Lajmi i fundit

Vjen njoftimi i rëndësishëm për emigrantët shqiptarë

Emigrantët shqiptarë që kanë vite që punojnë edhe jetojnë në Greqi mund të përfitojnë nënshtetësinë greke.

‘Gazeta Shqiptare’ zbardh kategoritë e individëve që kanë të drejtë aplikimi si dhe ata që nuk mund të marrin nënshtetësi. Përkatësisht personat që nuk kanë leje qëndrimi ose kanë një leje qëndrimi të përkohshme nuk kanë të drejtë të aplikojnë për nënshtetësi helene. Gjithashtu, iu humb e drejta e aplikimit për këtë të fundit edhe individëve që kanë marrë dënime me burg që janë më shumë se 6 muaj, për lloje të caktuara krimesh, ose dënime që janë më shumë se 1 vit për krime që janë kryer me dashje.

Aplikimi

Ndërkohë mund të aplikojnë për nënshtetësinë greke personat që kanë mbi 7 vite qëndrimi të përhershëm dhe të ligjshëm në Greqi si dhe ata që kanë mbi 3 vjet qëndrim të përhershëm dhe të ligjshëm në Greqi me kusht që të jenë martuar me një nënshtetas/e grek/e dhe të kenë fëmijë me të.

Edhe individët që kanë më shumë se 3 vite qëndrim të përhershëm dhe të ligjshëm nëse kanë një fëmijë në moshë të mitur që ka nënshtetësi greke mund të marrin nënshtetësi. Përjashtohen nga aplikimi ata që e kanë fituar nënshtetësinë, sepse kanë frekuentuar një shkollë greke.

Për nënshtetësinë helene mund të aplikojnë edhe refugjatët apo personat që janë pranuar si individë pa nënshtetësi nga autoritetet greke, me kusht që të kenë mbi 3 vite qëndrim të përhershëm në këtë shtet.

Dokumentacioni

Kandidatët e interesuar për të marrë nënshtetësinë greke duhet të dorëzojnë një “deklaratë natyralizimi” pranë bashkisë së vendbanimit të tyre; një aplikim për natyralizim si dhe një leje qëndrimi. Respektivisht kjo e fundit mund të jetë: leje qëndrimi afatgjatë ose leje qëndrimi e brezit të dytë; leje për bashkëshortët/et e nënshtetasve grekë ose të BE-së, ose një prind i një nënshtetasi grek në moshë të mitur; leje për një refugjat politik ose me mbrojtje të përkohshme; si dhe leje qëndrimi e dhënë si person pa nënshtetësi. Gjithashtu, kandidatët duhet të dorëzojnë edhe pasaportën e tyre.

Nëse individi ka lindur jashtë vendit nevojitet një certifikatë lindjeje, e vërtetuar dhe e përkthyer në greqisht, ndërsa nëse ka lindur në Greqi, i duhet të paraqesë një certifikatë lindjeje greke. Është e domosdoshme që aplikantët të dorëzojnë edhe auditimet e taksave personale për vitet e fundit, numrin e sigurimeve shoqërore (?.?.?.?.) si dhe dokumente të tjera që vërtetojnë lidhjet e mia me Greqinë dhe grekët. Emigrantët shqiptarë në Greqi mund të bëjnë aplikimin për nënshtetësinë greke pranë Drejtorisë së Gjendjes Civile të Administratës së Decentralizuar të zonës ku jetojnë.

Tarifat

Të interesuarit për nënshtetësinë greke duhet të paguajnë 700 euro për aplikimin për herë të pare dhe 200 euro për aplikimin për herë të dytë dhe për të gjitha aplikimet vijuese. Ndërkohë personat e deklaruar si refugjatë apo pa nënshtetësi do të paguajnë vetëm 100 euro për aplikimin për herë të parë dhe për të gjitha aplikimet vijuese. Në projektligjin e ri që është paraqitur në parlament taksa prej 700 eurosh, parashikohet të ulet dhe të bëhet 550 euro. Pas aplikimit, kandidatët duhet të presin rreth 1 vit për të marrë përgjigje nëse aplikimi i tyre është pranuar apo jo.

