Lajmi i fundit

Ndahet nga jeta gjuhëtari dhe dialektologu i shquar shqiptar! Jetën ia kushtoi gjuhës shqipe!

Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare gjuhëtari i njohur, Jorgji Gjinari.

Ai ishte gjuhëtar dhe dialektolog i shquar, dhe jetën ia kushtoi gjuhës shqipe.

Më 1951 filloi studimet e larta në Institutin Pedagogjik 4-vjeçar, që u çel atë vit në Tiranë. U diplomua në degën e Gjuhës Shqipe dhe të Letërsisë në atë institut më 1955.

Po atë vit u emërua si punonjës shkencor në Institutin e Historisë dhe të Gjuhësisë, të themeluar rishtas në kuadrin e Institutit të Shkencave.

Së bashku me Engjëll Angonin (1928–2017) dhe Anastas Dodin (1933–2008), ishte ndër gjuhëtarët e parë të shkolluar në Shqipëri. Fusha kryesore e punës së Jorgji Gjinarit si gjuhëtar ka qenë dialektologjia: hulumtimi në terren i të folmeve të gjuhës shqipe, brenda e jashtë kufijve të vendit, hartimi i punimeve përshkruese për këto të folme dhe më tej vështrime përgjithësuese për dukuri të veçanta dialektore dhe për struktura gjuhësore të dialekteve.

Ndahet nga jeta gjuhëtari dhe dialektologu i shquar shqiptar! Jetën ia kushtoi gjuhës shqipe! Read More »

Vajza e Luan Hajdaragës emërohet zyrtarisht ambasadore e Shqipërisë në Athinë

Megi Ajtyresa, ish -kryetarja e Forumir Rinor Socialist, mikeshë me të bijën e ish-ministrit të ndjerë socialist, Luan Hadaraga, e ka uruar atë sot publikisht për postin e Ambasadores së Shqipërisë, në Greqisë.

“Tu priftë e mbara Luela Hajdaraga Gila”.

“Proud of you smart and beautifull lady” – ka shkruar ajo në mesazhin e urimit, që do të thotë – “krenare për një zonjë të bukur dhe të zgjuar”.

“Ti i ke të përcaktuara në ADN gjurmët në të cilat do të ecësh, prandaj të mbetet vetëm të jesh vetvetja”.

“Jam e bindur që ta bësh krenare familjen tënde dhe Shqipërinë në misionin tënd”, – ka qenë mesazhi i Megi Ajtyresa.

Pak ditë më parë ministri në detyrë i Punëve të jashtme, Gent Cakaj, shkarkoi nga detyra ambasadoren shqiptare në Greqi, Ardiana Hobdari, si dhe tërë stafin e ambasadës sonë në Athinë.

Shkarkimi i tyre erdhi pas skandalit të vjedhjes së rreth 100 pasaportave.

Zërat se vajza e ish-ministrit Hajdaraga do të zërë vendin e saj, janë zyrtarizuar sot, teksa Luela Hajdaraga Gila ka marrë zyrtarisht konfirmimin për të nisur punën diplomatike si ambasadore e Shqipërisë në Athinë. Ndaj saj kanë shkuar edhe urimet e para të miqve më të ngushtë.

/NOA.al

Vajza e Luan Hajdaragës emërohet zyrtarisht ambasadore e Shqipërisë në Athinë Read More »

50 infermierë punësohen te ‘Shefqet Ndroqi’

Stafit mjekësor të spitalit Covid 2 “Shefqet Ndroqi” në luftë kundër koronavirusit, i janë bashkuar 50 infermierë.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka takuar infermierët e rinj, duke deklaruar se forcimi i kapaciteteve spitalore edhe me burime njerëzore është në fokus të qeverisë.

