Lajmi i fundit

Pipero: ‘Shifrat e ditëve të fundit dëshmojnë atë që virusi po qarkullon kudo,numri i raste të prekur është disa herë më i lartë se sa ai që njohim neve’

Mjeku infeksionit Pëllumb Pipero, ka folur sërish në lidhje me situatën e pandemisë në vendin tonë.

Pipero ngriti dhqetësimin për numrin e të të shtruarve në spitale, ku tha se vetëm dje u shtruan 30 persona.
“Shifrat e ditëve të fundit dëshmojnë atë që virusi po qarkullon kudo. Me fillimin e stinës së dimrit, shtohet numri i rasteve të infektuara. Në vendin tonë, unë e kam thënë disa herë që numri i raste të prekur është disa herë më i lartë se sa ai që njohim neve.

Tashmë që i gjithë aktiviteti jetësor është hapur, shkolla apo lokale, rastet normalisht do jenë të larta. Numri i rasteve të shtruara në spital është shtruar shumë.

Vetëm dje janë shtuar 30 persona. Kjo është shqetësuese ndaj apeli ynë është që qytetarët të bëjnë sa më shumë kujdes.

Shqetësimi ynë është maksimal por duhet të shoqërohet me respektimin e masave anticovid nga ana e qytetarëve. Unë personalisht nuk kam thënë që mbajtja e maskës në ambientet e jashtme do të ulë raste. Për këtë numër të kufizuar të infektuarish, ajri nuk është transmetues i lartë.

Është ende herët që të presim rezultatin e vendosjes së maskave në mjedis. Janë efikasiteti dhe efektiviteti. Duam që efikasiteti i vendosjes së maskës në ambientet e jashtme të jetë sa më i lartë. Dua ta ritheksoj, mjediset kryesore ku transmetohet ky virus janë vendet e mbyllura, shtëpi, lokale shkolla dhe në shtëpi”, tha Pipero.

Pipero: ‘Shifrat e ditëve të fundit dëshmojnë atë që virusi po qarkullon kudo,numri i raste të prekur është disa herë më i lartë se sa ai që njohim neve’ Read More »

Nato i dhuron 60 respiratorë Shqipërisë

NATO i dhuruan vendit tonë 60 respiratorë të rinj, pajisje vitale për pacientët e prekur nga koronavirusi, por edhe për të përballuar emergjencën shëndetësore.

Kryeministri Edi Rama ka falenderuar SHBA-të dhe tha se respiratorët do të shkojnë në spitalet e reja Covid 3 dhe 4, duke iu shtuar fuqisë së instaluar për të luftuar virusin “deri në daljen nga ky dimër sfidues”.

“I jam shumë mirënjohës SHBA, që si gjithmonë edhe në këtë rast janë treguar të vëmendshme ndaj Shqipërisë”, u shpreh Rama.

“E falenderoj në mungesë zonjën ambasadore të SHBA, Kim, e cila më dha e para lajmin për këtë mbështetje kaq të çmuar dhe kaq të nevojshme në këtë fazë përballjeje me këtë armik. I jam mirënjohës të gjithë përfaqësuesve të pranishëm këtu, aleatëve për kontributin krah Forcave tona të Armatosura”.

Kryeministri shtoi se respiratorët do të jenë në vijën e zjarrit për të mbrojtur dhe për të shpëtuar jetë.

“Të mos lejojmë që kriza shëndetësore dhe humanitare, të shndërrohet edhe një një krizë sigurie”, – theksoi kreu i qeverisë.

Sakaq, një zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes në Berlin i konfirmoi agjencisë gjermane të shtypit, DPA, se qeveria ka premtuar mbështetje në kuadër të planit të NATO-s për emergjencë “Allied Hand”. Në rast nevoje mund të dërgohet jashtë vendit personel mjekësor, pararojë dhe ekspertë të trupës për mbrojtjen nga rreziqet atomike, biologjike apo kimike.

