Lajmi i fundit

Arrestohet ‘Ujku i Cërrikut’, ulëret teksa shoqërohet nga policia 

Klan News raporton se është arrestuar shtetasi i njohur me pseudonimin “Ujku i Cërrikut”.

Nga pamjet e siguruara nga gazetarja Glidona Daci, duket “Ujku i Cërrikut” i cili ulërin në momentet e shoqërimit nga forcat e policisë.

Akoma nuk është bërë e ditur arsyeja e arrestimit të tij.

Detaje të tjera priten në vijim./tvklan.al

Arrestohet ‘Ujku i Cërrikut’, ulëret teksa shoqërohet nga policia  Read More »

U sëmur në çerdhe dhe ndërroi jetë në spital, flet babai i 2-vjeçarit nga Burreli: E gjeta të vdekur, djali gëzonte shëndet të mirë, s’ka pasur vrimë në zemër

Një ngjarje e rëndë ndodhi më 11 shtator në qytetin e Burrelit, ku një 2-vjeçar humbi jetën pasi u ndje keq në çerdhen shtetërore nr.2.

Babai i të miturit, ditën e sotme në një intervistë për “Pa gjurmë” ka mohuar që vogëlushi kishte lindur me probleme në zemër.

Renato Hoti tregon se çfarë i tha edukatorja në telefon para se ta dërgonin me urgjencë në spital dhe ku humbi jetën.
Intervista e plotë

Zoti Hoti u tha të paktën që djali ka pasur probleme, ka lindur me probleme në zemër dhe ky ishte dhe shkaku që ndërroi jetë pikërisht në 11 Shtator, ditën që u hapën çerdhet dhe shkollat.

Renato Hoti: Djali me të vërtetë ka lindur para kohe, edhe ka ndenjur në inkubator një muaj, por unë i kam bërë dy herë analiza në Tiranë me skaner, me eko zemre. Doktorët nuk më kanë thënë asgjë, prandaj kjo është një gënjeshtër e madhe.

E qartë, nga të gjitha vizitat që ju i keni bërë djalit që kur e keni sjellë në jetë, asnjëherë nuk keni mësuar nga mjekët se ai mund të kishte një problem shëndetësor të tillë.

Renato Hoti: Jo, jo!
Atë ditë e çuat në mëngjes në kopësht, si ka qenë gjendja e tij shëndetësore?

Renato Hoti: Po, gjendja e tij shëndetësore ka qenë shumë e mirë njëherë, sepse e ka çuar nusja në 08:00 e disa minuta. Unë isha tek puna për vete, nuk kisha mundësi për ta çuar. Edhe unë kam marrë telefonatë nga drejtoresha e kopshtit nga ora 11:15, djali ka shkuar direkt në spital. Atje kur kam shkuar në spital, e kam gjetur pa jetë.

Nga deklaratat që kanë dhënë edukatoret mësuat se çfarë kishte ndodhur në atë kopësht, cfarë shqetësimesh kishin parë fillimisht te djali.

Renato Hoti: Me edukatoren që fola unë, po më thoshte që ka qenë duke fjetur gjumë edhe është çuar nga gjumi duke vjellë. E ka marrë ajo në krahë dhe më ka treguar të vjellat në bluzë.

Pra atë mëngjes kur nëna e ka dërguar në kopsht, ai nuk ka pasur as temperaturë, asgjë.

Renato Hoti: Ai nuk ka pasur as temperaturë, asnjë gjë. Ka qenë shumë aktiv, shumë në rregull. Ai para tre-katër ditësh kaloi një temperaturë, edhe i plasi një dhëmballë. Pati edhe një diarre. Për fëmijët këto janë normale, por jo se ka pasur sëmundje tjetër. Këtë në qoftë se doni ta vërtetoni mund të shkoni te doktori në Burrel, që e ka vizituar herë pas here, e ka kuruar për virozat me ndonjë shurup. Jo që ta kurojnë nga zemra, siç thonë gazetarët.

Ekspertiza mjeko-ligjore çafrë nxorri në fund? Çfarë iu thanë mjekët, cili ishte shkaku i vdekjes?