“Një pjesë e juaj, pra e armatës së re të spitalit “Shefqet Ndroqi” janë edhe një pjesë e infermierëve të cilët kanë qenë në misionin e parë të dërguar në Itali dhe kanë marrë aty eksperiencën e nevojshme, eksperiencë e cila patjetër do të transmetohet tashmë në këtë spital. Janë 50 infermierë që i shtohen spitalit COVID2”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë tha se po bëhet një punë e madhe nga mjekët dhe infermierët në spitalet COVID, që çdo ditë trajtojnë raste të rënda të konfirmuara pozitive por edhe raste të cilat janë të dyshuara.

Gjatë bashkëbisedimit me stafin e spitalit COVID2, Manastirliu tha se po bëhen përgatitjet edhe për periudhën e vjeshtë-dimrit, duke i siguruar se qeveria po bën çdo gjë për të fuqizuar kapacitetet spitalore.

“Qeveria shqiptare është e angazhuar maksimalisht për të gjithë mbështetjen për personelin mjekësor, për të fuqizuar kapacitetet tona spitalore, qoftë spitaleve aktuale, qoftë spitaleve të cilat projektohen për t’i shërbyer pacientëve me Covid përgjatë periudhës së vjeshtës dhe dimrit”, tha ministrja.

Manastirliu deklaroi se pavarësisht masave të marra, roli i qytetarëve është vendimtar për këputjen e zinxhirit të infeksionit, duke bërë apel për të zbatuar masat e thjeshta.

“Është në dorën e secilit prej nesh këputja e zinxhirit të infeksionit, duke zbatuar masat e thjeshta, me vendosjen e maskës, ruajtjen e distancimit fizik dhe higjienën personale. Kjo është për të mirën e përbashkët dhe për shëndetin e qytetarëve”, tha Manastirliu.

50 infermierë punësohen te ‘Shefqet Ndroqi’ Read More »

Sherr në Radhimë/At e bir përfundojnë në pr anga

Babë e bir nga Tirana janë përfshirë në një sherr në Radhimë.

Policia thotë se sherri mes tyre ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa djali i ka thyer të atit edhe xhamat e makinës. Policia e Vlorës ka ndërhyrë duke i arrestuar të dy.

NJOFTIMI I POLICISE
Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit A. R., 56 vjeç dhe A. R., 21 vjeç me banim në Tiranë.
Këta shtetas janë kapur dhe arrestuar në Radhimë, pasi në konflikt e sipër me njëri-tjetrin, 21 vjeçari i ka thyer xhamat e automjetit babait të tij 56 vjeçar, për motive të dobëta./lajmifundit

Sherr në Radhimë/At e bir përfundojnë në pr anga Read More »

Bllokohet kalimi në Kakavijë dhe Kapshticë/ Oraret kur lejohet lëvizja

Autoritetet e policisë greke kanë vendosur që pikat e kalimit të Kakavijës dhe Kapshticës të mbyllen për udhëtarët dhe automjetet prej orës 22:00 të mbrëmjes së sotme deri në orën 06:00 të mëngjesit.

Sqarohet se këto pika kalimi do të jenë të disponueshme çdo ditë prej orës 06:00 të mëngjesit deri në orën 22:00.

Policia e Shtetit njofton qytetarët se duke filluar nga data 16 Gusht 2020, shtetasit që hyjnë në Greqi nëpërmjet Pikës së Kalimit të Kufirit Kakavijë dhe Kapshticë, do të karatinohen për 7 ditë.

Lejohet të kalojnë kufirin vetëm shtetas grekë, shtetas shqiptarë e të huaj me leje qëndrimi greke dhe minoritarë me kartën përkatëse.

Shtetas të BE-së apo me leje qëndrimi në vendet e BE-së dhe vendet e tjera të treta nuk lejohet të hyjnë nëpërmjet pikës doganore Kakavijë dhe Kapshticë për në Greqi.

Policia e Shtetit apelon që të gjithë qytetarët të ndjekin udhëzimet e autoriteteve për lëvizjet në kufi si dhe të respektojnë me rigorozitet masat mbrojtëse me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Policia e Shtetit apelon qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve që të shmangin lëvizjet dhe udhëtimet gjatë orarit që Pikat e Kalimit janë të mbyllura, pasi mjetet dhe udhëtarët nuk do të lejohen nga Policia Kufitare që të parkojnë apo qëndrojnë në territorin doganor e kufitar.

