Lajmi i fundit

I shpërthen fisheku teksa ishte duke punuar tokën, plagoset 33-vjeçari

Një 33-vjeçar ka mbetur i plagosur mesditën e sotme në Sarandë.
Mësohet se Hekuran Murto ishte duke punuar tokën e tij kur ka plasur një fishek.

33-vjeçari ka marrë plagë në krah dhe menjëherë është dërguar për mjekim në spitalin e Sarandës.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:15, në spitalin e Sarandës, është paraqitur për mjekim, shtetasi H. M., 33 vjeç, banues në Delvinë, i cili dyshohet se është dëmtuar në pjesën e krahut, si pasojë e plasjes së një fisheku, gjatë kohës që ky shtetas ka qenë duke punuar tokën e tij.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

I shpërthen fisheku teksa ishte duke punuar tokën, plagoset 33-vjeçari Read More »

Vlorë/ 41-vjeçari godet me shkop dy të mitur, shpallet në kërkim

Një 41-vjeçar ka goditur me shkop dy fëmijë të mitur, 15 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Vlorës, dyshohet për motive të dobëta.

41-vjeçari është shpallur në kërkim.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori për autorin

Vlorë/ 41-vjeçari godet me shkop dy të mitur, shpallet në kërkim Read More »

Nis censusi i popullsisë dhe banesave! Gjobë kush nuk përgjigjet

Nisë Censi i Popullsisë dhe Banesave. Mbi 7 mijë e 500 anketues, mbikëqyrës dhe kontrollorë të trajnuar nga Instituti i Statistikave janë angazhuar për numërimin e të gjithë popullsisë dhe banesave dhe të dhënat do të mblidhen në 6 javë.

I gjithë procesi i Censit do të kryhet në mënyrë dixhitale përmes një tableti. Regjistrimi do të ofrojë të dhëna për popullsinë rezidente, mbi karakteristikat demografike, sociale, të dhëna për strehimin, shëndetësinë, punësimin e të tjera. Pyetësorët janë me tetë module dhe 100 pyetje.

Në modulin për individ do të përfshihet një informacion të gjerë për statusin civil, arsimin, punësimin e të tjera. Po ashtu, do të ketë modul për shtëpitë, sektorin e bujqësisë dhe sektorë të tjerë.

Penaliteti nis nga 50 mijë lekë gjobë.

Procesi i marrjes së të dhënave në terren do të zgjasë gjashtë javë dhe mbyllet me 28 tetor. Më pas do të publikohen të dhënat e para në qershor 2024, ndërsa më të detajuara në dhjetor 2024.

Nis censusi i popullsisë dhe banesave! Gjobë kush nuk përgjigjet Read More »

Ngjarje e rëndë në Greqi/ Shiptarin e zë poshtë makina, ndërron jetë

Dy të vdekur në aksidente pune brenda pak orësh në Greqi, ndërsa Volosi vazhdon të numërojë plagët nga moti i keq vdekjeprurës Daniel.

Në rastin e parë u vra një baba i ri i dy fëmijëve të mitur me origjinë shqiptare dhe në rastin e dytë një punëtor 28-vjeçar.

Siç raporton magnesianews.gr, me gjithë mobilizimin e shpejtë dy personat kanë humbur jetën në çast.

Punëtori 38-vjeçar është gjetur i vdekur në Trikeri të Volos. Sipas informacioneve nga mediat vendase, ai ishte duke kryer punë pastrimi pas përmbytjes, kur një makineri e ka zënë dorën e tij, duke bërë që ai të përfshihet dhe të humbasë jetën.

38-vjeçari ishte baba i dy fëmijëve 5 dhe 11 vjeç, me origjinë shqiptare dhe jetonte me familjen në Trikeri.

Pak më vonë, një tjetër aksident industrial ka ndodhur në çelikun e Volos, ku viktima është një 28-vjeçar, i cili merrej me mirëmbajtjen e makinerive.

Sipas magnesianews.gr, 28-vjeçari merrej me mirëmbajtjen e makinerive dhe teksa punonte në një zonë joprodhuese, në rrethana të panjohura, makina ka hyrë në punë duke e plagosur për vdekje. Shkaqet e sakta të aksidentit janë duke u hetuar.

Ngjarje e rëndë në Greqi/ Shiptarin e zë poshtë makina, ndërron jetë Read More »

Vrau gruan me shkop, i moshuari pëson infarkt

Një krim i rëndë në familje trondit dje Përmetin, ku një i moshuar dhunoi për vdekje gruan e tij. Ngjarja ndodhi në fshatin Pëllumbarë. Gjithçka u zbulua nga shërbyesja e dy të moshuarve, e cila kur shkoi në banesë gjeti të pajetë të moshuarën me inicialet A.P. Mësohet se 82-vjeçari me inicialet L.P., kishte kohë që ushtronte dhunë ndaj gruas së tij, ndërkohë që dy vitet e fundit ishte bërë edhe më agresiv, pasi iu kishte humbur jetën vajza e tyre.

