Lajmi i fundit

Detaje të reja tronditëse zbulohen nga dhuna që e reja shqiptare përjetonte prej dy vitesh nga bashkëshorti i saj në Greqi

Detaje të reja tronditëse janë zbuluar nga dhuna që e reja shqiptare përjetonte prej dy vitesh nga bashkëshorti i saj në Greqi.

Sipas asaj që shkruan Protothema.gr, bashkëshorti i saj, 28-vjeçari shqiptar e dhunonte barbarisht për shkak të gjinisë së fëmijës së tyre. Më konkretisht çifti ka një vajzë të mitur, ndërkohë që 28-vjeçari donte djalë.

Kur lindi fëmija, nëna dhe foshnja jetuan për pesë muaj me grila të mbyllura dhe pa rrezet e diellit. Rrahjet ishin të përditshme dhe 28-vjeçari nuk e lejonte nënën të shkonte te mjeku për vaksinimin e fëmijës dhe as të thërriste mjekun në shtëpi, shkruajnë mediat greke.

Skenat e tmerrit që ka pësuar vajza janë zbuluar mbrëmjen e së enjtes më 21 shtator, kur fqinjët janë mobilizuar pasi kanë dëgjuar britmat e saj nga brenda shtëpisë. Kur kanë trokitur me këmbëngulje në derë, 28-vjeçari e ka hapur atë dhe ka tentuar të arratiset, ndërsa banorët e kanë ndaluar, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka bërë arrestimin e tij.

Siç u mësua, atë natë 28-vjeçari, pas dhunës në rritje e ka kapur nga qafa të renë dhe ka tentuar ta mbysë, ndërsa nga këqyrja e mëpasshme e gruas vërtet janë konstatuar shenja mbytjeje.

Aktualisht i riu është arrestuar, ndërsa nëna dhe vajza e mitur janë pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Detaje të reja tronditëse zbulohen nga dhuna që e reja shqiptare përjetonte prej dy vitesh nga bashkëshorti i saj në Greqi Read More »

Mësuesja qëllon me shuplakë nënën e nxënesit brenda shkollës 9-vjeçare

E gjithë situata ka ndodhur në sy të psikologes së shkollës.
Një episod dhune është raportuar nga shkolla publike 9-vjeçare “Pinellopi Pirro” në Fier.

Në një video të publikuar, duket mësuesja kujdestare e një djali në klasën e dytë që qëllon me shuplakë mamanë e nxënësit të saj.

E gjithë situata ka ndodhur në sy të psikologes së shkollës.

Sipas denconcimit nga nëna e djalit që ka raportuar ngjarjen, mësuesja quhet Violeta Cane.

Mësuesja qëllon me shuplakë nënën e nxënesit brenda shkollës 9-vjeçare Read More »

Këngëtari i njohur shqiptar del para gjykatës, ja për çfarë akuzohet

Këngëtari, Sinan Vllasaliu rrezikon burg deri në 5 vjet burg pasi akuzohet se ka dëmtuar shtetin 24 mijë e 270 euro e 98 centë, duke iu shmangur tatimeve.

Akuzat e ngritura ndaj tij sipas inspektorit tatimor, Fidan Tolaj janë ngritur bazuar në të dhënat që ATK-ja ka vendosur si detyrime tatimore ndaj Vllasaliut dhe këto bazuar në informatat që kanë marrë nga postimet e klubeve muzikore nëpër rrjete sociale ku qenë I ftuar të performojë këngëtari.
Tolaj ka deklaruar se këto klube brenda Kosovës janë inspektuar edhe nga Policia e Kosovës ndërsa për ato jashtë vendit nuk kanë pasur informata përpos posterëve që i kanë postuar në rrjete sociale.

Në seancën gjyqësore inspektori i ATK-së dëshmoi lidhur me hetimet dhe inspektimet që ATK-ja kishte bërë rreth këngëtarit Sinan Vllasaliu për detyrimet tatimore të tij, duke shtuar se çdo e hyrë duhet deklaruar në ATK edhe nëse tatimet janë kryer jashtë vendit.

