Lajmi i fundit

Erisa Xhixho: ‘Largimi i kësaj qeverie do të sjellë zhbllokimin e procesit të integrimit’

Nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Erisa Xhixho, shprehet se bllokimi i integrimit në BE nuk vjen nga vendet anëtare, por nga mungesa e reformave dhe problemet që ka sjellë qeveria e drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, Xhixho shprehet se vetëm largimi i kësaj qeverie do të sjellë zhbllokimin e procesit të integrimit.

Reagimi i plotë

Rama qesharak në përseritjen e vet ku merr pozicionin e vi ktimës dhe shpall fajtorin.

Por një fajtor ka për mospërmbushjen e 15 kushteve të vendosura nga Bashkimi Europian dhe ky është Edi Rama.

Tashmë vendet europiane e kanë të qartë se kush minoj marrëveshjen e 5 Qershorit për reformën zgjedhore duke na larguar prej konsesusit dhe gjithpërfshirjes të kërkuar prej tyre si kushti nr.1 për hapjen e negociatave.

Se kush është fajtori që e ka lënë vendin pa Gjykatë Kushtetuese e Gjykatë të Lartë.

Se kush propozoj ligjin e ashtuquajtur “anti-shpifje” si i vetmi në llojin e vet në vendet demokratike që do të mbylli çdo zë kundra . Nga 15 kushte asnjë i plotësuar ky është rezultati sot dhe për këtë fajtor nuk është Europa por vetëm sekti i rilindjes.

Jo vetëm nuk ka përmbushje të kushteve por kthim pas nga lëvizje e lirë e qytetarëve tek rikthimi i regjimit të vizave me të ashtuquajtur vizë elektrinike me pagesë ( ETIAS). Proçedurë vetëm për Shqipërinë e jo për vendet e tjera të rajonit.

Proçesi i integrimit europian nga Rama dhe Rilindja është i bllokuar si pasojë e paaftësisë dhe mungesës së vullnetit. Zgjidhja është largimi i Rilindjes që ka marrë peng shtetin, qeverisjen dhe të ardhmen tonë europiane.

Erisa Xhixho: ‘Largimi i kësaj qeverie do të sjellë zhbllokimin e procesit të integrimit’ Read More »

Hyrja në Prishtinë bëhet me pagesë, do ta paguajnë qytetet e tjera të Kosovës

Shumë shpejt, hyrja me vetura në qendër të Prishtinës do të bëhet me pagesë.

Në katër anët e kryeqytetit, të gjitha automjetet që vijnë nga vendet e tjera, do të duhet të paguajnë hyrjen.
Komuna po planifikon që në nëntor të merret një vendim i tillë, derisa ai pritet të hyjë në fuqi nga viti i ardhshëm.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, thotë se përmes projektit në të cilin parashihet të ndërtohen edhe unazat, parashihet edhe zgjidhja e problemit të trafikut të ngarkuar.

Sipas tij, hyrja me pagesë në kryeqytet, do të eliminojë trafikun, pasi që siç thotë ai zgjerimi i rrugëve nuk është zgjidhje.
“Diku në nëntor fillojmë tash një projekt të ri të cilin jemi para nënshkrimit, ku do të ketë dhe pagesa që besoj do mund ta implementojmë që nga viti tjetër, pagesa për hyrje në kryeqytet. E gjitha kjo me idenë që, po njerëzit kanë nevojë për kerre, por jo edhe bash sa i vozisim na. Prishtina është qytet i vogël, prej skajit në skaj për gjysmë ore mundesh në këmbë me hecë.”, tha Ahmeti për Kanal10.

Ndërkohë ish-asamblisti i Vetëvendosjes, në Prishtinë, Eman Rrahmani, thotë se një vendim i tillë është i jashtëligjshëm. Ai ka thënë se ideja që parkingu në hyrje të Prishtinës të bëhej me pagesë, ka qenë e subjektit të tij politik.