Kontrolli online

Gjithë personat që kanë aplikuar për nënshtetësinë greke dhe duan të pyesin se në ç’fazë ndodhet aplikimi i tyre, tashmë mund të telefonojnë direkt në drejtorinë e nënshtetësisë të Ministrisë së Brendshme. Të interesuarit mund të telefonojnë nga e hëna në të premte (me përjashtim të pushimeve zyrtare), dhe nga ora 10:00 deri në orën 13:00, në numrin e telefonit: (+30) 2131361919. Po ashtu ka dhe një mundësi tjetër.

Të interesuarit mund të klikojnë në faqen zyrtare të Ministrisë së Brendshme greke, ku në fund djathtas te kutia rozë, me emrin “POREIA KTISIS ITHAJENIAS – Ecuria e marrjes së nënshtetësisë) dhe të ndjekin udhëzimet. Fillimisht ata duhet të klikojnë shërbimin ku e kanë dorëzuar aplikimin në bazë të qarkut, më tej numrin e dosjes, emrin dhe mbiemrin e tyre si dhe të shkruajnë simbolet e verifikimit në fund fare e pastaj shtypin “ANAZITISI”.

Marrja e nënshtetësisë
Prej disa kohësh, Greqia ka lehtësuar procedurat për të gjithë emigrantët shqiptarë që marrin nënshtetësinë greke. Tashmë procedura për kryerjen e shkëputjes nga leja e qëndrimit, mund të kryhet automatikisht. Në momentin që një emigrant shqiptar merr nënshtetësinë greke, kjo paraqitet në gazetën qeveritare. Para funksiononte në këtë mënyrë: emigranti duhej të shkonte në Qendrën e Emigracionit ku dhe kishte marrë lejen e qëndrimit, dhe bënte shkëputjen nga kjo leje në mënyrë që të merrte nënshtetësinë. Por kjo ishte një procedurë që zgjaste 2-3 javë. Tashmë procedura është lehtësuar dhe bëhet automatikisht. Megjithëse heqja e lejes së

qëndrimit mund të duket një veprim i thjeshtë, në fakt, njerëzve u kushtonte shumë, sidomos të rinjve të brezit të dytë që mund të kishin shans për të shfrytëzuar programe studimi jashtë shtetit, dhe nuk pajiseshin në kohën e duhur me këtë dokumente greke. Kjo sepse nuk mund të paraqiteshin direkt në zyrat e shtetasve të huaj dhe emigracionit, por duhej që më parë të linin një takim, e cili mund të realizohej edhe pas disa muajsh.

Ndërkaq edhe mbajtësit e “kartës së homogjenit”, duhej të paraqiteshin në polici për të anuluar kartën e tyre. Pra, gjithë kjo procedurë sillte një zvarritje të panevojshme, në një kohë që gjithçka mund të zgjidhej në mënyrë elektronike nga shërbimet administrative greke.

Kategoritë aplikuese për nënshtetësi greke

Kur mund të kryhet aplikimi:

Pas 7 viteve qëndrimi të përhershëm dhe të ligjshëm në Greqi.

Pas 3 viteve qëndrimi të përhershëm dhe të ligjshëm në Greqi me kusht që të jem martuar me një nënshtetas/e grek/e dhe të kem fëmijë me të.

Pas 3 viteve qëndrimi të përhershëm dhe të ligjshëm nëse kam një fëmijë në moshë të mitur që ka nënshtetësi greke (nuk aplikohet për ata që e kanë fituar nënshtetësinë sepse kanë frekuentuar një shkollë greke).

Pas 3 viteve qëndrimi të përhershëm dhe të ligjshëm në Greqi, nëse jam refugjat ose jam pranuar si person pa nënshtetësi nga autoritetet greke.

Dokumentacioni

Një “deklaratë natyralizimi” pranë bashkisë së vendbanimit.