Sipas Tolajt kallëzimi penal I ushtruar nga ATK-ja është dorëzuar ne Prokurori me provat e bashkangjitur.

Avokati mbrojtës i Vllasaliut, Florent Latifaj kundërshtoi deklarimet e inspektorit duke u shprehur se ATK nuk ka hartuar raportin final siç është dashur.

Gjithashtu arsyetimi i inspektorit se nuk e di sa është paguar këngëtari Vllasaliu për netët që ka kënduar në diaspore por ka nxjerrë një mesatare duke u bazuar në posterët e klubeve, sipas tij, në të drejtën penale kjo nuk lejohet për shkak se çdo nxjerrje e mesatares është dashur të interpretohet me vlerën zero e jo me dy mijë euro.

Sipas inspektorit, Vllasaiu është paraqitur si tatim pagues i rregullt për vitet 2011-2013 kurse për vitet pasuese 2014-2016 mungojnë këto deklarime.

Seanca e sotme përfundoi dhe ajo e radhës do caktohet pas marrjes së ekspertizës.

Sipas aktakuzës së ngritur më 2 maj 2018, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Sinan Vllasaliu po ngarkohet me veprën penale “shmangia nga tatimi”.

Me këtë, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “Shmangia nga tatimi” nga neni 313, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, vepër kjo e dënueshme me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.

Këngëtari i njohur shqiptar del para gjykatës, ja për çfarë akuzohet Read More »

Adoleshentet konsumojnë tullumbacet me oksid azoti

Një grup vajzash adoleshente janë filmuar nga një person ende i paidentifikuar duke pirë oksid azoti përmes tullumbaceve.

Në një moment, siç duket në videon e publikuar në Tik Tok nga faqja “narcos_k”, njëra prej vajzave nuk është ndjerë mirë kur ka konsumuar.

Shumë shpejt tullumbacet e rrezikshme me oksid azoti që shiten lirshëm nëpër lokalet e Tiranës do të ndalohen me ligj.

Lajmin e bëri me dije Ministri i Brendshëm, Taulant Balla në Kuvend, i cili tha se është lëndë e palejuar dhe do të vendoset në kontrollin e shteti deri sa të bëhet ligji që do e cilësojë si drogë.

Alarmi u ngrit pak ditë më parë nga Top Channel, ku mjeku Adrian Fandi tregoi se kjo lëndë përmban dy kimikate në formë gazi që japin probleme mendore dhe neurologjike.

Adoleshentet konsumojnë tullumbacet me oksid azoti Read More »

Lajm i fundit/ Vritet me armë zjarri 33-vjeçari

Një 33-vjeçar ka mbetur i vdekur pas të shtënave me armë zjarri në fshatin Hot i Ri në Shkodër.

Viktima Valter Fierza është gjetur nga familjarët i vrarë me armë zjarri jashtë makinës së tij, të cilët më pas kanë njoftuar policinë.

Sipas policisë, viktima banues në Hot të Ri është vrarë në rrethana ende të paqarta, ndërsa janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit apo autorëve.

“Rreth orës 21.48, në fshatin Hot i Ri, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi V.F, rreth 33 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, Shkodër. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sipas policisë.

Lajm i fundit/ Vritet me armë zjarri 33-vjeçari Read More »

Drogë e prostitucion me 16-vjeçare në qendrat e masazheve/ Rrëfimi i ish-punonjëses së seksit: Na detyronin ta mbanim sa më gjatë klientin

Fenomeni i prostitucionit të jashtëligjshëm në vendin tonë në qendrat e masazheve ka marrë përmasa shumë të mëdha.
Nën kamuflimin si qendra masazhi ushtrohet prostitucion, madje klientëve u shitet dhe drogë. Në punë, pronarët e këtyre të ashtuquajturave qendra masazhi marrin edhe minorene duke i shfrytëzuar për kënaqësitë e klientëve.

Gjithçka kryhet pa asnjë pengesë nga shteti, madje këta të fundit me anë të pagesave nën dorë sigurojnë vijueshmërinë e këtij lloj prostitucioni.
Pas denoncimit më të fundit në Fiks Fare një tjetër intervistë e transmetuar mbrëmjen e së enjtes vulosi atë që ky emision ka denoncuar prej shumë kohësh.