“Gjatë kësaj deklarate, kryetari ka mund të ketë qenë i dehur në ndonjë prej nejave që i mban me PDK-në gjatë natës. Mirëpo një gjë e tillë është e pamundur të realizohet dhe nuk do të lejojmë të realizohet. Besoj që fjala është për ndërtimin e parkingjeve në hyrje të Prishtinës, i cili ka qenë premtim i Lëvizjes Vetëvendosje dhe aty do ta realizojmë qysh në fillim të mandatit të ri ku kryetari i Prishtinës do të jetë nga LVV.”, ka thënë Rrahmani.

Qytetarët e vendeve të tjera thonë se nuk do ta mirëpresin një vendim të tillë, kurdo që ai të ndodhë.

Sipas tyre hyrja me pagesë veçse do të bëjë kaos edhe më të madh në trafik.

Ata thonë se përveç shumë shërbimeve të cilat i kryejnë gjatë ditës në Prishtinë, shumë prej tyre punojnë edhe në institucione dhe u duhet të udhëtojnë nga qytete të tjera të Kosovës.

Hyrja në Prishtinë bëhet me pagesë, do ta paguajnë qytetet e tjera të Kosovës Read More »

Po licia gjobit 678 persona

Punonjësit e Po licisë kanë vijuar kontrollet në terren, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.

Në njoftim thuhet se prej orës 17:00 të datës 16.10.2020 deri në orën 17:00 të datës 17.10.2020, shërbimet e Policisë në të gjithë vendin kanë vendosur 678 masa administrative me vlerën 3.000 lekë secila.

Njoftimi

“Prej orës 17:00 të datës 16.10.2020 deri në orën 17:00 të datës 17.10.2020, shërbimet e Policisë, gjatë kontrolleve, kanë konstatuar se shumica e qytetarëve i kishin vendosur maskat mbrojtëse dhe në orët e mbrëmjes. Gjatë kontrolleve janë konstatuar edhe qytetarë që nuk i kishin vendosur maskat dhe për këto raste, shërbimet e Policisë në të gjithë vendin kanë vendosur 678 masa administrative me vlerën 3.000 lekë secila.

Disa qytetarë, kryesisht të rinj, për t’i shpëtuar masës administrative nuk i kanë treguar dokumentin e identifikimit punonjësve të Policisë. Për këtë arsye janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 10 shtetas, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit janë ndëshkuar me masën administrative 3000 lekë dhe janë lënë të lirë.

Policia e Shtetit ka rritur prezencën e shërbimeve të Policisë me uniformë dhe të punonjësve të Policisë Kriminale në territor, të cilët vijojnë patrullimet dhe kontrollet në të gjithë vendin, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe monitorimin e masave anticovid, të cilat parandalojnë përhapjen e këtij virusi.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët që respektojnë këtë masë mbrojtëse dhe apelon që të gjithë të vendosin maskat mbrojtëse, pronarët e lokaleve të respektojë protokollet e sigurisë dhe të mos kundërshtojnë urdhrin e punonjësve të Policisë, pasi Policia e Shtetit është në shërbim të qytetarëve, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e tyre, ndaj dhe është i rëndësishëm zbatimi i kësaj mase mbrojtëse sepse parandalon infektimin me COVID-19.

Njëkohësisht, Policia e Shtetit fton qytetarët që të mbështesin akoma më shumë Policinë dhe të raportojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri që cënon rendin e sigurinë, jetën dhe pronën e qytetarëve, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.”, thuhet në njoftimin e policisë

Po licia gjobit 678 persona Read More »

A do të mbyllen shkollat?

Në emailet dhe komunikimet mes qytetarësh në rrjetet sociale, ka qarkulluar një shkresë që aludon se ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka nënshkruar më 15 tetor 2020 një Akt Normativ mbi shkollat.

Sipas kësaj shkrese që e gjeni më poshtë, e që sugjerohet të jetë zyrtare, njoftohet se më 2 nëntor 2020 do të mbyllen të gjitha institucionet arsimore shtetërorë dhe publike në vend për tre muaj për shkak të situatës epidemiologjike në vend të shkaktuar nga koronavirusi i ri Sars Cov-2.

Shkresa citon kërkesën e Komitetit Teknik të Ekspertëve dhe shoqërohet me nënshkrimin e urdhrit nga Manastirliu.