†Një aplikim për natyralizim.

Një leje qëndrimi e llojeve të mëposhtme si:

Leje qëndrimi afatgjatë ose leje qëndrimi e brezit të dytë,

për bashkëshortët/et e nënshtetasve grekë ose të BE-së, ose një prind i një nënshtetasi grek në moshë të mitur, një refugjat politik ose me mbrojtje të përkohshme, si person pa nënshtetësi

Pasaporta.

Nëse keni lindur jashtë vendit, një certifikatë lindjeje, e vërtetuar dhe e përkthyer në greqisht/ Nëse keni lindur në Greqi, një certifikatë lindjeje greke.

Auditimet e taksave personale për vitet e fundit.

Numri i sigurimeve shoqërore (?.?.?.?.).

Dokumente të tjera që vërtetojnë lidhjet e mia me Greqinë dhe grekët.

Kush nuk ka të drejtë aplikimi

Ata që nuk kanë leje qëndrimi ose kanë vetëm leje të përkohshme.

Ata që kanë marrë dënime me burg që janë më shumë se 6 muaj, për lloje të caktuara krimesh, ose dënime që janë më shumë se 1 vit për krime që janë kryer me dashje./Gsh.al

Vjen njoftimi i rëndësishëm për emigrantët shqiptarë Read More »

Covid-19 nuk ndalet në Shqipëri/ Ja sa persona e humbën betejen në 24 orët e fundit

Koronavirusi nuk ndalet në Shqipëri, ku në 24 orët e fundit e kanë humbur betejën 6 pacientë në dy spitalet COVID.

Eugena Tomini, nga Instituti i Shëndetit Publik tha se fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, një 58 vjeçar nga Durrësi, një 70 vjeçar nga Kruja, dhe një 82 vjeçare nga Shijaku. Nuk e kanë fituar betejën, një 63 vjeçar nga Kukësi, një 64 vjeçar nga Shkodra, një 69 vjeçar nga Elbasani.

Numër rekord edhe në rastet e reja ditore. Në 24 orë u raportuan 139 të prekur të rinj.

Rastet dolën prej 561 testime te persona të dyshuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 81 raste në Tiranë, 10 në Berat, 8 në Durrës, 7 në Tropojë, 6 në Elbasan, nga 3 raste në Shkodër, Kukës, Lezhë, Kavajë, Pogradec, nga 2 raste në Korçë, Divjakë, Shijak, nga 1 rast në Lushnje, Mirditë, Tepelenë, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Bulqizë,

Megjithë rastet ditore të identifikuara pozitive, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 69 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3123, që nga fillimi i epidemisë.

Ndërsa rastet aktive të prekura nga koronavirusi po ndiqen në dinamikë nga mjeket e familjes sipas protokolleve të përcaktuara.

Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 110 pacientë te konfirmuar pozitiv ku 21 paciente janë në terapi intensive, 6 prej të cilëve pacientë të intubuar.

Po ashtu në dy spitalet, Covid 1 dhe Covid 2, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid19, vijojnë të marrin trajtim pacientë të dyshuar nga ana imazhetike si te prekur nga covid19, të cilët po trajtohen sipas protokolleve nga ekipet tona mjekësore në dy spitalet

Covid-19 nuk ndalet në Shqipëri/ Ja sa persona e humbën betejen në 24 orët e fundit Read More »

Shuhen vatrat e zj arrit në qarqet Lezhë, Fier, Elbasan e Vlorë

Disa prej vatrave aktive të zjarreve në vend janë shuar. Vatrat e zjarrit ishin raportuar në qarqet Lezhë, Fier, Elbasan e Vlorë.

Qendra Kombëtare e Emergjencave Civile njofton se zjarri i rënë në vendin e quajtur Godull, masivi pyjor Seman, në bashkinë Fier është shuar.

Por ende në terren janë forcat zjarrfikëse, të cilat po inspektojnë terrenin për të eliminuar çdo lloj mbetjeje zjarri që mund të shkaktojë rindezje të tij.