Një ish punonjëse seksi në këto qendra masazhi rrefeu në një intervistë atë çka ndodh brenda mureve të këtyre qendrave, mënyrën e rekrutimit, pagesat, shitje dhe konsumim të lëndëve narkotike, por mbi të gjitha bashkëpunimin e pranarëve të këtyre qendrave me drejtues të policisë së Shtetit.

Vajza: Jam Erika, i jam drejtuar emisionit tuaj për faktin e videos, që ka dalë para disa ditësh. Atë të prostitucionit në qendrat e masazheve. Unë jam një ish punonjëse dhe kam punuar prej një viti si punonjëse seksi në një prej këtyre qendrave. Tek qendra tek Komuna e Parisit kam punuar rreth 8-9 muaj.

Fiksi – Si u rekrutuat të punonit në qendër masazhi?

Vajza – Në njoftimin që kishte nxjerrë në Instagram qendra. Në njoftim shkruhej, që kërkojmë masazhatore, rroga e kënaqshme plus përqindje.

Fiksi – Ju jeni masazhatore?

Vajza – Po jam. Por në këtë qendër nuk bëhej masazh. Aty ushtrohej prostitucion. Kur kam shkuar për intervistë, më ka ardhur pronarja K.M. Më ka marrë në intervistë dhe më ka thënë, që këtu ofrohen shërbime ekstra dhe më tha çmimet që kishte qendra e saj.

Fiksi – Si paguheshit ju për punën që bënit?

Vajza – Kur bënim ekstra paguheshim 60 mijë lekë ( të vjetra).

Fiksi – Ekstra çfarë do të thotë?

Vajza – Ekstra! Seks. Nga këto 40 mijë ( të vjetra) i merrte pronarja e ambientit.

Fiksi – Po vajzat e tjera si rekrutohen në këto qendra masazhesh?

Vajza – Nëpërmjet rrjeteve sociale që nxirrnin njoftim për punë dhe nëpërmjet vajzave të tjera, të cilat punonin aty. Kryesisht janë nga rrethet dhe nga Tirana.

Fiksi – Cila është mosha e tyre?

Vajza – Mosha e tyre fillon nga të mitura, që kanë pasur në punë. 16-17 vjeç më e vogla dhe arrinin deri tek 23- 25 vjeç.

Fiksi – A kanë ushtruar ndonjë herë dhunë ndaj jush dhe vajzave të tjera aty ku punonit?

Vajza – Dhunë fizike jo, por dhunë psikologjike po. Kemi pasur raste, që nuk kemi dashur t’u ofrojmë ekstra klientëve që futeshim dhe pronarët na detyronin të bënim ekstra me atë lloj klienti.

Fiksi – Pse pranonit?

Vajza – Sepse ashtu ishte situata aty, të trajtonin si leckë, të shfrytëzonin. Nëse shkoje me vonesë në punë nuk na jepnin as përqindje. Na thonin boll i ke lekët e bakshisheve që merr te klienti. Edhe nga bakshishet kërkonin njëfarë përqindje për të paguar shtetin. 10 mijë (të vjetra), 20 mijë (të vjetra) për çdo klient që bënim ekstra, do t’i linim në fund të ditës te banaku.

Fiksi – Qendra ku ju punonit, ishte qendër masazhesh e licensuar?

Vajza – Jo, nuk ka pasur Nipt. Ne nuk siguroheshim, punonim në të zezë

Fiksi – Përgjatë 1 viti, që ju keni punuar aty, a ka ardhur ndonjëherë policia për kontroll?

Vajza – Po ka ardhur policia, por me paralajmërim.

Fiksi – Çfarë do të thuash me paralajmërim?

Vajza – Telefononin pronaren tonë, që do të vijë policia. Pasi ka pasur shumë denoncime nga banorët e pallatit. Ne punonim deri në orën 2 të natës dhe ka pasur shumë zhurmë. Pronarja na paralajmëronte neve që mblidhni gjërat, prezervativët, drogë, çfarë kishim gjëra që ishin të paligjshme, që policia të na gjente të pastër.