DW tha se Gjermania është i mundur dërgimi gjithsej 160 specialistëve. Ushtare dhe ushtarë të tjerë mund të mbështesin angazhimin përkatës nga Gjermania, thuhet në Ministrinë e Brendshme. Plani i emergjencës vihet në jetë, në rast se shtetet e NATO-s apo vendet partnere si Ukraina, Gjerogjia dhe Suedia për shkak të COVID-19 kërkojnë mbështetje, nëqoftëse sistemi i tyre i shëndetësisë rrezikohet të mos jetë në gjendje t’i bëjë ballë situatës.

Sipas DW, Forcat e NATO-s mund të angazhohen edhe në transportimin e të sëmurëve apo për ndërtimin e qendrave ambulante të fushimit. Plani operacional “Allied Hand” është pjesë e përgatitjeve të NATO-s ndaj një eventualiteti të intensifikimit të pandemisë. Këto plane përfshijnë edhe krijimin e një fondi mirëbesimi dhe ndërtimin e magazinave për pajisje mjekësore. Përpara dy javësh Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, njoftoi se në Maqedoninë e Veriut, një vend i vogël në aleancë dhe me kapacitet të vogël financiar, do të dërgohen 60 aparatura aspirimi. Edhe në Shqipëri do të vihen gjithashtu në dispozicion 60 aparatura aspirimi (respiratorë).

Bundeswehr-i i ka mbështetur partnerët në nivel bilateral edhe gjatë valës së parë të pandemisë. Trupa gjermane ka mbështetur klinikat e mbingarkuara në Britaninë e Madhe me aparatura ambulante aspirimi. Ndërsa në Gjermani ushtarët kanë mbështetur autoritetet për ndjekjen e zinxhirit të infeksionit. Gjithashtu ka pasur angazhime të ushtrisë në kontekstin e testeve ndaj Coronës për ata që ktheheshin në Gjermania nga jashtë vendit ose për transportimin e materialeve mjekësore.

Nato i dhuron 60 respiratorë Shqipërisë Read More »

Të dielën ndryshon ora.Cfarë do të vendosë qeveria shqiptare?

Këtë fundjavë është e diela e fundit e muajit tetor dhe do të bëhet ndryshimi i orës në vendin tonë. Ora 03.00 do të bëhet 02.00. Një gjë e tillë prej vitesh ndodh dy herë në vit, në javën e fundit të tetorit, dhe javën e fundit të marsit. Mes 24 dhe 25 tetorit do të rikthehet ora diellore pasi që nga fundi i marsit jemi në orën ligjore që aplikohet për të kursyer energji.

Llogaritja dimërore e kohës fillon fundjavën e fundit të tetorit dhe zgjat deri në fundjavën e fundit në mars kur fillon llogaritja verore e kohës, përmes orës legale.

Në Shqipëri, deri disa vite më parë, ndryshimi i orës dy herë në vit, shpallej vetëm me vendim qeverie. Nga viti 2009, kjo nuk është aplikuar më nga qeveria shqiptare, pasi në atë kohë u bë dhe stabilizimi i ndërrimit periodik të orës, të dielën e fundit të marsit dhe tetorit.

Por gjërat po ndryshojnë. Bashkimi Europian ka njoftuar se ka vendosur të heqë dorë nga ndryshimi i detyrueshëm dy herë në vit i akrepave të orës.

Për ta aplikuar këtë, BE u ka dhënë vendeve anëtare kohë deri në vitin 2021 për të vendosur nëse duan të qëndrojnë me orën verore apo atë dimërore.

Zvicra dhe shumë shtete europiane nga e shtuna, 24 tetor deri të dielën 25, kanë vendosur që akrepat të kthehen nga ora 3 e mëngjesit në 2 e mëngjesit.
Disa shtete të tjera kanë njoftuar po ashtu se këtë fund tetori do të bëjnë ndryshime të orës duke bërë që këtë fundjavë të flemë një orë më shumë.

Qeveria shqiptare nuk ka marrë një vendim mbi këtë çështje dhe as ka hedhur për diskutim publik këtë temë që i prek të gjithë.

Ndërsa BE ia la çdo vendi anëtar të saj që të vendosë cilën orë do të mbajë gjithë vitin, atë legale që vjen pas pak ditësh apo atë diellore që ndodh në mars.

Mbetet të shohim se çfarë do të ndodhë.