Kryesisht verifikimet po kryhen në ato vende ku ka patur mbetje të drurëve të pishave, të rënë nën ndikimin e kushteve atmosferike në vite, të cilat mund të kenë brenda tyre element zjarri.

Nga ana tjetër po kryhen edhe verifikimet lidhur me shkallën e dëmit nga zjarri. Paraprakisht mendohet se ai ka përfshirë rreth 140 hektarë shkurre dhe pjesë nën kurorë të pishave, duke mos prekur dhe dëmtuar kurorën e tyre. /noa.al/

Shuhen vatrat e zj arrit në qarqet Lezhë, Fier, Elbasan e Vlorë Read More »

Ministria e Mbrojtjes ofron bursa të plota në Turqi, ja kategoritë e ushtarakëve që përfitojnë

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, njofton hapjen e programit bachelor në Akademinë e Forcave të Armatosura.

Ministria e Mbrojtjes do të vijojë ofrimin e bursave të plota, për studimet në akademitë ushtarake jashtë vendit.

8 kuota në akademitë e Turqisë janë dispozicion të të rinjve që përmbushin kushtet dhe duan të bëjnë karrierë në FA.

-4 bursa për Forcën Tokësore;

-1 bursë për Forcën Detare;

-1 bursë për Forcën Ajrore;

-2 bursa për Fakultetin e Mjekësisë “Gulhane”.

Afati për dorëzimin e dokumentacionit është 17 Gusht 2020.

Ministria e Mbrojtjes ofron bursa të plota në Turqi, ja kategoritë e ushtarakëve që përfitojnë Read More »

Lajm i fundit/ Përplasen tre makina, humb jetën një person

Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, ku janë përfshirë tre automjete.
Në fshatin Murrash mjeti tip “Skoda”, me drejtues shtetasin A.I., rreth 45 vjeç, banues në Kuçovë, Berat është përplasur me mjetin tip “Skoda” me drejtues shtetasin N.H., si dhe me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin R.B., banues në Maqedoninë e Veriut.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë 43-vjeçarja Gentiana Isaraj,43 vjeçe, banuese në Kuçovë, Berat e cila ishte pasagjere në mjetin tip “Skoda”.

Gjithashtu janë plagosur të tre drejtuesit e mjeteve, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. /noa.al

Lajm i fundit/ Përplasen tre makina, humb jetën një person Read More »

Dasëm në kohë Covidi/Gjobitet pronari i lokalit në Fier

Dasmë në kohë pandemie, gjobitet i zoti i lokalit në Fier
Transmetuar më 05-08-2020, 08:57
Share on Facebook Tweet Linkedin Viber Whatsapp

Ka nga ata që nuk e marrin aspak parasysh pandeminë e koronavirusit, duke u mbledhur në dasma dhe ahengje.

Kështu ka bërë edhe një lokal në Fier, ku është mbajtur një dasmë.

Policia e Fierit thotë se ka ndëshkuar me 1 milion lekë gjobë, administratorin e një restoranti dasme, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar një restorant dasme në Fier që ushtronte aktivitet duke organizuar dasma në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar kufizimin e përcaktuar nga Policia e Shtetit.

Për subjektin në fjalë, me administrator shtetasin F. V., 63 vjeç, banues në Fier, shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.

Policia e Fierit apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19

Dasëm në kohë Covidi/Gjobitet pronari i lokalit në Fier Read More »

Situatë kritike/ Rekord rastesh të reja me Covid, publikohen shifrat e fundit në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë 130 raste, duke shënuar kështu një tjetër rekord të ri infektimi në vend.

Gjithashtu, gjatë këtyre 24 orëve kanë humbur betejën me koronavirusin edhe katër pacientë të tjerë në dy spitalet Covid.

Deklarata e Dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike të Covid19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Situata paraqitet serioze ku vijon të ketë raste të reja të idenfikuara nga gjurmimi dhe hetimi epidemiologjik, si dhe qytetarë që kanë nevojë për trajtim mjekësor në dy spitalet Covid.