Fiksi – Brenda kësaj qendre konsumohej edhe lëndë narkotike?

Vajza – Po e llojit kokainë. 1 gram kushtonte 80 mijë lekë ( të vjetra).

Fiksi – Si e siguronit drogën?

Vajza – E sillte një miku i burrit të pronares. Pasi qendra drejtohej nga një familje. Pronarja , burri i saj vëllai i pronares dhe kunati i pronares.

Fiksi – Si quhen këta persona?

Vajza – M. R, A.R, K. M. dhe Xh. M.. Po të kërkosh edhe në internet, M. R.ka qenë edhe i dënuar për këtë gjë, për shfrytëzim prostitucioni dhe shfrytëzim të miturash në ambientet e tij. Ata kanë 4 qendra dhe jo 1 e 2.

Fiksi – Ju keni konsumuar ndonjë herë lëndë narkotike në këtë qendër? Me dëshirë apo..?

Vajza – Ka patur raste. E kam konsumuar pa dëshirë vetëm sepse duhej të mbaja klientin që konsumonte lëndë narkotike. Duhet ta mbaja sa më tepër klientin, në të kundërt na bërtiste K. ..( pronarja) në telefon.

Fiksi – Pse u largove nga ajo qendër?

Vajza – Ishte ambient që nuk durohej, ishte ambient shumë i ndotur. Nuk shtyhej më aty. Pavarësisht se jemi nevojtare, por nuk mund të të shfrytëzojë tjetri në atë lloj mënyre.

Këto qendra masazhesh punonin të qeta sepse policia nuk i ngacmonte. Vajza tregon sesi pronarët bashkëpunonin me drejtues të policisë, sesi i paguanin. Vajza ngre akuza të forta dhe përmend shumë emra në këtë rrëfim të sajin. Fiks Fare për të mos cenuar hetimin, rrëfimin e plotë të vajzës do t’ia vërë në dispozicion prokurorisë dhe policisë.

Fiksi – Ju thatë pak më parë, që pronarët e këtyre qendrave bashkëpunojnë me policinë?

Vajza – Po është A… i cili dilte edhe në terren dhe vinte na bënte kontroll. Di që është specialist i trafiqeve në Drejtorinë e Tiranës. Edhe A… i cili është zv/drejtor në Policinë e Tiranës

Fiksi – Si shpërbleheshin punonjësit e policisë nga pronarët e këtyre qëndrave?

Vajza – I jepnin njëfarë rrogë mujore.Shifra ishte shumë e lartë. Diku tek 10 mijë euro-20 mijë euro. Siç të thashë edhe më parë, tek jo shumë mblidheshin edhe lekët që linim ne nga ekstrat.

Fiksi – Keni parë ndonjë herë ju policë që marrin lekë brenda qendrës, apo mënyrën sesi e paguajnë policinë?

Vajza – E kam parë pronaren, e cila fliste në telefon dhe e takonte në vendet e tyre, jo në ambientet e punës asnjëherë. Komunikimi bëhej në ëhsp dhe ishte me kode. Ajo shpesh na e tregonte në komunikimin që kishte me A… për të na dhënë siguri që ja policia nuk ju ngacmon. Dhe na tregonte që po shkoj të takoj shefin për t’i dhënë pagesën. Vazhdoni punën të qeta. Dhe në të vërtet ne nuk kemi patur probleme.

Fiksi – Çfarë u ofronin këta punonjës apo drejtues të policisë?

Vajza – Siguri.Që nuk do përfundonim të dilnim as nëpër lajme, as që të përfundonim në burg asgjë. Edhe në drejtori kur na merrnin, na mbanin as 30 minuta dhe na lëshonin prapë gjasme na kanë gjetur të pastër.

Fiksi – Për 1 vit që keni puanuar aty, sa herë ju kanë shoqëruar në drejtori?

Vajza – 3-4 herë. Arsyeja e vetme ishte denoncimet e banorëve të pallatit ku është qendra. Mbaheshim shumë pak, dilnim dhe riktheheshim në qendër dhe vazhdonim punën normalisht deri në 2 të natës.

Fiksi – Ju thatë pak më sipër që vinte herë pas here policia për kontrolle. Përse vinte policia kur ata ishin të paguar?