Bllokohet kalimi në Kakavijë dhe Kapshticë/ Oraret kur lejohet lëvizja Read More »

Asnjë përmirësim i situatës, 6 pacientë humbin jetën ,ja sa persona rezultuan pozitiv në 24 orët e fundit në Shqipëri

Nuk ka asnjë përmirësim të situatës me koronavirusin në vend. Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 6 pacientë, që prej ditësh ishin të shtruar në spitale.

Fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, 3 qytetarë nga Durrësi, një 64-vjeçar, një 65-vjeçar dhe një 69-vjeçar, me sëmundje bashkëshoqërues.

Nuk e kanë fituar betejën me Covid 19 edhe një 72-vjeçare nga Fier, një 73-vjeçare nga Korça dhe një 78-vjeçare nga Tirana.

Ndërkaq, nga 531 testet për persona të dyshuar me koronavirus, kanë rezultuar pozitivë 127 raste.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 36 raste në Tiranë, 28 në Krujë, 15 në Durrës, 8 në Has, 5 në Kukës, 4 në Fier, nga 3 raste në Shkodër, Korçë, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër, nga 2 raste në Lezhë, Përmet, Klos, Shijak, Finiq, nga 1 rast në Kurbin, Lushnje, Berat, Tepelenë, Kolonjë, Malësi e Madhe.

Problematike është situata edhe në spitalet Covid. Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 119 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid-19, 22 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar.

Megjithë rastet ditore të identifikuara, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 32 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3 mijë e 155, që nga fillimi i epidemisë. /noa.al/

Asnjë përmirësim i situatës, 6 pacientë humbin jetën ,ja sa persona rezultuan pozitiv në 24 orët e fundit në Shqipëri Read More »

Lajm i mirë për Dukatin/ Ja projekti që përfundon brenda 2 muajsh dhe do të përmirësoj jetën e komunitetit

Kryetari i Bashkisë Vlorë, Dritan Leli monitoroi ecurinë e punimeve në projektin që garanton furnizim 24 orë me ujë të pijshëm, në gjithë Dukatin e Ri.

Leli tha se “projekti i financuar nga Banka Gjermane, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia e Vlorës, do të përfundonte në shtator, por ndalesa që i bëri COVID-19 projekteve të çdo lloji, pengoi rrjedhën normale të punimeve”.

“Aktualisht, specialistët më shpjeguan se jemi në fazën e testimit të linjave të reja ndërsa projekti do të jetë i përfunduar brenda dy muajsh”, tha Leli.

Sipas tij, “punë të këtyre përmasave, që përmirësojnë jetën e një komuniteti të gjerë, do të ketë në vazhdimësi”.

Deri tani janë realizuar rreth 34.5 km linjë./atsh

Lajm i mirë për Dukatin/ Ja projekti që përfundon brenda 2 muajsh dhe do të përmirësoj jetën e komunitetit Read More »

Vlorë/ I zuri stuhia në det, 3 të rinjtë me gomone shpëtohen nga rojet bregdetare

Moti i keq me stuhi e rrebeshe shiu ka përfshirë sot bregdetin shqiptar, duke rrezikuar jo pak jetën e turistëve.

Pas ngjarjes tragjike të ndodhur në Himarë, ku një familje e fundos me varkën e peshkimit dhe për pasojë humbi jetën tragjikisht gruaja, një tjetër tragjedi është shmangur.

Mësohet se tre të rinj kanë hyrë me gomone në Plazhin e Vlorës, por i ka zënë stuhia në det. Fatmirësisht, të rinjtë janë pikasur nga rojet bregdetare, të cilët kanë ndërhyrë menjëherë, duke iu shpëtuar jetën.

Vlorë/ I zuri stuhia në det, 3 të rinjtë me gomone shpëtohen nga rojet bregdetare Read More »