Lajmi i fundit

Ndërron jetë një nga figurat më të shquara të stomatologjisë shqiptare(emri)

Bëhet me dije se sot është ndarë nga jeta në moshën 83 vjeçare një prej figurave të shquara të stomatologjisë shqiptare, mjeku stomatolog Zenel Kokomiri. Lajmin e hidhur të ndarjes së tij nga jeta e ka dhënë urdhri i Stomatologjisë Shqiptare, i cili përmes një postimi shpreh ngushëllime për ndarjen e tij nga jeta.

Ai ishte një ndër themeluesit e katedrës së “Terapisë Stomatologjike” në Fakultetin e Mjekësisë, Dega Stomatologji.
Postimi i Urdhrit të Stomatologjisë:

Është ndarë nga jeta në moshën 83 vjeçare një ndër figurat e shquara të stomatologjisë shqiptare, mjeku stomatolog Zenel Kokomiri. Ai ka lindur në qytetin e Korçës 26 Prill 1937. Në vitin 1954 mbaroi arsimin e mesëm profesional (Politeknikumin Mjekësor të Tiranës). Filloi Fakultetin e Mjekësisë , Dega Stomatologji në vitin 1959 dhe u diplomua si mjek stomatolog në vitin 1964, brezi i parë i mjekëve stomatologë shqiptarë.

Ai ishte një ndër themeluesit e katedrës së “Terapisë Stomatologjike” në Fakultetin e Mjekësisë, Dega Stomatologji.
Dr.Zeneli që në fillimet e veta si pedagog i Stomatologjisë u shqua si tepër i talentuar në kërkimin shkencor dhe në kuturën e tij të gjithëanëshme gjë e cila e shënjestroi për një persekutim të pastër politik me regjimin e kohës.

Dr.Zenel Kokomiri si një intelektual elitar i viteve ’60, ’70 nuk u mposht nga persekutimi asnjëherë, por vazhdoi kërkimin shkencor si rrallëkush në fushën e Stomatologjisë.

Edhe sot stomatologët e parë shqiptarë e pëmendin si pedagog të talentuar Dr.Zenelin për vetë peripecitë e jetës. Doktori gjithë jetën ia kushtoi vetëm dhe vetëm Stomatologjisë dhe kërkimit shkencor në këtë fushë.

Në 100-vjetorin e Pavarësisë Dr .Zenel Kokomiri nderohet nga Ministria e Shëndetësisë me çertifikatë mirënjohjeje se bashku me 72 mjekë në të gjithë vendin.

Sot Stomatologjia shqiptare humbi një nga vlerat më të shquara të kërkimit shkencor në këtë fushë.

Në emër të Urdhrit të Stomatologut të Shqipërisë dhe gjithë dentistrisë shqiptare i shprehim ngushëllimet familjes dhe miqve e kolegëve të tij!

Presidenti i USSH: Nikoll Deda

Ndërron jetë një nga figurat më të shquara të stomatologjisë shqiptare(emri) Read More »

85-vjecari shkon të takoje nipin në b urg: ‘Më ka marrë malli për të kam 4 muaj që se kam parë. Më thanë që të flas në ‘skype’, po ku di unë’

Covid është përhapur frikshën në burgun e Drenovës ku 2 prej të dënuarve kanë ndërruar jetë, njëri prej të cilëve vetëm një ditë më parë.

Dhimitraq Jani, i cili ka nipin që vuan dënimin, i shqetësuar për këtë situatë ka shkuar ta takojë sot në burg.

Ai është paraqitur këtë mëngjes në ambientet e burgut të Drenovës për të mësuar më shumë për të afërmin e tij për të cilin shprehet se ka 4 muaj pa e parë.

“Kam ardhur për nipin, ka hyrë brenda për një çështje sherri, plagosi me thikë dikë. Sot erdha për ta takuar por nuk më lanë të futem, nuk i dija rregullat” tha ai.

“Më ka marrë malli për të kam 4 muaj që se kam parë. Më thanë që të flas në ‘skype’, po ku di unë. Unë jam 85 vjeç”.

“Këtu erdha se i solla ca gjëra nipit. Nuk vij dot ta takoj. Frikë kemi shumë por ishallah nuk ndodh gjë, ndaj erdha ta takoj”, u shprehet i moshuari për mikrofonin e ABC News.

/NOA.al

85-vjecari shkon të takoje nipin në b urg: ‘Më ka marrë malli për të kam 4 muaj që se kam parë. Më thanë që të flas në ‘skype’, po ku di unë’ Read More »

Shkarkohet nga detyra Inspektori i Tatimeve, u merrte rryshfet bizneseve

Drejtoria e Pёrgjithshme e Tatimeve ka reaguar pas arrestimit të inspektorit në Drejtorinë e Hetimit Tatimor, 37-vjeçari me inicialet E. T, i cili u merrte rryshfet bizneseve që konstatoheshin me shkelje.