Vajza – Vinte për të nxjerrë veten e tyre të pastër, domethënë ne erdhëm se u bë denoncimi, por nuk gjetën asgjë. Normalisht sepse ata lajmëronin K… (pronaren) dhe ajo na merrte ne që na paralajmëronte. Ne pastronim ambjentin dhe i prisnim policët me krahët hapur.

Fiksi – Këto janë akuza të rënda, që ju ngrini ndaj këtyre personave. A keni fakte për këto sa thatë deri më tani?

Vajza – Kjo është e vërteta, nuk janë akuza. Kam bisedat me pronaren ku më thotë mos ki merak, jemi të sigurtë. Biseda që i ka bërë hapur në telefon.

Fiksi – A keni kërkuar ju ndihmë nga shteti?

Vajza – Po kam kontaktuar në shumë vende, por nuk kam marrë përgjigje. Kam kontaktuar me Spak, AMP edhe drejtues të tjerë që janë mbi uniformat blu. Kontaktet ua kam marrë në faqet zyrtare të tyre që i kanë afishuar për ankesat nga qytetarët.

Fiksi – Keni marrë ndonjë përgjigje prej tyre?

Vajza – Vetëm Ardi Veliu më ka kthyer përgjigje: Faleminderit për besimin tuaj dhe do ta ndjekim. Mesazhet i kam në telefon. Kam kontaktuar edhe Met Rrumbullaku, por nuk kam marrë përgjigje.

Fiksi – A keni frikë?

Vajza – Jo nuk kam asnjë lloj frike. Unë e kam lënë këtë profesion.

Fiksi – Çfarë kërkoni nga Fiks Fare?

Vajza – Kërkoi nga Fiksi, që të mbetem anonim, dhe të demaskojë këta persona të cilët janë dënuar njëherë për këtë vepër penale dhe vazhdojnë akoma duke shfrytëzuara vajza të mitura dhe duke u pasuruar me lëndë narkotike dhe shfrytëzim prostitucioni. Dua të bëni ju atë që nuk po bën shteti.

Drogë e prostitucion me 16-vjeçare në qendrat e masazheve/ Rrëfimi i ish-punonjëses së seksit: Na detyronin ta mbanim sa më gjatë klientin Read More »

Makina merr flakë në ecje në autostradën Vlorë-Fier

Një makinë ka marrë flakë në ecje e sipër, në autostradën Vlorë-Fier. Për fat nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike gjatë ecjes së makinës.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për shkakun e zjarrit në makinë.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:40, në autostradën Vlorë-Fier, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në një automjet në lëvizje, me drejtues shtetasin P. M. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Makina merr flakë në ecje në autostradën Vlorë-Fier Read More »

Rumuni që flet shqip prej 17 vjetësh: Dua të kem pasaportë shqiptare

Robert Dumitru, një rumun i cili ka rreth 10 vite që vjen në Shqipëri, e ka mësuar gjuhën shqipe prej shokëve të tij shqiptarë që i ka njohur në Belgjikë. Madje e ftet aq mirë saqë duket si një emigrant shqiptar me origjinë nga veriu, që ka jetuar jashtë vendit.

Ne u njohëm me të përmes një video në Tik-Tok, të cilën e postoi pas ndeshjes së Kosovës me Rumaninë, ku bënte thirrje të mos përçahen të dy popujt që kanë lidhje historike për 100 alabakë…

Në studion e emisionit GoodMorning Albanians në Euronews Albania ai tregoi se shumë shpesh nuk e besojnë që është rumun dhe duhet t’u tregojë pasaportën për ti bindur.

Dumitru u shpreh se ka shumë dëshirë të ketë pasaportë shqiptare dhe të jetojë në Tiranë.
“Shqipen e kam mësuar në belgjikë, jam rritur me shqiptarë që 10, kam 11 vjet që vij çdo vit në Shqipëri, për të kaluar shokët, për pushime. E vlerësoj shumë Shqipërinë”, tha Roberti.

Rumuni që flet shqip prej 17 vjetësh: Dua të kem pasaportë shqiptare Read More »