Kjo faksimile shkrese, qartësisht dukej se ishte e rreme ose e montuar.

Megjithatë shumë qytetarë u shqetësuan tri ditët e fundit me qarkullimin e gjerë të kësaj letre.

Në këto kushte u kërkua një informacion zyrtar. Burime zyrtare nga ministria e Shëndetësisë, konfirmojnë se kjo shkresë nuk është e vërtetë. Këto burime përgënjeshtruan të jetë nënshkruar marrë një vendim i tillë për mbylljen e shkollave dhe se dokumenti është fals.’

Gjithsesi ministria e Shëndetësisë ashtu si dhe kryeministri një ditë më parë, nuk përjashtojnë një mbyllje të re në periudhën në vazhdim, nëse do të kemi mospërballim të të shtruarve në spitalet Covid.

Për këtë arsye, 17 mijë mësues në të gjithë Shqipërinë, aktualisht po i nënshtrohen një procedure të përgatitjes së mësimeve online. /noa.al/

A do të mbyllen shkollat? Read More »

Një virus i panjohur alarmon jugun e Shqipërisë, ngordhin dhjetëra kafshë

Një virus që për banorët e jugut të vendit është i panjohur, ka depërtuar ditët e fundit tek disa qindra kafshë shtëpiake.

Një blegtor informoi të shtunën se të 500 krerët e bagëtive që ai ka pasur, janë infektuar nga virusi.

Blegtori tregon se të paktën 20 krerë kanë ngordhur këto ditë pas infektimit me virusin vdekjeprurës.

Banori i Gjirokastrës është ankuar në drejtorinë e Bujqësisë në Gjirokastër, por askush nuk u ka dhënë përgjigje në lidhje më këtë sëmundje, apo për t’i kompensuar bagëtitë.

Blegtori tregon se i ka matrikulluar të 500 krerët e bagëtive, dhen e gjedh që ka pasur.

Nga diganostikimet e Mjekëve Veterinerë, hidhen dyshime se virusi që ka prekur bagëtitë në Gjirokastër, është një sëmundje infektive e njohur si Gjuha blu, apo Blutong (Blue Tongue).

Virusi i Gjuhës blu (Bluetongue), nuk transmetohet natyralisht nga njëra kafshë tek tjetra, por vetëm nëpërmjet mushkonjave. Piku i popullacionit të mushkonjave arrihet gjatë verës së vonshme dhe vjeshtës dhe kjo është koha kur vërehet Blutongu (gjuha blu).

Është parë që mushkonjat mund të lëvizin në një ditë në distancën nga 1.5-2 km, por në rast se kushtet metereologjike janë të favorshme, ato mund të lëvizin edhe më shumë, sidomos në rastet e prezencës së erës, jo shumë të fuqishme ato mund të lëvizin deri në 200 km.

Blutongu (gjuha blu) karakterizohet nga ndryshime në membranat mukoze të gojës dhe të hundës si dhe të zonës koronare të thundrës. Shenjat klinike janë shumë të rënda në dhën, porse dhe gjedhët shfaqin shenja klinike të sëmundjes në fjalë.

Mjeku veteriner, duhet të thirret nga fermeri në rastet kur vëren në tufë një numër të madh kafshësh me çalime, temperaturë të lartë rektale, salivacion, rrjedhje lotësh si dhe rrjedhje nga hunda e sytë.

Shënjat klinike të kësaj sëmundje në dhën, varen nga shtami viral dhe racat e dhënve dhe shfaqen pas një periudhe inkubacioni nga 4 deri në 12 ditë. Vdekjet e dhënve në një tufë të prekur mund të arrijnë deri në 70% ose dhe më shumë. Kafshët e mbetura gjallë, humbasin kondicionin, kanë ulje të prodhimit të mishit dhe leshit.