Por si dhe kur nisi e gjitha kjo? Rregulli i ndryshimit të orës është vendosur që në shekullin e tetëmbëdhjetë, ku i pari ka qenë Benjamin Franklin i cili hodhi teorinë se me realizimin e tij, do të kursehej shumë energji.

Ndërsa një shekull më vonë (në vitin 1907), teoria e tij u mor nga britaniku Uillett Uilliam, i cili e paraqiti atë në Dhomën e Komuneve e cila i dha dritën e gjelbër projektit “British Summer Time”, i cili përfshinte lëvizjen e akrepave të orës përpara gjatë verës.

Shumë vende e pasuan Britaninë e Madhe në këtë hap, veçanërisht në kohë lufte, kur ruajtja e energjisë ishte me të vërtetë një prioritet.

Ndërsa miratimi përfundimtar i kësaj mase për të gjitha vendet, konsiston në vitin 1966, i cili përkoi me krizën e energjisë.

Që prej vitit 1981 u vendos ligji që përfshin të gjithë Europën, që në të gjitha shtetet e saj, në këtë ditë, akrepat e orës të lëvizin 60 minuta përpara, çka do të thotë një orë gjumë më pak, ose një orë gjumë më shumë, në varësi të muajit kur ndyshon.

Norma europiane përcakton në mënyrë të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës verore, ku akrepat lëvizin 60 minuta para dhe orës dimërore kur ajo shkon një orë pas.

Vitet e fundit, në Evropë janë shpeshtuar debatet se sa me të vërtetë sjell dobi llogaritja verore dhe dimërore e kohës. Megjithatë, disa astronomë janë kundër zhvendosjes së akrepave dhe “zgjatjes” artificiale të ditës, pasi vlerësojnë se natyra nuk duhet “munduar”, madje edhe nëse arsyetohet me llogaritje ekonomike.

Mjekja psikiatre: Efektet që shkakton direkt te njerëzit

Ndryshimi i orës do të na bëjë të flemë një orë më shumë, por sipas mjekëve lëvizja e akrepave reflektohet negativisht në sjelljen tonë.

Mjekja psikiatre Arjana Rreli shpjegon se shkurtimi apo zgjatimi i ditës dhe çrregullimi i gjumit sjell nervozizëm, lodhje dhe shpërqendrim.

Ndaj, mos u habisni nëse për disa ditë nga e diela e ndryshimit të orës, mund të mos jeni shumë në formë. Ndryshimi reflektohet edhe më shumë tek tipat e rregullt ose siç i quajmë zakonisht, ata striktë.

Në fakt, jo vetëm ndryshimi i orës, por edhe zona kohore ndikon në sjelljen e njerëzve.

Të paktën kështu mendohet në Spanjë, ku ligjvënësit po diskutojnë që ta ndryshojnë orën ligjore për shkak se kjo mund të përmirësojë gjumin dhe përqendrimin në punë.

Spanja ka zonën kohore të Europës Qendrore, të njëjtë me tonën. Edhe pse normalisht këtij shteti i takonte të ishte në një zonë tjetër kohore, me atë të Britanisë së Madhe apo Portugalisë, kjo u vendos nga diktatori Franko rreth 70 vjet më parë, për të qenë me të njëjtët akrepa, si aleatët e tij nazistë. /noa.al/

Të dielën ndryshon ora.Cfarë do të vendosë qeveria shqiptare? Read More »

Pasagjeri shqiptar pëson arrest kardiak në aeroport

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aeroportin e Malpensas, Milano.

Një pasagjer i cili po bëhej gati të fluturonte me linjën Milano-Tiranë, ka pësuar arrest kardiak.

Për pasojë e kësaj ngjarjeje është shtyrë edhe fluturimi.

Avioni ishte parashikuar për t’u nisur nga Milano në Tiranë në orën 20.00.

Pas ngjarjes fluturimi është anuluar.

/NOA.al

Pasagjeri shqiptar pëson arrest kardiak në aeroport Read More »

Ndërron jetë mjeku shqiptar, u infektua me Covid

Mjeku nga Kukësit, Astrit Haziri, ka ndërruar jetë në Turqi, ku ishte nisur për një kurim më të specializuar.