Ky i fundit është larguar menjëherë nga puna, pas publikimit në media.

“Drejtoria e Pёrgjithshme ёshtё e vendosur tё mbёshtesё ҫdo veprimtari tё Policisё sё Shtetit nё luftёn kundёr korrupsionit dhe evazionit fiskal nё Administratёn Tatimore dhe mё gjerё.

Pas njoftimit pёr ngjarjen e ndodhur, DPT ka marrё masat e nevojshme administrative pёr largimin e menjёhershёm tё inspektorit nga detyra”, thuhet në njoftim.

Sa i përket inspektorit, ai u kërkonte dhe iu merrte shuma të konsiderueshme parash subjekteve të ndryshme private.

Këtë e bënte për të mos i hetuar dhe mos i referuar në prokurori, kur këto subjekte konstatoheshin në shkelje.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma monetare prej 5 mijë eurosh, të cilën inspektori ia kishte marrë administratorit të një subjekti privat. /noa.al/

Shkarkohet nga detyra Inspektori i Tatimeve, u merrte rryshfet bizneseve Read More »

Qeveria rikthen kazinotë

Qeveria pas mbylljes së kazinove dhe lojrave të fatit, duket se ka ndryshuar mendim.

Sapo erdhi në pushtet, një nga nismat e para të qeverisë “Rama” ishte ndalimi i kazinove, përmes aksionit “fund marrëzisë.”

Një vit më parë ato u ndaluan masivisht.

Duket se marrëzia ka marrë fund, në këtë kohë pandemie, megjithatë nuk është sqaruar nëse do të hapen vetëm kazinotë apo edhe lojërat ku luhen skedinat.

Njoftimi është dhënë për kazinotë, por në ligjn e lojërave të fatit, pritet të ketë lëshime edhe mbi kompanitë që operonin në bastet sportive. Në fakt ato vazhdojnë aktivitetin “on-line.”

31 dhjetori i vitit 2018 ishte dita e fundit e punës për bastet si edhe lojërave të fatit. Pas vendimit për të ndaluar lojërat e fatit në vendin tonë, kazinotë u lejuan vetëm në hotelet me 5 yje.

Kategoritë që do të lejohen të pajisen me një licencë kazinoje janë shoqëritë aksionare që operojnë në Shqipëri, kanë kapital jo më pak se një miliard e dyqind milionë lekë dhe kenë përvojë në fushën e lojërave të fatit.

“Çdo person juridik apo bashkim personash juridikë, vendës ose i huaj, që kërkon të pajiset me licencë në kategorinë “Kazino”, duhet të përmbushë kriteret minimale, si më poshtë vijon:

a) të jetë shoqëri aksionare, me seli në territorin e Republikës së Shqipërisë, në objektin e veprimtarisë të së cilës të pasqyrohet veprimtaria për lojëra fati, sipas llojit të lojës që kërkohet;

b) shuma e kapitalit duhet të jetë jo më pak se 1 200 000 000 (një miliard e dyqind milionë) lekë;

c) të deklarohet burimi i kapitalit, që do të investohet për ushtrimin e veprimtarisë në fushën e “Kazinosë”;

ç) të kenë përvojë në fushën e lojërave të fatit;

d) të ketë kapacitetet e duhura financiare, administruese, organizative dhe besueshmërinë e aplikantit për t’u angazhuar me sukses në projekte të tilla;

dh) të paraqesë garancinë pasurore, së bashku me aplikimin dhe me kushtet e sekuestrimit të kësaj garancie;

e) të paraqesë kufizimet për ndryshimet e pronësisë së aksioneve për të licencuarit;

ë) të ngrejë serverin, në të cilin do të japë informacion të plotë mbi çdo transaksion që do të kryhet midis subjektit dhe lojtarëve, xhiron dhe fitimin, si dhe çdo të dhënë që do të kërkohet nga AMLF-ja në lidhje me zhvillimin e këtij aktiviteti. AMLF-ja do të ketë akses në kohë reale te ky server”.

/NOA.al

Qeveria rikthen kazinotë Read More »

Kursi njëvjeçar për Oficer/ Mundësi për karrierë për çdo të ri që dëshiron të shërbejë në uniformë

Forcat e Armatosura ofrojnë mundësi për karrierë për çdo të ri që dëshiron të shërbejë në uniformë.

Krahas mundësive për maturantët që duan të ndjekin studimet në Shkenca Ushtarake dhe atyre që duan të shërbejnë si ushtarë, një mundësi u ofrohet edhe atyre që i kanë përfunduar tashmë studimet bachelor në çfarëdo degë.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka thënë se maturantët u testuan fizikisht përpara se të nisin Kursin 1-vjeçar të Oficerit dhe të bëhen pjesë e FA.