Renato Hoti: Ata e kanë bërë ekspertizën, edhe nuk kemi parë asnjë gjë jashtë normales. I ka të gjitha në rregull. Tani do presin shkaqet, por tani më thanë që vonon një muaj, një muaj e gjysëm.

Pra ende nuk ka dalë ekspertiza mjeko-ligjore?

Renato Hoti: Jo, Akoma nuk ka dalë, por parametrat fizike i kishte në rregull.

/Albeu.com.

U sëmur në çerdhe dhe ndërroi jetë në spital, flet babai i 2-vjeçarit nga Burreli: E gjeta të vdekur, djali gëzonte shëndet të mirë, s’ka pasur vrimë në zemër Read More »

Sherr me thika mes dy burrave për një grua në Tiranë, kush është ‘Helena’ e Freskut që po lë ‘pa gjumë’ të moshuarit

Dashuria për një grua ka futur në sherr dy të moshuar në Tiranë. Ky është rasti që ka trajtuar emisioni Stop këtë të mërkurë.
Merdan Xhafa 71 vjeç është ankuar për 73-vjeçarin, Fatmir Zika, të dy banues në zonën e Freskut, se ky i fundit e ka goditur me thikë.

Shkak është bërë një zonjë që punon me mirëmbajtjen e shtëpisë së z.Merdan Xhafa. Por mesa duket për këtë zonjë ka shfaqur ndjenja dashurie 73-vjeçari Fatmir Zika.

“Unë jam Merdan Xhafa, pensionist. Me punë kam punuar në Policinë e Shtetit prej 35 vitesh. Jam i divorcuar dhe kam 4 fëmijë, 2 djem e 2 vajza. Kam 1 vit që jetoj vetëm. Ditën e kaloj në mëngjes dal me shokët pimë kafen, blej ato gjërat që na duhen edhe kthehem në shtëpi. Pasdite dal prapë me shoqërinë deri nga ora 20:00-21:00. Edhe kështu e kam kaluar kohën. Nuk jam i aftë për të gatuar. Të dy çunat rrinë në pallat. Unë mbaj mbesat sa të kthehet çuni me nusen nga puna dhe i marrin ata pastaj. Gjatë kohës që unë jam vetëm kërkova një punëtore. Më autorizoi një shoku im për këtë punëtoren dhe e mora në telefon dhe kjo vjen punon 2 orë tek unë. Bën gatimin dhe pastron. E zonjë, shumë korrekte për punë e për të gjitha, kaloj mirë. Fatmir Zika më ka goditur me thikë. As mik as shok nuk e kam unë. Këtë kur ka ardhur para 5-6 vitesh kam pirë me këtë kafe. Punëtores i thashë ti po të duash ta pish kafen sa të jesh punëtore tek unë, kafen do ta paguaj unë. E pinim kafen bashkë. Kur kishte kohë, kur s’kishte kohë ikte. Fatmiri na ndiqte kudo që shkonim. Gjeta numrin e mora në telefon, i thashë dua të pimë një kafe. Po, tha, hajde. Vjen befasisht edhe më qëllon direkt, nxjerr thikën dhe qëllon direkt. E kapa që i bllokova thikën. Të mos i kisha bllokuar thikën, do isha në varr sot. Ndërhyri kamarieri dhe disa çuna të tjerë që ishin aty në lokal edhe ky iku me vrap pastaj. Bëmë kallëzim te policia, e mori kallëzimin oficeri i policisë aty edhe më dërgoi të Instituti i Mjekësisë Ligjore. Vajta atje, më plotësoi dhe ai raportin. Ndihem i kërcënuar sa nuk ka më, ruhem sa s’ka më. Para se sa të vinim te lokali, më tha ti atë nuk do ta mbash më në punë. I thashë si nuk do ta mbaj më në punë? Ç’ke me atë ti? Ajo është punëtore tek unë. Ti çfarë ke me atë zgjidhe me të, jo me mua. Njëfarë interesi ka ai po se çfarë interesi e di ai, nuk flas”.

Por zonja në fjalë mohon që të ketë lidhje me 73-vjeçarin Fatmir Zika, por thotë se punon për bukën e gojës dhe se është e martuar.