Mjeku 54-vjeçar raportohet se u infektua me Covid pak ditë më parë.

Pas ndërlikimit të shëndetit, mjeku i familjes në qarkun e Kukësit u nis drejt Turqisë, por fatkeqësisht nuk ia doli dot të mposhtë sëmundjen.

Ai është mjeku i dytë nga qarku i Kukësit që ndërron jetë, si pasojë Covid-19.

Haziri kishte punuar si mjek i përgjithshëm në spitalin rajonal të Kukësit dhe si mjek familje në spitalin bashkiak të Hasit.

Mjeku Astrit Haziri ka qenë edhe Kryetari Këshillit Bashkiak Kukës në përiudhën 2003-2007.

Ndërron jetë mjeku shqiptar, u infektua me Covid Read More »

SPAK/ Shkelje me tenderat, a rrestohen disa drejtues të OSHE

Tre drejtues janë prangosur dhe një është në kërkim për shkelje në tendera.

Sakaq, mësohet se pas urdhrit të SPAK, Gjykata e Posaçme vendosi për dy prej tyre arrest me burg dhe dy të tjerë arrest shtëpiak,

Mes tyre, drejtori i prokurimeve të OSHEE, Erlis Bushati, është vënë në pranga.

Në kërkim është shpallur ish-shefja e kabinetit të drejtorit të OSHEE, Alma Ferra.

Arrestimet janë bërë pak minuta më parë nga Policia e Tiranës.

Pas urdhrit të SPAK, priten edhe arrestime të tjera.

Hetimet për këtë çështje kanë nisur prej disa muajsh ndërsa dyshohet se janë të përfshirë dhe persona të tjerë.

SPAK/ Shkelje me tenderat, a rrestohen disa drejtues të OSHE Read More »

Rama: ‘Ilir ti je thjesht Komandant i LSI, mos mishero sherrin, degradimin’

Menjëherë pas konferencës për shtyp të kreut të shtetit, ka reaguar Kryeministri Rama.

Duke e quajtur Metën komandant të LSI-së, Rama shkruan se vendi nuk është në luftë dhe se në kohë të tilla Forcat e Armatosura nuk janë në komandën e Presidentit.

Kryeministri thotë se Presidenti, sipas Kushtetutës, mishëron unitetin kombëtar dhe jo dasitë apo sherrin dhe degradimin.

“Ilir ti je thjesht Komandant i LSI sepse Shqipëria nuk është në luftë dhe në kohë paqe Forcat e Armatosura nuk janë nën komandën e Presidentit të Republikës, i cili sipas Kushtetutës nuk komandon asgjë dhe askënd, po mishëron unitetin kombëtar dhe jo dasinë, sherrin, degradimin”, ka shkruar Rama në Tuiter.

Rama: ‘Ilir ti je thjesht Komandant i LSI, mos mishero sherrin, degradimin’ Read More »

Sot Dita e Shën Terezës!

Ajo shihet si simbol i ndihmës dhe respektit për “më të varfrit e të varfërve”, të cilëve ia kushtoi gjithë jetën.

Sot bëhen 17 vjet nga Lumturimi i saj, kur në 19 tetor 2003 u lumturua në Vatikan nga Gjon Pali II.

Në maj 2011 është mbajtur ceremonia e shenjtë e lumturimit të Nënë Terezës, në Bazilikën e Shën Pjetrit, në Vatikan.

Më 4 shtator 2016 Nënë Tereza u shpall Shën Tereza e Kalkutës, në një ceremoni madhështore fetare në sheshin “Shën Pjetri” në Selinë e Shenjtë.

Ceremonia u drejtua nga Papa Françesku, i cili bëri edhe shpalljen e shenjtërimit para mijëra pelegrinëve që mbushën sheshin qendror.

Gonxhe Bojaxhi – Nënë Tereza u lind në Shkup më 26 gusht 1910 dhe vdiq në moshën 87-vjeçare, më 5 shtator 1997, në Kalkuta të Indisë.

Nënë Tereza ishte humaniste e njohur shqiptare dhe fituese e çmimit Nobel për Paqe.

Sot Dita e Shën Terezës! Read More »