Lajmi i fundit

Pas Kosovës një tjetër vend futet në shtetrrethim! Pas orës 22:00, në rrugë nuk pipëtin as miza

Mali i Zi ka marrë vendimin që të rikthejë masat shtrënguese për shkak të rritjes së numrit të viktimave dhe të të infektuarve me Covid-19. Që nga mbrëmja e sotme, në Nikshiq, Berane, Andrijevicë dhe Rozhaje, qytete me numrin më të lartë të të rekurve do të jenë në shtetrrethim.

Nga ora 22:00 nuk lejohet lëvizja, ndërsa hotelet në këto rrugë, do të jenë të mbyllura. Të njëjtat rregulla do të ndjekë edhe Podgorica e Kotori. Në orën 05:00 të mëngjesit, do të rinisë qarkullimi i njerëzve dhe pua, por gjithsesi, hotelet do të qëndrojnë mbyllur. Klubet e natë, nuk bëhet fjalë të hapen deri në fund të këtij viti, të paktën.
Ditën e sotme Mali i Zi raportoi 116 persona të prekur me Covid-19. Aktualisht ky vend ka 3699 raste aktive me Covid-19, ndërsa viktima në total ka shënuar 158.

Dy ditë më parë, Kosova shtrëngoi rripin. Në Kosovë, restoranteve dhe bareve u ndalohet funksionimi nga ora 23:30 deri në 5 të mëngjesit. Ndërsa nga ora 21:00 ndalohet muzika.

Pas Kosovës një tjetër vend futet në shtetrrethim! Pas orës 22:00, në rrugë nuk pipëtin as miza Read More »

Sizmologët zbulojnë një vatër të re tërmeti në vend

Sizmologët zbulojnë një vatër të re tërmeti në vend: Lëkundjet e fudnit nuk kanë lidhje me 26 Nëntorin

Instituti i Gjeoshkencave ka regjistruar prej 24 Shtatorit 20 lëkundje sizmike në vend, 15 prej te cilave me epiqendër në Belsh të Elbasanit.

Lëkundjet e shpeshta të tokës këtë fund Shtatori kanë rikthyer frikën e tërmeteve.

Sizmologët pranojnë se kjo është një zonë e re në hartën sizmike të Shqipërisë, por nuk i shohin ato të lidhura me lëkundjet e forta të vitit të kaluar.

“Është një zonë që ka një stil tektonik dhe një ndërtim gjeologjik ndryshe nga zona e Durrësit”, i tha Tv Kla, sizmiologu, Rexhep Koçi.

Pak e vështirë për shkencën e gjeologjisë sot që pas një ngjarjeje të shfaqur qoftë edhe të rastësishme apo të ndjekur në mënyrë rigoroze të parashikosh se çdo të vijë pas kësaj ngjarje”.

Tërmeti më i fortë i 36 orëve të fundit ishte ai prej 4.5 Rihter me epiqendër në Cërrik. Po sa të rrezikuara janë ndërtesat nëse lëkundjet sizmike janë më të forta?

“Ato ndërtesa që nuk janë ndërtuar brenda kushteve teknike të paktën ato kushte që ka pasur Shqipëria janë të rrezikuara, ato që janë brenda kushteve nuk rrezikohen”.

Vendndodhja e Shqipërisë mes 2 pllakave tektonike asaj Afrikane dhe Euroaziatike, e bën një zonë me aktivitet të lartë sizmik.

Ndaj sipas ekspertëve është domosdoshmëri që për të gjitha ndërtimet të aplikohet Eurokodi, por ky i fundit nuk është miratuar zyrtarisht.

/NOA.al

Sizmologët zbulojnë një vatër të re tërmeti në vend Read More »

Ambasada jep njoftimin e rëndësishëm për Shqiptarët në Greqi

Ambasada shqiptare në Greqi ka ndryshuar procedurën e aplikimit dhe marrjes së pasaportave dhe mjeteve të identifikimit, për shtetasit shqiptarë që punojnë apo edhe jetojnë në vendin fqinj.

Këto ndryshime vijnë pas ndtyshimve që janë bërë në krye të Ambasadës Shqiptarë në Athinë, ku pak ditë më parë u emëruar, Luela Hajdaraga.

Sot data e takimit jepet për 10 ditë pune nga momenti i aplikimit dhe shpërndarja e pasaportës realizohet për 4 javë, ndërsa premton akoma më shumë shkurtimin e kohës së pritjes.

“Të nderuar bashkatdhetarë, duke filluar nga data 27 korrik 2020 Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë ka kryer procedurat për pajisje me pasaportë për 19.331 shtetas”.

“Gjithashtu në këtë hapësirë kohore janë shpërndarë 18.575 dokumente biometrike”.

“Më e rëndësishmja në këtë iniciativë është fakti se sot data e takimit jepet për 10 ditë pune nga momenti i aplikimit dhe shpërndarja e pasaportës realizohet për 4 javë. Brenda muajit tetor 2020 koha e pritjes për marrjen e shërbimit do të shkurtohet në 5 ditë pune dhe në total pasaportat do të dorëzohen për 3 javë” – thuhet në njoftimin e Ambasadës Shqiptare në Greqi.