Nuk ka të dhëna zyrtare nga autoritetet nëse ky virus prek edhe njerëzit. /noa.al/

Një virus i panjohur alarmon jugun e Shqipërisë, ngordhin dhjetëra kafshë Read More »

Policia vendos qindra gjoba në ditë e dytë të aktit normativ

Në ditën e dytë të aktit normativ për mbajtjen e maskave edhe në rrugë, Policia e Shtetit ka vendosur 341 gjoba me vlerë 3 mijë lekë të rinj në të gjithë vendin.

Gjatë kontrolleve janë konstatuar edhe qytetarë që nuk i kishin vendosur maskat dhe për këto raste, shërbimet e Policisë në të gjithë vendin kanë vendosur 341 masa administrative me vlerën 3.000 lekë secila.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 11 shtetas që nuk i janë bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të treguar dokumentin e identifikimit, me të cilin punonjësi i Policisë duhet të plotësonte fletën e gjobës për shkeljen e konstatuar.

Policia e Shtetit nisur edhe nga shtimi i rasteve të personave të infektuar, por edhe për të monitoruar sa më mirë zbatimin e masës më të fundit për vendosjen e detyrueshme të maskës, ka rritur prezenën e shërbimeve të Policisë me uniformë dhe të punonjësve të Policisë Kriminale në territor, të cilët vijojnë patrullimet dhe kontrollet në të gjithë vendin, thuhet në deklaratë për mediat. /noa.al/

Policia vendos qindra gjoba në ditë e dytë të aktit normativ Read More »

Anullohet Panairi i Librit për këtë vit, do të bëhet online

Panairi i Librit për këtë vit nuk do të mbahet në “Pallatin e Kongreseve”, për shkak të masave kundër koronavirusit.

Shoqata e Botuesve Shqiptarë ka bërë me dije se ky organizim do të bëhet online.

Ky Panair do të karakterizohet nga një bashkëpunim i gjerë i botuesve shqiptarë.

Gjatë ditëve të tij, botues, shkrimtarë, poetë, përkthyes, lexues dhe njerëz të kulturës do të takohen për diskutime librash, prezantime titujsh të rinj, por edhe tryeza debatesh, në live stream, ose në mjedise fizike, duke respektuar të gjitha kushtet e sigurisë.

Që sot ka filluar puna për organizimin e Panairit të Librit Online, ndërsa qendra e këtyre veprimtarive do të jetë qyteti i Tiranës që këtë vit ka 100-vjetorin e tij.

Anullohet Panairi i Librit për këtë vit, do të bëhet online Read More »

Nis hetimi për gjyqtarin që liroi nga b urgu një të dënuar përjetë/ Reagon kryeministri Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me nisjen e hetimit disiplinor ndaj gjyqtarit Markeljan Kuqo.

Ky i fundit liroi nga qelia Gerti Gjinarari, i dënuar me bu rgim të përjetshëm.

“Përshëndes Inspektorin e Lartë të Drejtësisë për kallzimin e një të paudhi me çyrk gjykatësi që ka sfiduar hapur drejtësinë dhe popullin, duke liruar një të dënuar me burgim të përjetshëm!

Më në fund një hap i vonuar në rrugën e duhur të vendosjes së drejtësisë në drejtësi”, ka shkruar Rama në Tuiter.

Gjinarari rezulton i dënuar me b urgim të përjetshëm për vr asjen e të konsideruarit i forti i Tiranës, Naim Zyberit, në vitin 1997 në Itali.

Ai u dënua me burgim të përjetshëm në Itali, por me sjelljen e dosjes në Shqipëri ai kërkoi gjykim të shkurtuar, duke pranuar të gjitha aktet e akuzës, çka e çon dënimin përjetë në 25 vite b urg.

Një procedurë kjo e ndryshuar vitet e fundit, ku tashmë ndalohet gjykimi i shkurtuar për vepra të rënda penale, veçanërisht për vendime me bu rgim të përjetshëm.

Gjykata e Korçës, kryesuar nga kryetari Markelian Kuqo vendosi të pranojë kërkesën e Gjinararit për lirim me kusht, një vendim i marrë më 14 shkurt të vitit të kaluar. /noa.al/

Nis hetimi për gjyqtarin që liroi nga b urgu një të dënuar përjetë/ Reagon kryeministri Rama Read More »