Ndërkohë, pas shoqërimit të të moshuarit në polici, ai nuk është ndjerë mirë dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Gjirokastrës dhe më pas në Tiranë, ndërkohë që ka pësuar infarkt. Aktualisht nuk dihet gjendja shëndetësore e tij, ndërsa duhet të japë llogari për vrasjen e gruas së tij, që dyshohet se e goditi disa herë me shkop druri.
NGJARJA

Rreth orës 06:30, të mëngjesit, shtetasja me inicialet V. Dh., e cila punon si shërbyese në banesën e çiftit të të moshuarve me inicialet L. P., 82 vjeç dhe A. P., 80 vjeçe, ka gjetur në banesën ku shërben, të pa jetë dhe me shenja dhune shtetasen A. P., 80 vjeçe.

Menjëherë në vendngjarje, ka shkuar grupi hetimor dhe nga veprimet e para hetimore dyshohet se 80 vjeçarja është goditur me sende të forta (shkop druri), nga bashkëshorti i saj shtetasi L.P, banues në fshatin Pëllumbarë. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Përmet, për veprime të mëtejshme procedurale shtetasin me inicialet L.P, i proceduar penalisht edhe më parë për veprën penale “Dhuna në familje”.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Vrau gruan me shkop, i moshuari pëson infarkt Read More »

Ngjarje e rëndë, 20-vjeçarja vetëhelmohet me ilaçe

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës. Një 20-vjeçare është vetëhelmuar me ilaçe.

E reja është transportuar me urgjencë në spital nga familjarët sapo kanë mësuar se ajo ka gëlltitur ilaçet.

Mjekët po i japin ndihmën e parë mjekësore që e reja të kapërcejë situatën e rëndë ku ndodhet.

Policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes./Albeu.com

Ngjarje e rëndë, 20-vjeçarja vetëhelmohet me ilaçe Read More »

E rëndë, 45-vjeçarja hidhet nga kati i pestë i pallatit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet.
Policia bën me dije se një 45 vjeçare është vetëhedhur nga kati i pestë i banesës së saj.

Si pasojë 45-vjeçarja është dëmtuar dhe ka përfunduar në spital.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 14.09.2023, rreth orës 19:25, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i banesës së saj shtetasja S. Xh., 45 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar, dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

E rëndë, 45-vjeçarja hidhet nga kati i pestë i pallatit Read More »

Gazetari zbardh detaje: Ja si mori flakë pallati në Tiranë, në banesë ndodhej një grua shtatzënë me fëmijët

Një pallat 10 katësh në rrugën e Kavajës në Tiranë u përfshi nga flakët. Forcat zjarrfikëse pas ndërhyrjes arritët që pas disa orësh të neutralizonin flakët, ndërsa zona u mbulua nga shtëllunga tymi. Më herët drejtori i zjarrfikëses në Tiranë Shkëlqim Goxhaj sqaroi se zjarri fillimisht ka rënë në katin e dyti dhe jo në katet e sipërme siç u dyshua pasi ra zjarri.
Gjithashtu gazetari Igli Çelmeta sqaroi se fillimisht zjarri ka rënë në katin e dytë, më pas është përhapur nga pjesa anësore e ndihmuar edhe nga materiali i fasadës së pallatit që të përhapet më shpejt, duke mbërritur në katin e 9, ku ka marrë flakë e gjithë tarraca. Më pas nga aty zjarri ka përfshirë sërish fasadën duke zbritur deri në katin e pestë në pjesën tjetër të pallatit.

“Disa nga banorët janë marrë nga përfaqësues të Bashkisë së Tiranë dhe i është komunikuar që bashkia e Tiranës do t’i ndihmojë. Gjithashtu janë ngritur tre grupe ekspertësh të shërbimit zjarrfikës dhe Bashkia e Tiranës që kanë komunikuar me familjet që janë djegur banesat”, raportoi gazetari Igli Çelmeta.
Bëhet me dije se ndërtuesi i pallatit është Tanush Mehilli. Ndërkohë në katin e katërt ka qenë një grua shtatzënë me dy fëmijë dhe nënën e saj. Fatmirësisht kanë arritur që të dalin jashtë sa më shpejt. Pallati ka vetëm një vit që është ndërtuar, ndërsa banorët në katin e pestë kishin vetëm një muaj që kishin hyrë në këtë pallat.

Sakaq pas më shumë se 3 orësh zjarri u vu në kontroll, ndërsa u lënduan 3 zjarrfikës dhe pasi kanë marrë ndihmën e parë janë në gjendje të mirë shëndetësore. Dëmet materiale gjithashtu janë të mëdha.

Gazetari zbardh detaje: Ja si mori flakë pallati në Tiranë, në banesë ndodhej një grua shtatzënë me fëmijët Read More »