Në kuadër të angazhimit për rritjen e cilësisë së shërbimit të Zyrës sonë Konsullore, si dhe lehtësimit të procedurave ndaj qytetarëve tanë me banim në zonat e largëta, Ambasada Shqiptare në Athinë dhe edhe njoftimin e rëndësishëm:

Kanë mbërritur në Zyrën e Shpërndarjes pranë Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Athinë pasaportat dhe kartat e identitetit për aplikimet e kryera deri në datën 4 shtator 2020.

Spërndarja e dokumenteve biometrikë do të vijojë me të dy mënyrat:

Nëpërmjet tërheqjes në sportel nga vetë qytetari ose nga persona të tretë të pajisur me autorizim (deklaratë me përgjegjësi nga K.E.P), nga dita e hënë deri në të premte, ora 08:00-16:30.

Nëpërmjet shërbimit postar:

Bazuar në e-mailet e grumbulluara deri në datën 20 shtator 2020 në postën tonë elektronike [email protected]

Bazuar në deklaratat e plotësuara me adresat e sakta pas aplikimit në Zyrën Konsullore, praktikë e futur në zbatim nga data 21 shtator 2020.

Fillon shërbimi postar edhe për shpërndarjen e Kartave të Identitetit. Kjo do ju kursejë tashmë distancat dhe kostot që rrjedhin nga paraqitja e detyruar fizike në sportelin e Ambasadës. Aktivizimin e kartës suaj ID mund t’a kryeni në çdo zyrë aplikimi për pasaporta të vendit tuaj të banimit në Shqipëri, kur të gjendeni atje.

Gjithashtu, përsa i përket takimeve të ardhshme për aplikimet për dokumente biometrike, duke synuar që në ditët në vijim të zvogëlojmë dukshëm kohën e pritjes për marrjen e shërbimit, kërkojmë bashkëpunimin tuaj lidhur me:

Korrektesën në paraqitjen e dokumentacionit të detyrueshëm të kërkuar paraprakisht (Pasaportë, Kartë ID dhe faturën e pagesës). Pranë Ambasadës si mjete ndihmëse janë pozicionuar makineri ATM për pagesat me kartëmonedha dhe P.O.S për pagesa me çdo lloj karte bankare, megjithatë ne inkurajojmë qytetarët tanë, për shmangien e vonesave, të kenë parapaguar tarifat e tyre pranë degëve të Bankës së Pireut.

Respektimin e orarit të takimit.

Respektimin e numrit të rradhës.

Mbajtjen e distancave me njëri tjetrin.

Shmangien e grumbullimeve.

Hyrjen në sallë vetëm kur ka karrige bosh.

Minimizimin e diskutimeve në ambjentet e Zyrës Konsullore.

Që fëmijët të kalojnë një kohë cilësore ndërsa janë në pritje të aplikimit, tashmë kemi krijuar për ta një hapësirë të veçantë brenda Zyrës Konsullore e cila përmban Biblotekën e Lexuesit të Vogël, ku vogëlushët mund të shfletojnë libra shqip për të gjitha moshat. Sjellim në vëmendjen tuaj se pas përdorimit librat duhet të vendosen sërish në biblotekë për t’u përdorur edhe nga fëmijë të tjerë.

Meqënëse angazhimi ynë i lartë po i jep frytet e veta, urojmë që ato tashmë të jenë të dukshme dhe të prekshme edhe për bashkëatdhetarët tanë.

Duke ju uruar një fundjavë të mbarë, ju mirëpresim nga dita e hënë në shtëpinë tonë të përbashkët.

/NOA.al

Ambasada jep njoftimin e rëndësishëm për Shqiptarët në Greqi Read More »

Hapen pishinat dhe lokalet brenda/ Baret e natës vijojnë të mbyllura

Prej datës 1 tetor të këtij viti, në lokale dhe restorante do të lejhen edhe shërbimet në ambientet e brendshme.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Mnastirliu tha në një komunikim të posaçëm për mediat se përveç lokaleve dhe restoranteve, do të hapen edhe pishinat.

Kjo, sipas ministres, bëhet për t’i dhënë frymëmarje ekonomisë së këtyre bizneseve.

Ndërkaq, lokalet e natës dhe pabet, apo aktivitetet e orëve të mbrëmjes, nuk do të lejohen. /noa.al/

Hapen pishinat dhe lokalet brenda/ Baret e natës vijojnë të mbyllura Read More »

Moti/ Parashikimi 5 ditor i sinoptikanëve. Ja ç’pritet në këto qytete

Reshjet e forta të shiut janë vetëm fillimi i përkeqësimit të motit, pasi pritet të jenë më të forta gjatë ditës së diel dhe të hënën. Gjatë ditës së sotme sasia më e madhe e shiut ka rënë në Shkodër, 40 milimetra ndërsa në Tiranë kanë qenë 32. Më pak reshje ka pasur në Pogradec edhe në Korçë.

