.

COVID-19 – Statistika (6 Korrik 2020)
Testime totale 29260
Raste pozitive 2964
Raste të shëruara 1702
Raste Aktive 1183
Humbje jete 79 (Qarku Tiranë 44, Durrës 12, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 12, Kukës 1, Elbasan 2, Lezhë 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 453
Durrës 213
Shkodër 168
Vlorë 116
Lezhë 64
Fier 48
Korçë 31
Kukës 25
Elbasan 24
Berat 16
Gjirokastër 15
Dibër 10/atsh

Ministria e Shëndetësisë: 71 raste të reja, 3 humbje jete e 45 të shëruar në 24 orët e fundit Read More »

Ministria e Shëndetësisë: 67 raste të reja, 2 humbje jete dhe 45 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka informuar se brenda 24 orëve të fundit janë identifikuar 67 raste pozitivë me COVID-19.

Mirela Cami, drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor u shpreh se “aktualisht po trajtohen 88 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 1 është i intubuar”.

Fatkeqësisht 2 qytetarë kanë humbur betejën me Covid19 gjatë 24 orëve të fundit. Një 67 vjeçare dhe një 73 vjeçare, të dyja nga Tirana me disa sëmundje bashkëshoqëruese, kanë humbur jetën në spitalin infektiv, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerave.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 376 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 67 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 34 raste në Tiranë, 9 në Shkodër, 6 në Kavajë, 4 në Elbasan, nga 3 raste në Kurbin, Korçë, nga 2 raste në Kukës, Krujë, nga 1 rast në Fier, Lezhë, Lushnje, Kamëz. Në 24 orët e fundit janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar në 1637 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 1108 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

COVID-19 – Statistika (4 Korrik 2020)
Testime totale 28409
Raste pozitive 2819
Raste të shëruara 1637
Raste Aktive 1108
Humbje jete 74 (Qarku Tiranë 41, Durrës 12, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 11, Kukës 1, Elbasan 2)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 428
Durrës 199
Shkodër 164
Vlorë 115
Fier 46
Lezhë 59
Korçë 35
Kukës 20
Elbasan 16
Gjirokastër 10
Berat 8
Dibër 8/atsh

Ministria e Shëndetësisë: 67 raste të reja, 2 humbje jete dhe 45 të shëruar në 24 orët e fundit Read More »