Ndaj u kërkojmë qytetarëve të respektojnë masat e vendosura, për të mbajtur maskën detyrimisht në ambientet e mbyllura, për të ruajtur distancimin fizik dhe higjienën personale. Në këtë normalitet të ri, bashkëpunimi juaj është shumë i rëndësishëm për të parandaluar përhapjen e infeksionit, për të mbrojtur veten dhe të afërmit tuaj.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 546 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ku 130 persona janë konfirmuar të prekur nga virusi Covid 19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 72 raste në Tiranë, 13 në Shkodër, 6 në Fier, nga 5 raste në Kukës, Lezhë, 4 në Korçë, nga 3 raste në Mat, Roskovec, nga 2 raste në Krujë, Kavajë, Lushnje, Berat, Sarandë, nga 1 rast në Durrës, Elbasan, Has, Vlorë, Gjirokastër, Malësi e Madhe, Gramsh, Kuçovë, Skrapar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 23 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3054, që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 116 pacientë te konfirmuar pozitiv ku 23 paciente janë në terapi intensive, 7 prej të cilëve pacientë të intubuar.

Fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin infektiv, me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, dy qytetarë nga Tirana, të dy 85 vjeç. Nuk kanë mundur të mbijetojnë në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi edhe 2 qytetare: Një 79 vjeçare nga Mirdita dhe një 81 vjeçare nga Shkodra, me sëmundjë bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ju lutemi, tregoni kujdes në ambientet e punës, aty ku ofrohen shërbime dhe në çdo ambient publik, për të respektuar masat e higjienës, distancës fizike.

Respektimi i distancës, vendosja e maskës, higjiena vetjake dhe kolektive janë mënyrat e vetme për të frenuar përhapjen e COVID19.

Në rast se dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe keni shenja të sëmundjes, të telefononi menjëherë Urgjencën Kombëtare në numrin 127 ose në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun tuaj të familjes.

COVID-19 – Statistika (4 Gusht 2020)

Testime totale 43203

Raste pozitive 5750

Raste të shëruara 3054

Raste Aktive 2520

Humbje jete 176 (Qarku Tiranë 89, Shkodër 30, Durrës 22, Fier 9, Elbasan 6, Lezhë 5, Kukës 4, Vlorë 4, Korçë 4, Dibër 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1404

Durrës 302

Shkodër 231

Fier 103

Vlorë 94

Lezhë 87

Korçë 82

Kukës 74

Elbasan 54

Berat 33

Dibër 31

Gjirokastër 25

Situatë kritike/ Rekord rastesh të reja me Covid, publikohen shifrat e fundit në Shqipëri Read More »

Ndahet nga jeta ‘Partizani i vogël Velo’/ Historia e tij frymëzim

Ndahet nga jeta Kostandin Ropi, personazhi i cili frymëzoi subjektin e filmit “Partizani i vogël Velo”.

Ndarja e tij nga jeta është bërë në moshën 90-vjeçare.

Ropi njihet si personi i cili doli partizan qysh 12 vjeç në mal, pasi i vranë prindërit.

I lindur në fshatin Leshnicë të Vithkuqit në vitin 1930, historia e tij frymëzoi shumë njerëz, aq sa u bë edhe film nga Kinostudio “Shqipëria e Re”.

Pas përfundimit të luftës Kostandin Ropi studioi kontabilitet, ndërsa më pas bëri shkollën ushtarake në Bashkimin Sovjetik.

Në Tiranë përfundoi Shkollën e Bashkuar të Oficerëve dhe Akademinë Ushtarake.

Pas daljes në pension ai u kthye në vendlindje në Korçë. Përcjellja e tij në banesën e fundit do të bëhet në orën 14.00 të ditës së sotme. /noa.al

Ndahet nga jeta ‘Partizani i vogël Velo’/ Historia e tij frymëzim Read More »