Ndërkaq, më 3 gusht të këtij viti, tridhjetë vajza dhe djem përfunduan kursin 1-vjeçar të oficerit të ri në Forcat e Armatosura. Akademia e Forcave të Armatosura e shndërruar sivjet në një institucion të mirëfilltë të arsimit të lartë, duke ofruar 60 kuota për maturantët për programin bachelor në Shkenca Ushtarake.

Akademia ofron kushte jashtëzakonisht të favorshme për çdo maturantët, që nga akomodimi dhe ushqimi falas për të gjithë periudhën e studimit, tarifë studimi 0 lekë në vit, pagesë mujore ndihmëse për të gjithë periudhën e studimit dhe punësim të sigurt pas përfundimit të studimeve. /atsh

Kursi njëvjeçar për Oficer/ Mundësi për karrierë për çdo të ri që dëshiron të shërbejë në uniformë Read More »

Kryeministri Edi Rama premton rritje pagash për mësuesit

Kryeministri Edi Rama premtoi rritje pagash për mësuesit, njëlloj siç u bë edhe me mjekët.

Gjatë një takimi që pati paraditen e sotme, me një grup mësuesish, ai tha se u zgjodhën mësuesit më të mirë në të gjithë Shqipërinë, për të dhënë një alternative mësimi ndryshe në kushtet ku ndodhet vendi prej koronavirusit.

“Po mendojmë për një sistem të vlerësimit të mësuesve që po e analizojmë dhe nga viti i ardhshëm shkollor ku mësuesit më të mirë do të duhet të vlerësohen financiarisht ndryshe. Për të gjithë mësuesit duam që të bëjmë ashtu si dhe me mjekët, të rriten pagat. Kjo do të bëhet shumë shpejt me buxhetin e ri”, deklaroi kreu i qeverisë.

Ai tha se është i ditur fakti që me hapjen rritet dhe mundësia për shtimin e të infektuarve.

“Opsioni i mbylljes së mëtejshëm të shkollave ishte opsion më i keq dhe do të shkaktonte kosto tjetër psikologjike për fëmijët me pasoja që ne nuk i llogarisim dot. Mendoj që kanali ka një vlerë të madhe jo vetëm për shkak të kësaj situate por ka një vlerë të madhe në mundësinë që i jepet çdo nxënësi në Shqipëri që të bëjë një verifikim të dyfishtë të mësimit që ka marrë e ta ndjekë mësimin dhe me një mësuese tjetër. Kjo do të sfidojë mësuesit e tjerë që në japin mësim në shkolla”, u shpreh Rama.

Ai tha se me kanalin RTSH Shkolla, do të lehtësohet barra e familjeve në zonat më të thella, ku shtoi se vetë sistemi nën drejtimin e ministrisë së Arsimit do të fillojë të adaptohet duke ndarë mësimin e lëndëve të caktuara në televizion dhe aktiviteteve të tjera në shkollë.

Sipas tij, është një sfidë psikologjike për mësuesit vetë dhe nuk është një eksperiment javor dhe se është një mënyrë e re e të komunikuarit në shkolla, të cilën janë mësuesit ata që duhet ta implementojnë vetë. /noa.al

Kryeministri Edi Rama premton rritje pagash për mësuesit Read More »

Meta firmos dekretin/ Ja kur do t’i drejtohen kutive të votimit shqiptarët për të zgjedhur Parlamentin e ri

Të dielën e 25 prillit, shqiptarët do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur Parlamentin e ri me një mandat 4-vjeçar.

Pas konsultimeve me liderët politikë, Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur të mesmen e artë, një datë të ndërmjetme mes datës më të afërt, që u kërkua nga opozita për të larguar sa më parë qeverinë, dhe 9 majit, datës preferenciale të socialistëve që përkon me Ditën e Europës.

Dekreti i firmosur nga Kreu i Shtetit hyn në fuqi menjëherë, duke bërë zgjedhjet e ardhshme parlamentare më të afërta, për shkak të ndryshimeve të dakortësuara në Këshillin Politik.

Mbetet ende për t’u parë se si do të procedohet më tej me mandatin e mbetur të socialistëve përpos prillit, nëse Rama do t’i mbajë ose jo çelësat e Kryeministrisë deri në shtatorin e ardhshëm apo mandati do t’i nënshtrohet ndryshimeve të dakortësuara politike.

Dekreti

Në mbështetje të nenit 65, pikat 1 dhe 2, 92 shkronja “gj” dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 8, 9, pikat 1 dhe 4 të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe pas konsultimit me partitë politike mbi caktimin e datës së zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zgjedhjet për Kuvendin të zhvillohen ditën e diel, më datë 25 prill 2021.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.1a

Nr. Dekreti 11700 Tiranë, më 06.09.2020

Meta firmos dekretin/ Ja kur do t’i drejtohen kutive të votimit shqiptarët për të zgjedhur Parlamentin e ri Read More »