Zonja X: Gjithë kjo situatë…,unë nuk e marr dot me mend. Unë jam një zonjë, që kam burrin me diabet, se punoj familje më familje. Ai zotëri na ka rënë më qafë dhe Insh’Allah, Zoti e drejtësia, çoftë në vend këtë hallin tonë! Unë punoj derë më derë, punoj, e shkreta, nxjerr koren e bukës. Jam me shtëpi me qira. Thjesht jemi njohur, shesim vaj, shesim raki. Në çdo kohë. Shkoj në punë, shkoj në tavolinë…, ka qenë vetë z. Merdan. O po, ça ke me mua, ma thuaj, unë jam këtu… Unë e kam familjen të kompletuar. Ai mund të ketë krijuar shumë gjëra, po unë e kam me listë, me defter, i themi ne nga anët tona. Unë dal për bukën e gojës. Punoj natë e ditë! Kthej kokën unë, vjen nga mbas tij dhe e qëllon me grushta dhe pastaj nxjerr thikë nga çanta. Unë ndihem shumë e kërcënuar dhe shumë e ofenduar, sepse në çdo lokal, që ka shkuar, mua më ka përgojuar dhe nuk ia kam për borxh.

Gazetari i Stop bëri ballafaqimin mes dy të moshuarve, Merdan Xhafës dhe Fatmir Zikës. Ky i fundit thotë se ka ndjenja për zonjën dhe se është xheloz që punon në shtëpinë e Merdan Xhafës. Nga ana tjetër, ai mohon që ta ketë goditur me thikë z.Merdan, por me çelës.

Fatmir Zika: Më tha që ti na ndjek kudo që vemi ne. Ti me atë që ke bë çfarë të duash ti. Ka një shoqe ky. Unë kam 4 vjet me të.
Gazetari: A të lidh diçka tjetër me zonjën?

Fatmir Zika: Po patjetër kjo s’ka nevojë për t’u kuptuar. Kur them unë 4 vjet me që e njoh, propozimi i saj ka qenë për mua. Mua më vdiq gruaja. Tha kështu: “Unë do të mbaj ty si Perëndinë”.

Gazetari: Jeni përpjekur që zotërinë ta godisni me thikë?

Fatmir Zika: Kurrë. Unë me thikë? Thikë është kjo?

Gazetari: Po çfarë është?

Fatmir Zika: Çelës.

Gazetari: E shkaktuar nga ty?

Fatmir Zika: Po. Pse do them unë që jo?

Gazetari: Pra ti pranon që ke goditur z.Merdan?

Fatmir Zika: Je burrë apo s’je. Qëndro si burrë në radhë të parë. Burrë me 2 r. Nuk je burrë.

Gazetari: Çfarë të nervozon?

Fatmir Zika: Se gënjen ky.

Gazetari: Dhe ti vendose ta godisje?

Fatmir Zika: Jo kurrë.

Gazetari: Po këto goditjet i ke bërë ti, se e pranove.

Fatmir Zika: E pranova.

Merdan Xhafa: Çfarë të bëra unë ty që më godite ti mua?

Gazetari: A kanë lidhje ndjenja xhelozie?

Fatmir Zika: Unë jo.

Merdan Xhafa: Ka pra, për atë më ra. Mblidh mendjen edhe lem rehat mua.

Fatmir Zika: Pas më ke mua ti, por jo për të keq. Unë të kam vëlla ty, po ti nuk e çmon. Është me pistoletë në xhep ai.

Gazetari: Ku e ka pistoletën?

Fatmir Zika: Nuk e di.

Merdan Xhafa: Pistoletën e kam dorëzuar unë që kur dola në pension.

Fatmir Zika: Nuk e di. Ajo thotë kështu, duan të na ndajnë nga ne të dy. Jam në krahun tënd thotë. Ta dijë mirë ky.

Në celularin e Fatmir Zikës ka plot mesazhe dhe poezi dashurie që ia ka dërguar zonjës.

Sherr me thika mes dy burrave për një grua në Tiranë, kush është ‘Helena’ e Freskut që po lë ‘pa gjumë’ të moshuarit Read More »

Kishte abuzuar me alkoolin dhe u dërgua në spital, shqiptari rreh mjekët dhe infermierët e urgjencës

Një 33-vjeçar shqiptar ka sulmuar mjekët dhe infermierët në Ankona, Itali. Ai ishte dërguar në spital paski kishte abuzuar me alkoolin, por papritur është tërbuar dhe ka sulmuar mjekët e infermierët.