Ndërkohë sinoptikanët kanë bërë një parashikim 5 ditor të reshjeve të shiut. Sipas këtij parashikimi në Shkodër do të bien 160 milimetra shi, në punë 150, në Tropojë 140, në Lezhë 130, ndërsa në Tiranë sasia e shiut që pritet të bjerë është sërish e madhe, 120 milimetra shi, po kaq pritet të bjerë edhe në Sarandë e Gjirokastër. 100 milimetra do të bjerë në Durrës dhe në peshkopi ndërsa më pak reshje do të bien në Vlorë, Fier dhe Berat me nga 90 deri në 80 milimetra shi. Kjo është një sasi shumë e madhe uji që do shkarkohet brenda një kohe të shkurtër dhe do të rrisë së tepërmi nivelin e lumenjve dhe të përrenjve.
Konkretisht më së shumti rrezikohet që të shkaktohen problem në Shkodër për shkak se reshjet janë parashikuar të jenë 160 milimetra ose 160 litra për m2. Kështu në Shkodër rrezikon të dalë nga shtrati lumi Buna.

Ndërkohë lumenjtë e tjerë që pritet të sjellin problematika si pasojë e reshjeve janë: Buna, Fan, Mat, Drini i Zi, Shkumbini, Erzeni dhe lumi Drino.

Ndërkohë era sot do jetë problematike kryesisht në detin Jon ku shpejtësia mbetet rreth 65 km/h ndërsa nesër pasdite do ketë një tjetër forcim të erës në det dhe territor, duke arritur shpejtësi deri 75 km/h ndërsa dallgëzimi ne det ngjitet ne 6 ballë.
Reshjet mbeten prezente thuajse në gjithë vendin në formë rrebeshi.

Gazeta Sot

Moti/ Parashikimi 5 ditor i sinoptikanëve. Ja ç’pritet në këto qytete Read More »

Ak sident i rëndë në aksin rrugor Orikum-Llogara/ Humb jetën një person

Një ak sident i rëndë rrugor me pasojë v dekjen ka ndodhur në Vlorë.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:00, në aksin rrugor Orikum-Llogara.
Një automjet tip Passat, me drejtues mjeti shtetasin Dh.Q., 23 vjeç, banues në Fshatin Dukat, Vlorë, dyshohet se ka përplasur një shtetas ende të paidentifikuar i cili lëviste me biçikletë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ak sident i rëndë në aksin rrugor Orikum-Llogara/ Humb jetën një person Read More »

Mot i keq/ Parashikimi për javët në vazhdim shqetësues

Qeveria shqiptare lëshoi sot përmes ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, një alarm për motin e keq, duke paralajmëruar se javët në vazhdim do të jenë shqetësuese.

“Intensiteti i lartë i reshjeve siç e kemi parë edhe në Itali vjet apo në Francë më parë, mund të arrijë nivele të papërballueshme nga infrastruktura e kullimit dhe parashikimet për javën e ardhshme janë shqetësuese”, deklaroi Olta Xhaçka në një dalje të posaçme për mediat para pak minutash.
“Moti i keq mund të na ekspozojë në situata të papritura. Ndërtimet e pakontrolluara dhe kolektorët e bllokuar na ekspozojnë ndaj problemeve të ndryshme kur prurjet janë të nivelit të lartë. Forcat e Armatosura janë në gadishmëri. Jam shpresëplotë se falë asaj që kemi bërë nuk do të përsëriten më situatat e viteve të shkuara në Shkodër e Lezhë”, u shpreh Xhaçka.
Informacionet e marra nga Instituti i Gjeoshkencave, Ujit dhe Mjedisit dhe nga qendrat sinoptike homologe të vendeve fqinjë flasin për një fundjavë të karakterizuar nga stuhi dhe reshje të mëdha shiu, të cilat mund të jenë shkak për përmbytje në disa zona, kryesisht në prefekturat Shkodër, Lezhë, Durrës, Fier apo Gjirokastër.

Mot i keq/ Parashikimi për javët në vazhdim shqetësues Read More »

Erë e fortë dhe dallgë/ Drejtoria e Përgjithshme Detare: Merrni masa

Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se si rezultat i erërave të forta me drejtim jug në të premten dhe të shtunën, moti do të jetë i përkeqësiar, në zonën bregdetare të Adriatikut dhe Jonit.

Këto zona do të përfshihen nga era me shpejtësi deri në 33 milje në orë dhe lartësia e dallgës së detit arrin në 2.8-3 metër dhe perioda 6s .

Vendi ynë do të përfshihet nga era të forta dhe shi në formë rrebeshi me intensitet të lartë.

“Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të qenë të sigurt dhe parandaluar çdo rrezik të mundshëm për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit”, njofton Drejtoria e Përgjithshme Detare. /noa.al

Erë e fortë dhe dallgë/ Drejtoria e Përgjithshme Detare: Merrni masa Read More »