Mediet italiane raportojnë se shqiptari do të dëbohet nga Italia, por fillimisht duhet të përgjigjet për akuzat “rezistencë dhe kërcënim ndaj një zyrtari publik” dhe “refuzim për dhënien e informacionit lidhur me identitetin e tij”.

I pyetur nga policia, 33-vjeçari nuk ka pranuar të japë të dhënat e tij personale, duke përdorur shprehje kërcënuese ndaj policëve dhe duke i rezistuar aktivitetit të tyre.

Në sajë të përdorimit korrekt të teknikave operacionale, efektivët kanë arritur të frenojnë vrullin e shtetasit shqiptar.

Nga hetimet rezultoi se shqiptarit i ishte refuzuar kërkesa për rinovimin e lejes së qëndrimit.

omisariati i policisë së Ankonës ka dhënë urdhrin për t’u larguar nga territori kombëtar brenda 15 ditëve. /albeu.com

Kishte abuzuar me alkoolin dhe u dërgua në spital, shqiptari rreh mjekët dhe infermierët e urgjencës Read More »

E frikshme! Makina merr flakë në ecje në Vlorë

Policia e Vlorës ka bërë me dije se pasditen e sotme rreth orës 17:00 një makinë tip “Fiat” ka marrë flakë teksa ka qenë në ecje.

Po ashtu mësohet se pronar i mjetit është një 20-vjeçar me inicialet B. A., dhe se për fat të mirë kjo ngjarje ka kaluar vetëm me dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

E frikshme! Makina merr flakë në ecje në Vlorë Read More »

Arti në zi!/ ‘Xhevahiri i fundit i plejadës së artë’, shuhet ‘babai i Tilit’

Ndahet nga jeta në moshën 89 vjeçare ‘Mjeshtri i Madh’, Lutfi Hoxha, aktor i dhjetëra roleve në teatër dhe kinematografi.

Lajmin e ka bërë të ditur Teatri “Aleksandër Moisiu” ditën e sotme nëpërmjet një njoftimi:

“Qofsh i dritës engjëll i mirë e i bardhë. Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga gjiri ynë artistik i xhevahirit të fundit të plejadës së Artë të Teatrit “Aleksandër Moisiu”. Lutfi Hoxha e jetoi këtë jetë në skenë, aty ku dha gjithçka”
Për shumë dashamirës të filmit shqiptar, Hoxha është babai i Tilit në filmin “Shoku ynë Tili’.

Arti në zi!/ ‘Xhevahiri i fundit i plejadës së artë’, shuhet ‘babai i Tilit’ Read More »

29-vjeçari shqiptar humb jetën në aksident tragjik në Itali

Një 29-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali. Viktima është Aldo Gjoka. I riu shqiptar ka lindur në Tiranë, por prej shumë vitesh ishte banor në Leçe.
Aksidenti i rëndë ndodhi në Torre Specchia, në Salento. Gjoka ishte duke udhëtuar me një motor kur u përplas me një makinë. Mediat italiane shkruajnë se vijojnë hetimet për të zbuluar rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit.

Sipas verifikimeve paraprake, pas përplasjes, shqiptari ka përfunduar në murin e një prone private. Ndërsa makina përfundoi me barrierat mbrojtëse. Si pasojë e përplasjeve u shkatërrua edhe një shtyllë e ndriçimit.

Shqiptari humbi jetën menjëherë në vendin e ngjarjes. Motori i tij ishte pothuajse i shkatërruar tërësisht në pjesën përpara.

Pas përplsjes mjeti mori flakë menjëherë e për pasojë u shkatërruan dokumentet e drejtuesit të tij, dukee bërë fillimisht të vështirë identifikimin e viktimës.

Aldo Gjoka njihej në zonën ku banonte si Aldino. Pas vdekjes së tij ka pasur shumë reagime në rrjetet sociale. Ai njihej për zemërgjerësinë dhe ishte i respektuar nga të gjithë. Ai la pas prindërit dhe një motër.

Burimi: tvklan.al

29-vjeçari shqiptar humb jetën në aksident tragjik në Itali Read More »